Pas tërmetit tragjik me mijëra viktima, Turqia nuk po gjen paqe pasi mbrëmjen e djeshme reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona.
Mediat e huaja bëjnë me dije se deri më tani mbi 10 persona kanë humbur jetën, mes tyre një fëmijë 1.5 vjeç.
Zonat që morën goditjen më të madhe ishin Sanliurfa , ku humbën jetën 9 persona dhe Antijaman,
Siç shihet në videot e publikuara nga mediat turke, sasia e madhe e ujit është duke përmbytur kampet me tenda në të cilat jetojnë personat që humbën shtëpitë e tyre pas stuhive vdekjeprurëse të shkurtit.
Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje në Şanliurfa. Guvernatori i Shanliurfas, Salih Ayhan bëri të ditur se 4 persona humbën jetën nga fatkeqësia e përmbytjeve në qytet dhe 2 të zhdukur. Në qytetin ku ndodhi fatkeqësia, trupat e pajetë të 5 personave u gjetën në bodrumin e banesës Yavuzlar në rrethin Tandoğan. Trupat e pajetë të 5 personave, të cilët raportohet se janë shtetas sirianë dhe janë nxjerrë nga bodrumi nga ekipet e shkuara në rajon me paralajmërim, janë dërguar në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore për autopsi. Kështu, numri i personave që humbën jetën nga fatkeqësia e përmbytjeve në qytet u ngjit në 9.