Ballina Blog Faqe 138

Aksident i rëndë në autostradën Gostivar-Tetovë, makina del nga rruga dhe përplaset në shtyllën e betonit, humb jetën 18-vjeçari nga Çegrani (FOTO)

Aksident i rëndë në pikën e pagesës rrugure në Gostivar, ku ka humbur jetën një i ri nga Çegrani i Gostivarit. Ja njoftimi i plotë i policisë:

Mbrëmë, më 2 tetor, dyzet minuta pas mesnatës në SPB-Tetovë është raportuar se në autostradën Gostivar-Tetovë, në pikën e pagesës rrugore në Gostivar, një makinë e tipit “Seat ibiza”,  me targa regjistrimi të Gostivarit, e drejtuar nga 18-vjeçari me inicialet E.Z., nga Çegrani i Gostivarit, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një shtyllë betoni.

Në aksident, E.Z. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, ku u transferua për t`i ofruar ndihmë mjekësore, por gjatë transferimit për në Kompleksin e Klinikave Nënë Tereza në Shkup ai iu nënshtrua plagëve dhe ndërroi jetë. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer prokurori publik dhe një ekip nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar. Me urdhër të Prokurorit të Publik, sot (2 tetor) do të kryhet autopsi.

Lamtumirë Erion Zenuni

Në një aksident fatal që ndodhi në pagesën rrugore të autostradës Gostivar – Tetovë, mbeti i vdekur në vendngjarje 18 vjeçari nga Çegrani, Erion Zenuni.

Erioni ishte maturanti i vitit shkollor 2022/2023 në Medicinën e Gostivarit.

Erioni kishte përgatitur teshat më të mira që do ti vishte sot në ceremonin e fillimit të vitit akademik në UT por Zoti kishte plane të tjera për të.

UT humbi një student, Gostivari një mjek në ardhje e familja një djalë shembullor ndërsa ne të gjithë një bashkëqytetar.

Ngushëllime, familjes, shokëve të klasës, gjeneratës dhe të gjithëve atyre që e njohën dhe ndjejnë keqardhje për të ndjerin Erion Zenunin.

Prehu në paqe Erion!

18-годишник загина во сообраќајна незгода на автопатот Гостивар – Тетово

Ноќеска, четириесетина минути по полноќ, во СВР Тетово пријавено е дека на автопатот Гостивар – Тетово, на наплатната станица Гостивар, патничко моторно возило „сеат ибица“, со гостиварски регистарски ознаки, управувано од 18-годишниот Е. З. од гостиварско Чегране, излетало од коловоз и удрило во бетонски столб, извести СВР Тетово.

„Во несреќата Е. З. добил тешки телесни повреди констатирани во гостиварската Општа болница ‘Ферид Мурад’, каде што бил пренесен за укажување лекарска помош, а на пат за комплексот клиники ‘Мајка Тереза’ во Скопје им подлегнал на повредите“, соопшти СВР Тетово.

На местото на несреќата јавен обвинител и екипа од Одделението за внатрешни работи извршиле комплетен увид. По наредба на јавниот обвинител, ќе се врши обдукција.

PAMJET/ Nga stërvitjet e terroristëve serbë deri tek vrasja e Afrim Bunjakut

Sulmi i terroristëve në Banjskë të Zveçanit para një jave nuk ishte thjesht sulm mbi Policinë e Kosovës e as marrjes së fshatit Banjskë, por ishte plan i detajuar ushtarak për “aneksimin total të veriut” dhe ishte planifikuar që sulmi të kryhej nga gjithsej 37 lokacione që terroristët synonin t’i zinin. Kështu ka shpjeguar Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla në një konferencë për mediat me Drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazemend Hoxha.

Këto konkluzione janë nxjerrë nga ekspertët pas analizimit të plotë të të dhënave, pamjeve, armëve, dokumenteve dhe videove të bëra me dronët e sekuestruar nga terroristët e udhëhequr nga Millan Radojçiç. Aty kishte pamje të stërvitjeve ushtarake dhe simulimeve të sulmeve nga terroristët në një bazë trajnimi në Kopaonik, një pronë e Millan Radojçiçit.

Në këto trajnime, tha Sveçla, janë angazhuar prej presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, ministri serb i mbrojtjes, Millosh Vuçeviç dhe shefi i shtabit të përgjithshëmn të ushtrisë serbe, Millan Mojsilloviç.

Pamjet që u publikuan për media treguan përpamasat e mëdha të synimit të sulmit mbi shtetin e Kosovës me synimin përfundimtar për aneksim të plotë ushtarak të veriut të Kosovës, thanë Sveçla dhe Hoxha.

“Ata nuk kanë pasur qellim vetëm marrjen e fshatit Banjskë, apo vrasjen e policit, por plani ka qenë aneksimi i gjithë veriut të Kosovës. Dokumentet që kemi në dorë, e që nuk mund t’i bëjmë publike tregojnë planin e sulmit nga 37 pozicione në gjithë veriun e Kosovës”, ka thënë ai.

Hoxha njoftoi se kanë dëshmi të plota se logjika ushtarake e Ushtrisë së Serbisë u është vënë në dispozicion këtij formacioni paramilitar të udhëhequr nga Radojçiq.

“Fatmirësisht për ne e fatkëqësisht për ta – u dëshmua se betejat nuk i fitojnë ata që kanë armatim të madh, por ata që kanë kauzë të drejtë”, tha Gazmend Hoxhsa.

Duke paraqitur pamjet ku shihet se si ky grup paramilitar po zhvillonte planet dhe simulimet për sulm, Sveçla tha se tashmë faktet “janë evidente” dhe se faktori ndërkombëtar “duhet të sanksionojë Serbinë”.

“Sot do të shohim në detaje me pamje jo vetëm sulmin terrorist në Banjskë por edhe përgatitjet e këtij grupi në qendrat e trajnimit të Serbisë. Në këtë trajnim janë angazhuar, presidenti serb, Aleksandar Vuçiqi, ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Milosh Vuçeviq dhe shefi i komandës së ushtrisë, Milan Mojsiloviq. Vuçiqi është munduar ta fshehë faktin se Serbia është angazhuar në organizimin e këtij sulmi”, ka thënë ai.

Duke analzuar të dhënat e reja tha se “bazuar në të dhënat e siguruara, rezulton se qendra e grupit terrorist ishte Kopaoniku, përkatësisht hapësira që është pronë e Milan Radoiçiqit. Ushtrimet ushtarake janë mbajtur në një prej poligonet më të mëdha ushtarake të Serbisë, së paku 4 ditë para sulmit në Banjskë”.

“Me datën 20.09.2023 në bazë të pamjeve shihet se është bërë përgatitja finale për sulmin që do të ndodhte vetëm 4 ditë më vonë. Në pamjet e siguruara shihen veprimet dhe aktivitetet e grupit terrorist në hapësirat e pronës së Radojicicit”, ka thënë më tutje ai.

Disa nga stërvitjet, ishin bërë në hotelin që ishte pronë e kriminelit serb, Milan Radojiçiq.

