Lindja e Mesme është në “pragun” e një “lufte të përgjithësuar rajonale”, paralajmëroi sot Sekretari i Përgjithshëm i OKB – së, Antonio Guterres, para Këshillit të Sigurimit, duke denoncuar “ferrin njerëzor” të krijuar nga operacionet izraelite në Gaza.
“Lindja e Mesme është në prag. Në ditët e fundit ne shohim një përshkallëzim të rrezikshëm, me fjalë dhe veprime”, tha Antonio Guterres .
“Një llogaritje e gabuar, një keqkomunikim, një keqkuptim, mund të çojë në të pamendueshmen, një luftë të përgjithësuar rajonale që do të ishte katastrofike për të gjithë të përfshirët dhe për pjesën tjetër të botës,” tha ai, duke dënuar në veçanti sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit fundjavën e kaluar. .
“Ne kemi një përgjegjësi kolektive për t’i trajtuar këto rreziqe dhe për ta zhvendosur rajonin nga pragu i luftës,” theksoi Guterres. /vizionplus.tv/