Ballina Blog Faqe 141

Humb jetën në aksident 29-vjeçari shqiptar në Itali

Një aksident fatal i ka marrë jetën një 29 -vjeçari shqiptar në Itali. Sipas La Repubblica, aksidenti ndodhi në Torre Specchia, më 7 shtator.

Mësohet se motori me të cilin po udhëtonte Aldo Gjoka, u përplas me një makinë Jaguar, me drejtues gjithashtu një shtetas shqiptar.

Si pasojë 29-vjeçari u përplas me murin rrethues të një prone private dhe motori shpërtheu në flakë, duke e lënë të vdekur në vend shqiptarin.

Prej vitesh, Gjoka jetonte në Leçe me familjen e tij dhe motorat ishin një ndër pasionet e tij më të mëdha./abcnews.al

Ndahet nga jeta para kohe orientalisti nga Tetova, Adem Iljazi

Është ndarë nga jeta edhe një personalitet nga Tetova.

Ai kishte studiuar persishten në Teheran, kurse në moshë të re kishte publikuar edhe një libër me poezi.

Një periudhë ka punuar si librar, pastaj si drejtor i Radio Tetovës dhe si njohës i persishtes ka qenë i angazhuar edhe në Katedrën e Orientalistikës në Universitetin e Tetovës.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë dhënë familjarët. Varrimi i tij është bërë dje pasdite në varrezat e vjetra të qytetit.

Dy vite nga zjarri në spitalin e Tetovës ku vdiqën 14 persona, qytetarët protestojnë për drejtësi (VIDEO)

“U munduan të na heshtin duke i vlerësuar jetët e tyre me disa mijëra euro”, familjarët e viktimave në spitalin modular kërkojnë procedurë të re gjyqësore dhe shkarkimin e disa prokurorëve

Sot, 8 shtator bëhen dy vjet nga tragjedia e zjarrit të tmerrshëm që bëri hi spitalin modular të Tetovës ku humbën jetën 14 persona, pacientë dhe familjarë. Për këtë shkak, në Tetovë do të mbahet marsh protestues, në të cilin familjarët e viktimave të kërkojnë drejtësi për jetët e humbura. Drejtësi për këtë rast ende nuk ka, fajtorët e vërtetë mbeten në liri, shkruan Portalb.mk. Protesta filloi në ora 14:00 nga lokacioni ku ishte spitali modular, vazhdoi në qendër dhe u ndal te Gjykata e Tetovës.

-Sot i gjithë shteti feston , kurse ne jemi mbledhur t’i përkujtojmë familjarët tonë që para 2 viteve u dogjën këtu në spitalin modular, këtë e tha njëri nga familjarët e viktimave të tragjedisë së para dy vjetëve në spitalin modular të Tetovë, ku jetën humbën 14 persona, përcjell TV21. Familjarët kërkojnë që sërish të hapet procedurë gjyqësore për shkaqet e zjarrit dhe shkarkimin e disa prokurorëve në krye me prokurorin republikan Lubomir Joveski.

“Ata sot nuk janë në mesin tonë, vetëm se nuk u respektua asnjë standard i ndërtimit. U munduan të na frikësojnë dhe të heshtin duke i vlerësuar jetët e tyre me disa mijëra euro dhe tentuan t’i fshehin fajtorët e vërtet të kësaj tragjedie, tymi i zi atë natë që mbuloi qytetin, sot po mbulon drejtësinë e këtij qyteti. Kërkojmë shkarkim të Prokurorit republikan Joveski bashkë me kryeprokurorin e Tetovës Besir Aliu, prokurorët Zorica Pavlloviç, Dejan Petrevski, Hanefi Ahmeti dhe të tjerët të involvuar në këtë krim”, tha njëri nga familjarët.

Iku në amshim Hafezat Osmani

Ka ndërruar jetë dhe është përcjellë për në banesën e fundit personaliteti i njohur nga Tetova, Hafezat Osmani.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

Hafezat Osmani do të mbahet mend si studiues i paepur i lashtësisë së kombit shqiptar, mbledhës i pasionuar i monedhave të lashta të mbretërive shqiptarë dhe botues i gjithë asaj pune kërkimore e shkencore. Hulumtues i “Eposit të Kreshnikëve” dhe lidhjen e tyre me ritet, traditat e folklorin në tokat arbërore.

Burri nga një fshat i Tetovës raporton se i ka humbur gruaja 30-vjeçare, kërkon ndihmën e Policisë

Një 33-vjeçar nga Pallatica e Komunës së Zhelinës, dje në orën 9, në SPB-Tetovë ka raportuar se gruaja e tij e moshës 30-vjeçare është larguar nga shtëpia pa gjurmë dhe ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e saj, njofton SPB-Tetovë.

Po merren masa për gjetjen e gruas së raportuar si të zhdukur.

LAJME TË TJERA NGA KRONIKA:

64-vjeçari nga Tetova rreh gruan e tij 19 vjet më të re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tetovë

Policia e Tetovës ka ndaluar dje në ora 9 e 15 minuta 64-vjeçarin nga Tetova me inicialet N.I., i cili u denoncua më parë nga bashkëshortja e tij 45-vjeçare për sulm fizik ndaj saj.

Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, me urdhër të gjykatës, dje (5 shtator) në ora 20.00, kanë arrestuar 47-vjeçarin A.H. nga Shemshova e Tetovës, i dënuar me burg për vepër penale “Evazion”. Pas arrestimit, ai është dërguar në Institucionin Penal Korrektues në Tetovë për të vuajtur dënimin.

VIDEO BONUS:

Dje (05 shtator) në ora 14:10, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë ndaluar personat P.B.(73), B.B. (44) dhe 68-vjeçaren V.B. të gjithë nga Tetova, kurse e kanë arrestuar edhe personin V.A (78) nga Brodeci i Tetovës, paparakisht për shkak të marrëdhënieve të papastruara të borxhit të besueshëm. Ata e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me shkaktim dhe pjesëmarrje në një përleshje fizike mes tyre. Ata janë mbajtur në Stacionin Policor të Tetovës për pastrim të plotë dhe dokumentim të çështjes, kështu që do të pasojnë edhe parashtresat përkatëse.

VIDEO BONUS:

Efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar, dje (5 shtator), kanë arrestuar 42-vjeçarin Sh.H. nga Republika e Shqipërisë me dyshimin për abuzimin e qëndrimit turistik, gjegjësishtë ka qëndruar në kundërshtim me qëllimin. Ai është mbajtur në Stacionin Policor të Gostivarit për procedurë të mëtejshme.

VIDEO BONUS:

Dje (5 shtator), në orën 12:30, në SPB-Tetovë nga Spitali i përgjithshëm i Gostivarit ,,Ferid Murad,, është raportuar se tek ata me lëndime të rënda trupore është sjellë 31-vjeçari G.Ç. nga Republika e Shqipërisë. Sipas raportimit ai lëndimet i ka marrë gjatë prerjes në malit bashkë me një person nga Republika e Shqipërisë dhe R.M. (39) nga Debreshi i Gostivarit. Pak më vonë, R.M. është arrestuar dhe u mbajt në Stacionin Policor të Gostivarit. Pas pastrimit dhe dokumentimit e çështjes do të pasojë parashtresë përkatëse.

Video bonus:

Një person I moshës jomadhore nga Tetova, dje (5 shtator), në ora 17.00 në SPB Tetovë ka raportuar rreth pesëmbëdhjetë minuta më herët në afërsi të një shkolle të mesme të Tetovës kishte qenë i sulmuar fizikisht nga disa persona që i njihte.

Video bonus:

Efektivët e policisë të SPB- Tetovës, më 4 shtator, rreth orës 23:40, në rrugën e “”Ilindenit”” në Tetovë, kanë ndaluar personat G.E. (48), L.F.(36) nga Gostivari dhe një shtetasin zviceran R.B.(33). Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe veturës “folksfagen tiguan” me shenja të regjistrimit të gostivarit, në të cilat ata janë transportuar, është gjetur dhe konfiskuar marijuanë, ndërsa personit G.E. iu mor një thikë. Tre personat janë mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentacionit të plotë të rastit do të përgatiten parashtresa përkatëse.