“Në videon e parë shihen resortet e hote Grey që është pronë e Milan Radojiçiit. Pamjet janë nxjerrë nga dronët që Policia e Kosovës ka sekuestruar pas ikjes së grupit terrorist dhe janë analizuar nga ekspertët tanë. Janë disa pamje që mbi hapësirat e hotelit në Kopanonik”, ka thënë drejtori i Policisë së Kosovës.

“Në videon numër 2, incizimet janë me datë 2 shtator 2023. Në Kopanonik afër hapësirave të pronës së Radojiçiqit. Pamjet tregojnë testimet e veshjeve, me qëllim të mbulimit të temperaturës së trupit që mbulojnë dronët. Tentativë për të mbuluar snajperistët, në mënyrë që të mos shihen nga dylbitë dhe kamerat termale”, ka thënë më tutje ai.

E videot e tjera tregojnë simulimet që ka bërë grupi i terroristëve, duke inskenuar edhe gjuajtjet me armë, testimet me blindë, mbrojtjen, dhe dhënien e ndihmës së parë.

“Sulmi fillestar është bërë fillimisht me eksploziv, si pasojë e sulmit ka ndërruar jetë rreshteri policor Afrim Bunjaku, i stacionit policor në Zveçan. Nuk u sulmua Policia Speciale, por patrulla policore e rendit publik. Jemi ballafaquar me kritika se po dërgojmë Njësinë speciale në pjesën veriore, por e kemi ditur se një ditë do të ballafaqohemi me një lloj të tillë kërcënimi”.

“Policët tanë janë në rrezik të vazhdueshëm atje. Policët e rendit kishin shkuar për të verifikuar se çfarë ndodhi me kamionin, nëse ka pësuar ndonjë aksident apo si është puna, në moment kur ka shkuar është përdorur eksplozivi”, ka thënë Hoxha. /Marrë nga Nacionale.com

NATO miraton dërgimin e forcave shtesë në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka njoftuar se aleanca ka miratuar dërgimin e forcave paqeruajtëse shtesë në Kosovë pas trazirave përgjatë kufirit Kosovë-Serbi.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që urgjentisht të de-përshkallëzojnë situatën. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, si e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve. Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin në rajon,” tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka përshëndetur vendimin e NATO-s, duke thënë se Serbia dëshiron të destabilizojë rajonin me ndihmën e Rusisë.

Lamtumirë kompjuterë dhe tableta: po libra dhe printera. Çfarë po ndodh në shkollën suedeze?

Fillimi i vitit shkollor u shënua nga risi domethënëse në Suedi, me nxënësit që gjetën libra të printuar në tavolina, në vend të tabletave që kishin përdorur deri para disa muajsh. Një ndryshim drejtimi i dëshiruar fort nga ministrja suedeze e Arsimit, Lotta Edholm, e cila mori detyrën 11 muaj më parë: “Studentët kanë nevojë për më shumë tekste shkollore – tha ministrja. Librat fizikë janë të rëndësishëm për të mësuar.”

Plani i ministres për shkollat

Vetëm vitin e kaluar, Agjencia Kombëtare e Arsimit prezantoi një plan mësimor, që do të zbatohej deri në vitin 2027, ku përfshihej edhe futja e përdorimit të tabletave në të gjitha klasat duke filluar nga çerdhet. Duke lënë mënjanë planin, ministrja planifikon të shkojë më tej me eliminimin e mësimit dixhital për fëmijët nën 6 vjeç.

Edhe pse studentët në vendin skandinav shënojnë mbi mesataren evropiane në aftësinë e leximit, të dhënat e 2021 Pirls (Progress in International Reading Literacy Study) theksuan një rënie në aftësinë e leximit të nxënësve suedezë të klasës së katërt, të cilët kaluan nga 555 pikë në vitin 2016, në 544 pikë.

Disa defiçite në të mësuarit mund të jenë rezultat i pandemisë ose reflektojnë numrin në rritje të studentëve emigrantë që nuk flasin suedisht si gjuhë të parë, por përdorimi i tepërt i tabletave në mësimet e shkollës mund të bëjë që të rinjtë të mbeten prapa në lëndët kryesore, thonë ekspertët e arsimit.

Instituti Karolinska për tekstet e shtypura shkollore

Sipas Institutit Suedez Karolinska, një nga universitetet më të rëndësishme mjekësore në botë, “ekzistojnë prova të qarta shkencore që mjetet dixhitale dëmtojnë të mësuarit e nxënësve, në vend që ta përmirësojnë atë”.

Duke komentuar strategjinë kombëtare të dixhitalizimit në arsim, Universiteti thotë: “Ne besojmë se fokusi duhet të kthehet në marrjen e njohurive përmes teksteve të shtypura dhe aftësive të mësuesve, në vend që ta bëjmë këtë nga burime dixhitale të disponueshme lirisht e që nuk janë verifikuar për saktësinë”.

Investimi i qeverisë suedeze në libra të shtypur

Për të kundërshtuar rënien e performancës së leximit të fëmijëve të klasës së katërt, qeveria suedeze njoftoi këtë vit një investim me vlerë 685 milionë korona (60 milionë euro) për blerjen e librave për shkollat. 500 milionë korona të tjera do të shpenzohen çdo vit në 2024 dhe 2025 për të kthyer librat e shtypur në shkolla.

Rikthimi te bazat, jo të gjithë janë dakord

Jo të gjithë ekspertët janë të bindur se rikthimi në origjinë është një gjë e mirë dhe e duhur për studentët. Kritika e efekteve të teknologjisë është “një lëvizje popullore mes politikanëve konservatorë”, tha Neil Selwyn, një profesor edukimi në Universitetin Monash në Melburn, Australi.

“Qeveria suedeze ka të drejtë kur thotë se nuk ka prova që teknologjia përmirëson të mësuarit, por mendoj se kjo është për shkak se nuk ka prova të qarta se çfarë funksionon me teknologjinë,” shtoi Selwyn. “Teknologjia është vetëm një pjesë e një rrjeti vërtet kompleks faktorësh arsimorë.” / bota.al

Kjo është shqiptarja që humbi jetën në Greqi, e preu makineria e mishit teksa po pastronte

Kjo është Ana, gruaja shqiptare që humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e së premtes në Greqi teksa po pastronte makinerinë e mishit në punë.

Policia greke ka vënë në pranga pronarin e dyqanit të mishit në Mesolongji, ku vdiq 50-vjeçarja shqiptare. Hetimet paraprake për zbardhjen e plotë të shkakut të ngjarjes po kryhen nga autoritetet greke.

Trupi i gruas fatkeqe u dërgua për autopsi në Patra. Të afërmit e saj po përpiqen të kuptojnë se si ka ndodhur aksidenti.

Vajza e 50-vjeçares, e cila pa me sy të gjithë ngjarjen e rëndë, u dërgua në gjendje shoku në spital. Shqiptarja jetonte prej dy vitesh në Greqi me dy fëmijët e saj.


Policia greke ka vënë në pranga pronarin e dyqanit të mishit në Mesolongji, ku vdiq 50 vjeçarja shqiptare.

