Incidenti i armatosur në Spitalin Klinik të Tetovës, ndahet nga jeta njëri nga të plagosurit
Në Klinikën Universitare për Anestezion, Reanimacion dhe Mjekim Intenziv (KARIL) në Shkup ka ndërruar jetë njëri nga vëllezërit nga Gajrja e Tetovës, të cilët më 11 janar janë plagosur me armë zjarri në afërsi të Spitalit klinik në Tetovë.
KARIL ka konfirmuar se më i madhi nga vëllezërit, me inicialet A.M. ka vdekur në moshën 41 vjeçare. Në të shtënat me armë zjarri nëntë ditë më parë është plagosur edhe vëllai i tij me inicialet Z.M (36), i cili po ashtu është duke u trajtuar në KARIL.
Përdorimi i armëve të zjarrit dhe plagosja e dy vëllezërve nga Gajre ka ndodhur më 11 janar rreth orës 18:00 përballë Qendrës Emergjente të Spitalit Klinik. Dy vëllezërit janë dërguar në KARIL gjatë asaj mbrëmjeje.
Policia e Tetovës njoftoi se mbrëmjen e 11 janarit, rreth orës 23:00, katër personave iu është hequr liria, ndërsa një person ende është në kërkim. Nga SPB Tetovë dhe Prokuroria nuk ka asnjë informacion tjetër zyrtar për rastin, i cili është duke u trajtuar nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Prokuroria ende është duke vepruar sipas kompetencave të saj, njoftuan nga atje.
SPB Tetovë ka ndaluar personat me inicialet R.T. (35) dhe M.T. (44), 55-vjeçaren Sh.E. dhe N.M.(39), të gjithë nga Tetova, për shkak të dyshimit për përfshirje në incident.
LEXO EDHE:
Ja emrat e të plagosurve në Spitalin e Tetovës dhe detajet e ngjarjes
Почина постариот од браќата ранети при пукањето во кругот на тетовската болница на 11 јануари
На Универзитетска клиника за анестезија, реанимација и интензивно лекување (КАРИЛ) во Скопје починал еден од браќата од тетовско Гајре, кои беа повредени со огнено оружје на 11 јануари во кругот на Клиничката болница во Тетово.
Од КАРИЛ потврдија дека починал постариот од браќата А.М на 41 година. Во пукањето пред девет дена повреден беше и неговиот брат З.М.(36) кој, исто така, се наоѓа на лекување во КАРИЛ.
Употребата на огнено оружје и ранувањето на двајцата браќа од Гајре се случи на 11 јануари околу 18 часот пред Ургетниот центар на Клиничката болница. Двајцата браќа во текот на вечерта беа однесени на КАРИЛ.
СВР Тетово соопшти дека уште вечерта на 11 јануари околу 23 часот биле лишени од слобода четири лица, а по едно лице се трага. Од СВР Тетово и Обвинителството нема други официјални информации за случајот, кој го води Основно јавно обвинителство за гонење на организиран криминал и корупција.
-Обвинителството сè уште постапува по предметот согласно своите надлежности, информираа од таму.
СВР Тетово ги лишија од слобода Р.Т.(35) и М.Т.(44), 55-годишната Ш.Е. и Н.М.(39), сите од Тетово, поради сомнение за нивна инволвираност во пукањето.