Më 4 shtator, rreth orës 19:15, në udhëkryqin e rrugëve “Shtipska” dhe “Gostivarska”, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 49-vjeçarin M.L. nga Sllatina e Tetovës, sepse gjatë kontrolëit të kryer ndaj tij është gjetë dhe konfiskuar heroinë. Pas mbajtjes në Stacionin Policor të Tetovës dhe dokumentimit të çështjes kundër M.L. do të përgaditet parashtresë përkatëse.

Në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, më 4 shtator, rreth orës 20.40 zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 32-vjeçarin L.I. nga Tetova tek i cili gjatë kontrollit të kryer është gjetë marijuanë dhe një thikë. Ai është mbajtur në Stacionin Policor të Tetovës dhe kundër tij do të përgaditet një parashtresë përkatëse.

Dje mbrëma (4 shtator) rreth orës 21:00 në Stacionin Policor të Gostivarit, është vetëparaqitur 51-vjeçari B.A. nga Gostivari, i cili raportua kishte qenë i raportuar nga një 36-vjeçare nga Gostivari me të cilën kishte qenë më parë në marrëdhënie dashurie dhe të njëjtën kishte sulmuar fizikisht apartamentin e saj. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar dhe kundër B.A. do të përgatitet një parashtresë përkatëse.

Dyzet e dy vjeçari A.A. nga fshati Gradec i Gostivarit, dje (4 shtator) në orën 23.00 në SPB Tetovë ka raportuar se një person i panjohur nga hambari i tij ka marrë 48 dele. Janë ndërmarrë masat për ybardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Zyrtarët e policisë së Tetovës, më 3 shtator, rreth orës 17:10 në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë kanë ndaluar personat A.S. (18), E.J.(18) nga Gostivari dhe E.S.(19) dhe S.Sh.(19) nga fshati Vërbjan i Rekës së Poshtme. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre tyre dhe automjetit ,,Ford Fiesta” me targa të gostivarit me të cilin ishin transportuar, të menaxhuara nga E.S. është gjetë dhe konfiskuar marihuanë. Të katër personat janë mbajtur në Stacionin Policor të Tetovës për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës do të pasojnë parashtresa përkatëse.

Më 3 shtator, rreth orës 18:20 zyrtarët policorë të Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar-SPB Tetovë kanë ndaluar personat Q.J.(62) dhe D.J. (25) të një fshati të Gostivarit, të cilët ishin raportuar nga gruaja, gjegjësishtë nëna e tyre 57-vjeçare se e kishin sulmuar fizikisht. Ato janë ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të përgatiten parashtresa përkatëse.

Më 3 shtator, rreth orës 15:35, në rrugën “Majori Çede Filipovski” në Gostivar, zyrtarët e policisë të Departamentit të punëve të Brendshme Gostivar-SPB Tetovë, kanë arrestuar personat E.Q. (55) dhe Z.Q. (45) nga Gostivari, të cilët pak më parë kishin prishë rendin dhe qetësinë publike me një zënkë verbale mes tyre. Rasti është duke u pastruar dhe do të pasojnë parashtresa përkatëse.

Dyzetë vjeçarja D.M.S. nga Tetova, më 3 shtator, në orën 23:30 në SPB-Tetovë ka raportuar se të njëjtën ditë rreth orës 10 të mëngjesit në rrugën “”Boris Kidriç”” në Tetovë, djali i saj i mitur është sulmuar fizikisht nga një person tjetër i mitur.” Sipas raportit, sulmuesi kishte përdorë një objekt të mprehtë me të cilin i kishte shkaktuar një plagë. Janë duke u ndërmarrë masat për të pastruar dhe dokumentuar rastin.

Dyzet e pesë vjeçari B.Z. nga Sedllarca e Poshtme e Tetovës, më 3 shtator, në orën 19:00 në SPB-Tetovë ka raportuar se më parë ishte sulmuar fizikisht nga një person nga i njëjti fshat. Çështja është duke u pastruar.

Njëset e një vjeçari G.L. nga Tetova, dje në orën 19:00 në SPB-Tetovë ka raportuar se, për shkak të marrëdhënieve të papastra pronësore-ligjore ai dhe babai i tij janë sulmuar fizikisht nga xhaxhai i tij M.L. (49). Çështja është duke u zbardhur.

Më 3 shtator, në orën 23:05 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën “Iliria” në Tetovë, vetura “Audi” me targa regjistrimi të Tetovës, e drejtuar nga L.L. (26) nga Tetova, ka aksidentuar këmbësorin 61-vjeçar A.U. gjithashtu nga Tetova. Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës, ku ishte transferua për ndihmë mjekësore. Në vendin e aksidentit, inspektimi është kryer nga një ekip i SPB Tetovë.

Më 3 shtator, në orën 10:55 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën “Bllagoja Toska” përballë rrugës “180” në Tetovë, një vetura “folksfagen golf” me shenjat e regjistrimit të tetovës e drejtuar nga R.A. nga Gjerma e Tetovës, ka aksidentuar këmbësorin M.A. (82) nga Tetova. Nga goditje këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstauara në Spitalin Klinik të Tetovës. Inspektimin në vendin e aksidentit është kryer nga një ekip nga SPB-Tetovë.

Po punohet për zbardhjen e rastit.

VIDEO BONUS:

 

64-vjeçari nga Tetova rreh gruan e tij 19 vjet më të re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tetovë

Policia e Tetovës ka ndaluar dje në ora 9 e 15 minuta 64-vjeçarin nga Tetova me inicialet N.I., i cili u denoncua më parë nga bashkëshortja e tij 45-vjeçare për sulm fizik ndaj saj.

LAJME TË TJERA NGA KRONIKA:

Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, me urdhër të gjykatës, dje (5 shtator) në ora 20.00, kanë arrestuar 47-vjeçarin A.H. nga Shemshova e Tetovës, i dënuar me burg për vepër penale “Evazion”. Pas arrestimit, ai është dërguar në Institucionin Penal Korrektues në Tetovë për të vuajtur dënimin.

VIDEO BONUS:

Dje (05 shtator) në ora 14:10, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë ndaluar personat P.B.(73), B.B. (44) dhe 68-vjeçaren V.B. të gjithë nga Tetova, kurse e kanë arrestuar edhe personin V.A (78) nga Brodeci i Tetovës, paparakisht për shkak të marrëdhënieve të papastruara të borxhit të besueshëm. Ata e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me shkaktim dhe pjesëmarrje në një përleshje fizike mes tyre. Ata janë mbajtur në Stacionin Policor të Tetovës për pastrim të plotë dhe dokumentim të çështjes, kështu që do të pasojnë edhe parashtresat përkatëse.

VIDEO BONUS:

Efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar, dje (5 shtator), kanë arrestuar 42-vjeçarin Sh.H. nga Republika e Shqipërisë me dyshimin për abuzimin e qëndrimit turistik, gjegjësishtë ka qëndruar në kundërshtim me qëllimin. Ai është mbajtur në Stacionin Policor të Gostivarit për procedurë të mëtejshme.

VIDEO BONUS:

Dje (5 shtator), në orën 12:30, në SPB-Tetovë nga Spitali i përgjithshëm i Gostivarit ,,Ferid Murad,, është raportuar se tek ata me lëndime të rënda trupore është sjellë 31-vjeçari G.Ç. nga Republika e Shqipërisë. Sipas raportimit ai lëndimet i ka marrë gjatë prerjes në malit bashkë me një person nga Republika e Shqipërisë dhe R.M. (39) nga Debreshi i Gostivarit. Pak më vonë, R.M. është arrestuar dhe u mbajt në Stacionin Policor të Gostivarit. Pas pastrimit dhe dokumentimit e çështjes do të pasojë parashtresë përkatëse.