Ajo kishte shkuar për të pastruar makinerinë e mishit por pajisja i kapi flokët duke e copëtuar. Hetimet paraprake për zbardhjen e plotë të shkakut të ngjarjes po kryehn nga autoritetet greke.

Sipas mediave greke, 50-vjeçarja punonte si pastruese në disa dyqane të zonës, ndërsa në dyqanin ku ndodhi tragjedia ishte vetëm katër ditë.

Vajza e 50 vjeçares, e cila pa me me sy të gjithë ngjarjen e rëndë, u dërgua në gjendje shoku në spital. Shqiptarja jetonte prej dy vitesh në Greqi me dy fëmijët e saj.

Lajm i trishtë, ndërron jetë At Liolini, kancelari i Kishës Ortodokse Shqiptare në SHBA

Një lajm i hidhur vjen sot nga SHBA për besimtarët ortodoksë, por edhe për komunitetin shqiptar atje.

At Arthur Liolin ka ndërruar jetë, njofton Mitropoia e Shenjtë e Korçës.

“Fjeti në Zotin Atë Artur Liolin. Në datën 28 shtator 2023 fjeti në Zotin atë Artur Liolini, Kryekancelar Kryedioqezës Shqiptare të Kishës Orthodhokse në Amerikë. Një humbje e madhe për familjen, për kishën ku shërbente dhe për të gjithë komunitetin shqiptar në Amerikë. Atë Arturi ishte nxënës i Imzot Theofan Nolit dhe vazhdoi me përkushtim veprën e tij.

Artur Evans Liolin lindi më 19 qershor 1943 në Nju Jork, në një familje me origjinë nga Boboshtica e Korçës. Në vitin 1967 mbaroi studimet për Histori Arti (Mesjeta dhe Bizanti) në Universitetin Princeton. Në vitin 1970 u dorëzua prift në Boston dhe i shërbeu komunitetit shqiptar në kryekishën e Shën Gjergjit. Në vitin 1975 u emërua Kancelar i Kryedioqezës Shqiptare të Kishës Orthodhokse në Amerikë, të cilës i shërbeu derisa ndërroi jetë. Gjatë shërbimit të tij atë Arturi gjallëroi jetën shpirtërore dhe veprimtaritë e komunitetit orthodhoks shqiptar.

Atë Arturi ka bërë disa vizita në Shqipëri, duke qenë dashamirës i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe ka mbështetur veprën e ringritjes së saj nga gërmadhat e regjimit ateist. Në vitin 2010 ai mirëpriti në Boston Kryepiskopin Anastas, me rastin e 100-vjetorit të Kryedioqezës Shqiptare.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e ndjera familjes. Perëndia ta prehë në tendat e të drejtëve!” – thuhet në njoftim.

Por kush ishte At Liolini?

Artur Evans Liolin lindi më 19 qershor 1943 në Nju-Jork në një familje me origjinë korçare nga Boboshtica, kancelar i Kishës Ortodokse Shqiptare në ShBA.

At Artur Evans Liolin përveç aktivitetit fetar, kishte edhe një aktivitet të madh humanitar e diplomatik në dobi të Shqipërisë, si dhe mjaft studime për të : “Shqipëria – enigmë evropiane”, “Fan Noli dhe vetëdija shqiptare”, “Shoqëria shqiptare – riformim dhe gjetje”, etj.

E dhimbshme: Ky është i riu nga Kosova që humbi jetën tragjikisht në territorin e Serbisë (FOTO)

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, është njoftuar se një shtetas i Republikës së Kosovës, është gjetur pa shenja jete në territorin e Serbisë.

Rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar ende krejtësisht.

Ndërsa, familjarët e të ndjerit kanë dhënë lajmin e dhimbshëm ku kanë njoftuar për vdekjen e Shqipron Muçiqit.

Familja Muçiqi deklaron se i riu humbi jetën tragjikisht në rrethana ende të pa qarta.

Njoftimi i familjes:

Sot me zemer te thyer ju njoftoj se Shqiproni Jonë nuk është më ne mesin tone, at e deshti Allahu me shumë se na.

Familjar dhe miq ju njoftoj se Shqipron Shemsi Muciqi humbi jeten tragjikisht ne rrethana ende te pa qarta ne kufin e Kroacis .

Per detaje e vorrimit do ju lajmeroj me kohe.

Në një reagim të MPJ-së, bëhet me dije se rrethanat e vdekjes së tij janë ende të paqarta, ndërsa thuhet me tej se nga informacionet e deritanishme nuk ka indikacion për një vdekje të shkaktuar nga ana e autoriteteve serbe

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka udhëzuar Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi që të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe veprimet e duhura sa i përket riatdhesimit të trupit të pajetë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e viktimës për t’i ofruar atyre mbështetjen e nevojshme institucionale”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

“Atë e deshti Allahu më shumë se ne” – vjen reagimi i parë nga familjarët e 19 vjeçarit që mbeti i vdekur në kufirin Kroaci-Serbi

Në media sot është raportuar se një 19-vjeçar nga Kosova nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga thika gjatë mbrëmjes së djeshme në pikën kufitare mes Serbisë dhe Kroacisë, më saktësisht në fshatin Batrovc. Bëhet fjalë për Shqipron Muçiqin.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar nga familja, derisa kanë shtuar se ende nuk i kanë të qarta rrethanat e vdekjes.

“Sot me zemër te thyer ju njoftoj se Shqiproni Jonë nuk është më ne mesin tone, atë e deshti Allahu me shumë se na”, thuhet në shkrimin e familjares së të ndjerit.

Ndërkohë familjarja e tij, Valmire Muçiqi ka thënë se për detajet e vorrimit do t’i shpalosin me kohë.

Rritja e rasteve të kancerit në zorrën e trashë vjen si pasojë e këtij gabimi që po bëjmë

Kanceri i zorrës së trashë është një tumor malinj që prek pjesën e zorrëve. Edhe pse zakonisht prek të moshuarit, kanceri i zorrës së trashë mund të shfaqet në çdo moshë.

Ai fillon si grumbullime të vogla (jo kanceroze) qelizash të quajtura polipe, që formohen brenda zorrës së trashë. Me kalimin e kohës, disa nga këto polipe mund të zhvillohen në kancer të zorrës së trashë.

Sipas të dhënave nga agjencia e specializuar e kancerit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), parandalimi i kancerit është një fushë veçanërisht e rëndësishme sepse rreth gjysma e të gjitha rasteve të kancerit janë për shkak të shkaqeve të parandalueshme dhe, për rrjedhojë, ato janë të shmangshme.

Pavarësisht gjithçkaje, incidenca e kancerit është në rritje. Aq sa pritet një rritje prej 47% për dy dekadat e ardhshme.

Ndikimi i dietës mesdhetare

Edhe pse mosha mesatare në të cilën bëhet diagnoza është rreth 70 vjeç dhe shumica e pacientëve janë mbi 50 vjeç, e vërteta është se të dhënat tregojnë për një “shpërthim” të rasteve te njerëzit nga 20 deri në 49 vjeç. Ekspertët nxjerrin në pah një hipotezë kryesore: braktisja e dietës mesdhetare (bazuar në perime, bishtajore, fruta, vaj ulliri dhe arra) rrit rastet e kancerit të zorrës së trashë.

