Në ditën kombëtare të zjarrfikësve, sot në sheshin e qytetit në Tetovë përpara qytetarëve, ambasadorë, mysafirë nga Britania e Madhe, zjarrfikësit tanë demonstruan shpëtimin nga aksidentet rrugore, shuarjen e zjarreve, duke bërë apel për më shumë kujdes nga qytetarët dhe më pak zjarre e aksidente rrugore.
Gjithashtu, në këtë eveniment u promovua edhe kamioni i ri me shkallë 37m të gjata që do të jetë në shërbim të NJTKZ-së dhe qytetit tonë. Pajisjet moderne dhe rritjet e pagave dëshmojnë qartë transformimin që kemi bërë në këtë njësi të lënë në harresë. Bashkë po punojmë për hapje të nënstacioneve të tjera në komuna të tjera që shërbimi të jetë më efikas dhe në kohë.
Urime dita kombëtare e zjarrfikësve!