Presidenti turk Tajip Erdogan ka kërkuar falje për vonesën në operacionet e shpëtimit dhe dhënien e ndihmave për banorët e provincës Antijaman, një nga provincat më të prekura turke që nga tërmeti shkatërrues i 6 shkurtit.
“Për shkak të destruktivitetit të lëkundjeve dhe kushteve të këqija të motit, për shumë ditë nuk mundëm të punonim siç donim në Antijaman. Kërkoj falje për këtë”, tha presidenti turk gjatë vizitës së tij në provincë, tre javë pas tërmetit që vrau më shumë se 44,000 njerëz në Turqi dhe goditi gjithashtu Sirinë fqinje.
Tërmet i ri sot në Turqi
Të paktën një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi tërmeti me magnitudë 5.6 goditi sot provincën turke të Malatya, duke shkaktuar shembjen e ndërtesave, njoftoi agjencia e menaxhimit të fatkeqësive (Afad). “Fatkeqësisht, një bashkëqytetar ynë humbi jetën, 69 të lënduar u dërguan në spitale”, tha në një konferencë për media shefi i shërbimit, Yunus Sezer.
Rreth tridhjetë ndërtesa u shembën nga pasgoditja e sotme.
Cumhurbaşkanı Erdoğan:
“İlk birkaç gün Adıyaman’da arzu ettiğimiz etkinlikte çalışma yürütemedik. Bunun için sizden helallik istiyorum.”https://t.co/vgtfIb2Mep pic.twitter.com/nZVOSqLPiK
— ANKA Haber Ajansı (@ankahabera) February 27, 2023
Kryetari i qytetit të Gezilyurt, i cili është afër epiqendrës, tha për televizionin Habertürk babë e bijë që po përpiqeshin të mblidhnin sendet personale në shtëpinë e tyre u varrosën nën rrënojat e një prej ndërtesave të shembura. “Ndërtesat janë shembur dhe ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxituar në vendngjarje”, njoftoi Afad në Twitter.
Tërmeti goditi në orën 12:04 me orën lokale, sipas Afad.
Provinca Malatya u godit nga tërmeti shkatërrues i 6 shkurtit, i cili vrau 44,374, sipas numërimit zyrtar. Tërmeti me magnitudë 7.8 shkatërroi 170,000 ndërtesa në 11 provinca turke dhe preku gjithashtu Sirinë fqinje.
Që nga 6 shkurti, rreth 10,000 pasgoditje janë regjistruar në Turqi, sipas Afad.