Sipas lajmeve të fundit, pas dy tërmeteve të mëdha në Kahramanmaraş, që prekën 11 provinca, dy tërmete të tjera ndodhën në Hatay. Pas tërmetit 6.4 ballë me epiqendër në Defne, një tërmet 5.8 ka ndodhur në Samandag. Dy tërmete janë ndjerë fuqishëm në shumë qytete.
Sipas informacioneve të marra nga AFAD, ka ndodhur një tërmet me magnitudë 6.4 ballë, epiqendra e të cilit ka qenë Hatay Defne. Ndërkohë që tërmeti është ndjerë i fortë, qytetarët i ka zënë paniku. Pastaj një tërmet tjetër 5.8 ndodhi në Samandag, njoftojnë mediet turke, transmeton tetova.com.
Gazetari Buse Deviren, i cili e ndjeu tërmetin dhe i përcolli ato momente në transmetimin e drejtpërdrejtë të CNN Türk, tha se stufat në çadra u rrëzuan gjatë tërmetit . Deviren tha, “Njerëzit madje dolën nga çadrat e tyre. Njerëzit madje kishin frikë se mos rrëzoheshin pemët.”/tetova.com
#DEPREM
BUYUKCAT-SAMANDAG (HATAY) https://t.co/lhFLFogCQi
20.02.2023, 20:04:27 TSİ
Büyüklük: 6.4
Derinlik: 7.7 km#Kandilli— Kandilli Rasathanesi (@Kandilli_info) February 20, 2023
Të tjerë viktima nga lëkundjet e tërmetit me magnitudë 6,4 dhe 5,8 mendohet të se janë regjistruar në të njëjtat zona që u goditën nga tërmetet e 6 shkurtit në Turqi dhe Siri. Kryetari i Bashkisë së Hatajit, Lütfü Savaş, tha për mediat lokale se “ka raportime për ndërtesa të shkatërruara dhe ka njerëz nën rrënoja”.
Imazhi më i qartë i tërmetit në Hataj u pasqyrua në kamerën e automjetit: E tronditi tokën si një djep, një rreze drite u shfaq në qiell.
Ndërtesat u shembën pas tërmetit të fortë:
Raportime për ndërtesa të shembura ka edhe në Siri. Presidenti i AFAD-it, Yunus Sezer, në një konferencë për shtyp deklaroi se pasgoditjet kanë vazhduar që nga 6 shkurti.
“Deri më tani kanë qenë 6414 pasgoditje. Dua t’ju kujtoj edhe një herë se qytetarët ndalohet të hyjnë në ndërtesa të rrezikshme”, u shpreh kryebashkiaku i qytetit turk Hatay. Nga tërmetet e 6 shkurtit në kufirin Turqi-Siri, bilanci i viktimave ka shkuar mbi 47 mijë viktima.