Një foshnjë dy muajshe u shpëtua e gjallë pasi mbeti nën rrënoja për 128 orë në İskenderun të provincës Hatay, raporton agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu.
Foshnja u nxor nga rrënojat në lagjen İskenderun dhe u transportua në spital, raporton agjencia.
Edhe pse periudha kritike prej 72 orësh për të gjetur të mbijetuarit e tërmetit të së hënës ka kaluar prej kohësh, ekipet e shpëtimit po përpiqen ende furishëm të arrijnë këdo që është ende gjallë.