Ballina Top Lajm E rëndë në Kosovë, djali i ish-kryetarit të komunës dhe vëllai i...

E rëndë në Kosovë, djali i ish-kryetarit të komunës dhe vëllai i kryetarit aktual të saj gjendet pa shenja jete pranë varrezave

Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e kësaj të diele në varrezat e fshatit Gurakoc të Istogut në Kosovë.

Burime për mediat lokale në Kosovë bëjnë të ditur se personi i cili u gjet i vdekur është Triumf Ferati, djali i vogël i ish-kryetarit të Komunës së Istogut, të ndjerit Fadil Ferati, dhe vëllai i kryetarit aktual, Ilir Ferati.

Dyshimet e para lidhen me pistën e vetëvrasjes, pasi ky shtetas është gjetur i pajetë pranë varrit ku prehet babai i tij i ndjerë, ish-kryetari i Komunës Fadil Ferati. Sakaq, autoritetet në Kosovë njoftojnë se po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Prokurori i Krimeve të Rënda ka dalë në vend të ngjarjes bashkë me njësitet relevante policore. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. Janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Kujtojmë se ish-kryetari i Komunës së Istogut, Fadil Ferati,  ka  ndërruar jetë 14 vite më parë.Fadil Ferati ishte kryetar i Istogut për shumë vite, nënkryetar i LDK-së, anëtar i Kryesisë Qendrore dhe anëtar i Këshillit të përgjithshëm të kësaj force politike./vizionplus.tv/

Osmani ngushëllon familjen Ferati: Shpresoj të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka shprehur ngushëllime familjes Ferati nga Istogu.

Osmani është shprehur se humbja e parakohshme e vëllait të kryetarit Ilir Feratit, na ka tronditur të gjithëve.

“Humbja e parakohshme e Triumf Feratit, djalit të të ndjerit Fadil Ferati, ish-kryetar i komunës së Istogut, si dhe vëlla i kryetarit aktual Ilir Feratit, na ka tronditur të gjithëve. Ju shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Triumfit, të afërmve dhe shoqërisë”.

“Në këto çaste tmerrësisht të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe shpresoj të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes duke kujtuar momentet e paharrueshme që krijuat bashkë me Triumfin. Shpirti i tij pushoftë në paqe! I përhershëm qoftë kujtimi për Triumfin”, ka thënë Osmani.

Prokuroria deklarohet për vdekjen tek varrezat e Gurakocit në Istog

Një person është gjetur i vdekur në varrezat e fshatit Gurakoc të Istogut.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka konfirmuar se trupi i pajetë është dërguar për obduksion dhe u shpreh se janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme.

“Prokurori i Krimeve të Rënda ka dalë në vend të ngjarjes bashkë me njësitet relevante policore. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. Janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme”, është shprehur Nikçi.

Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh ngushëllime për vdekjen e aktivistit të saj, Triumf Ferati.

LDK e kujton Triumfin si djalë të jashtëzakonshëm e një aktivist shembull.

“Me trishtim të thellë, sot morëm lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta në moshë të hershme të Triumf Feratit, të birit të veprimtarit të madh, Fadil Ferati e vëllaut të Ilirit. Triumfi ishte shembull për të gjithë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, për përkushtimin dhe angazhimin e tij të paepur, në kauzat e vizionin e LDK-së në Istog e gjithandej Kosovës”, thuhet në postimin e LDK-së kushtuar Triumfit.

Haziri: I shokuar me ikjen e hershme nga jeta të vëllaut të mikut tim Ilir Ferati

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, është shprehur i shokuar për vdekjen e Triumf Feratit, vëllait të kryetarit të Istogut Ilir Ferati.

Ai ka shprehur ngushëllime për familjen Ferati.

Postimi i plotë:

I shokuar me ikjen e hershme nga jeta të vëllaut të mikut tim, z.Ilir Feratit dhe djalin e ish-mikut tim të ndjerë, Fadil Feratit.

Në këto momente të rënda për familjen dhe të gjithë ne, bashkëndjejmë dhimbjen me familjen Ferati dhe të gjithë ata që e njohën Triumfin.

Ngushëllime të përzemërta miku im Ilir, ngushëllime familjes Ferati, miqve dhe dashamirëve të të ndjerit. Uroj të gjeni forcë ta përballoni dhimbjen! Shpirti i tij pushoftë në paqe!

“Na këpute shpirtin, na theve zemrat”, familjarët me dedikime prekëse për Triumfin

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Gurrakoc të Istogut.

Insajderi merr vesh se personi i vdekur është Triumf Ferati, vëllai i kryetarit të Istogut, Ilir Ferati.

Sipas mediave lokale, trupi i viktimës është gjetur i vdekur pranë varrit të babait të tij, ish-kryetarit të Istogut, Fadil Ferati.

Për vdekjen e tij ka reaguar axha i të ndjerit, Florim Ferati.

“O bre Triumf po fort ma këpute shpirtin, nuk kam zemër me të thanë lamtumirë. Do të kujtojnë axhi gjithmonë”, ishin fjalët e tij ndaj nipit.

Përpos xhaxhait ka reaguar edhe tezaku i tij, Armend Delijaj. Ai ka thënë se kjo ditë është një ditë e kobshme për Istogun dhe të gjithë familjarët.

“Sa i trisht dhe pikëllues ky lajm tragjik për humbjen tëndë Triumf Ferati. Tezak Trimi na theve zemrat dhe na trondite të gjithëve, sot paska qenë një ditë e kobshme për Istogun dhe gjithë familjarët e shoqërinë. Zoti të bashkooftë në lula të Xhehnetit me tezakun Fadil (rroqkon tënd) që e deshte dhe të dashti aq shumë sa edhe na ike shumë herët tek ai”, ishin fjalët prekëse të tëzakut.

@tn.lajmelokale
@tetovanews