Ushtria izraelite paralajmëroi se palestinezët mund të ndërmarrin një “sulm në shkallë të gjerë” ndaj vendbanimeve hebraike që rrethojnë Rripin e Gazës.
Sipas gazetës Yedioth Ahronoth, Komanda e Frontit të Brendshëm të ushtrisë izraelite lëshoi një “paralajmërim të pazakontë” për mundësinë e një sulmi në shkallë të gjerë ndaj banorëve të vendbanimeve përreth Rripit të Gazës.
Në paralajmërim, banorët e këtyre vendbanimeve janë udhëzuar që të qëndrojnë pranë strehimoreve deri në njoftimin e dytë dhe u është kërkuar që të shmangin qëndrimin jashtë dhe lëvizjen përveç nevojave thelbësore.
Paralajmërimi i ushtrisë nuk përfshinte asnjë detaj në lidhje me natyrën e sulmit të mundshëm apo se si do të ndodhte. (AA)/tetova.com