Studiuesit kanë zbuluar se 39 për qind e vajzave dhe grave të moshës 12 deri në 21 vjec u mungon hekuri, që mund të shkaktojë simptoma si lodhje ekstreme, dridhje të duarve dhe dobësi.
6 për qind e tyre gjithashtu kanë zhvilluar anemi, gjë që i bën ato simptoma më intensive dhe mund të shkaktojnë ankth dhe depresion.
Hekuri gjendet kryesisht në mish, zarzavate, fasule dhe çokollatë të zezë, por mund të gjendet edhe në verën e kuqe dhe disa drithëra.
“Ka pasur studime të që tregojnë se në tërësi, përmbajtja e hekurit në ushqimin që hamë është ulur me kalimin e kohës”, thotë autorja kryesore Angela Weyand nga Universiteti i Miçiganit.
Ajo thotë se njerëzit po hanë më pak mish të kuq dhe më shumë po bëhen veganë ose vegjetarianë.
Studiuesit vlerësuan mostrat e gjakut nga 3490 vajza dhe gra midis 12 dhe 21 vjeç në Shtetet e Bashkuara midis 2003 dhe 2020. Nga 39 për qind që kishin mungesë hekuri, 6 për qind kishin anemi për shkak të mungesës së hekurit.
Simptomat, sipas klinikës Mayo, përfshijnë lodhje ekstreme, lëkurë të zbehtë, dhimbje gjoksi, rrahje të shpejtë të zemrës, dhimbje koke, marramendje, duar ose këmbë të ftohta, inflamacion dhe mungesë oreksi.
Anemia nga mungesa e hekurit është veçanërisht e rrezikshme për gratë shtatzëna, pasi hulumtimet tregojnë se mund të rrisë rrezikun e vdekjes si për nënën ashtu edhe për fëmijën.
Dietat vegjetariane kanë qenë prej kohësh të lidhura me mungesën e hekurit pasi mishi dhe produkte të tjera me bazë shtazore janë të pasura me hekur.
Një përmbledhje e vitit 2018 në American Journal of Lifestyle tregoi se vegjetarianët kanë më shumë gjasa të kenë mungesë hekuri.
Këto dieta janë në rritje dhe një studim i tetorit zbuloi se 10 deri në 15 për qind e amerikanëve janë identifikuar si vegjetarianë ose veganë që nga viti 2020. Përveç kësaj, 60 për qind e familjeve amerikane kishin mbajtur dieta vegjetariane herë pas here.