Sipas tyre, “ne po kalojmë në një dietë anglo-saksone dhe pasojat shihen tashmë në incidencën e kancerit, veçanërisht kancerit të zorrës së trashë, i cili në këtë kohë është një nga tumoret kryesore në botë”.

Heqja dorë nga dieta mesdhetare përkthehet edhe në një rritje të obezitetit te fëmijët. Për këtë arsye, ekspertët ritheksojnë rëndësinë e kufizimit të marrjes së produkteve me shumë kalori dhe ultra të përpunuara, siç janë sallamrat.

Zeqirija Ibrahimi zbulon “sekretin” e dobësimit: Në shtator 2022 kam pasur 112 kg, ndërsa në shtator 2023 i kam 84 kg

Ish deputeti, njëherë edhe sekretari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi sot ka shkruar në rrjetet sociale për gjendjen e tij fizike. Ibrahimi thotë se ka humbur 28 kilogramë, ndërsa tregon “sekretin” e dobësimit, duket thënë se gjithçka ka të bëjë me “perceptimi për ushqimin”:

Meqë tashmë një kohë shumë miq më shkruajnë, ndërsa edhe shumë të tjerë që më takojnë ndjehen keq kur më pyesin se a jam mirë me shëndet duke parë dobësimin tim fizik, duke i falënderuar të gjithë për kujdesin dhe dashamirësinë, dëshiroj që edhe publikisht të shpjegoj se jam mirë dhe se dobësimi im fizik nuk është për shkak të dobësimit të shëndetit tim, por për shkak të vendosmërisë së vullnetit tim.

Sidoqoftë, ju faleminderit të gjithëve për kujdesin!
(Ata që përtojnë, mund të mos e lexojnë pjesën tjetër të tekstit.)
E meqë po flas për gjëra që bien në sferë të privates, që më ndodh rrallë e hiç, atëherë po e shfrytëzoj këtë që ta shpjegoj edhe se si dhe pse ka ndodhur kjo, duke shpresuar se ky elaborim mund t’i shërbejë dikujt.

Në fotografitë e postuara këtu ka 1 vit ndërmjet dhe 28 kg dallim. Në shtator 2022 kam pasur 112 kg, ndërsa në shtator 2023 i kam 84 kg. Dhe, kjo pa ndonjë dietë të veçantë, pa ndonjë ilaç e preparat, pa kurrfarë operacioni të lukthit, madje edhe pa e lënë veten keq për asnjë ushqim që e pëlqej.

Duket e pabesueshme, por po e ndaj këtë përvojë me të tjerët, sepse e di që shumë njerëz e kanë problem obezitetin dhe harxhojnë para, kohë, mund e lodhen, por nuk arrijnë efekte.
Në shtator të 2022-tës, bashkë me kolegët e Institutit, isha në SHBA, ku në margjina të aktiviteteve tona, gjeja kohë që me mikun tim nga Shkupi, Hoxhën Ymer Musa, disa herë të shkoja në fitnes dhe, mes tjerash, ta diskutoj me të temën se pse njerëzit kanë mbipeshë dhe cila është zgjidhja. Në fakt, edhe ai dikur e ka pasur atë problem, por pasi që e ka ndryshuar perceptimin për ushqimin dhe e ka kuptuar rëndësinë e aktivitetit fizik, tashmë duket njeri më i lehtë për jo më pak se sasia e kilogramëve që i kam hequr unë.

Derisa bisedonim me Hoxhën Ymer, m’u kujtua dhe m’u kthye një tekst i teologut të mesjetës islame, Ebu Hamid El-Gazali (1058-1111), që e kisha lexuar qysh më 2021, në të cilin ai bën fjalë për urinë si mjet i arritjes së përshpirtshmërisë. Ky tekst (https://erasmusi.org/…/dobite-e-urise-vullnetare-dhe…/) dhe bisedat me Hoxhën më nxitën të mendoj dhe meditoj më thellë rreth temës së ushqimit. Kështu i ndërmenda edhe njëherë thëniet profetike (hadithet) që flasin për ushqimin dhe në këtë rilexim konstatova se arsyeja e obezitetit është pikërisht në mënyrën e perceptimit të ushqimit, që te ne ka ardhur duke u ngjeshur me rritjen e konsumerizmit hedonist. Kështu konkludova se njerëzit në botën e qytetërimit perëndimor hanë jo sepse kanë uri, por hanë sepse kjo u shkakton kënaqësi. Është kjo “shoqëria e konsumit” (sipas Jean Baudrillard). Njësoj siç blejnë tesha që kurrë nuk i veshin, njësoj siç shpenzojnë për ndërrimin e telefonave e makinave ndonëse kanë telefona e makina që u shërbejnë mirë, ata edhe ushqim hanë për shkak të shijes, për shkak të ngjyrës së ushqimit, për shkak të erës së ushqimit, për shkak të mënyrës së servimit, për arsye sociale – ndeja, takime, festa, për shkak se kanë qejf të shijojnë shije të ndryshme, për shkak se marketingu i produkteve ushqimore (foto, video…) ka bërë që njerëzit të joshen për ushqime të llojllojshme etj. etj. Ndërkaq, në thënien profetike thuhet se “ne hamë kur kemi uri dhe kur hamë, kurrë nuk ngopemi”. Pra, arsyeja themelore e ushqimit nuk është kënaqësia, por vetëm që të shuhet uria. E kur kësaj ia shtova edhe këshillën tjetër profetike se “devocioni (përshpirtshmëria) nuk zë vend te njerëzit që hanë shumë, që flasin shumë dhe që flenë shumë”, kjo më shtyri të mendoj se çfarë torture i bëjmë ne vetes sonë me ushqimin e stërtepruar. Ndonëse urinë mund ta thyejmë edhe vetëm me një çorbë, me një domate, me një kastravec, me një hurmë, me një fik, me një pjeshkë, me një karamele e me një krem-banane, ne hamë derisa të lodhemi dhe derisa të mos mund të marrim frymë. Pastaj ai ushqim bëhet shkak për përgjumje dhe lodhje, për obezitet, për vështirësi në lëvizje etj.

Për fat të keq, plot njerëz edhe të mjedisit tonë mblidhen enkas në tryeza mishi e ushqime të tjera (madje, edhe bëjnë foto dhe ato i postojnë) dhe pastaj në diskutime të gjata flasin se cili mish ishte më i mirë, sa shumë janë kënaqur duke ngrënë e duke e shtyrë kështu dikë tjetër të organizojë tryezë tjetër të mbushur me mish. Ata ma kujtojnë kohën e faraonëve në Egjipt, që, prej pasionit të ushqimit, kishin shpikur lëngje që u shkaktonin vjellje, në mënyrë që ta nxjerrin ushqimin e ngrënë, për “t’u kënaqur” përsëri me ushqim të ri. Torturë dhe patologji.
E duke e ndryshuar perceptimin për ushqimin, se ushqim është edhe një karamele, edhe një mollë, si edhe një copë buke, një ëmbëlsirë, një top akullore ose një copë mishi dhe se të gjitha këto mund të konsumohen kur të duash, sigurisht të ekuilibruara, më shumë për ta shuar urinë sesa vetëm pse të pëlqen shija, pra assesi për t’u bërë hedonist me ushqimin, rezultatet ishin të dëshiruara.