Video bonus:

Një person I moshës jomadhore nga Tetova, dje (5 shtator), në ora 17.00 në SPB Tetovë ka raportuar rreth pesëmbëdhjetë minuta më herët në afërsi të një shkolle të mesme të Tetovës kishte qenë i sulmuar fizikisht nga disa persona që i njihte.

Video bonus:

Efektivët e policisë të SPB- Tetovës, më 4 shtator, rreth orës 23:40, në rrugën e “”Ilindenit”” në Tetovë, kanë ndaluar personat G.E. (48), L.F.(36) nga Gostivari dhe një shtetasin zviceran R.B.(33). Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe veturës “folksfagen tiguan” me shenja të regjistrimit të gostivarit, në të cilat ata janë transportuar, është gjetur dhe konfiskuar marijuanë, ndërsa personit G.E. iu mor një thikë. Tre personat janë mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentacionit të plotë të rastit do të përgatiten parashtresa përkatëse.

Më 4 shtator, rreth orës 19:15, në udhëkryqin e rrugëve “Shtipska” dhe “Gostivarska”, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 49-vjeçarin M.L. nga Sllatina e Tetovës, sepse gjatë kontrolëit të kryer ndaj tij është gjetë dhe konfiskuar heroinë. Pas mbajtjes në Stacionin Policor të Tetovës dhe dokumentimit të çështjes kundër M.L. do të përgaditet parashtresë përkatëse.

Në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, më 4 shtator, rreth orës 20.40 zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 32-vjeçarin L.I. nga Tetova tek i cili gjatë kontrollit të kryer është gjetë marijuanë dhe një thikë. Ai është mbajtur në Stacionin Policor të Tetovës dhe kundër tij do të përgaditet një parashtresë përkatëse.

Dje mbrëma (4 shtator) rreth orës 21:00 në Stacionin Policor të Gostivarit, është vetëparaqitur 51-vjeçari B.A. nga Gostivari, i cili raportua kishte qenë i raportuar nga një 36-vjeçare nga Gostivari me të cilën kishte qenë më parë në marrëdhënie dashurie dhe të njëjtën kishte sulmuar fizikisht apartamentin e saj. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar dhe kundër B.A. do të përgatitet një parashtresë përkatëse.

Dyzet e dy vjeçari A.A. nga fshati Gradec i Gostivarit, dje (4 shtator) në orën 23.00 në SPB Tetovë ka raportuar se një person i panjohur nga hambari i tij ka marrë 48 dele. Janë ndërmarrë masat për ybardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Zyrtarët e policisë së Tetovës, më 3 shtator, rreth orës 17:10 në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë kanë ndaluar personat A.S. (18), E.J.(18) nga Gostivari dhe E.S.(19) dhe S.Sh.(19) nga fshati Vërbjan i Rekës së Poshtme. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre tyre dhe automjetit ,,Ford Fiesta” me targa të gostivarit me të cilin ishin transportuar, të menaxhuara nga E.S. është gjetë dhe konfiskuar marihuanë. Të katër personat janë mbajtur në Stacionin Policor të Tetovës për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës do të pasojnë parashtresa përkatëse.

Më 3 shtator, rreth orës 18:20 zyrtarët policorë të Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar-SPB Tetovë kanë ndaluar personat Q.J.(62) dhe D.J. (25) të një fshati të Gostivarit, të cilët ishin raportuar nga gruaja, gjegjësishtë nëna e tyre 57-vjeçare se e kishin sulmuar fizikisht. Ato janë ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të përgatiten parashtresa përkatëse.

Më 3 shtator, rreth orës 15:35, në rrugën “Majori Çede Filipovski” në Gostivar, zyrtarët e policisë të Departamentit të punëve të Brendshme Gostivar-SPB Tetovë, kanë arrestuar personat E.Q. (55) dhe Z.Q. (45) nga Gostivari, të cilët pak më parë kishin prishë rendin dhe qetësinë publike me një zënkë verbale mes tyre. Rasti është duke u pastruar dhe do të pasojnë parashtresa përkatëse.

Dyzetë vjeçarja D.M.S. nga Tetova, më 3 shtator, në orën 23:30 në SPB-Tetovë ka raportuar se të njëjtën ditë rreth orës 10 të mëngjesit në rrugën “”Boris Kidriç”” në Tetovë, djali i saj i mitur është sulmuar fizikisht nga një person tjetër i mitur.” Sipas raportit, sulmuesi kishte përdorë një objekt të mprehtë me të cilin i kishte shkaktuar një plagë. Janë duke u ndërmarrë masat për të pastruar dhe dokumentuar rastin.

Dyzet e pesë vjeçari B.Z. nga Sedllarca e Poshtme e Tetovës, më 3 shtator, në orën 19:00 në SPB-Tetovë ka raportuar se më parë ishte sulmuar fizikisht nga një person nga i njëjti fshat. Çështja është duke u pastruar.

Njëset e një vjeçari G.L. nga Tetova, dje në orën 19:00 në SPB-Tetovë ka raportuar se, për shkak të marrëdhënieve të papastra pronësore-ligjore ai dhe babai i tij janë sulmuar fizikisht nga xhaxhai i tij M.L. (49). Çështja është duke u zbardhur.

Më 3 shtator, në orën 23:05 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën “Iliria” në Tetovë, vetura “Audi” me targa regjistrimi të Tetovës, e drejtuar nga L.L. (26) nga Tetova, ka aksidentuar këmbësorin 61-vjeçar A.U. gjithashtu nga Tetova. Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës, ku ishte transferua për ndihmë mjekësore. Në vendin e aksidentit, inspektimi është kryer nga një ekip i SPB Tetovë.

Më 3 shtator, në orën 10:55 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën “Bllagoja Toska” përballë rrugës “180” në Tetovë, një vetura “folksfagen golf” me shenjat e regjistrimit të tetovës e drejtuar nga R.A. nga Gjerma e Tetovës, ka aksidentuar këmbësorin M.A. (82) nga Tetova. Nga goditje këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstauara në Spitalin Klinik të Tetovës. Inspektimin në vendin e aksidentit është kryer nga një ekip nga SPB-Tetovë.

Po punohet për zbardhjen e rastit.

VIDEO BONUS:

Dogana e Maqedonisë sekuestroi 4 tonë pilula dhe xhel për potencë

Dogana e Maqedonisë së Veriut bën të ditur se janë konfiskuar 4 tonë pilula dhe xhel për potencë, përcjell TV21. Nga Dogana thonë se të njëjtat ishin substanca për përdorim oral, ndërsa të njëjtat janë vlerësuar si të dëmshme për qytetarët.

“Parandalohet tregtia e paligjshme e 4 tonë pilulave dhe xhel për potencë për përdorim oral në vlerë prej 41,7 milionë denarë, të dëmshme për shëndetin e qytetarëve, pasi inspektorët doganor nga Departamenti për kontroll dhe hetime gjatë kontrollit të detajuar të mallit në depon doganore kanë konstatuar se kompania e cila tashmë e kishte futur mallin në vend nuk posedon vendim të vlefshëm për tregtimin me shumicë të barnave dhe pajisjeve mjekësore. Njëherë, produkti është ilaç i cili nuk është i regjistruar në Regjistrin e barnave të cilin e mban Agjencia për barna dhe pajisje mjekësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe deklarohet ndryshe.

Për shkak të dyshimit se i pandehuri ka kryer vepër tregti të paligjshme, e dënueshme sipas nenit 277 të Kodit Penal, malli është konfiskuar, ndërsa kundër personit juridik do të parashtrohet kallëzim penal përkatës në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup. . Janë sekuestruar 48,000 kuti Oral Jelly, pra 100 ml xhel Kamagra për përdorim oral, 10,530 shirita me tableta Kamagra 100 mg dhe 7,000 kuti me tableta Cenforce 100 mg. dhe 150 mg”, thonë mes tjerash nga Drejtoria e Doganave.

