Çështja McGonigal nuk është një punë spiunazhi, por një aferë korrupsioni. Ky është konkluzioni që nxjer në një shkrim të ri të botuar së fundi Bussines Insider. Me këtë pistë, që e theksonte tre ditë më parë edhe CNN hidhet poshtë pretendim i shumë këmbëngulur nga mbrojtësit e rilindjes në Tiranë të cilët e mbështesnin aryetimin e tyre në faktin se përderisa ish zyrtari i lartë i FBI-së nuk akuzohej për korrupsion, si rrjedhim nuk ka pasur as kurruptues nga Tirana.
“McGonigal nuk u akuzua për spiunazh, aktualisht nuk ka asnjë provë që ai ta ketë kryer këtë krim ndonëse një burim i FBI tha për Insider se hetimi është në vazhdim. Një person i dytë, i njohur me hetimin, tha se divizioni i kundërzbulimit të FBI-së dukej i sigurt se çështja McGonigal ka të bëjë me korrupsionin dhe asgjë më sumë. Fakti që prokurorët ranë dakord të lironin McGonigal me një garanci prej 500 mijë dollarësh, sugjeron gjithashtu se drejtësia nuk mendon se ai ishte i përfshirë në spiunazh, pasi përndryshe nuk do ta kishte lënë të hetohej në gjendje të lirë”, thuhet në artikull .
“Në Shqipëri, McGonigal akuzohet se është përfshirë në shkëmbimin e parave për favore, duke u mbështetur në marrëdhëniet e tij me zyrtarët amerikanë dhe kryeministrin shqiptar për të dhënë rezultatet që donin klientët e tij. Pjesa më e madhe e këtij aktiviteti lobues nën tryezë, ndodhi kur ai ishte ende në FBI”, nënvizon Bussines Insider .
Kjo media duket që ka sërish si burim kryesor ish të dashurën e tradhëtuar të McGonigal, Allison Guerriero e cila ka kujtuar ditën kur ish i dashuri i saj Charles McGonigal, bleu një telefon të dytë. FBI sapo kishte urdhëruar stafin e saj të fshinte WhatsApp-in nga telefonat e tyre dhe McGonigal ishte në panik.
“Duke qenë një nga drejtuesit kryesorë të FBI-së në New York ai nuk mund t’i dërgonte mesazhe të koduara kujtdo. Ky ishte një problem për të. Gurriero nuk e dinte saktësisht se për çfarë e përdorte McGonigal ëhatsApp-in, pasi ai nuk foli kurrë me këtë, me anë të kësaj platforme komunikimi, pavarësisht se qëndronte vazhdimisht aktiv.
McGonigal doli dhe bleu një iPhone të dytë për ta përdorur atë. Të dy celularët i merrte kudo me vete. Guerriero e ngacmonte shpesh partnerin e saj për këtë duke i bërë pyetje të ndryshme. “Çfarë je ti, një tregtar droge tani?. Por ajo nuk e mori vesh kurrë të vërtetën.
Ai i tha asaj se i duhet celulari i dytë për të komunikuar me burimet e tij për disa arsye për të cilat ai nuk mund të komunikonte për numrit kryesor që mbante” shkruan “BI”.
Akuza e korrupsionit nuk përmendet vetëm për lidhjet shqiptare, por edhe për ato ruse ku ish e dashura kujton se zyrtari i FBI-së qërasje herë pas here me zarfa me para. “Ata të dy shpesh kalonin natën në apartamentin e tij me një dhomë kopshti në lagjen Tony Park Slope të Brooklyn. Ai kishte një familje në periferi të Maryland, por kishte kaluar pothuajse të gjithë kohën e tij në Neë York City që nga tetori 2016, kur u gradua në krye të kundërzbulimit në zyrën në terren të FBI-së. McGonigal i kishte premtuar Guerriero-s se martesa e tij do të përfundonte së shpejti. iPhone nuk ishte e vetmja gjë misterioze që ajo pa gjatë kohës që dilte me McGonigal. Ajo kishte vënë re zarfet e mbyllura që shkëmbeheshin kur darkonin me një mikun e tij, një burrë të moshuar të quajtur Sergej Shestakov.
