Policia italiane po punon për të zbardhur motivet e vrasjes së Bledar Dedjas. 39 vjeçari u gjet i vrarë me thikë në një pyll të vogël në Paderno di Pieve të Grappa në Treviso të Italisë. Bledari ishte resident në Asolo dhe u gjet i vrarë mëngjesin e 21 janarit 2024 nga një mik i familjes.
Trupi , iu gjet i hedhur në një shkurre afër një rrugice të pashtruar me dhe që lidh Via dei Colli me rrugën provinciale 20. Ishte goditur shumë herë me thikë. Disa nga plagët janë shumë të thella e të shkaktuara me majën e thikës. Një nga goditjet I shpoi një mushkëri.
Në krahë, megjithatë, plagët tipike të atyre që përpiqen të pengojnë goditjet. Dedja duket që është përleshur me autorin por fatkeqësisht nuk mjaftoi. U gjet me pantallona të ulura. Autopsia do të vërtetojë nëse ai ka pasur marrëdhënie seksuale. Njëqind metra larg vendit ku u gjet trupi I pajetë ishte makina e tij, një Mercedes i bardhë Class B, i parkuar në anë të shtegut.
Një zonë ideale për t’u takuar, veçanërisht në mbrëmje, larg syve kureshtarë. Një nga pistat që po ekzaminohet nga hetuesit është pikërisht ai i një përplasjeje që përfundoi me gjak. Por nuk mund të përjashtohen hipoteza të tjera, si ajo e lajres së hesapeve. Arma e vrasjes nuk u gjet. Policia po punon për të arrestuar autorin.
Është vrasja e tetë në dymbëdhjetë muaj në zonën e Trevisos, e cial është tronditur nga ky krim i rëndë.
Zbulimi
Dedja, kishte shkuar në Itali njëzet vite më pare Ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Rezultonte i zhdukur prej pasdites së të shtunës, 20 janar. Hera e fundit kur u pa ishte në restorant-piceri Borso del Grappa, ku punonte si kopshtar dhe pastrues. Pastaj nuk u kthye më. Telefonata e fundit, ishte me kunatën e tij, në orën 16:15: ai sapo kishte mbaruar turnin. Të dielën kishin planifikuar të shkonin për të peshkuar me një shok të tij.
E kishin lënë të takoheshin në 2 të mëngjesit. Ku kishte shkuar në banesë Bledari nuk kishte dalë dhe as nuk I ishte përgjigjur telefonatave apo mesazheve. Edhe bashkëshortja e tij është përpjekur ta telefonojë. Celulari ka qenë I hapur deri në orën 03:00 dhe më pas asnjë sinjal.
Në atë moment nisën kërkimet. Mendimi I parë ishte për një aksident të mundshëm, ndaj kontaktuan urgjencën më të afërt, atë në Bassano. Por asgjë. Pas një nate pa gjumë, mëngjesin e djeshëm, familjarët e tij kanë shkuar për të denoncuar zhdukjen e tij në komisariat, duke vijuar ndërkohë kërkimet. Ka qenë miku i tij Marco Barbi ai që ka vënë re makinën e 39-vjeçarit në rrugën e dheut. Ishte ora 9.30. Njëqind metra më tutje, në mes të shkurreve, ishte trupi i Dedjes i mbuluar me gjak.
Nisin hetimet
Policia do të ekzaminojë rrobat dhe makinën për të gjetur ndonjë gjurmë apo AND të autorit. Në vendngjarje u gjetën dhe gjurmë gjaku dhe pikla gjaku tregues se Bledar Dedja mund të jetë përleshur me autorin/ autorët
Ende nuk dihet shumë se çfarë ka ndodhur por nga gjurmët e gjakut lihet të kuptohet për një takim që ka përfunduar në debat dhe më pas në vrasje. Mendohet se viktima mund të kenë mbërritur në vendin e ngjarjes me të njëjtën makinë. Policia po verifikon kontaktet e 39 vjeçarit, tabulatet telefonike si dhe imazhet e telekamerave të instaluara në zonë. Dedja nuk ishte emër I panjohur për policinë. Njihej për disa precedente të vogla, por familjarët dhe kolegët e tij e përshkruajnë si djalë mjaft punëtor dhe baba i mirë. Hetuesit po përpiqen të zbulojnë orët e fundit të jetës së Bledarit. Çfarë ndodhi dhe me kë u takua? Kjo është ajo që hetuesit po përpiqen të zbulojnë. Ndërkohë që nesër trupi I tij do I nënshtrohet autopsisë, shkruan Gazzettino
Djali i xhaxhait të Bledar Dedjas, i cili u gjet i masakruar në një zonë pyjore në Itali, ka ndarë detaje në lidhje me dyshimet për vrasjen e të 39-vjeçarit.
Në një komunikim të drejtpërdrejtë për emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores dhe moderatores, Evis Ahmeti, ai përjashtoi pistën e një krimi pasioni, ku tha se 39-vjeçari ishte person i qetë , ndërsa ngriti tezën se mund të ketë qenë grabitje.
“S’ka asgjë të vërtetë nga ato që flitet. Asgjë të vërtetë. Ishte si qingj. Unë flisja përditë me të, se punonte me nipin tim. Ishte momentale ajo që i ka ndodhur, ose kanë tentuar ta grabisnin, ose ndonjë pisllik, ndonjë gjë. Se ky ka punuar jashtë, gati 20 vite. Ne jetojmë të gjithë bashkë andej dhe mblidheshim për kafe. E kemi marrë në tel dhe ku nuk e hapte telefonin, menduam mos e kishte zënë gjumi në makinë. Telefonin ia kanë marrë çunit, e kupton tani? Ai vendi është shumë i ftohtë. Mund ta kenë rrëmbyer bashkë me makinën, nuk ka qenë vetëm një njeri. Mund të kenë qenë 2-3 veta.
Ne e gjetëm trupin, pasi kemi kërkuar gjithë natën. Ai nuk rrinte as në lokale, edhe pse ai nuk rrinte atje. Gjithsesi kontrolluam. Pasi gjetëm trupin kemi njoftuar policinë. Në trup kishte çarje, gërvishtje, me thikë, por unë vetë nuk e kam parë. Po ashtu dua të theksoj se trupi nuk ka qenë i zhveshur, siç mund të pretendohet.
Për ne ngjarja ka qenë rastësi. Trupi ka qenë larg nga makina, rreth 100 metra. Makina s’ka asnjë shenjë.
Për sa i përket varrimit nuk e kemi vendosur nëse do të varroset në Itali apo në Shqipëri”, u shpreh djali i xhaxhait të Bledar Dedja./(BalkanWeb)