Ballina Kronika Arrestohet Dan Hutra që terrorizoi sot Tiranën/Hap pas hapi/ Si Dan Hutra...

Arrestohet Dan Hutra që terrorizoi sot Tiranën/Hap pas hapi/ Si Dan Hutra kreu masakrën ndaj 6 grave në Tiranë

Pas disa orësh në arrati, është arrestuar Dan Hutra, autor i vrasjes së 3 grave në kryeqytet dhe plagosjen e 3 të tjerave.

Autori është arrestuar te Lendgilli i Sharrës.Ai ka pasur me vete edhe armën më të cilin kreu krimin, e cila është sekuestruar.

Hutra dyshohet se autori i 3 ngjarjeve kriminale të ndodhura ditën e sotme në kryeqytet.

Detaje të reja/ Dan Hutra nuk i bëri rezistencë policisë

Drejtori i Policisë së Tiranës ka dhënë detaje për vrasjen e 3 grave dhe plagosjen e 3 të tjerave sot në Tiranë. Tonin Vocaj tha se autori, Dan Hutra u arrestua në zonën e Sharrës pranë Kombinatit.

“Në 12:15 Dan Hutra në afërsi të pallatit me shigjeta ka plagosur M.G, pas kësaj, autori është larguar me benz me targë AA531 UK që e kishte marrë me qira dhe në 12:35 ka shkuar në Kamzës.

Në këtë vend ka plagosur Elena Hysa, dhe Kujtime Hysën, ish bashkëjetuesja dha nëna, ka vrarë Mevlute Husa motrën dhe të fejuarën e vëllait të ish bashkëjetueses. Pastaj ka shkuar në Bathore, në rrugën Besëlidhje dhe 12:48 minuta ka shkuar në familjen Kurti ku ka vrarë Etleva Kurtit. Për ngjarjen e parë jemi njoftuar pasi ka ndodhur vrasja e dytë.

Është kryer ekspertimi i gëzhojave, 12 në Paskuqan dhe 6 në Kamzë janë shkrepur nga e njëjta armë. Është gjetur dhe makina, policia falënderon për informacionet e shumta. Në momentin e arrestimit nuk ka bërë rezistencë.

Kemi rianalizuar veprimtarinë kriminale të autorit, nuk është evidentuar në asnjë rast që të ketë paraqitur çrregullimeve psiqike. Nuk ka pasur informacione nga familjarë për rrezik jete nga ana e tyre. Vrasja në Kamzë ka ndodhur për shkak të motiveve të tjera”, – ka thënë Tonin Vocaj. /LAPSI.al

Hap pas hapi/ Si Dan Hutra kreu masakrën ndaj 6 grave në Tiranë

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës Tonin Vocaj dha një deklaratë për mediat, në lidhje me masakrën e ndodhur sot ku një 40-vjeçar i identifikuar si Dan Hutra vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera. Ai u vu në pranga pas 5 orësh në zonën e Sharrës në Tiranë.

Në orën 12 e 15 minuta, Dan Hutra, në rrugën “Teodor Keko”, në afërsi të mbikalimit te “Pallati me shigjeta”, ka plagosur me thikë shtetasen Marjana Gurakuqi, 40 vjeçe, banuese në Astir. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, autori është larguar me automjetin tip “Benz” me targa AA 531 UK, të cilin e kishte marrë me qira dhe rreth orës 12:35 minuta ka shkuar në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, te banesa e ish-bashkëjetueses së tij.

Shtetasi Dan Hutra ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Pas kësaj ngjarjeje, autori ka lëvizur në drejtim të rrugës “Abdyl Elmazi”, në rrugën e Arbrit, ka vijuar në rrugën “Besëlidhja”, Bathore dhe rreth orës 12:48 minuta ka ndaluar te banesa e familjes Kurti, ku ka vrarë me armë zjarri shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe.

Për ngjarjen e parë të ndodhur në rrugën “Teodor Keko” Policia e Shtetit ka marrë njoftim në orën 13:40 minuta, nga një telefonatë në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, pra pas ndodhjes së dy ngjarjeve të tjera.

“Me marrjen e njoftimit për ngjarjen e ndodhur në “Kodër Kamëz”, janë organizuar shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Drejtorive të tjera vendore, janë ngritur pika kontrolli dhe janë zhvilluar kontrolle të shumta të banesave dhe ambienteve të ndryshme ku mund të fshihej autori, pasi nga veprimet e para në vendngjarje, u bë i mundur identifikimi i tij.

Strukturat e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë kryer të gjitha veprimet e domosodoshme hetimore, si këqyrjen e vendngjarjeve, sekuestrimin e provave materiale, pyetjen e të plagosurve dhe të dëshmitarëve okularë, sekuestrimin e pamjeve filmike, si dhe janë duke aplikuar metoda speciale të hetimit. Është kryer ekspertimi balistik i gëzhojave të sekuestruara në të dy vendngjarjet dhe ka rezultuar se 12 gëzhojat e sekuestruara në ngjarjen e ndodhur në “Kodër Kamëz” dhe 6 gëzhojat e sekuestruara në Kamëz, janë të qitura nga e njëjta armë zjarri.

Autori i ngjarjeve, Dan Hutra, është person me precedent të theksuar kriminal, i dënuar në vitin 2003, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, i dënuar në vitin 2009, me 16 vjet burgim për vrasje me paramendim, në vitin 2021 është arrestuar për vjedhje banesash nga DVP Durrës dhe po në vitin 2022 është arrestuar po nga DVP Durrës, për tentativë vjedhje banesash.

Gjithashtu, ky shtetas më 16 qershor 2022 është arrestuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për dhunë në familje ushtruar ndaj ish-bashkëjetueses Elena Hysa, dhe ka dalë nga burgu më 16 shkurt 2023.

Falë reagimit të menjëhershëm dhe të pandërprerë të të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit, rreth orës 18:45, në afërsi të Sharrës në Kombinat, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit Dan Hutra, së bashku me armën e krimit të tipit kallashnikov” – tha Vocaj. ©LAPSI.al

5 herë i arrestuar nga policia për vepra të rënda, si e shkeli me këmbë drejtësinë krimineli Dan Hutra

Dan Hutra, krimineli që vrau sot 3 gra në Kamzë, u arrestua nga Policia e Shtetit pas disa orësh. Por përkundër këtij operacioni, pyetja që shtrojnë të gjithë është se si është e mundur që një person me precedentë të theksuar kriminalë ndodhej jashtë qelive? Si i ka shpëtuar sistemit të drejtësisë një personazh me skedë kaq të rëndë kriminale? Po sjellim më poshtë në mënyrë kronologjike 6 herët kur ky është arrestuar nga Policia e Shtetit.

1. Dt 20.05.2003 nga Komisariati i Policise Devoll per vepren penale “ Mardhenie seksuale me dhune”.

2. Ne dt 10.12.2007 eshte ndaluar per vepren penale “Vrasje”, e demtuar Dafina Havalja.

3. Ne dt 07.12.2021 eshte arrestuar per vjedhje banesash me DVP Durres.

4. Ne dt 01.02.2022 arrestuar nga DVP Durres per tentative vjedhje banese.

5. Ne dt 16.06.2022 arrestuar nga Komisariati i Policise nr.5 per dhune ne familje, e demtuar Elena Hysa.

@tn.lajmelokale
@tetovanews