I veshur krejt në të zezë, e në qetësi lëvizi rrugëve të Suharekës.
Këtë veprim Sokol Halili, e bëri menjëherë pasi vrau ish-gruan e tij, shtatzënë, Hamide Magashin, para Klinikës së Gjinekologjisë.
E përderisa turpi i saj, në natën kritike, qëndronte ende të vendi i ngjarjes, ky shfrytëzoi një taksi, i cili më pas edhe u intervistua nga policia, për të lëvizur nga fshati Duhel për në Suharekë, aty ku frekuentoi edhe një market.
Sipas burimeve të televizionit, i njëjti rrugës edhe e humbi telefonin në mënyrë që të mos gjurmohet nga policia.
Por, këta të fundit mesditën e së premtes, e gjetën në shtëpinë e tij ku edhe i bënë thirrje të dorëzohet.
Sokol Halili nuk pranoi ta bëjë këtë, por vendosi të shtie mbi vetën në një nga dhomat e katit të dytë të shtëpisë së tij.
Kryeprokurori i Ferizajit, Shukri Jashari, deklaroi se Haliti, vdiq rrugës për në emergjencë.
Që Halili mbërriti pa shenja jete e konfirmoi edhe mjeku i Emergjencës në Prishtinë, Florim Bekteshi.
https://youtu.be/ERmYXCnO6U0