Një 27-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë pranë stacionit të metrosë në Londër.
Bëhet fjalë për Lumturi Zeqja. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një rrugë jashtë një stacioni metroje në Londrën Lindore.
Policia është njoftuar për rastin nga një telefonatë anonime.
Sipas medieve vendase për arsye ende të paditura shqiptari është konfliktuar me një person tjetër.
Policia gjeti në vendngjarje shqiptarin e pajetë, ndërsa personin tjetër të plagosur.
Aktualisht i plagosuri po merr ndihmë mjekësore në spital, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur. Autoritetet londineze po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/