Ballina Bota Deklarata e fortë e kryeministrit polak: Franca dhe Gjermania e drejtojnë BE-në...

Deklarata e fortë e kryeministrit polak: Franca dhe Gjermania e drejtojnë BE-në si oligarki

Kryeministri i Polonisë të martën tha se Franca dhe Gjermania po drejtonin Bashkimin Evropian si një “oligarki de facto”, duke injoruar zërat, si Polonia, që kishte paralajmëruar prej kohësh për ekspansionizmin rus, raporton Al Jazeera.

“Shumë liderë evropianë lejohen të joshen nga Vladimir Putin. Ata tani janë në shok”, shkroi Mateusz Morawiecki në një shkrim për të përditshmen franceze Le Monde.

“Kthimi i imperializmit rus nuk duhet të jetë befasi për ne”, shtoi ai. /abcnews.al