Kur kësaj ia shtova ngjitjet një herë në javë në mal (nja 3-4 muaj), që më ndihmuam ta shkrij indin dhjamor, në krye të vitit unë jam ky në foto.

E tash kur miqtë më takojnë ose më telefonojnë, duke u habitur me pamjen time fizike, së pari shfaqin brengë se mos kjo është sëmundje, e kur e marrin vesh se nuk është as sëmundje, më pyesin se cila është dieta. Në mungesë të përgjigjes sime me recetë diete, u them shkurt “perceptimi për ushqimin”. Asgjë më shumë.

E bëra këtë postim për t’i këshilluar të gjithë ata që kanë probleme të obezitetit që mos ta lodhin veten me receta të mundimshme që u shkaktojnë vështirësi në jetë. Mjafton ta ridefinojnë konceptin ushqim dhe konceptin uri. Pjesa tjetër është një periudhë e ecjes me djersitje dhe gjithçka është në rregull.
Nëse dikush ka nevojë për më shumë këshilla, le të më shkruajë në privat!

Gjithsesi, kjo foto nuk është fotomontazh
Pas kësaj, problemi i vetëm është garderoba – nga XXL duhet të kalosh në M

Shkruan gruaja e serbit të vrarë në Banjskë: Pres që dikush të më zgjoj nga ky makth, prisja të dilje fitimtar

Një tifoz terrorist i Crvena Zvezdës ka mbetur i vdekur gjatë aksionit terrorist që një grup serb i organizuar e ka kryer në Kosovë, gjatë ditës të dielës.

Mediumi boshnjak,’Klix.ba‘ ka raportuar se Stefan Nedeljkovic, ka mbetur i vrarë gjatë këtij aksioni, me forcat e Policisë së Kosovës që dyshohet se e kanë ekzekutuar terroristin në fjalë.

Bashkëshortja e Stefan Nedeljkoviqit, tifozit terrorist i ka dhënë lamtumirën atij me një postim në Instagram:

“Pres ende që dikush te me zgjojë nga ky makth. Nuk do të jem patetike e di që nuk të pelqen. Shpresoja deri në momentin e fundit qe t’i do dilje nga ai pyll i magjepsur si fitues. Sepse ti je superheroi ynë përgjithmonë me një buzeqeshje që ua ndrit ditën të gjithëve. Ishe njeriu më trim që njoha. Ti do të jesh gjithmonë babai më i mirë në botë dhe do të jetosh përmes tyre në çdo sekondë, çdo minutë dhe orë. Engjëjt të ruajnë mbi ty, dhe ti të ruajë 3 mrekullitë tona dhe mua nga lart, dhe na jep vetëm një fraksion të forcës që zotëronit… Ne ju duam dhe do të jetoni për aq kohë sa të rrahë zemra jonë”, shkruhet në postim.

Stefan Nedeljkoviq është ish-fituesi i notit për Kryqin e Shenjtë në Liqenin e Gazivodës në vitin 2016 dhe është nderuar nga peshkopi i Rashkës së Prizrenit, Teodosije.

 

VIDEO/Nxirren nga Gjykata dy serbët e arrestuar, motra e njërit bërtet, vrapon pas makinës së policisë

Motra e njërit prej të arrestuarve nga Policia e Kosovës gjatë aksionit në Banjskë të Zveçanit sot ka qëndruar para pallatit të Drejtësisë për ta pritur vëllain e saj Dushan Maksimovic, shkruan Gazeta Express.

Kur Policia e ka nxjerrë Maksimovicin nga objekti i Gjykatës për ta futur në makinë, ajo është dëgjuar teksa ka bërtitur se “Jam këtu, veç je ti mirë”, shkruan Gazeta Express

Më pas ajo edhe ka vrapuar paksa pasi makina ka filluar të largohet, dhe e ka përshëndetur atë më dorë.

Dushan Maksimovicit i është caktuar një muaj paraburgim. Këtë e ka konfirmuar edhe avokati i tij, i cili ka qenë në shoqërinë e motrës së Maksimoviqit.

Një muaj paraburgim i është caktuar edhe të arrestuarit tjetër Dejan Vasiq./Express/

 

VIDEO/Xhelal Sveçla publikon pamje të reja: Ky poshtë është Milan Radojçiq

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar pamje të reja të sulmi në Banjskë, ku shihen terroristet serbë, shkruan Insajderi.

Sveçla ka thënë se në këto pamje shihet krimineli, Milan Radojçiq.

“Kryekrimineli Radojçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Kjo është edhe një dëshmi tjetër mbi veprimtarinë e tij terroriste ndaj Republikës së Kosovës. Nënkryetari i Listës Serbe është prijës i sulmit terrorist dhe grupit të terroristëve”, ka shkruar ministri mes tjerash.

Shkrimi i plotë:

Ky në pamjet më poshtë është Milan Radojçiq, nënkryetar i Listës Serbe, po ashtu pjesë edhe e Listës së Zezë të ShBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Kryekrimineli Radojçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Kjo është edhe një dëshmi tjetër mbi veprimtarinë e tij terroriste ndaj Republikës së Kosovës. Nënkryetari i Listës Serbe është prijës i sulmit terrorist dhe grupit të terroristëve.Harta e sulmit terrorist po qartësohet çdo ditë: Aleksandër Vuçiq përmes Listës Serbe, dhe këta përmes nënkryetarit të tyre Radojçiq, kanë ndërmarrë veprimin terrorist kundër rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës duke tentuar të destabilizojnë Republikën tonë. Pra, LS e sheh pjesëmarrjen e saj në Kosovë vetëm në mënyrë terroriste. Ata dështuan.Ndërkohë, ditët e zisë të shpallura sot nga Serbia dhe Lista Serbe janë tashmë vulosja e autorësisë së këtij organizimi.

Krejt çka dihet për sulmin e djeshëm në veri ku u vra polici Afrim Bunjaku

Në mëngjesin e së dielës Policia e Kosovës u ballafaqua me një grup kriminal serb në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë rreshteri Afrim Bunjaku u vra, një zyrtar policor u plagos dhe dy tjerë u lënduan.

Rasti sipas policisë, ka ndodhur gjatë orës 02:34 në Mitrovicë të Veriut, pasi njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Banjskë, në urë ishin vendosur dy kamionë pa targa, ku me çrast ishte bllokuar hyrja në këtë fshat.

Më pas njësitë e stacionit policor nga Zveçani pas pranimit të informacionit i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe posa kanë mbërri në afërsi të vendit ku është raportuar bllokada, njësitë policore kishin hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë, njofton Klankosova.tv.

Policia njoftoi se njësitet e saj në vetëmbrojtje i ishin përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri.