Tetovari e keqpërdori profilin e të dashurës në Instagram, kallëzim penal ndaj tij

Keqpërdorimi i një llogarie në Instagram në Tetovë ka përfunduar me kallëzim penal ndaj një 26-vjeçari, banor i këtij qyteti. Edhe pse ai premtoi të fshinte llogarinë e të dashurës së tij në Instagram, ajo zbuloi këtë verë se llogaria e saj ishte aktive në Instagram dhe se nga ai profil ai kishte shkruar mesazhe në profilin zyrtar në Instagramin i cili përdoret në vendin e saj të punës, transmeton Portalb.mk.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) bëjnë të ditur se për tetovarin do të ketë kallëzim penal.

“SVR Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër S.R.(26) nga Tetova për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “dëmtim dhe qasje e paautorizuar në sistem kompjuterik” dhe “keqpërdorim i të dhënave personale”. Në janar 2023, me kërkesë të ish-të dashurës së tij, i pandehuri çaktivizoi llogarinë e saj në Instagram. Në korrik të vitit 2023, ajo vuri re se profili i saj në Instagram ishte aktiv dhe kishte publikuar foton e saj dhe se nga profili i specifikuar shkruante mesazhe në profilin zyrtar në Instagram që përdoret në vendin e saj të punës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

U arrit zgjidhje për nxënësit e Velesit, gjimnazi “Koço Racin” do të ketë dy paralele në gjuhën shqipe

Dy paralele në gjuhën shqipe në gjimnazin “Koço Racin” të Velesit do të mbeten të hapura. Në të do të pranohen nxënësit e tjerë të cilët kanë mbi 50 pikë, e të tjerët që nuk plotësojë pikët ligjore do të duhet të regjistrohen në shkollën ekonomik në paralelen shqipe, pohon drejtori i Inspektoratit për Arsim, Halit Ferati, i cili pret që i gjithë ky proces të përfundojë sa më shpejt me qëllim që mos të zvarritet edhe më tepër procesi arsimor i fëmijëve, raporton TV 21.

“Besoj se nuk do të ketë problem nga ana e prindërve pasi që të gjithë i njoh unë dhe do të takohem personalisht me gjithë ata prindër për arsye se në disa procedura administrative ligjore duhet të jemi të kujdesshëm për arsyen se në atë shkollë ndjekin mësimin edhe nxënës maqedonas edhe shqiptarë. Në bazë të inspektimeve në atë shkollë nuk e konstatuam një nxënës të palës tjetër që është i pranuar jashtë normave ligjore”, deklaroi Halit Ferati, drejtor i Inspektoratit të Arsimit.

Nxënësit shqiptarë në Veles, ditën e djeshme kanë protestuar para gjimnazit “Koço Racin”, pasi nuk pranohen në shkollë, përshkak të pikëve të ulëta gjatë konkursit pranues, ndërkohë që arsimi në vend është i detyrueshëm. Nxënësit dhe prindërit thonë se ata janë detyruar të nënshkruajn për siç thonë mos-përmbushjen e pikëve dhe janë nxjerrë prej shkolle nga sigurimi. Ata konsiderojn se ky është diskriminim i pastër.

“Nuk na kanë pranuar, na kanë thënë që s’i keni nga 60 pikë. Na kanë dhënë të nënshkruajm diçka dhe na kanë nxjerrë me polici nga shkolla”, tha njëri nxënës.

Një prind i një nxënësi që poashtu nuk është pranuar për numër shumë të vogël pikësh shprehet se nxënësit janë nxjerrë jashtë dhe se për këtë duhet të ketë qenë në dijeni edhe drejtori.

“I kanë nxjerrë jashtë, nuk i kanë lënë brenda me hy. Ju kanë dhënë të nënshkruajn se nuk i plotësojnë pikët për pranim. Ky është diskriminim. Ministri i arsimit duhet të marrë masa për rastin”, thotë një prind.

Nga ana tjetër ministri i Arsimit Jeton Shaqiri përmes rrjetit social Facebook ka njoftuar se rasti në fjalë tashmë është zgjidhur dhe se Inspektorati Shtetëror i Arsimit është në terren dhe dy paralelet në SHMK “Koço Racin” në Veles, “që i pengojnë dikujt do të vazhdojnë të funksionojnë”.

“Mësimi në gjuhën amtare është e drejtë kushtetuese të cilën askush nuk mund ta mohoj. Nëse është faj që Ministria e Arsimit dhe Shkencës po i mundëson secilit mësim në gjuhën amtare, me punë intensive secilit nxënës po i ndërton shkollë në lagjen ku jeton atëherë, unë dhe kabineti im jemi fajtor”, thuhet në reagimin e ministrit. 

Kujtojmë se ditë më parë, Këshilli i Komunës së Velesit votoi kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit për themelimin e dy paraleleve shtesë në gjimnazin “Koço Racin”, nga një në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

Më saktësisht, sipas konkursit të shpallur para disa muajsh dhe në të cilin ishin përcaktuar qartë kriteret dhe sipas numrit të nxënësve të regjistruar për regjistrim në vitin e parë, këshilltarët vendosën që numri i paraleleve në shkollën e mesme të jetë katër në maqedonisht dhe një në shqip.

Mos i hidhni laptopët dhe celularët e vjetër sepse janë “miniera” ari

Laboratori, Royal Mint pranë Cardiff, Uellsi i Jugut, një vend që është i njohur botërisht për prodhimin e miliarda monedhave për më shumë se 30 kombe, ka zhvilluar një mënyrë të re deri tani të panjohur për të rikuperuar metale të çmuara nga mbetjet elektronike.

Hayley Messenger, një kimiste e specializuar në metale të çmuara të qëndrueshme, dhe një ekip kimistësh dhe analistësh kimikë, së bashku me kompaninë fillestare kanadeze Excir, kanë shpikur dhe patentuar një mënyrë të pastër dhe efikase në energji, e cila sipas tyre nxjerr 99% të arit nga bordet e qarkut që gjenden brenda laptopëve të hedhur poshtë dhe telefonave celularë të vjetër.

Ndërkohë Royal Mint po hap një fabrikë të re shumë milionëshe e cila do të jetë në gjendje të përpunojë 90 ton pllaka qarku në javë dhe pasi të jetë plotësisht funksionale fabrika do të mund të rikuperojë qindra kilogramë ar çdo vit nga mbetjet elektronike.

Teknologjia e patentuar e Excir, bazohet në kiminë revolucionare dhe rikuperon 99%+ të arit nga mbeturinat elektronike, të përfshira në tabelat e qarkut të laptopëve dhe telefonave celularë të hedhur poshtë. Përmes reaksionit kimik nxirren në mënyrë selektive metale të çmuara nga tabelat e qarkut të cilat vihen në proces “vlimi” dhe kur përzierja ndriçuese fillon të vlojë, vidhoset kapaku dhe më pas masa vendoset në një makinë rrotulluese për të tundur përmbajtjen. Në vetëm katër minuta, çdo pjesë ari shpërbëhet dhe derdhet në lëng.

“E gjithë kjo ndodh në temperaturën e dhomës dhe është shumë e shpejtë,” thotë Hayley Messenger, e cila shpjegon se kjo zgjidhje kimike ripërdoret deri në 20 herë, me përqendrimin e arit të tretur që rritet çdo herë që përmbajtja tundet.

Kur shtohet një lëndë tjetër që prodhuesit e mbajnë “top sekret”, ari i lëngshëm bëhet përsëri metal i fortë. Ky pluhur filtrohet dhe shkrihet në një furrë në copa me madhësi si miniaturë. Këto copa mund të bëhen më pas varëse, vathë dhe çfarëdo që keni dëshirë ta derdhni në ar.

