Ballina Aktualitet Shehaj: McGonigal pranoi se hetoi opozitën me porosi të Ramës. SPAK të...

Shehaj: McGonigal pranoi se hetoi opozitën me porosi të Ramës. SPAK të veprojë

Ish-kandidati për kryetar të PD-së, Agron Shehaj i bëri kërkesë Prokurorisë së Posaçme të hetojë lidhjet e Edi Ramës me Charles McGonigal, ish-kreun e kundërzbulimit të FBI-së.

Thirrja e deputetit demokrat vjen pas pranimit të fajësisë që McGonigal bëri para drejtësisë amerikane për marrjen e parave për të hetuar opozitën shqiptare.

Shehaj shkruan në Facebook se Mcgonigal pranoi se ka hetuar opozitën shqiptare për llogari të Edi Ramës.

“Kjo është një aferë e pastër korruptive që shkon përtej çdo imagjinate.” – thekson Agron Shehaj.

Postimi:

@tn.lajmelokale
@tetovanews