Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, këtë të mërkurë ka reaguar sërish në lidhje me situatën e ndodhur në Evropë, sulmeve rusë në Ukrainë. Vuçiç përmes një video lka theksuar se në kuadër të kësaj situate duhet të kemi parasysh se gjërat do të përkeqësohen për shkak të konfliktit në Ukrainë dhe situata në botë dhe në Europë po bëhet edhe më e vështirë.
Ndër të tjera kreu i shtetit serb ka bërë me dije se po merren të gjitha masa për të siguruar një jetë normale qytetarëve të vendit.
“Të dashur qytetarë të Serbisë, situata në Evropë dhe botë për shkak të konfliktit në Ukrainë po përkeqësohet. Kjo është arsyeja pse dhe në përputhje me rrethanat, udhëheqja serbe po merr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një normalitet në jetën e qytetarëve”, ka thënë Vuçiç.
Ndër të tjera ai është shprehur se të bashkuar do të arrijnë që të kalojnë të gjithë sfidat politike dhe ekonomike që i presin.
“Sfidat ekonomike po bëhen gjithnjë e më të vështira. Kjo është arsyeja pse ne po reagojmë ndaj çmimeve më të larta në histori, si qymyri, energjia elektrike dhe gazi, dhe të gjitha lëndët e para. Por edhe çmimet e produkteve ushqimore bazë po rriten në mënyrë dramatike. Kjo është arsyeja pse ai Është e rëndësishme të merren masa”, ka thënë ai./abcnewsa.l