Ballina Bota Turqia kushtëzon NATO-n: Na jepni avionët F-35 dhe raketat “Patriot” që të...

Turqia kushtëzon NATO-n: Na jepni avionët F-35 dhe raketat “Patriot” që të çojmë raketat S400 në Ukrainë

Turqia kushtëzon NATO-n, se për të çuar raketa S400 në Ukrainë, duhet së pari që NATO t’i japë Turqisë avionët F-35 dhe raketat “Patriot”.

Nëpërmjet një postimi në Twitter shefi i Byrosë në Turqi, Ragip Soylu shkruan se Perëndimin së pari duhet të dorëzojë avionët F-35 dhe “Patriot”, përpara se t’i këkrojë Ankarasë që të dërgojë raketa S400 në Ukrainë.

Ndërkohë Suedia do t’i sigurojë Ukrainës një sasi prej 5000 armësh antitank , tha ministri suedez i mbrojtjes për agjencinë e lajmeve TT të vendit.

Më herët NATO tha se do të shtojë njesitë ushtarake në Evropën lindore.

Liderët e NATO-s prit të bien dakord për vendosjen e katër grupeve të reja të betejës në Evropën Lindore – në Sllovaki, Hungari, Bullgari dhe Rumani. Lajmin e bëri të ditur Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg tha se kjo lëvizje përbën një rritje të madhe afatgjatë të pranisë së aleancës ushtarake në rajon, duke dyfishuar numrin ekzistues të grupeve luftarake. Ndërkohë, presidenti amerikan Joe Biden sapo është nisur nga Uashingtoni për në kryeqytetin belg, ku do të marrë pjesë në një takim me aleatët e NATO-s për të diskutuar përgjigjen ndaj pushtimit rus.

Po ashtu, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut tha se është detyrë e aleancës që lufta të mos përshkallëzohet përtej Ukrainës.
“Jemi të vendosur që të bëjmë çdo gjë që kemi në dorë për të mbështetur Ukrainën. Por NATO ka përgjegjësinë që të sigurohet që lufta të mos përshkallëzohet përtej Ukrainës.” /abcnews.al/