Shestakov kishte qenë dikur një diplomat i lartë sovjetik në Nju Jork, i vendosur në Kombet e Bashkuara. Guerriero nuk ishte e sigurt se si ishin takuar, por ajo tha se të dy silleshin sikur e njihnin njëri-tjetrin prej vitesh. Shestakov ishte një shtetas amerikan që punonte si përkthyes për gjykatat federale. Guerriero dhe McGonigal bashkoheshin me Shestakovin dhe gruan e tij. Ajo kurrë nuk e pa McGonigal të paguajë. Dy burrat bënin biseda për trafikun dhe motin. Shestakov e pyeste McGonigal për fëmijët e tij. Pastaj, tha Guerriero, në mes të darkës, Shestakov i dha rastësisht McGonigal një zarf.
New York Times: Si i shiti McGonigal shërbimet e tij në Shqipëri!
Ndodhi tre ose katër herë që nga mesi i vitit 2017 deri në fund të 2018. Zarfet kalonin gjithmonë nga Shestakov te McGonigal, jo anasjelltas. Dhe Shestakov, kujton Guerriero, do të merrte gjithmonë faturën”.
Në këtë artikull hetohet vetëm ana korruptive e aktivitetit të Charls McGonigal dhe nuk i kushtohet aspak vëmendje pistës së përdorimit të tij nga kryeministri shqiptar, kundër opozitës dhe për hetimin e lobimit të Lulzim Bashës në SHBA./Lapsi.al
Kronologjia datë pas date/ Si u rekrutua McGonigal për të goditur PD-në
Njolla më e errët, nga skandali shumëplanësh i rekrutimit të një agjenti të FBI-së, për ta përdorur për interesat politike të qeverisë shqiptare, është padyshim ajo e bashkëpunimit me të, për të minuar demokracinë dhe goditur opozitën. Meqë për këtë temë ka pasur debate të forta, akuza të pareshtura nga PD-ja dhe mohim kategorik nga qeveria, Lapsi.al i është kthyer edhe njëherë dokumenteve kryesorë për të bërë zbardhjen e plotë të përfshirjes së Charles McGonigal në këtë mision.
Për të qenë farmaceutikisht të paanshëm jemi mbështetur thelbësisht në katër burime. Së pari, tek aktakuza e prokurorëve amerikanë kundër agjentit të FBI-së; së dyti, tek interpretimin që saj i është bërë nga dy media prestigjoze si “New York Times” dhe “CNN”; së treti nga dëshmia që ka dhënë ish e dashura e tij e tradhëtuar.
Le ta themi që në fillim, ky artikull mbështetet në hipotezën që ngre dhe “New York Times” se, McGonigal u vu në shërbim të Edi Ramës: “Ndërsa ishte ende në FBI, ai krijoi një marrëdhënie me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe sipas prokurorëve të Uashingtonit ndërmori hapa që ishin në dobi të këtij politikani” vëren gazeta.
Po si u zhvillua ngjarja?
Jemi në parag të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit 2017 dhe ashtu sikurse ndodh gjithmonë me partitë shqiptare, PD e Lulzim Bashës bëri një kontratë lobimi me një kompani amerikane të drejtuar nga Nik Muzin. Në këmbim të një pagese me prejardhje të errët, prej 675 mijë USD, ish kreu demokrat përfitoi një foto me presidentin Donald Trump, për ta përdorur për fushatë, disa intervista dhe takime përtej oqeanit. Për momentin historia u mbyll me kaq. Të gjithë e dininin se këto ‘suksese” ishin arritur përmes parave, por përderisa PD-i humbi zgjedhjet zhurma u shua. Së paku kështu ndodhi për publikun, por siç do të shohim më vonë, aspak për Edi Ramën.
Ky i fundit megjithëse kishte një marëveshje bashkëqeverisje me Lulzim Bashën (koalicioni PD-PS vazhdoi edhe pas zgjedhjeve, deri sa u formua qeveria e re në shtator 2017), nuk i duroi dot akuzat për vjedhjen e votës dhe përbetimin e ish liderit të PD: “Më gënjeve njëherë turp për ty, po ndodhi sërisht, turp për mua”.
