Ballina Kronika Nuk ndaluan në postbllok dhe dëmtuan makinën e policisë, dy të rinj...

Nuk ndaluan në postbllok dhe dëmtuan makinën e policisë, dy të rinj nga Tetova kapen në rrugën lokale për në Xhermë! Ja çka u gjet në makinën e tyre

Dy banorë të Tetovës, të moshës 23 dhe 27 vjeç, janë arrestuar pasi gjatë kontrollit u konstatua se kishin marijuanë, ndërsa më herët nuk kanë respektuar sinjalin për t`u ndalur dhe kanë dëmtuar një makinë të policisë. Ata janë ndaluar dje rreth orës 19:40 në rrugën lokale për në Xhermë .

– Nga ana e punonjësve policorë të SPB Tetovë janë arrestuar 27-vjeçari me inicialet A.J. dhe 23-vjeçari me inicialet S.K., të dy nga Tetova, pasi gjatë kontrollit të një automjeti të pasagjerëve të tipit “BMW”, me targa të Tetovës, është gjetur dhe konfiskuar marijuanë. Më herët ata nuk kanë respektuar sinjalin për t`u ndalur dhe kanë dëmtuar një makinë të policisë. Pas kryerjes së kontrollit, A.J. dhe S.K. janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për sqarim dhe dokumentim të rastit, pas së cilës do të përpilohen parashtresat përkatëse, njofton zëdhënës i SPB -Tetovë./tetova.com

Video bonus:

@tn.lajmelokale
@tetovanews