Mbeturinat që “fshehin” metale të çmuara

E-mbeturinat (e njohur edhe si mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe elektronike ose WEEE) janë mbeturinat me rritjen më të shpejtë në botë . Sipas Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, rreth 50 milionë tonë mbeturina elektronike prodhohen çdo vit në mbarë botën, duke peshuar më shumë se të gjithë avionët komercialë të prodhuar ndonjëherë. Por vetëm 20% e tyre riciklohen zyrtarisht dhe shumica hidhen dhe dërgohen në landfill ose digjen. Vitin e kaluar një studim nga shërbimi i krahasimit të çmimeve USwitch zbuloi se Norvegjia e para dhe Britania e Madhe e dyta prodhojnë sasinë më të madhe të mbetjeve elektronike për person.

Ndërsa kërkesa për më shumë pajisje portative dhe elektronikë po rritet me shpejtësi, po ashtu rritet edhe mali i mbetjeve elektronike.

Forumi Ekonomik Botëror vlerësoi se deri në vitin 2050, prodhimi vjetor i mbetjeve elektronike do të dyfishohet në 120 milionë tonë. Ashtu si të gjitha lëndët e para që janë në krizë, ari është një burim i kufizuar, megjithatë 7% e arit në botë që aktualisht ndodhet në pajisjet elektronike është i pashfrytëzuar.

Mark Loveridge, drejtor tregtar në Royal Mint thotë se zhvillimi i zinxhirëve të furnizimit të mbetjeve elektronike rreth impianteve të riciklimit do të ulte në mënyrë dramatike tonelata mbeturina elektronike të hedhura kudo. Royal Mint tashmë është në bisedime me partnerë në mbarë botën me ambicie për ta globalizuar këtë teknologji që riciklon këto mbetje për t’i kthyer në metale të çmuara.

Kate Hinton, drejtuese e marrëdhënieve me jashtë në Material Focus, organizata jofitimprurëse që qëndron pas fushatës “Ricikloni pajisjet tuaja elektrike”, thekson se tashmë familjet në Mbretërinë e Bashkuar po grumbullojnë 527 milionë pajisje të vogla të vjetra elektrike, duke përfshirë 31 milionë laptopë të vjetër, që peshojnë rreth 190,000 tonë . Në SHBA, telefonat celularë që përmbajnë ar dhe argjend me vlerë 60 milion dollarë (47 milion £) hidhen çdo vit.

Një raport i vitit 2022 nga Laboratori Kombëtar Lawrence Berkeley llogariti se më shumë se një miliard pajisje elektronike mund të hidhen çdo vit në SHBA. Pas një dekadë nga tani këto pajisje elektronike mund të kthehen në një burim ari, afërsisht sa gjysma e sasisë që aktualisht nxirret në këtë vend sot.

Tashmë, ari i ricikluar ka hyrë edhe në disa argjendari. Argjendari Ring Bear me bazë në SHBA po punon me ar të ricikluar nga mbetjet elektronike. Kompania Pandora ka vendosur një objektiv; të përdorë vetëm arin dhe argjendin e ricikluar duke filluar nga viti 2025-së.

Për Lojërat Olimpike të Tokios, metali që u nxor nga gjashtë milionë telefona celularë dhe pothuajse 72,000 tonë mbeturina elektronike u përdor për të bërë 5,000 medalje ari, argjendi dhe bronzi.

Pse pagoi avokati 120 mijë euro për të vrarë ish-gruan dhe një histori thriller me krim pasioni

Avokati Alban Bengasi u arrestua sot në Rinas, pasi ishte shpallur në kërkim nga GJKKO për përfshirje në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar.

Ishte dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani ajo që fundosi avokatin.

Në dëshminë e dhënë për hetuesit, Dumani ka rrëfyer se si avokati e pagoi për t’i vrarë bashkëshorten e tij, pasi dyshonte se ajo e kishte tradhtuar me shokun e ngushtë.

Dumani rrëfen se fillimisht Bengasi kishte kërkuar që gruaja e tij të dhunohej dhe t’i shkaktoheshin dëme të shumta. I penduari i drejtësi, Dumani thotë se nuk e pranoi këtë porosi, sepse nuk i pëlqente të rrihte gra.

Ja çfarë rrëfente Dumani:

Në fund të vitit 2019 ose fillim të vitit 2020 mesa mbaj mend, më kërkon Festim Qoli por se mbaj mend me telefon ose me ndonjë person, takimin e kemi bërë tek shtëpia e Festimit. Kur kam shkuar tek shtëpia më ka kërkuar ndihmë për një mikun e vet. Ishte avokat, ky avokat ka qenë edhe avokati im në çështjen që ka pasur për heqje të lirisë së personit në vitin 2013, mbaj mend që ka pasur një Range Rover të fundit me 444.

Avokati është qeros, i gjatë i dobët me emrin Alban. E kam takuar dhe vetë mbrapa për këtë punë që më tha Festimi. Kam shkuar në darkë tek Festimi, pasi ndenjëm më kërkoi të rrihnim një femër kundrejt pagesës. Kjo femra jetonte në Tiranë tek Kodra e Diellit ja di dhe pallatin nëse shkoj dhe shikoj. Ajo kishte një fiat punto ngjyrë vishnje me sa mbaj mend unë dhe targat mund të kenë qenë 020DI por s’jam i sigurt për këtë gjë. Festimi më tha sa lekë doja që ta beja si punë.

Unë i thash që nuk e kam me qef me e rraf, por do e diskutojmë që ti çojmë dikë tjetër. Festimi ma kërkoi me ngulm këtë gjë pasi donte t`ja bënte si nder mikut të tij që kishte avokat. Këtë punë Festimi donte shumë që tju realizonte pasi kur ra tërmeti në nëntor, ju prish kompleksi dhe kërkonte dëmshpërblim nga shteti dhe avokati do e ndihmonte që të merrte 500.000 euro. Festimi më çoi afër te shtëpia e saj dhe më tha se kush ishte objektivi. Unë e pashë atë ditë dhe e fiksova si pamje.

Nga ajo ditë unë e ndoqa disa ditë vetëm për ti mësuar intenerarin dhe më pas e kam ndjekur një ditë me Asllan Plakun por ai nuk ma mbushi mendjen dhe e lashë si punë që të ma bënte ai dhe më pas i thash Eljo Bitrit dhe një djalë tjetër që nuk ja mbaj mend emrin dhe as si pamja nuk e mbaj mend mirë. E kam ndjekur gruan edhe me Eljon dhe atë djalin dhe i tregova ku rri çfarë bën. Mbaj mend që ajo blinte byreqe në drekë tek një byrektore një kioskë njëkatëshe afër një shkolle, ajo rruge ka qenë mbrapa ish tregut elektrik mbaj mend që nga ajo rrugë dilje te një spital dhe më pas tek Tegu.

Ajo merrte çdo ditë byrek aty, ndonjëherë ajo pinte dhe kafe në një lokal në katin e 2 me disa gra të tjera. Pasi e pa Eljo se ku ishte u sigurua për personin dhe unë ika pastaj. Dua të shtoj se Festimi donte patjetër që ti thyenim një këmbë ose një dorë. Eljo mbasi mbaroi punën më ka shkruar mesazh dhe më pas kemi pirë kafe duke më thënë që e kreva atë punë. Më tregoi që i kishte rënë me grushta fytyrës derisa e kishte parë që kishte qenë duke i dalë gjak nga fytyra. Godija ka ndodhur brenda në mjeti. Goditja ka ndodhur përballë byrektores.

Unë e prisja gruan që kur dilte nga shtëpia nuk e mbaj mend orën, dhe e ndiqja deri tek byrektoret në fakt e ndiqja kudo që shkonte ajo, doja të dija me imtësi rrugët që bënte ku shkonte që ti jepja informacion të plotë çunave. Shkova te Festimi i kërkova lekët por ai nuk ishte i kënaqur sepse nuk kishim thyer as këmbë as dorë por vetëm turinjtë. Festimi në atë moment kishte folur me avokatin. Avokati nuk ishte i kënaqur sepse nuk ishte arrit kërkesa e tij, ai donte që gruaja e tij të ishte sa më e dëmtuar.