Rama mendohet që në verë- vjeshtën e vitit 2017 të ketë nisur projektin e neutralizimit të Bashës.
Pikërisht në këtë kohë, mijra kilometra larg nga këtu, një agjent i FBI-së, tashmë botërisht i njohur si Charles McGonigal, i cili ishte në prag të pensionit dhe nuk priste ti nënshtrohej më testit të poligrafit, i kërkon në gusht të 2017, një të njohuri të tij shqiptar, Agron Nezës, ashtu sikurse tregon aktakuza amerikane, një shumë të madhe parash “borxh”.
Me siguri që ish agjenti i sigurimit, Neza nuhati rastin e artë se para të zeza mund të bëhen lehtësisht në Ballkan dhe në Shqipëri. “New York Times” e përshkruan kështu këtë moment: “Prokurorët nuk dhanë detaje se si u takuan dy burrat, as nuk e përshkruan marrëdhënien e tyre, as nuk zbuluan arsyen e kërkesës. Por në akt-akuzën e Nju Jorkut, zoti Neza përmendet si miku i zotit McGonigal. Në muajt pasi zoti McGonigal kërkoi para, dy burrat bënë udhëtime të shumta në Evropë, ku z. McGonigal me sa duket përdori pozicionin e tij në përpjekje për të ndikuar në biznes për zotin Neza, pretendojnë prokurorët në padinë e Uashingtonit” tregon gazeta.
Një rrugëtim i frrytshëm në kërkim të parave mund të qe dhe kontakti me majat e regjimit të korruptuar të Tiranës. Pa kaluar as një muaj nga kërkesa për ti marrë para borxh Agron Nezës, Charles McGonigal, gjendet në zyrën e Edi Ramës.
Ndryshe nga sa ka rrëfyer kryeministri Shqiptar në qëndrimet që ka mbajtur, nuk ka qenë zyrtari i FBI-së që i ka kërkuar atij një takim përmes sms-ve, por njerëzit e Ramës që tentojnë të fusin në rrjetë njeriun e lartë të sigurisë. Aktakuza e thotë qartë se qe këshilltari informal i Ramës, Dorian Duçka, ai që rregulloi takimin. “Në shtator 2017, burrat udhëtuan për në Shqipëri, thanë prokurorët, ku z. Neza e prezantoi zotin McGonigal me Dorian Duçkën, një ish-zyrtar shqiptar që shërbente si këshilltar informal i kryeministrit, zotit Rama. Z. Duçka, i përshkruar në akt-akuzën e Uashingtonit si Personi B, e solli zotin McGonigal të takohej me zotin Rama.” shkruan “New York Times”.
Le të jemi të kujdesshëm. Deri këtu nuk duket se ka asnjë shenjë të një projekti për të goditur opozitën. Neza dhe Duçka ndërhyjnë për të ndikuar Edi Ramën për bizneset e tyre. Tendera nafte, shmangje kompanish ruse në favor të atyre kineze etj. Por, ajo që bën çudi është fakti se ashtu sikurse shkruan CNN, takimi u mbajt sekret nga palët dhe sidomos nga FBI-a, të cilës McGonigal e kishte për detyrë ti’a tregonte lëvizjet. Ish kolegët e agjentit të FBI-së i thanë CNN se ky duhet cilësuar si një rast korrupsioni, ndërsa vetë media prestigjoze, shkruan se McGonigal i mori 225 mijë USD-të duke ia mbajtur të fshehta FBI-s, po ashtu siç bëri dhe për marëdhënien që ns me kryeministrin e Shqipërisë.
Me siguri kaq do i ketë mjaftuar Edi Ramës, që si një njohës i mrekullueshëm i dobësive dhe veseve njerëzore, ta arkivonte Charles McGonigalin mes atyre që mund ti përdorte në të ardhmen.
Rasti do të paraqitej shumë shpejt. Por, para tij, s’duhet harruar, se vetëm pak javë pasi kishte kërkuar para borxh dhe pasi takoi në shtator Edi Ramën, McGonigal mori 225 mijë USD-të e para nga Agron Neza. Ai ishte futur në thes dhe rasti për t’i këkruar “kthimin e nderit” do të paraqitej shumë shpejt.
