Ballina Blog Faqe 345

Shqipëria po zbrazet, në 9 vite ikën jashtë vendit 500 mijë shqiptarë

Shqiptarët janë populli që emigrojnë më shumë. Në vetëm 9 vite 500 mijë shqiptarë nga Shqipëria kanë ikur nga vendi i tyre. Por edhe shqiptarët e Kosovës janë larguar, pasi janë të paktën, 264 mijë persona. Gjithashtu nga Maqedonia e Veriut pjesa dërmuese e 160 mijë personave që emigruan janë shqiptarë.

Këto janë pamjet e vitit 2015 kur nisi një fluks për të ikur nga Shqipëria. I njëjti fenomen ndodhi edhe në Prishtinë. Por edhe në qytetet shqiptare në Maqedoni.

Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës ka publikuar raportin e fundit për emigrimin nga Ballkani Perëndimor ku përllogariti se nga 2010 deri në vitin 2019 janë larguar 1.5 milionë qytetarë ku në krye qëndron Shqipëria me gjysmë milioni. (tabela) Raporti thekson se ka emigracion nga çdo grupmoshë, por në Shqipëri emigrojnë në masë edhe personat me nivel të lartë arsimi. Faktor themelor është varfëria, por sociologia Marsida Simo shikon edhe shkaqe te tjera.

“Do doja ta bëja me një ndarje në tre etapa. Pas 90’ si një emigracion me karakter politik për shkak të mos stabilitetit politik në vendin tonë. Do doja ta ndaja në periudhën e dytë në 2000-2010, me një karakter ekonomik dhe pas 2010 me një karakter socio-psikologjik. Shkaqet kryesore është në tërësi e gjithë kjo frymë pesimiste që shkaktohet për shkak të mos stabilitetit ekonomik, për shkak të mos gjetjes së një pune, por edhe të hapësirave të tjera për të gjetur veten të rinjtë, sepse arsimi nuk është çështja vetëm sa efektive është por edhe sa mund ti çojnë njerëzit këto njohuri në tregun e punës”, shprehet ajo.

Gjithashtu edhe rrjetet e krijuara të diasporës ndikojnë, pasi ofrojnë informacion dhe burime që lehtësojnë emigrimin, raporton Tch.

“Po të bëjmë një sondazh më të shpejtë duke marrë familjet tona, secili prej nesh ka një emigrant dhe besoj se pjesa më e madhe e emigrantëve na shtyn edhe ne drejt emigrimit, pra nuk ndodh e kundërta. Edhe pse ata kanë vuajtur dhe kanë problemet e tyre me shokun kulturor sërish e kanë gjetur veten qoftë kjo edhe me punësimin dhe të ardhurat bazike që këtu në vendin tonë kryesisht për pjesën më të madhe mungojnë.”

Shteti Qytetarë
Shqipëria 498 875 mijë
Kosova 246 540 mijë

Maqedonia e Veriut 160 633 mijë
Serbia 351 730 mijë
Mali i Zi 22 080 mijë

Zbulohet SKANDALI/ Qeveria shpërndau 40 milionë euro në fshehtësi pak ditë para zgjedhjeve (VIDEO)

Në datën 22 prill në telefonin e qytetares B.M nga Durrësi mbërriti një mesazh nga banka. Mesazhi shkruante: “Llogaria juaj u kreditua me 1 mijë dollarë”. Dërguesi i parave ishte buxheti i shtetit, më saktë program i granteve të rindërtimit nga tërmeti. Të nesërmen qytetarja u paraqit në bankë për të tërhequr çekun e dërguar nga qeveria, ndërsa pas dy ditësh shkoi të votojë.

Ky i qytetares B.M. nuk ishte një rast i izoluar, por një fenomen në shkallë të gjerë. I njëjti mesazh u ka mbërritur mijëra familjeve durrsake, dy deri në tre ditë para zgjedhjeve. MCN ka mundur të sigurojë dokumentet ekskluzive si dhe të gjurmojë qindra transferta bankare nga qeveria në llogaritë e familjeve. Këto që shihni në ekran janë vetëm disa prej transfertave nga buxheti në llogaritë e familjeve nga datat 19 deri në 23 prill.

