Ballina Bota Presidenti Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Vladimir Putin

Presidenti Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Vladimir Putin

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin. Gjatë bisedës u diskutuan zhvillimet në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë.

Turqia u trondit nga dy tërmete të mëdha që goditën 11 provinca.

Pas tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë që ndodhën më 6 shkurt, po tentohet të shërohen plagët.

Ndërkohë që Turqia po përballet me fatkeqësinë e tërmetit , ajo vazhdon të ndërmarrë hapa të rëndësishëm në politikën e jashtme.

Sipas deklaratës së Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, gjatë bisedës telefonike u diskutua për tërmetet në Turqi dhe zhvillimet në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë, e cila hyri në vitin e dytë.

Presidenti Erdogan falënderoi presidentin rus Putin për solidaritetin e tij me Turqinë pas tërmetit.

Duke deklaruar se duhet të vendoset një paqe e drejtë pa humbje të mëtejshme jetësh dhe shkatërrime në luftën Rusi-Ukrainë, presidenti Erdoğan deklaroi se sinqerisht se dëshiron që marrëveshja e arritur në Stamboll të ringjallet dhe se janë të gatshëm të kontribuojnë në çdo mënyrë të mundshme./tetova.com