Koalicioni opozitar shqiptar, VLEN sonte ka hapur shtabin në Çair, pas hapjes të shtabeve që u bënë ditë më parë në Tetovë, Gostivar, Kumanovë.
Siç edhe mund të shihet në fotografitë e publikuara nga liderët e këtij koalicioni, një numër shumë i madh i qytetarëve kanë dalë në hapjen e shtabit.
Koalicioni VLEN, përbëhet nga katër parti, Aleanca për Shqiptarët, Alternativa, Lëvizja BESA dhe Lëvizja Demokratike.
Drejtuesit e koalicionit thonë se me bashkimin e tyre ka ardhur koha që përfundimisht BDI të dërgohet në opozitë.
@tn.lajmelokale #VLEN hapi shtabin në #Çair #Shkup #izetmexhiti #afrimgashi #arbentaravari #bilallkasami #bekimqoku ♬ original sound – TN – Lajme Lokale