Paratë kesh të derdhura nga buxheti në llogari të familjeve të Durrësit në javën e fundit para zgjedhjeve ishin finalizimi i një operacioni të mirëkoordinuar me arkitektë Bashkinë e Durësit. Në datën 4 shkurt, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Durrësit Emirjana Sako dhe këshilli bashkiak i këtij qyteti miratuan me urgjencë listën e parë me 806 familje, të cilat do të përfitonin mbi 2 milionë euro transferta kesh nga qeveria si kompesim për dëmet e tërmetit. Në 14 prill, Bashkia miratoi dhe një tjetër listë akoma më të madhe me 1351 familje të tjera, të cilave në ditët e fundit para zgjedhjeve iu derdhën 4 milionë euro kesh në llogaritë e tyre.

Madje jo vetëm kaq, por përmes disa vendimeve të javëve të fundit, Bashkia e Durrësit ka ndryshuar kategorinë e dëmtimit për qindra familje durrsake, duke i ngjitur nga DS1 në DS2 apo nga DS2 në DS3, ç’ka rrit automatikisht dhe vlerën e parave që ato përfitojnë nga qeveria.

Por megjithëse Durrësi ishte epiqendra e transfertave cash të rindërtimit, ky ishte nje operacion në shkallë kombëtare, që përfshinte disa qarqe të vendit dhe që kordinohej nga qeveria në tiranë. Përmes më shumë se 20 vendimeve të miratuara në periudhën nga 3 shkurti deri në 14 prill, Këshilli i Ministrave, i hapi rrugën ligjore vetes të derdhë miliona euro në prag të zgjedhjeve në llogaritë bankare të familjeve që ishin prekur nga tërmeti i ndodhur një vit e gjysmë më parë.

Këto dokumenta konfidenciale të siguruar nga MCN, tregojnë se përmes programit të granteve të rindërtimit, në muajt mars dhe prill qeveria transferoi plot 40 milionë euro kesh në llogaritë e mijëra familjeve në Durrës, Shijak, Kamzë, Vorë, Rrogozhinë, Kavajë, Mirditë, Lezhë dhe në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti.

Fenomeni ka qenë aq masiv sa që mund të jetë operacioni më i madh i ndikimit të votës në shkallë të gjerë i regjistruar ndonjëherë në Shqipëri. Jo me para informale, por drejtpërdrejtë me paratë e buxhetit të shtetit, pra me paratë e taksave të qytetarëve. Gjithçka në rrugë ligjore dhe gjithçka nën hundën e opozitës. Kjo e fundit madje, shëtiste nëpër Shqipëri autokolonat e militantëve. Por ndërsa opozita jetonte me ëndrrën e saj euforike për të fituar zgjedhjet, qeveria ishte duke realizuar në heshtje operacionin më të madh të ndikimit të votës, rezultati i të cilit u pa në 25 prill. /Marrë nga MCN TV

Del VIDEO/ “Mora 200 mijë lekë për 4 vota për PS, mi solli makina e policisë”

Një video denoncim është bërë publik, ku një qytetar pranon se ka shitur votën e tij për 50 mijë lekë të vjetra. Qytetari tregon se i kanë dhënë 200 mijë lekë për 4 vota. Ai thotë se lekët janë shpërnda me makinën e policisë, pasi policët nuk ka kush i ndalon kush.

“Ka ardhë makina e policisë me lekë. Se nuk i ndalon kush policët. Kanë marrë bosat. Me makinë policie, i kam parë vetë. Edi Rama për Kishë të Laçit, e ka fitu me lekë se nuk e fitonte ndryshe. Unë 200 mijë lekë i mora për 4 votat e mia.

Në korridor më ka ardhë dhe më tha, 200 mijë lekë për 4 vota. Të kish dalë tjetri me 55 mijë lekë, ja kisha dhënë atij tjetrit. Këtë e kam marrë nga Edi Rama, 4 copa”, – thotë qytetari në videon që mund ta shikoni më poshtë të publikuar nga ish-kryeministri Berisha.

“Shuplaka” e ambasadorit gjerman: Hetoni shitblerjen e votës

Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë Peter Zingraf ka bërë një koment për zgjedhjet për të cilat thotë se e diela e 25 prillit rrodhi e qetë dhe thuajse kudo e paqtë. Në komentin që bën në një postim online, Zingraf thotë se fakti, që një numër i madh qytetaresh dhe qytetarësh shqiptarë dhanë votën e tyre, bën të qartë dëshirën për të bashkëvendosur dhe kodi i ri zgjedhor e kaloi me sukses testin e tij të parë.

