Mjeku Boban Vuçevski ka dalë para mediave dhe ka folur për përleshjen me armë që ka ndodhur gjatë kësaj mbrëmje në Spitalin e Tetovës, transmeton TV21.
Ai tha se dy të përleshurit me armë ishin të pacientë në Spital, pasi po mjekoheshin për shkak të lëndimeve që kishin marrë paraprakisht gjatë ditës nga përleshja e ndërsjellë.
Që të dy të plagosurit janë në gjendje kritike dhe janë dërguar për në Klinikat e Shkupit.
“Çfarë ndodhi konkretisht?
Në ora 18 pati përleshje me armë zjarri, ku u plagosën dy persona, gjegjësisht pacientë tanë. Njëri ka qenë në gjendje më kritike, është intervenuar nga ana jonë dhe me ekipin e Reanimacionit dhe anestezionit është transferuar në Klinikat e Shkupit. Pacienti i dytë gjithashtu i plagosur, është në gjendje më stabile. Kirurgët tanë torakalë vendosën dren torakal, që të stabilizohet dhe gjithashtu është dërguar në Klinikat e Shkupit në “Nënë Tereza”.
Përleshja ka ndodhur brenda në Spital?
Po, brenda në Spital. Personel të lënduar nuk ka. Për momentin ekipi i MPB dhe Prokurorisë punojnë në rastin. Gjithçka është stabile”, tha Vuçevski.