Në 14 nëntor 2017, sipas ligjeve amerikane, lobisti Nik Muzin bëri i transparente departamentit të drejtësisë, paratë që kishte marrë në këmbim të shërbimeve që i kishte dhënë Bashës dhe PD-së, para zgjedhjeve. Këtu makineria e pushtetit, në Tiranë, nuhati se kishte në dorë një armë të fortë për të përdorur zyrtarin e FBI. Ngjarjet precipituan shpejt. Agjensia BIRN botoi, në 23 nëndor 2017, në bazë të të dhënave të Nik Muzinit, një artikull të fortë të gazetarit Besar Likmeta, ku ende nuk përmendej hipoteza për lidhjet ruse, por hidheshin dyshime për burimet e financimit të parave që kishin mbëritur në SHBA.
Po në nëntor 2017, McGonigal rikthehet në Tiranë, takohet me Ramën, i cili me sa duket ia kishte gjetur punën fitimprurëse. Tani agjenti i FBI-së kishte material për ti shërbyer kryeministrit në projektin për të dëmtuar opozitën. Ja seç shkruan New York Times: “Në nëntor, pasi z. McGonigal u takua përsëri me kryeministrin dhe z. Duçka në Shqipëri, ai kontaktoi të njëjtin prokuror që e kishte marrë me vete në Austri (për llogari të Tom Doshit-shënimi i Lapsi.al), për të nisur një hetim të mundshëm ndaj një lobisti, që kundërshtari politik i zotit Rama kishte punësuar për të pasur akses dhe mbështetje tek Presidenti Donald J. Trump”.
Dhe këtu marëdhënia zyrtare mes një shefi qeverie dhe një agjenti të FBI-së, ku njëri kishte interesa politike për të shkatërruar opozitën dhe tjetri për të bërë para…fillon e shndërohet në miqësi. Ish e dashura e tradhëtuar e McGonigalit, Allison Guerreiro, e cila denoncoi, në inat e sipër, veprimet e tij të dyshimta, e cilësoi këtë si një “miqësi të papërshtatshme” mes kryeministrit dhe burrit me të cilin ndante shtratin. Ajo rrëfeu se ata bisedonin shpesh në celular përmes aplikacionit “Viasat”, se ai i tregonte foto me Ramën, madje se kishin konsumuar së bashku edhe një darkë, në një restorant të shtrenjtë njujorkez.
Nën avujt e verave fine që preferonte Charles McGonigal sipas rrëfimeve të së dashurës, do jetë çuar përpara edhe strategjia e hetimit nga FBI-a të Partisë Demokratike. E sigurtë është se materialet mbërinin nga Tirana, madje drejtpërdrejt nga kryeministria. Edi Rama ka pretenduar, në daljet e veta publike, se nuk mund ta bënte një gjë të tillë, pasi ai nuk kishte më shumë materiale sesa kishte botuar BIRN në në 23 nëndor 2017 . “Po të kisha pasur, pse jo, do ti’a kisha dhënë FBI-së”, tha ai në Euronews, në një përpjekje për ta shfryrë çështjen. Por, leximi që New York Times i bën aktakuzës së prokurorëve amerikanë e përgënjeshtron kryeministrin. “Në fillim të vitit 2018, sipas aktakuzës së Uashingtonit, zoti Neza vazhdoi t’i transmetonte zotit McGonigal informacione për zotin Muzin – disa prej të cilave erdhën drejtpërdrejt nga zyra e zotit Rama. Z. McGonigal më pas e përcillte informacionin tek të tjerët në zyrën e FBI-së në Nju Jork”, nënvizon gazeta.
E pra, nuk janë as mediat e kazanit, as kundërshtarët politikë që e spjegojnë kaq thjeshtë këtë skemë, por një shkrim me katër autorë, dy prej të cilëve me çmime Pulitzer, që zuri një faqe të madhe në një prej gazetave më prestigjoze të botës (foto e madhe lart).