Avokati pagesën ja dha Festimit dhe i kishte kërkuar Festimit që të bënim një takim të 3 të shkoja dhe unë që të diskutonim që ta eleminonim gruan e tij komplet pasi nuk donte që të ishte më gjallë. Mesa di unë avokati nuk donte që gruaja e vet të ishte gjallë pasi ajo e kishte tradhtuar me një shokun e vet të ngushtë. Duke e ndjek gruan unë e pash në fakt edhe të dashurin që vinte tek shtëpia e kësaj gruaje në Kodrën e Diellit, e kam parë disa herë. Ishte një burrë rreth të 45 – 50, trup i shëndosh i madh.

Takimin e bëmë në një lokal në Tiranë, vendin nuk e mbaj mend se ishte natë. Isha unë me Festimin dhe më vonë erdhi edhe avokati me një person tjetër që kishte dalë nga burgu pasi e kishte nxjerrë avokati. Në tavolinë avokati më shprehu pakënaqësi për punën e pabëre siç duhet dhe më pas më tha më mirë që shkoi kështu pasi më është shtuar inati dhe dua ta eliminoj fare.

Më ofroi çmimin e 120.000 eurove për ta mbaruar si punë. I thashë është shumë pak për një femër. Më thanë nëse nuk e bën ti do ti them Gjegj Cukalit ta bëj pasi më ka borxh për një nder pasi e kam nxjerr nga burgu. I thashë vazhdo me Gjergjin unë se marr përsipër këtë gjë. Ndenjëm dhe gjysmë ore tjetër por nuk e diskutuam më këtë gjë.

Ai po na tregonte se për rrahjen mos u bëj merak ti as shokët pasi po iku për të bërë denoncim ajo unë shefin e komisariatit e kam njeriun tim dhe ndërhyn ai që për këtë ngjarje të mos arrestohet kush. Pastaj ikëm për punën tonë unë me Festimin në Durrës. Gjatë rrugës Festimi me tha pse se mere atë punë pasi ai është robi jonë dhe do na bënte shumë ndere dhe punë të tjera se do e kishim në dorë atë pasi ai ka lidhje me gjyqtarë dhe prokurorë. Edhe unë për atë punë e mbaj afër atë. Ai pinte shumë mall, kokainë. E mbyllëm si muhabet dhe se hapëm më.

“Më kërkoi t’i prishja magjinë gruas”(!) Hoxha përdori kaçavidë për të ‘vrarë shejtanin’, historia e një gruaje të dhunuar

Policia në Mat tha zyrtarisht të martën, se pas informacioneve që kishte siguruar se një 48-vjeçar dhunonte bashkëjetuesen 33-vjeçare si fizikisht ashtu dhe psikologjikisht, ndërhyri dhe e arrestoi, ndërsa në banesë i gjeti 380 fishekë pa leje.

Sipas policisë, gruaja kishte pësuar dëmtime të shëndetit mendor, dhe pa e ditur se dhunohej nga burri, familja e vajzës e kishte trajtuar me mjekim në spitalin psikiatrik në Tiranë.

I vënë në presionin e familjarëve se përse 33-vjeçarja kishte përfunduar në këtë gjendje, burri, Dario Bruçi, pretendoi se asaj i kanë bërë magji, dhe për këtë kontaktoi dhe pagoi një 37-vjeçar nga Kosova, i cili erdhi në banesë për ta shëruar, një ritual në të cilin sipas një video të publikuar nga policia, përdor edhe një kaçavidë me të cilën e godet gruan në trup.

Kosovari, Kujtim Popaj u vu në hetim në gjendje të lirë nga policia për mashtrim.
Por në një rrëfim për Report Tv, Kujtim Popaj thotë se nuk është “mjek magjie” dhe e prezantoi veten “ambasador diplomatik” që mban “titullin e nderuar Shejh në mesin e 12 Tarikateve”.

Kontaktin e parë me të arrestuarin Dario Bruçi, 37-vjeçari nga Kosova e ka pasur në qershor të vitit 2022 dhe pas insistimit të burrit nga Burreli për t’i shëruar gruan, ka shkuar një herë në banesën e tyre. Ai tregon se nga biseda e shkurtër që ka bërë me 33-vjeçaren, ajo nuk i ka treguar se dhunohej nga bashkëjetuesi.

Kaçavida e përdorur gjatë ritualit ku ai thotë se ka lexuar vetëm fjalë të fesë islame, përdoret jo për ta dëmtuar, por për t’i dhënë qetësi shpirtërore.

“Misioni i jetës sime përcillet rreth përdorimit të emrit hyjnor të Allahut për të nxitur shërimin dhe mirëqenien mes atyre në nevojë. Ky person më ka kontaktuar përmes rrjetit social Facebook në datën 3 qershor 2022 me kërkesën për të biseduar me mua përmes thirrjes.

Gjatë bisedës ai më ka njoftuar se gruaja e tij nuk ndihet mirë dhe se ka probleme ku edhe më ka dërguar disa video duke thënë: Shiko si është gjendja në familjen time dhe gruan time.

Ai ka hezituar që të vijë tek Teqja ime në Kosovë dhe më ka bërë kërkesë të veçantë që t’i vizitoj në Shqipëri. Unë kam shkuar atje vetëm një herë dhe kam punuar me lutjet e mia fetare të cilat çdo person i cili është në këtë rrugë i kupton dhe i njeh.

Puna ime ka pasur të bëjë vetëm me gjendjen shpirtërore dhe emocionale të gruas së personit në fjalë dhe nuk kam parë ndonjë shenjë dhune apo edhe nuk më ka njoftuar gruaja e tij përmes bisedës se diçka e tillë ka ndodhur”, thotë ai për Report Tv.

Kreu i KFOR-it: Gjendja në Kosovë vazhdon të jetë “shumë e paqëndrueshme”

Gjendja në Kosovë vazhdon të jetë “shumë e paqëndrueshme” ndonëse situata e sigurisë është qetësuar në krahasim me majin kur shpërtheu dhuna, deklaroi komandanti i trupave të NATO-s në Kosovë të mërkurën.

Gjeneral majori Italian Angelo Michele Ristuccia, komandant i trupave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, tha se tensionet mes dy palëve mbeten të larta për shkak të dallimeve politike.

“Gjendja është e qetë pas zhvillimeve të 29 majit. Por situata vazhdon të jetë shumë e paqëndrueshme. Ne mendojmë se ky tension është për shkak të një sërë çështjesh të pazgjidhura,” deklaroi ai në selinë e NATO-s në Bruksel.

“Do të thoja se sëmundja më shqetësuese është mosbesimi – mungesa e besimit ndërmjet palëve,” shtoi ai.

“Kjo do të thotë se nuk ka zgjidhje ushtarake. E vetmja zgjidhje është zgjidhja politike.”

Mbi 90 pjesëtarë të KFOR-it u lënduan gjatë përleshjeve me protestuesit serbë në pjesën veriore të Kosovës në muajin maj. Rreth 50 protestues po ashtu u lënduan gjatë trazirave.

Përleshjet shpërthyen pasi kryetarët shqiptarë hynë në zyret e tyre në komunat në veri të Kosovës pas mbajtjes së zgjedhjeve komunale, që u bojkotuan nga serbët e asaj pjese./VOA

Rreth 16.500 shqiptarë kërkuan azil në Europë dhe Britani 6 muajt e parë të vitit 2023

Rreth 16.500 shtetas shqiptarë kërkuan azil në vendet e Bashkimit Europian dhe në Britaninë e Madhe në gjysmën e parë të këtij viti.

Sipas raportit të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin, (EUAA), publikuar të mërkurën, në periudhën janar–qershor të vitit 2023, në vendet e Bashkimit Europian u paraqitën 4779 kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë, 3602 prej të cilave për herë të parë.

Sipas agjencisë europiane për azilin, 3444 aplikime të bëra dhe gjatë viteve të tjera janë në pritje për t`u shqyrtuar, ndërsa nga 4642 vendime të dhëna, shkalla e vendimeve pozitive është tejet e ulët për shtetasit shqiptarë dhe nuk e kalon 1%.

