Ballina Bota Raketa balistike ukrainase godet në territorin rus, hedh në erë magazinën e...

Raketa balistike ukrainase godet në territorin rus, hedh në erë magazinën e municionit që furnizonte ushtrinë ruse në Ukrainë (VIDEO)

Banorët e qytetit rus të Belgorodit raportojnë për një shpërthim pranë fshatit Oktyabrsky. Është rreth 12 kilometra nga kufiri me Ukrainën.

Guvernatori i rajonit të Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, konfirmoi informacionin për shpërthime. Ai nuk ka specifikuar se çfarë ka ndodhur saktësisht.

Edhe mediet e kontrolluara nga Kremlini raportojnë për një shpërthim në një zonë ushtarake në Belgorod, Rusi. Ata pretendojnë se ka të plagosur.

https://youtu.be/gw8ZCjPDRUE

Ushtria ukrainase goditi një depo municionesh ruse në territorin rus afër Belgorodit me një raketë balistike “Tochka-U”. Kjo është hera e parë që Ukraina sulmon territorin rus si hakmarrje. Një frymëzim i madh për ushtrinë ukrainase dhe një poshtërim i madh për ushtrinë ruse, shkruan në Twitter Sergej Sumlenny, ekspert për Evropë Lindore.