“Procesi zgjedhor vijoi përgjithësisht pa fërkime, administrata zgjedhore në nivel qendror dhe lokal bëri një punë të mirë – falënderimi im u takon atyre. Ne kemi ndjekur raportin paraprak të OSBE/ODIHR dhe jemi duke pritur atë përfundimtar. Të gjitha akuzat dhe ankesat, që kanë të bëjnë me zgjedhjet, mes tyre edhe ato për shitblejren e votës, duhet të trajtohen pa vonesë dhe me vendosmëri – në këtë pikë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe organet e drejtësisë duhet të marrin përsipër një përgjegjësi të rëndësishme.

Vetëpërmbajtja dhe maturia e shumë kandidateve dhe kandidatëve ditën e zgjedhjeve meriton respekt. Unë shpresoj që të gjithë aktorët politikë të kenë edhe në të ardhmen një qasje konstruktive dhe bashkëpunuese ndaj njëri-tjetrit. Krahas kësaj presim që ata të njohin rezultatin e zgjedhjeve” – shkruan Zingraf që thekson rëndësinë e këtij momenti.

“Për ne me rëndësi vendimtare është rruga e mëtejshme e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Unë pres që të gjitha partitë dhe aktorët politikë të kontribuojnë në mënyrë aktive në këtë drejtim dhe që përmes reformash të tjera të bëhen hapa përpara. Përgëzoj Partinë Socialiste për fitoren. Qeveria e saj do të ketë një funksion kyç në këtë proces reformash.

Po kështu përgëzoj edhe Partinë Demokratike, e cila ka mundur të shënojë një rritje të konsiderueshme krahasuar me zgjedhjet e fundit. Një demokraci e shëndetshme ka nevojë për një opozitë të fortë parlamentare si dhe për përfshirjen dhe kontributin e saj aktiv, për shembull në ligje dhe vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar. Gjermania do të vazhdojë ta shoqërojë dhe mbështesë Shqipërinë edhe më tej në rrugën e saj” – shkruan ambasadori gjerman në vendin tonë. ©LAPSI.al

Kurti uron Ramën për fitoren: Institucionet të sqarojnë paqartësitë, askujt të mos i preket vota

Ka mbërritur edhe urimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për fitoren e Edi Ramës në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës. Në një postim në rrjetet sociale Kurti thotë se tashmë duhet të shihet përpara për të rritur bashkëpunimin.

“Sipas rezultateve paraprake të shpallura nga KQZ në Republikën e Shqipërisë, Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama ka fituar zgjedhjet parlamentare.

Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën, prandaj e përgëzoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën për rezultatet, dhe uroj që së bashku, si shqiptarë, të shtojmë bashkëveprimin mes nesh në të gjithë sektorët, si dhe t’i afrojmë standardet evropiane sa i përket demokracisë, zhvillimit ekonomik, drejtësisë e mirëqenies.

Njëkohësisht uroj që institucionet në Shqipëri të sqarojnë çdo paqartësi në lidhje me procesin zgjedhor që askujt të mos i preket e drejta e votës, mbi të cilën themelohet demokracia përfaqësuese. Këto janë pritshmëritë e shqiptarëve, andaj, të punojmë së bashku” – shkruan Kurti. ©LAPSI.al

Mediat gjermane: Blerje votash, përdorim i posteve publike! Rama mund ta çojë në rrënim Shqipërinë

Pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve në Shqipëri gazetat gjermane i kushtojnë vëmendje fitores së Partisë Socialiste, problemeve me përdorimin e pushtetit në fushatë, por edhe dobësive të Partisë Demokratike.

Nën titullin “Edi Rama mund të vazhdojë të qeverisë” gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” thekson se, Partia Socialiste ka arritur shumicën absolute në zgjedhjet parlamentare dhe mund të qeverisë e vetme. Për Edi Ramën ky është mandati i tretë, shkruan SZ, por thekson se “zgjedhjet u shoqëruan, ashtu si edhe votimet e mëparshme, nga një përdorim i dukshëm masiv i burimeve të qeveritarëve dhe me gjasë edhe të blerjes së votës që është mjaft e përhapur”.

Süddeutsche Zeitung nënvizon, se një fitore me një shumicë të tillë ka ardhur me gjasë edhe përmes manovrave jolegale. “Vëzhgues ndërkombëtarë panë se si qeveritarë në fushatë zgjedhore ‘përdorën postet publike’, sipas Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, PACE”, shkruan gazeta gjermane.

Edhe gazeta “Neue Zürcher Zeitung” nën titullin “Edi Rama triumfon për herë të tretë” shkruan se, ish-piktori mbetet njeriu i fortë në Shqipëri, dhe se megjithë fitoren e qartë, ai ka humbur disi pushtet.