Dhe plani funksionoi. Merita për këtë nuk mund ti mohohet aspak, Edi Ramës, ideusit dhe pagatorit që e bëri atë të mundur. Në shkurt të 2019 FBI hapi zyrtarisht një hetim për lobistin Nik Muzin “me kërkesën e të pandehurit McGonigal dhe me udhëzimin e tij”. New York Times heq çdo dyshim se cilët qenë ata që ishin të interesuar për këtë hetim: “Z. Neza ishte ndër burimet konfidenciale që dhanë informacione gjatë hetimit dhe z. Duçka pagoi dëshmitarët në Evropë për të udhëtuar në një takim me FBI, thuhet në aktakuzë”. A ka mundësi që dy biznnesmenë, njëri prej të cilëve edhe keshilltar i kryeministrit të shpenzonin energji, kohë dhe para për të dëmtuar një parti politike? Vështirë, por edhe po të mendojmë për një çast se ata kanë dalldisur, pse kryeministria duhet të hynte në lojë duke i furnizuar me dokumente?
Pra, le ta përmbledhim. Në gusht 2017, McGonigal kërkon borxh, në shtator takon Ramën, menjëherë pas kësaj merr të paktën 225 mijë USD, në nëntor takohen përsëri në Tiranë. Menjëherë fillon dhënia e marerialeve me burim nga kryeministria kundër Bashës dhe PD. Këto materiale që servireshin nga Neza dhe këshilltari informal i kryeministrit, Dorian Duçka, i jepen FBI-së. Duçka paguan edhe dëshmitarët që dëshmojnë për FBI-në lidhur me këtë ngjarje dhe kjo i mbahet e fshehtë institucionit. Në shkurt 2018, hapet hetimi zyrtar për lobistin e Bashës.
Në harkun e gjashtë muajve, falë një lidhje sekrete dhe pagesave nën dorë arrihet gjithçka. Skema ka funksionuar, por ajo nuk përfundon këtu. Sepse qëllimi i saj kryesor është propaganda.
Nuk kalojnë as pak ditë nga hapja e çështjes prej FBI-së, kur në 8 mars 2019, si me magji, revista amerikane “Mother Jones”, publikon investigimin e famshëm lidhur me financimet ruse që ka marrë Basha dhe PD-ja. Kaq shpejt “rrodhën” sekretet e kundërsipiunazhit amerikan në media? A nuk të çon edhe logjika më e dobët të mendosh se kemi të bëjmë me një lobim mbi lobimin? Pa pasur fakte kjo mbetet vetëm hipotezë, por një nga ato të tilla që janë vështirë të kundërshtohen.
Sepse duhej e gjitha kjo kuptohet lehtë. Hetimi i FBI-së dhe dalja e artikullit për paratë e dyshuara ruse të PD-së nxiti në Tiranës një fortunë mediatike për denigrimin e opozitës, skicimin e saj si të paguar nga Kremlini dhe në kundërshtim të plotë me vokacionin perendimor të shqiptarëve. Më mirë se kushdo këtë delir propagandistik e sheh të shprehur tek kjo deklaratë me tone patetiko-qesharake të Elisa Spiropalit, që e publikoi në Facebokkun e tij edhe Edi Rama (video poshte).
Charls McGonigal i kishte hallall paratë sepse ai dhuroi më shumë municion të rëndë sesa duhej për asgjesimin e opozitës. Dhe kjo fabul vazhdoi deri vonë. Ambasadorja Yuri Kim e rimori atë, në shator 2022, gjatë një mbledhjeje me dyer të mbyllura, për financimet Ruse, para KQZ-së. Debati u rihap edhe njëherë nga e para për partinë e rublave…
Por, sepse ka gjithmonë një por, fati e deshi që agjenti i kundërzbulimit, i cili sipas CNN, u vu në shërbim të politikanit Rama, duke kryer në mënyrë shembullore detyrat që merrte prej tij, të mos ishte edhe si dashnor, në të njëjtën lartësi devotshmërie. Allison Guerreiro, gruaja që ndau dikur shtratin me të, njoftoi FBI-në për paratë kesh dhe lidhjet e tij të papërshtatshme me kryeministrin shqiptar. Dhe kështu një histori pasioni të tradhëtuar u bë sebep që gjysma e votuesve shqiptarë të shpëtonin nga damka e fabrikuar e varësisë nga Kremlini.
/Lapsi.al