Zyrtarët policorë të plagosur janë tërhequr nga lokacioni dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Jugu, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e njërit nga zyrtarët policor të plagosur rëndë, ndërsa dy zyrtarë të tjerë, njëri i plagosur dhe tjetri i lënduar, sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë dhe të njëjtit ishin transportuar në SHSKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Ndërkohë, Policia e Kosovës pas ballafaqimit me sulmuesit, konfirmoi vrasjen e tre sulmuesve, arrestimin e një sulmuesi, arrestimin e katër personave të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armëve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme, njofton Klankosova.tv.

Policia e Kosovës, ka bërë publike disa lloje nga arsenali i armëve që kanë gjetur gjatë kontrollit në disa lokacione e objekte banimi në Banjskë të Zveçanit.

Sipas tyre, bëhet fjalë për dhjetëra, qindra armë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, zolla, mitralozë, kallashnikov.

Detaje nga rasti dha edhe Prokuroria Speciale, ku tha se gjashtë persona janë ndaluar për përfshirje në sulm ndaj Policisë së Kosovës në ngjarjen e mëngjesit të djeshwm në Banjskë të Zveçanit.

Tutje, bëri të ditur se edhe janë sekuestruar automjete të mbushura me sasi të konsiderueshme të armatimit të llojeve të ndryshme.

Ndërkohë, kjo ngjarje që ndodhi dje është dënuar ashpër nga të gjithë, duke përfshirë edhe spektrin ndërkombëtar.

Sot, në nderim të policit të vrarë është shpallur ditë zie nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Përndryshe, polici i vrarë Afrim Bunjaku do të varroset sot në Samadrexhë të Vushtrrisë. /Klankosova.tv.

12:58 – Rreshteri Afrim Bunjaku shpallet hero i Kosovës, nderimin e pranuan dy djemtë e tij nga Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur rreshterin Afrim Bunjakun hero të Kosovës, nderimin e pranuan dy djemtë e tij.

Osmani, në mbledhje përkujtimore theksoi se Bunjaku sakrifikoi jetën për sigurinë e të gjithë qytetarëve, raporton Klankosova.tv.

“Jemi mbledhur në këtë ceremoni mortore, për t’ia dhënë lamtumirën e fundit policit tonë rreshterit Afrim Bunjakut, i cili deri dje ishte gardian i sigurisë sonë. Ndërsa nga sot është hero i Kosovës, ai ra në mbrojtje të rendit, ligjit integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës, sot në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, do t’i ndajë urdhrin më të lartë të Republikës,. ‘Urdhrin hero i Kosovës’”, u shpreh Osmani.

“Shteti ynë nga sot ka edhe një herë një kujtim më shumë, i cili me profesionalizëm dhe përkushtim iu dedikua mbrojtjes së republikës, për të cilën ra në krye të detyrës, sot po nderojmë një hero të vërtetë, një rreshter trim dhe vetmohoues, i cili sakrifikoi jetën për sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë”.

12:34 -Zhvillimet në veri, policia në orën 14:30 prezanton armët e konfiskuara

Policia e Kosovës në orën 14:30 do të mbajë konferencë për media lidhur me zhvillimet në veri.

Siç bëhet e ditur në një njoftim, gjatë kësaj konference do të prezantohet arsenal armësh të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike të konfiskuara nga Policia e Kosovës që u kapën në veri.

Një ditë më parë gjatë një sulmi në Banjskë të Zveçanit u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Si e vrau veten një mik?

nga Ben Blushi

Rrëfimi tronditës i Ben Blushit: Si e vrau veten një mik, pagoi të gjitha borxhet, faturën e funeralit dhe shkrepi pistoletën. Pse e admiroj këtë njeri

Një njeri që e njoh prej 30 vjetësh vrau veten. Disa muaj më parë ishte diagnostikuar me kancer në pankreas dhe pas shumë përpjekjeve,torturave përpëlitëse dhe netësh pagjumë, vendosi ta sulmonte tumorin me tuba dhe thika dhe të bënte një ndërhyrje që ia shtoi edhe më shumë vuajtjet dhe ia hoqi shpresën përfundimisht.

Kur i doli narkoza, mjekët i thanë se ndoshta nuk kishte më shumë se dy javë jetë. E kthyen në shtëpi të gjymtyar, të përgjysmuar, të mavijosur, të dobët, të zhbërë dhe aq të pafuqishëm saqë gruaja dhe vajza e ushqenin, e lanin, e ngrinin dhe e ndrronin si një bebe sa herë e pastronin. Sapo kuptoi se ky proces i neveritshëm shërbimi, do vazhdonte deri ditën e fundit të jetës, mori pistoletën dhe vrau veten. Kishte qenë polic.

Iku duke mbrotjur dinjitetin e vet dhe duke i kursyer gruas dhe fëmijëve një dhimbje që ndoshta nuk do t’u shqitet më kurrë. I zhveshur nga funksionet jetësore, atij i kishte mbetur në dorë vetëm një gjë: të mos zhburrërohej. Duke vrarë veten u çlirua nga dara dhe nga dora e hekurt e metastazave dhe po ashtu shpëtoi njerëzit që donte nga një skelet që merr frymë, siç ishte katandisur.

Unë e admiroj këtë njeri. Ai gjeti forcë t’i japi fund jetës atëherë kur ajo u kthye në një mizori.

Para se të ikte pagoi të gjitha borxhet që kishte bashkë me faturën e funeralit të vet. Shkonte çdo ditë te varri, të cilin e kishte bërë gati prej muajsh. E ujiste, e zbukuronte, e rregullonte, e sistemonte, duke e mbjellë me lule dhe duke fërkuar pllakën e bardhë me emrin e tij. Në varreza, me siguri kishte patur kohë të njihej me fqinjët, me të cilët tani do kalojë pjesën e mbetur të vdekjes dhe ishte miqësuar me varrmihësit e vet duke pirë një kafe pa sheqer dhe ndoshta duke i lënë një bakshish që ta varrosnin mirë.

Kur imagjinoj sesi ka marrë armën dhe ka parë diellin për herë të fundit, përpiqem të hyj në kokën e një njeriu që e di se po vdes. Çfarë mendimesh mund të ketë dikush që del çdo ditë nga shtëpia dhe shkon në varrin e tij njëlloj sikur shkon në punë. Aty flet me vete, qan, ngashërehet, urren, mëshiron, kujton, harron, fal dhe mërzitet për gjërat që nuk i bëri dot, pa u gëzuar për gjërat që i bëri mot dhe si bën më sot.

Arsyeja pse po shkruaj këto rreshta nuk është dhimbja për atë që iku, por për ata si ai që janë ende gjallë. Pacientë terminalë që dergjen nëpër spitale, të kthyer në mbetje biologjike e cila as nuk ndjen, as nuk shijon, as nuk lëviz, por vegjeton. Këta njerëz që nuk kanë asnjë faj për gjendjen ku ndodhen, përveçse jetojnë në ferr, janë dhe ferri i atyre që duan dhe i duan. Nuk ka gjë më të rëndë se sa kur ata që të duan, duan vetëm se si të shpëtojnë nga ty. Këtu vdekja ka korrur fitoren e parë të madhe. Të ka marrë dhembsurinë e tyre, para se të marrë pjesërisht trupin, pastaj mendjen dhe në fund shpirtin.

