Ballina Kronika Sherri dhe të shtënat me armë zjarri në Spitalin e Tetovës, 4...

Sherri dhe të shtënat me armë zjarri në Spitalin e Tetovës, 4 të arrestuar

Policia e Tetovës njofton se janë ndaluar katër persona për të shtënat me armë zjarri në spitalin e Tetovës, ku mbetën të plagosur dy persona nga fshati Gajre. Në mesin e të arrestuarve është edhe një grua 55 vjeçe.

Më 11 janar, në ora 23:10, në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë kanë arrestuar personat R.T. (35) dhe M.T.(44) nga Tetova, ndërsa më herët edhe 55-vjeçaren Sh. E. dhe personin N.M.(39) nga Tetova për shkak të dyshimit për përfshirje në të shtënat e djeshme (11 janar) me armë zjarri para Qendrës Emergjente të Spitalit Klinik të Tetovës, e cila ka ndodhur rreth orës 18:05, ku lëndime të rënda trupore (plagë me armë zjarri) kanë pësuar dy persona A.M.(41) dhe Z.M.(36) nga fshati Gajre e Tetovës. Po merren masa për gjetjen e një personi tjetër. Prokurori publik dhe një ekip nga SPB-Tetovë kanë kryer këqyrje të plotë në vendin e ngjarjes dhe punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës ndaj personave të përfshirë në këtë rast do të vijojnë kallëzime përkatëse.

“Njëri është në gjendje të rëndë shëndetësore”, detaje nga gjendja shëndetësore e të plagosurve nga të shtënat në Spitalin e Tetovës

Nga Qendra Klinike në Shkup njoftojnë se dy personat që u plagosën me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Spitalin e Tetovës janë në kujdes intensiv, shkruan TV21. Njëri pacient është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në lidhje me: Gjuajtjet me armë në Spitalin e Tetovës, 4 të arrestuar

“Njëri prej tyre i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në kraharor dhe abdomen dhe është në gjendje të përgjithshme të rënduar. Tjetri është në gjendje stabile. Të dy janë në KARILL”, thonë nga Spitali për TV21./tv21.tv

VIDEO bonus:

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews