Ballina Kronika Përcillet për në banesën e fundit në Poliçan 33-vjeçari që u vra...

Përcillet për në banesën e fundit në Poliçan 33-vjeçari që u vra nga kunati në Greqi, fqinja: Edhe unë do t’ia kisha prerë kokën

Në Poliçan do të varroset 33-vjeçari shqiptar i cili u vra nga kunati i tij në Greqi, pasi vajza i tregoi se ai e kishte përdhunuar dhe kishte abuzuar seksualisht me të që në moshën 9-vjeçare

Në Poliçan do të varroset 33-vjeçari shqiptar, Erion Pelivani, i cili u vra nga kunati i tij në Greqi, pasi vajza i tregoi se ai e kishte përdhunuar dhe kishte abuzuar seksualisht me të që në moshën 9-vjeçare,

Fqinjët në Poliçan për Report Tv shprehen të indinjuar me 33-vjeçarin, ndërsa i japin të drejtë 50-vjeçarit.

‘Ai çun ka bërë shumë gabim tek ajo vajza. Unë si nënë që jam vetë se mua vëllai të më ndodhte një gjë e tillë ashtu unë e kisha vrarë vet më duart e mija, e kisha vrarë pa diskutim fare i kisha hequr kokën.

Nuk gjykonja dot fare për arsye se ti vesh ti vajzës 9-vjeçe dhe duke e ditur se e ke tënden, i ati që e ka bërë atë proçkë ka bërë shumë mirë që e ka vrarë, e kërkoi një gjë të tillë. Ta them hapur nuk ta them mbyllur fare, të më kishte ndodhur mua… vallai e kisha vrarë vet nuk do të lija njeri tjetër që të vriste. Kur e kam dëgjuar këtë llaf jam prekur rëndë. Edhe djali im të jetë në atë gjendje nesër të vrasin.

Se nuk i lejohet ke vet grua, nesër do të bëhesh me gocë, vet sikur të bëjnë ty nesër a të vjen mirë. Unë për fëmijën të vras, një pëllëmbë ti japësh fëmijës unë të vras.’- tha fqinja.

Ngjarja e rëndë u bë publike në mediat greke. Siç raportonte ‘Protothema’, autori e kishte vrarë me arme gjahu, të cilën e kishte me leje, vëllain e gruas së tij të dytë dhe më pas ishte dorëzuar vullnetarisht në polici, duke rrëfyer krimin. 50 vjeçari kishte 3 vajza me martesën e parë, ndërsa me gruan e dytë kishte një djalë.

Vajza ka dëshmuar se ngacmimet seksuale kishin nisur në moshën 9 vjeçare ‘dhe përdhunimet kanë ndodhur nga mosha 12 deri në 14 vjeç! Kohët e fundit viktima e shantazhonte se do t’i publikonte video dhe foto intime gjatë akteve të tij, duke i kërkuar një shumë parash, pasi ajo kishte filluar punë.

Lajmi në përditësim….

@tn.lajmelokale
@tetovanews