Shumica e këtyre të sëmurëve luten çdo ditë si të vdesin. Por nuk dinë se si. Nëse do kishin mundësi dhe kurajo do ta kishin vrarë veten njëlloj si miku im, por fatkeqësisht ata nuk kanë as kurajo dhe as mundësi. Të shtrirë nëpër krevate nga ku nuk ngrihen më, ata nuk dalin dot në rrugë për të blerë një armë dhe për të vrarë veten. Atëherë kush i shpëton ata nga jeta? Kush i jep fund jetës së tyre pa kuptim?

Vende të cilat janë ndarë nga traditat kishtare, sipas të cilave jetën mund të marrë vetëm ai që ta ka dhënë, pra Zoti, po e zgjidhin këtë dilemë në favor të njeriut. Ata mendojnë më shumë për dhimbjet e njeriut sesa të Zotit. Ata kanë miratuar eutanazinë, ose vdekjen e asistuar, e cila i jep mundësi pacientëve të pashpresë, të zgjedhin të vdesin atëherë kur kërkojnë të vdesin, sepse nuk munden më, sepse edhe shkenca nuk mundet më.

Shteti të lejon dhe të ndihmon të vdesësh. Nuk ke nevojë të kërkosh një armë, të hidhesh nga dritarja,të presësh damarët apo të shëmtohesh e të deformohesh duke cënuar dinjitetin tënd. Mund të vdesësh me lejen dhe me ndihmën e shtetit. Mjafton një shiringë e mbushur me lëng që të ve në gjumë për të mos u zgjuar më. Një grup mjekësh miratojnë procedurën e parashikuar nga ligji dhe jeta jote ndërpritet në mënyrë paqësore. Mes teje dhe vdekjes ka kompromis. Ka mirëkuptim.

Meqë Shqipëria po kthehet gradualisht në një Republikë Ultraliberale, e cila lejon me ligj shumicën e veseve njerëzore, përfshi tymosjen, bastet dhe lojërat e fatit,pa folur për veset që toleron pa ligj, atëherë pse mos e lejojë dhe vdekjen e ëmbël? A duhet të kenë të drejtë pacientët e pashpresë t’i kërkojnë shtetit t’i vrasë, atëherë kur nuk munden më? Pse duhet që njerëzit të vrasin veten kur mund t’ia kërkojnë këtë shërbim shtetit, të cilit i paguajnë taksa për të jetuar më mirë, por edhe për të vdekur më mirë?

A duhet legalizuar eutanazija?

Sa e ëmbël dhe shpëtimtare do ishte eutanazija për mikun tim polic dhe familjen e tij, e cila sot me siguri është e traumatizuar nga pistoleta që i mori jetën babait. Në provincat e Shqipërisë, si kudo tjetër, për fat të keq vetëvrasja paragjykohet dhe quhet një akt i ulët, një anomali. Sigurisht që vetëvrasja është një dorëzim, por në rastin e mikut tim është një detyrim. Një shpëtim. Është një zgjidhje dinjitoze të cilën nuk kishte ku ta kërkonte tjetër. Atë e braktisi natyra, shkenca, shteti dhe Zoti. E lanë vetëm. E tradhëtuan. Prandaj e gjeti zgjidhjen vetë, si një qenije e fortë, racionale dhe inteligjente. Natyrisht nuk do ta bënte sikur shteti ta ndihmonte të vdiste përmes eutanazisë. Përmes vdekjes së ëmbël të cilën kaq shumë njerëz mezi e presin dhe sigurisht e meritojnë prej kohësh.

Policia konfirmon vrasjen e tre sulmuesve dhe një të arrestuari

Informacionet zyrtare të deritanishme konfirmojnë vrasjen e tre sulmuesve, arrestimin e një sulmuesi, arrestimin e katër personave të dyshuar

Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen e tre sulmuesve në veri, arrestimin e një sulmuesi dhe katër të tjerëve të dyshuar.

Në një komunikatë për media, policia thonë se në zonën e fshatit Banjska situata e sigurisë vazhdon të qëndrojë e tensionuar, po ashtu sulmet me armë zjarri ndaj njësiteve policore po vazhdojnë në intensitet të njëjtë, varësisht nga lëvizjet e grupeve kriminale.

“Informacionet zyrtare të deritanishme konfirmojnë vrasjen e tre sulmuesve, arrestimin e një sulmuesi, arrestimin e katër personave të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armeve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme”, thuhet në komunikatë.

“Sipas informatave zyrtare nga terreni gjatë shkëmbimit të zjarrit konfirmohet vrasja edhe e dy sulmuesve të tjerë, të cilët kanë qenë të maskuar, të uniformuar dhe të armatosur rëndë, e po ashtu konfirmohet edhe arrestimi i një sulmuesi të uniformuar dhe të armatosur. Si pasojë e sulmeve një zyrtar policor i PK-së ka pësuar lëndime kryesisht të lehta.

Sipas policisë, gjatë veprimeve policore në një lokacion banimi i cili është përdorur nga sulmuesit, janë gjetur pajisje logjistike, mjete të dyshuara ushtarake, uniforma ushtarake si arme dhe municion të kalibrave të ndryshëm.

Po ashtu njësitet policore gjatë ushtrimit të pikë kontrollit rutinë të automjeteve, në zonën e fshatit Rudare ka ndaluar katër persona të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve, të cilët dyshohet se ndërlidhen me grupet kriminale, ku të gjitha veprimet e mëtejme ndaj tyre do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Policia e Kosovës vazhdon t’iu bëjë thirrje grupeve kriminale që të dorëzohen para organeve të drejtësisë dhe njëkohësisht fton qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit, në interes të qetësimit të situatës dhe sigurisë së përgjithshme.

Hetimet dhe ekzaminimi i vendit të ngjarjes po vazhdon në bashkëpunim dhe koordinim me të gjitha institucionet relevante, përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës.

“M’i ke këput krahët”, dhimbja e vëllait për vëllain që iku në amshim, postimi lamtumirës

Ka ndërruar jetë i riu nga Gjilani, Shpresim Jerliu i cili vuante nga një sëmundje.

Për vdekjen në moshë të hershme të Shpresimit ka reaguar edhe vëllai i tij, i cili me pak fjalë përshkruajti dhimbjen për humbjen e të ndjerit.

“Të allahut jemi dhe vetëm tek ai do të kthehemi. Të shpërbleft zoti me xhenet beja i jem . Mi ke kput krahtë po ishalla zoti na bashkon ne xhenet”, shkroi ai.

Kolegu i policit të vrarë në Banjskë të Zveçanit: U sulmuam në mënyrë tinëzare

Afrim Bunjaku, pjesëtar i policisë së Kosovës është vrarë në një sulm të armatosur në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Për momentin e sulmit ka shkruar Fahri Shala, kolegu i të ndjerit.

Shala tha se u sulmuan në mënyrë tinëzare nga grupet kriminale.

