Është ndarë nga jeta Nurdin Ismaili, drejtor i Shkollës Fillore ,,Pashko Vasa’’ të fshatit Grupçin. Njoftimin e ka publikuar kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu përmes një statusi në facebook.
Statusi i plotë:
Lajm i trishtë ndarja nga jeta e mikut të shtrenjtë, kolegut e drejtorit të shkollës “Pashko Vasa”, Nurdin Ismaili.
Një humbje shumë e madhe e parakohshme që krijon një boshllëk të madh jo vetëm tek familja por edhe tek miqtë e shumtë, stafi i komunës, nxënësit e tek të gjithë kolegët e arsimit! Familja humbi njeriun e vet të dashur, miqtë humbën një burrë fisnik e me vlera të jashtëzakonshme! Kolegët humbën njeriun më të përkushtuar ndaj arsimit.
Do të n’a mungojnë bisedat e përditshme e përkushtimi yt shembullor, që na jepte të gjithëve kurajo e motiv të pashtershëm ndaj punës dhe mirëqenies së nxënësve dhe shkollës.
Krenarë që kam udhëtuar në shumë punë e projekte të përbashkëta me njeriun, i cili drejtoi shkollën në një prej momenteve më të vështira të historisë së saj.
Na preve krahët drejtori ynë i dashur! Lutemi Zotit të jesh i shpërblyer me gradat më të larta të Xhennetit!
I paharruar do jesh gjithmonë.”
Ti kalove në botën tjetër pa na dhënë lamtumirën “drejtori Nuredin”.Me dhimbje të madhe morëm lajmin e trishtuar për ndarjen nga jeta të drejtorit të SHFK “Pashko Vasa” f.Grupçin.
Të nderuar shokë, miq dhe koleg, Ju njoftoj se sot ndërroi jetë z.Nuredin Ismaili.
I ndjeri ishte një figurë që të ngjallte siguri burrërore, entuziazëm dhe krenari.
Nuredin Ismaili ishte dhe do të ngelet tip i njeriut të qëndrueshëm në çdo sfidë.
Të jesh i qëndrueshëm është kurajë, burrërore dhe njëkohësisht siguri dhe vendosmëri. I tillë ishte Nuredin Ismaili.
Ai barti mbi supe udhëheqjen më të mirë të mundshme të SHFK “Pashko Vasa” f.Grupçin edhe pse shkolla në fjalë përballej me sfida të papara,e që diti më së miri vetëm z.Nuredin Ismaili të ballafaqohet me to,dhe jo vetëm…
Në shkollën me më shumë çështje të pazgjidhura ishte vetëm “drejtori Nuredin”që mundi të udhëheq dhe të zhvilloj mësimin për nxënësit të cilët janë e ardhmja jonë e përbashkët.
Të qoftë i lehtë dheu dhe Zoti të mëshiroftë!
Familjes Zoti i dhasht durimin.
/Lazim Sh Idrizi