Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë pas tërmetit të sotëm në Rumani, që u ndje edhe në Serbi, ka publikuar udhëzime që këshillojnë qytetarët se si të veprojnë në rast tërmeti.
Në udhëzimet, ata thonë se gjëja më e rëndësishme është të mos kaploheni nga paniku, dhe se është e nevojshme të përkuleni në dysheme dhe të mbroni kokën.
“Rrini të qetë dhe të përqendruar dhe mos lejoni që të bëni panik. Kini parasysh se disa tërmete janë vetëm fillimi dhe se së shpejti mund të vijë një tërmet tjetër, më i fortë”, thuhet në udhëzimet.
Nëse e gjeni veten brenda shtëpisë, duhet të gjeni strehë në vende të sigurta si kornizat e dyerve, muret mbajtëse apo nën tavolina, thotë MPB-ja.
“Qëndroni larg xhamit, dritareve, mureve dhe dyerve të jashtme. Mos dilni në tarracë apo ballkon. Fikni menjëherë të gjitha burimet e energjisë elektrike, gazit apo ujit”, këshillon Ministria e Brendshme.
E nëse e gjeni veten jashtë, MPB-ja ju këshillon që të qëndroni larg ndriçimit dhe kabllove elektrike.
“Kini kujdes për objektet që mund të bien mbi ju, si oxhakë, tjegulla, xhami të thyer të dritares dhe të ngjashme”, thuhet në udhëzimet.
Nëse e gjeni veten nën rrënoja, mbulojeni gojën me shami ose leckë, thotë MPB-ja, duke shtuar: “Goditni një tub ose një mur, që ekipet e shpëtimit t’ju gjejnë.
“Nëse e gjeni veten në një automjet në lëvizje, ndaloni nëse e lejon siguria në trafik. Shmangni ndalimin pranë qytetit, pemëve, mbikalimeve apo kabllove elektrike”, thuhet në udhëzimet e publikuara në faqen e MPB-së në Facebook./tetova.com