Ballina Kronika Kronika,16 mars 2023: 9 lajme të “zeza” nga Tetova dhe Gostivari

Kronika,16 mars 2023: 9 lajme të “zeza” nga Tetova dhe Gostivari

Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë dje mbrëma (15 mars), rreth orës 23:55, në rrugën “Boris Kidriq” në Tetovë, kanë arrestuar personin me inicialet M.K.(31) nga Kratova dhe T.D.(22) nga Shkupi, tek të cilët është gjetur dhe sekuestruar marijuanë dhe kokainë. Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës do të përgatiten parashtresat përkatëse.

Dje (15 mars), rreth orës 13:10 minuta, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 23-vjeçarin D.L. nga Tetova, të cilit gjatë një kontrolli i është gjetur dhe konfiskuar marijuanë dhe të njëjtit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.

Mbrëmjen e djeshme (15 mars), rreth orës 22:20, në Prelubishtë të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 34-vjeçarin I.K. nga ky fshat, pas denoncmit të bashkëfshatarëve të tij D.R.(45) dhe S.S.(61) se në rrugën rajonale Zhelinë-Jegunovcë, përgjatë së cilës po ecnin në këmbë, rreth orës 19.15 ka tentuar t`i aksidentonte me veturën e tij “Reno” me targa të Tetovës, por ata kanë arritur ti shmangen duke kërcyer anash rrugës. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.

Dyzet e tetë vjeçari H.Z. nga Gostivari, dje (15 mars), në ora 17:45 në SPB Tetovë ka raportuar se në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, rreth orës 15:30 është sulmuar fizikisht nga dy persona, njërin prej të cilëve e njihte. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Tridhjetë vjeçari A.F. nga Gostivari, dje (16 mars), në ora 02:30, në SPB-Tetovë ka raportuar se në rrugën “Borçe Jovanovski” në Gostivar në mënyrë të paligjshme i është marrë vetura e tij “Mercedes” me targa të Gostivarit, ku paraprakisht e kishte parkuar. Po merren masa për gjetjen e automjetit.

Dje (15 mars), në ora 14:20, J.S. (64) nga Tetova në SPB Tetovë ka raportuar se në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë është kafshuar nga një qen i pastrehë.

Shtatëdhjetë e shtatë vjeçari nga Gostivari, më 13 mars, në ora 15:15 në SPB Tetovë, ka raportuar se më datë 7 të këtij muaji, djali i tij 50 vjeçar S.R. është sjellë në mënyrë agresive ndaj tij dhe e ka kërcënuar. I njëjti më 14 mars është thirrur në Stacionin Policor të Gostivarit dhe po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

30 vjeçari nga Gostivari me inicialet A.F. sot më 16 mars, në ora 2 e 30 minuta ka raportuar në SPB-Tetovë ka raportuar se makina e tij e tipit “Mercedes” me targa të Gostivarit është vjedhur nga rruga “Borçe Jovanovski” në Gostivar, ku paraprakisht e kishte parkuar.

Dy tetovarët që u ndaluan ditën e djeshme për shkak se posedonin marijuanë dhe  dëmtuan automjetin e policisë, u lanë në paraburgim pasditen e sotme. Sipas informacioneve të SPB – Tetovë, gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Tetovë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për A.J. dhe S.K., 27 dhe 23 vjeç.

– Nga ana e punonjësve policorë të SPB Tetovë janë arrestuar 27-vjeçari me inicialet A.J. dhe 23-vjeçari me inicialet S.K., të dy nga Tetova, pasi gjatë kontrollit të një automjeti të pasagjerëve të tipit “BMW”, me targa të Tetovës, është gjetur dhe konfiskuar marijuanë. Më herët ata nuk kanë respektuar sinjalin për t`u ndalur dhe kanë dëmtuar një makinë të policisë. Pas kryerjes së kontrollit, A.J. dhe S.K. janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për sqarim dhe dokumentim të rastit, pas së cilës do të përpilohen parashtresat përkatëse, njoftoi dje zëdhënës i SPB -Tetovë./tetova.com

@tn.lajmelokale
@tetovanews