Ndërsa sipas autoriteteve britanike në Angli u paraqitën nga shtetasit shqiptarë për 6 muajt e parë të këtij viti, 11790 aplikime për azil.

Tendenca e aplikimeve për azil të shqiptarëve vijon të mbetet tejet e lartë krahasur jo vetëm me vendet e rajonit, por edhe më gjerë.

Të dhënat e gjysmës së parë të këtij viti tregojnë për shifrat më të larta të aplikimeve për azil të shqiptarëve krahasuar me vitet e fundit.

Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane për Azilin në vitin 2022 në vendet e Bashkimit Europian u shënuan 13.043 aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë nga 11,210 që ishin shënuar në vitin 2021 dhe 6.498 në vitin 2020.

Gjysma e parë e këtij viti ka dëshmuar një zhvendosje të madhe të kërkesave për azil të shqiptarëve nga Europa drejt Britanisë së Madhe.

Sipas të dhënave të autoriteteve britanike të emigracionit, shqiptarët në Angli radhiten të parët për nga kërkesat për azil për gjysmën e parë të këtij viti, duke ia kaluar kështu edhe shtetasve nga Afganistani.

Ndërkohë sipas Agjencisë Europiane për Azilin gjatë gjysmës së parë të 2023, në vendet e Bashkimit Europian u paraqitën në total 519 000 aplikime për azil, me një rritje prej 28% krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2022.

“Bazuar në tendencat aktuale, aplikimet mund të kalojnë 1 milion deri në fund të 2023”, thotë raporti i Agjencisë.

“Shumë vende të Bashkimit Europian janë nën trysni për përpunimin e aplikacioneve dhe mbrojtjen e personave në nevojë, pasi numri i çështjeve në pritje të vendimeve është rritur me 34 % nga viti 2022”, thotë raporti.

Sipas Agjencisë, përveç kësaj, janë edhe rreth 4 milionë ukrainas që ikën nga pushtimi rus, që aktualisht përfitojnë nga Mbrojtja e Përkohshme.

Agjencia europiane për azilin thotë se këto tendenca paralele paraqesin sfida të rëndësishme për autoritetet e azilit dhe sistemet e e pritjes në Bashkimin Europian dhe deri në qershor të 2023, po ofronte ndihmë operacionale për 13 shtete anëtare./VOA

Babai vret në gjumë yllin e YouTube në Irak, dënohet vetëm 6 muaj

E re dhe mjaft e gjallë. YouTuberja irakene Tiba al-Ali u bë hit me videot e saj argëtuese për jetën e saj. Ajo e filloi kanalin e saj pasi u transferua nga vendlindja e saj, Iraku, në Turqi në moshën 17-vjeçare në vitin 2017. Aty fliste për pavarësinë e saj, të fejuarin, grimin dhe gjëra të tilla. Tiba shfaqej e lumtur dhe tërhoqi dhjetëra mijëra ndjekës. Në janar ajo u kthye në Irak për të vizituar familjen e saj, por u vra nga babai i saj. Megjithatë, vrasja nuk u konsiderua nga autoritetet të ishte “e paramenduar” dhe babai i saj u dënua me vetëm 6 muaj burg.

Vdekja e Tiba ka ndezur protesta në të gjithë Irakun për ligjet e tij në lidhje me të ashtuquajturat “vrasje nderi”. Rasti tregon se si trajtohen gratë në një vend ku qëndrimet konservatore mbeten dominuese.
Tiba ndërtoi një profil në internet prej më shumë se 20 mijë ndjekësish, një shifër që është rritur më shumë që nga vdekja e saj. Ajo postonte video çdo ditë dhe shijonte stilin e ri të jetesës që Turqia kishte hapur për të. Në videon e saj të parë në nëntor 2021, Tiba tha se u zhvendos për të përmirësuar arsimin e saj, por zgjodhi të qëndronte sepse i pëlqente jeta atje.

https://youtu.be/NHM0gUnQEUw

Sipas raportimeve, babai i saj, Tajip Ali, nuk ishte dakord me vendimin e saj për t’u transferuar atje, as për t’u martuar me të fejuarin e saj me origjinë siriane, me të cilin ajo jetonte në Stamboll. Besohet se Tiba u përfshi në një mosmarrëveshje familjare kur u kthye në Irak për të vizituar shtëpinë e saj në Diwaniya.

Raportet thonë se Tajip Ali e mbyti për vdekje në gjumë më 31 janar. Më pas ai u dorëzua në polici. Një anëtare e qeverisë lokale ku u vra Tiba tha se babai i saj u dënua në prill me një burgim të shkurtuar. Pas vrasjes së Tiba, qindra gra dolën në rrugë në Irak për të protestuar kundër legjislacionit rreth “vrasjeve për nder”.

Women holding placards
Kodi Penal i Irakut e lejon “nderin” si një zbutje për krimet e kryera ndaj anëtarëve të familjes. Kodi lejon dënime të buta për “vrasje nderi” për shkak të provokimit ose nëse i akuzuari kishte “motive të nderuara”. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Irakut, gjenerali Saad Maan, i tha BBC: “Një aksident i ndodhi Tiba al-Ali. Në këndvështrimin e ligjit, është një aksident kriminal dhe në këndvështrime të tjera është një aksident i vrasjeve për nder”.

Gjenerali tha se Tiba dhe babai i saj kishin pasur një debat të ashpër gjatë qëndrimit të saj në Irak. Ai shpjegoi gjithashtu se një ditë para vrasjes së saj, policia kishte tentuar të ndërhynte. Kur u pyet për reagimin e autoriteteve ndaj vrasjes, gjenerali Maan tha: “Forcat e sigurisë e trajtuan rastin me standardet më të larta të profesionalizmit dhe zbatuan ligjin. Kanë nisur një hetim paraprak dhe gjyqësor, mblodhën të gjitha provat dhe e dërguan dosjen në organet e drejtësisë për të dhënë një dënim”. ©BBC, LAPSI.al

Ushqimet që nuk duhet t’i hani kurrë, para se të udhëtoni me avion

Kur ju keni një udhëtim të gjatë me avion, gjëja e fundit që dëshironi është që t’ju trazohet stomaku. Me zgjedhjet e duhura të dietës, ju mund ta shmangni këtë siklet.

Për këtë arsye ne ju sjellim më poshtë ushqimet që nuk duhet të hani përpara se të udhëtoni me avion.

Shmangni, brokolin, lulelakrën dhe lakrën. Këto ushqime janë shumë të mira për shëndetit, por për shkak të fibrave do ju shkaktojnë fryrje dhe gazra. Prandaj është mirë t’i shmangni.

Alkooli zakonisht shkakton dehidratim dhe lodhje pas udhëtimit. Ju do të ndiheni shumë të përgjumur.

Ashtu sikurse alkooli edhe kafeina ju mban të dehidratuar. Më mirë pini ujë përpara fluturimit, sesa kafe. Për më tepër, kafeina ju mban dhe zgjuar duke mos ju lejuar të merrni një sy gjumë gjatë udhëtimit.

Bishtajoret të tilla si fasulet, thjerrëzat apo qiqrat kanë shumë fibra dhe shkaktojnë fyerje dhe gazra.

Ju mund të ndjeni sikur të ngopeni me një hamburger dhe patate të skuqura gjatë udhëtimit, por jo nuk është një ide e mirë. Një bark plot me ushqim shkakton shqetësim për stomakun.

Zgjedhja më e mirë janë fruta e thata, të cilat edhe ju ngopin edhe nuk rëndojnë stomakun.

Shkencëtarët gjejnë në Karaibe peshkaqenin që është mbi 500 vjeç!

Si ka mundësi që një peshkaqen të jetë mbi 500 vjeç dhe shkencëtarët ta dinë këtë fakt vetëm duke e parë? Po flasim për një peshkaqen që është rishfaqur në Detin Karaibe, pasi u pa për herë të fundit në vitin 2016, kohë në të cilën ishte në kopertinën e disa revistave shkencore. Një ekzemplar unik në botë, sepse të paktën sipas asaj që dihet, do të ishte peshkaqeni më i vjetër nga të gjithë.

