Kishte një bombë në dronin që mbërriti nga zona e luftës në Ukrainë dhe u rrëzua të enjten mbrëma në Zagreb, kryeqyteti i Kroacisë, pasi fluturoi mbi Rumani dhe Hungari. Kështu ka bërë të ditur sot ministri kroat i Mbrojtjes, Mario Bono.
“Janë gjetur gjurmë eksplozivi dhe ka të dhëna se ky nuk ishte një dron zbulues”, tha ministri, duke nënvizuar se avioni mbante një bombë ajrore të prodhimit sovjetik, e cila shpërtheu dhe tani nuk përbën më rrezik.
Deri më tani nuk është konstatuar se kujt i përkiste avioni dhe të dhënat e para për trajektoren e tij nuk mund të përjashtojnë as palën ruse dhe as atë ukrainase. Nuk është ende e qartë nëse bomba shpërtheu para apo pas goditjes në tokë. Kroacia ka kërkuar që në territorin e saj të vendosen bateritë kundër raketave Patriot”, u shpreh ai.
https://youtu.be/H49jAdzQWJw