Ballina Top Lajm Stuhia më e fortë diellore në 6 vite godet Tokën, çfarë ndodh...

Stuhia më e fortë diellore në 6 vite godet Tokën, çfarë ndodh me qiellin?

Një stuhi e fuqishme gjeomagnetike ose ndryshe stuhi diellore e nivelit G4 goditi sot (24 mars 2024) planetin tokë.

Kjo konsiderohet të jetë stuhia më e fortë diellore në gati 6 vitet e fundit.

Sipas Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës Amerikane, stuhia e fortë goditi tokën, por theksohet se nuk duhet të ketë asnjë arsye për shqetësim apo panik.

Zonat e prekura nga goditja gjeodinamike janë në Amerikën e Veriut, ndërsa shkalla G4 mund të shkaktojë probleme me kontrollin e tensionit të energjisë, si dhe me disa sisteme të rrjetit dhe satelitët.

Ndërkaq ka mundësi që banorët e zonave më të prekura nga kjo stuhi të shohin ngjyra të ndryshme në qiell. Fenomeni, sipas shërbimit, do të zgjasë deri nesër në mesditë.

Çfarë është stuhia gjeomagnetike

Video bonus

Fenomeni i shoqëruar me ndryshime të papritura dhe dinamike në fushën magnetike të Tokës. Stuhia diellore ose gjeomagnetike shkaktohet nga shpërthimet intensive të plazmës nga sipërfaqja e Diellit në hapësirë.

Si rezultat i një stuhie gjeomagnetike, ka ndryshime të shpejta në parametrat e erës diellore. Stuhia gjeomagnetike është një nga elementet që formojnë të ashtuquajturin moti hapësinor, i cili ndikon në disa nga teknologjitë e përdorura në Tokë./vizionplus.tv/