Një grup studiuesish po punonin si zakonisht në brigjet e Belizes kur peshkaqeni u rishfaq pa e pritur askush, sipas revistës Marine Biology.

Në fillim, ekzemplari nuk u identifikua saktë, pasi mendohej se ishte një peshkaqen me gjashtë gushë, një grabitqar që rrallë del nga thellësia e detit. Megjithatë, ata shpejt e kuptuan se ishte një peshkaqen i Grenlandës, më i vjetri në planet: “dukej si diçka që do të ekzistonte në kohët parahistorike”, tha Devanshi Kasana, një biolog në Laboratorin e Ekologjisë dhe Konservimit të Predatorit të Universitetit Ndërkombëtar të Floridës, në një fjalim të mbledhur nga revista e lartpërmendur. Ndërsa peshkaqeni i Grenlandës jeton në ujërat e Arktikut, nuk është aq e pazakontë ta shohësh atë në ujëra shumë më të ngrohta si Karaibet. Dhe pavarësisht se po flasim për peshkaqenin më të vjetër në botë 500 vjeç (do të datonte nga viti 1506), ka mundësi që të mos jetë i vetmi në llojin e tij.

Studimi: Rastet e kancerit te moshat nën 50 vjeç në mbarë botën janë rritur gati 80% në tre dekadat e fundit

Një studim i fundit ka dalë në përfundimin se numri i personave nën 50 vjeç në mbarë botën që janë diagnostikuar me kancer, është rritur me gati 80% në tre dekada.

Rastet globale të kancerit u rritën nga 1.82 milionë në 1990 në 3.26 milionë në 2019, ndërsa vdekjet nga kanceri të të rriturve në të 40-at, 30-at ose më të rinj u rritën me 27%. Më shumë se një milion persona nën moshën 50-vjeçare në vit po vdesin nga kanceri, zbulon hulumtimi.

Ekspertët janë ende në fazat e hershme për të kuptuar arsyet e rritjes së rasteve. Autorët e studimit, të publikuar në BMJ Oncology, thonë se dieta e dobët, përdorimi i alkoolit dhe duhanit, pasiviteti fizik dhe obeziteti mund të jenë faktorët që kanë ndikuar në rritjen e rasteve.

“Inkurajimi i një stili jetese të shëndetshëm, duke përfshirë një dietë të shëndetshme, kufizimin e konsumit të duhanit dhe alkoolit dhe aktivitetin e duhur në natyrë, mund të zvogëlojë barrën e kancerit të hershëm”, thuhet në studim.

Studimi i fundit, i udhëhequr nga Universiteti i Edinburgut në Skoci dhe Shkolla e Mjekësisë e Universitetit Zhejiang në Hangzhou, Kinë, ishte i pari i këtij lloji që shqyrtoi çështjen në një shkallë globale dhe faktorët e rrezikut për të rriturit më të rinj.

Shumica e studimeve të mëparshme u fokusuan në dallimet rajonale dhe kombëtare. Në këtë studim global, studiuesit analizuan të dhëna nga 204 vende që mbulojnë 29 lloje të kancerit.

Ata studiuan rastet e reja, vdekjet, pasojat shëndetësore dhe faktorët e rrezikut kontribuues për të gjithë ata të moshës 14 deri në 49 vjeç për të vlerësuar ndryshimet midis 1990 dhe 2019.

Në vitin 2019, diagnozat e reja të kancerit te moshat nën 50 vjeç arritën në 3.26 milionë, një rritje prej 79% në krahasim me shifrën e vitit 1990. Kanceri i gjirit përbën numrin më të madh të rasteve dhe vdekjeve të shoqëruara.

Një total prej 1.06 milionë nën-50 vjeç vdiqën nga kanceri në vitin 2019, një rritje prej 27% në krahasim me shifrën e vitit 1990. Pas kancerit të gjirit, numri më i lartë i vdekjeve ishte i lidhur me kancerin e mushkërive, stomakut dhe zorrëve.

Prirja ballkanase për apartamente në bregdetin shqiptar

Pas një pushimi në bregdetin e Adriatikut apo Jonit të Shqipërisë, qytetarë ballkanas, kryesisht nga vendet e ish-Jugosllavisë, po blejnë apartamente në resortet e famshme verore të vendit.

Në Shëngjin, një port i vogël shqiptar në detin Adriatik pranë qytetit të Lezhës, ka gjithnjë e më shumë blerës të pasurive të paluajtshme nga Serbia, Bosnja, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Mali i Zi, shkruan Veçernji.

Sipas Esin Lekiçit, menaxher i një kompanie që merret me ndërtimin e godinave turistike në Shëngjin, ky vend ka një pozitë të shkëlqyer. Është afër Tiranës, por edhe Shkodrës, dhe ka një infrastrukturë të mirë rrugore. Duhen më pak se tetë orë për të arritur në Beograd me makinë.

“Aktualisht po ndërtojmë një godinë tjetër në Shëngjin, kemi tetë të tilla dhe një hotel. Të gjitha së bashku, më shumë se 16 mijë metra katrorë. Kemi shumë blerës nga ish-Jugosllavia. Aktualisht, më së shumti apartamente i shesim te blerës nga Serbia, nga Nishi dhe Beogradi, si dhe disa familjeve nga Novi Sadi. Banesat më të kërkuara janë nga 62 deri në 75 metra katrorë. Çmimi për metër katror është nga 900 euro e lart“, thotë Lekiç.

Adnal Muratoviç nga Bosnja gjithashtu vendosi të blejë një pronë buzë detit në këtë vendpushim të këndshëm veror. Ai thotë se e kanë tërhequr çmimet e favorshme të metrave katrorë, të cilat vitin e kaluar ishin dukshëm më të ulëta. Ai bëri një xhiro në bregdet dhe vendosi për Shëngjinin, për shkak të afërsisë me aeroportin, por edhe lidhjes së mirë të atij vendi me qytetet e tjera të Shqipërisë.

“Për sa i përket shkresave, është shumë e thjeshtë, gjithçka ka qenë absolutisht ashtu siç kemi rënë dakord,: nënshkruhet kontrata e blerjes në noter, pstaj bëhet pagesa, kur paguhet prona, merret një certifikatë në emër të blerësit. Dhe kaq. Më interesant është që nëse je i martuar, apartamenti që blihet duhet të jetë në pronësi të dy bashkëshortëve. Pra të gjithë ata që mendojnë të blejnë një apartament pa e ditur gruaja, le ta dinë që është e pamundur”, thotë Muratoviç me buzëqeshje.

Shqipëria është kthyer në një destinacion turistik gjithnjë e më interesant jo vetëm për rajonin, por edhe për turistët jashtë shtetit. Numri i turistëve nga ish-republikat e RSFJ-së që zgjedhin Shqipërinë për pushime po rritet nga viti në vit.

Të dhënat e publikuara së fundmi nga Byroja Shqiptare e Statistikave tregojnë se më shumë se pesë milionë qytetarë nga 152 vende të botës kanë vizituar vendin në shtatë muaj të këtij viti. Përveç turistëve të ardhur nga Kosova, më të shumtët ishin italianët, shkruan Veçernji.(Tesheshi.com)

Ndërron jetë nobelisti shqiptar, Ferid Murad

Shqiptari i nderuar me çmimin “Nobel”, Ferid Murad ka ndërruar jetë. Lajmi i hidhur u njoftua nga miku i tij.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai thekson se mjeku nobelist në filozofinë e Mjekësisë, Ferid Murad, mbylli sytë, duke lënë veprën e tij të jetojë në çdo kohë.

Ferid Murad, me origjinë nga Gostivari, i lindur më 14 shtator 1936, ishte mjek dhe farmacist me famë botërore, i cili fitoi Çmimin Nobel për fiziologji dhe mjekësi në vitin 1998.