“Vrasja e tij është një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe komunitetin në përgjithësi. Ne shprehim solidaritetin tonë me familjen e tij dhe ndjenjat tona më të ngrohta të ngushëllimeve. Ne besojmë në drejtësi dhe shpresojmë që ata përgjegjës për këtë akt të tmerrshëm do të gjenden dhe do të përballojnë ligjin. Kujtimi i kolegut tim Rreshter Afrim Bunjaku do të vazhdojë të jetë burim inspirimi për të gjithë ne që ndjejmë përgjegjësinë për të vazhduar detyrën tonë zyrtare me integritet dhe përkushtim”, shkroi Shala.

Sveçla: Manastiri në Banjskë, “burim i sulmeve”! Mbi 30 persona po e vazhdojnë sulmin ndaj Policisë, u bëjmë thirrje të dorëzohen

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se Manastiri në fshatin Banjskë në veri është “burim i sulmeve me armë zjarri” në zonën përreth.

Si pasojë e sulmeve, një zyrtar i Policisë së Kosovës është vrarë të dielën në atë zonë.

“Sulmi ka ardhur dhe po vazhdon akoma nga njësi profesionale të përgatitura dhe me një përbërje prej mbi 30 personave, të uniformuar, të maskuar dhe të pajisur ushtarakisht me mjete të blinduara dhe armë të rënda të llojeve të ndryshme”, tha ministri.

Sveçla ka thënë se këta persona të armatosur janë rrethuar brenda Manastirit.

“Këta terroristë janë të rrethuar nga njësitë policore dhe është koha e fundit që të dorëzohen”, shtoi ai.

Dioqeza e Rashkës – Prizrenit ka thënë pak më parë se është e shqetësuar për shkak se “një grup personash të armatosur, të maskuar, kanë hyrë në Manastirin (Banjskë) me automjet të blinduar, duke thyer portën e mbyllur të Manastirit”.

“Persona të armatosur, të maskuar, po lëvizin nëpër oborr dhe herë pas here dëgjohen të shtëna. Dioqeza dënon ashpër dhunën e hapur që ushtrohet në objektin fetar të Kishës Ortodokse Serbe, duke u bërë thirrje të gjitha palëve që sa më parë t’i japin fund konfliktit”, është thënë në njoftim, pa u specifikuar se kush janë këta persona të armatosur.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur sulmin si terrorist, duke thënë se krimi i organizuar me “mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë”.

Kurti ka thënë në konferencë për media se në zonën ku është vrarë zyrtari policor, janë duke vazhduar akoma sulmet.

“Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtarakë e policë, të cilët ndodhen nën rrethimin e forcave tona policore dhe të cilët i ftoj që të dorëzohen te organet tona të sigurisë”, tha ai.

Ai ka thënë se formacioni me këta persona “profesionistë” është në dhe rrotull Manastirit në Banjskë.

Teksa i ka shfaqur disa fotografi në ekran, Kurti ka thënë se banorët lokalë serbë “nuk kanë automjete të tilla, dhe asnjë civil tjetër në Republikën e Kosovës”.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier i ka dënuar ashpër sulmet “e dhunshme dhe të orkestruara“ ndaj Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës ka legjitimitet të plotë për të garantuar sundimin e ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ne e pranojmë dhe respektojmë rolin e saj si përgjigja e parë ndaj emergjencave dhe situatave të krizës”, ka thënë ambasadori Hovenier.

Tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të larta prej majit, kur banorët e komunave me shumicë serbe në veri nuk i kanë pranuar kryetarët e rinj shqiptarë, të dalë prej zgjedhjeve që vetë i kanë bojkotuar.

Situata, me raste, është përshkallëzuar në dhunë.

Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Kosovës që të koordinohet për hapat e mëtejmë dhe të punojë drejt shtensionimit të situatës./ REL

Persona të armatosur sulmojnë policinë e Kosovës në veri, vritet një efektiv, një tjetër plagoset

Një efektiv i policisë së Kosovës është vrarë në veri, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Leposaviçit, ndërsa lajmi konfirmohet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili thotë se “sulmuesit janë profesionistë me maska e të armatosur edhe me armë të rënda”.

Polici i vrarë është shtetasi me iniciale A.B., me gradën rreshter, kurse i plagosuri është pjesëtar i policisë kufitare.

Të dashur qytetarë,

Rreth orës 3 të mëngjesit sot, në fshatin Banjskë të Zveçanit, është sulmuar policia e Kosovës me ç’rast është vrarë një polic i Kosovës dhe një tjetër është plagosur. I vrari është polic i rendit me gradën rreshter, kurse i plagosuri është pjesëtar i policisë kufitare. Në këto momente ende vazhdojnë gjuajtjet me armë zjarri të kalibrave të ndryshëm mbi policinë tonë. Sulmuesit janë profesionistë me maska e të armatosur edhe me armë të rënda.

Ne e dënojmë këtë sulm kriminal e terrorist. Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë. Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjin, mbrojmë dhe ruajmë qytetarët pa dallim dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët ekzekutorë dhe urdhërdhënësit e tyre do të dështojnë, do të kapen, gjykohen e dënohen. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e shtetit janë të gatshme dhe të bashkërenduara për t’iu përgjigjur krimit dhe kriminelëve, terrorit dhe terroristëve.

Policia e Kosovës e ka njoftuar familjen e policit të vrarë A.B. Polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetë. Ngushëllime familjes dhe të gjithëve për policin tonë të vrarë. Shërim të shpejtë e të plotë policit të plagosur.

Polici i rënë në veri la pas vetes gruan e tre fëmijë

Në familjen e policit të vrarë në veri, në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë kanë nisur vizitat e familjarëve për ngushëllime.

Pran shtëpisë së policit të rënë në detyrë po qëndrojnë Policia e Kosovës dhe autoambulanca, pasi gjendja emocionale e familjarëve të tij është jo e lehtë.

Gjatë orëve të para të mëngjesit, familjarët kanë shkuar edhe në QKUK ku kanë marrë lajmin se po kryhet obduksioni i policit të rënë në krye të detyrës e tek më pas do të mund ta marrin trupin e familjarit të tyre.

Deri në këto momente nuk ka ndonjë informacion se për vizitë do të vijë dikush nga krerët e shtetit, por një gjë e tillë pritet ta bëjnë gjatë ditës.

Polici i rënë në detyrë ka lënë prapa vetës gruan dhe tre fëmijë ndërsa gjendja e tyre shëndetësore është jo e mirë aktualisht.

Shehaj: McGonigal pranoi se hetoi opozitën me porosi të Ramës. SPAK të veprojë

Ish-kandidati për kryetar të PD-së, Agron Shehaj i bëri kërkesë Prokurorisë së Posaçme të hetojë lidhjet e Edi Ramës me Charles McGonigal, ish-kreun e kundërzbulimit të FBI-së.

Thirrja e deputetit demokrat vjen pas pranimit të fajësisë që McGonigal bëri para drejtësisë amerikane për marrjen e parave për të hetuar opozitën shqiptare.

Shehaj shkruan në Facebook se Mcgonigal pranoi se ka hetuar opozitën shqiptare për llogari të Edi Ramës.

“Kjo është një aferë e pastër korruptive që shkon përtej çdo imagjinate.” – thekson Agron Shehaj.

Postimi: