Ballina Aktualitet Ndahet nga jeta para kohe orientalísti nga Tetova, Adem Iljazi

Ndahet nga jeta para kohe orientalísti nga Tetova, Adem Iljazi

Është ndarë nga jeta edhe një personalitet nga Tetova.

Ai kishte studiuar persishten në Teheran, kurse në moshë të re kishte publikuar edhe një libër me poezi.

Një periudhë ka punuar si librar, pastaj si drejtor i Radio Tetovës dhe si njohës i persishtes ka qenë i angazhuar edhe në Katedrën e Orientalistikës në Universitetin e Tetovës.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë dhënë familjarët. Varrimi i tij është bërë dje pasdite në varrezat e vjetra të qytetit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews