Në njoftimin e bërë nga AFAD, një tërmet me magnitudë 5.3 ballë ka ndodhur në orën 13:27 (11:27 sipas orës te ne) në Bor të Niğde-s. Tërmeti është ndjerë edhe në qytetet përreth. Prof. Dr. Okan Tüysüz, në Habertürk TV, tha: “Probabiliteti i një tërmeti të madh këtu është i ulët.”
Sipas njoftimit të bërë nga AFAD, tërmeti i orës 13:27 ka ndodhur në një thellësi prej 7 km. Sipas Observatorit Kandilli magnitude e tërmetit ishte 5.2 ballë.
Lëkundjet janë ndjerë në Ankara, Konia dhe Mersin si dhe në Niğde. Kryebashkiaku i Boranit Serkan Boran tha në një deklaratë të drejtpërdrejtë të CNN TÜRK, “Faleminderit zotit, nuk ka asnjë problem”.
Në deklaratën e tij në Twitter, presidenti i AFAD-it, Yunus Sezer, ndau informacionin: “Pas tërmetit me magnitudë 5.3 që ndodhi në rrethin Bor të provincës sonë Niğde në orën 13:27, nuk ka asnjë situatë negative për momentin. Studimet e skanimit në terren po vazhdojnë. ”
Niğde ilimizin Bor ilçesinde saat 13:27’de meydana gelen 5,3 büyüklüğündeki #deprem sonrasında, an itibarıyla, olumsuz bir durum bulunmamaktadır.
Saha tarama çalışmaları devam etmektedir.
— Yunus Sezer (@Yunus_Sezer_) February 25, 2023
Turqia është goditur sot nga një tjetër lëkundje tërmeti. Pak minuta më parë një tërmet me magnitudë 5.2 i shkallës Rihter është regjistruar 18 km nga Emirgazi me thellësi 7 km dhe epiqendra u përcaktua në rrethin Bor të Niğde.
Lëkundjet janë ndjerë në Ankara, Konia dhe Mersin si dhe në Niğde. Kryebashkiaku i Boranit Serkan Boran tha në një deklaratë të drejtpërdrejtë të CNN TÜRK, “Faleminderit zotit, nuk ka asnjë problem”.