“Fitorja e zgjedhjeve është një fitore personale për Edi Ramën. Kreu i qeverisë në vitet e fundit i hoqi qafe shumicën e konkurrentëve të brendshëm dhe shpesh i zëvendësoi ata me njerëz besnikë, të panjohur si kandidatë”. Për analistin Volker Pabst, Edi Rama erdhi në pushtet si ish-piktor dhe basketbollist me shpresën për të luftuar korrupsionin dhe për të bërë reforma, por shumë pak ka mbetur nga kjo shpresë. “Partia e tij është e lidhur me sipërmarrës të fuqishëm, krimi i organizuar lulëzon.” Por sipas NZZ nga kjo gjendje pakënaqësie nuk përfitoi dot opozita, pasi Lulzim Basha nuk u pa si alternativë e vërtetë. “Basha ka pasur disa poste ministrore në qeverinë e parardhësit të kontestuar të Ramës, Sali Berisha. Përveç kësaj Partia Demokratike bëri gabime. Me bojkotimin e parlamentit ajo humbi prezencë. Programin e saj zgjedhor kjo parti e paraqiti vonë”.

“Edi Rama feston mandatin e tretë” e titullon gazeta gjermane “Taz” artikullin e saj duke vazhduar me ironi, se tani ai mund të vazhdojë ta çojë në rrënim edhe katër vjet vendin e tij. Sipas OSBE zgjedhjet u zhvilluan të qeta, shkruan taz. “Megjithatë blerja e votës mbetet problem në Shqipëri. Edhe pak para votimeve, më 24 prill u postuan video në Facebook, ku përkrahës të Partisë Socialiste shpërndanin para në zonën e varfër të Dibrës. Edhe me zgjedhjen e dytë të Edi Ramës në vitin 2017 ka pasur akuza të tilla.”

Kurse gazeta “Zeit” pasi thekson fitoren e socialistëve në zgjedhjet e 25 Prillit shkruan, se pjesëmarrja në zgjedhje u rrit krahasuar me vitin 2017. “Në parlamentin e ri ia doli të hyjë edhe Partia Socialdemokrate, PSD e sipërmarrësit të kontestuar, Tom Doshi. Me 2% të votave ajo arriti tre mandate. Partia përfitoi nga mosbalancimi rajonal i sistemit zgjedhor dhe fuqisë elektorale në qytetin verior, Shkodër”. / DW/

Bujar Nishani kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës

Ish-presidenti Bujar Nishani është i pari nga zërat e rëndësishëm në Partinë Demokratike që del hapur kundër kryetarit të kësaj force Lulzim Basha pas humbjes së zgjedhjeve. Në një reagim në Facebook, Nishani thotë se Basha është përgjegjës i 4 humbjeve dhe se ai duhet të marrë përgjegjësinë dhe të largohet.

“Të dashur miq, rezultati i zgjedhjeve ishte zhgënjim dhe dëshpërim i madh për votuesit dhe mbështetësit e opozitës si dhe një mundësi e pashfrytëzuar për ndryshimin e shumëpritur. Qeverisja e korruptuar e Edi Ramës do të vijojë të mbajë pushtetin përsëri, pas 8 viteve të skandaleve e dështimeve!

Sot është momenti që Partia Demokratike të çlirohet nga shembulli i paaftësisë dhe modelit që po e asgjëson atë pak nga pak. Sot është momenti që Partia Demokratike të lihet e lirë për tu ringritur në madhështinë që i takon si Parti e Lirisë dhe Rinisë.

Sot përgjegjësi kryesor i 4 humbjeve politike rradhazi vendosi ta mbajë peng Shtëpinë e Lirisë në interes të pushtetit të tij personal! Z. Basha sot duhej të merrte përgjegjësinë e dështimit të tij personal prej 8 vitesh!

Sot Edi Rama mban peng Shqipërinë dhe Lulzim Basha tenton të mbajë peng Partinë Demokratike. Partia Demokratike nuk është pronë personale e një njeriu. Ajo është Shtëpia e Lirisë e qindra mijëra shqiptarëve. Askush nuk do të mundet ta marrë atë peng për asnjë arsye, në asnjë formë e me asnjë çmim! #MakePDGreatAgain!” – shkruan në mesazhin e tij Bujar Nishani. ©LAPSI.al

PD bën lëvizjen e parë, shkresë KQZ-së: Të na vihen në dispozicion të dhënat teknologjike. Ka parregullsi të rënda në procesin zgjedhor

Përmes sekretarit për cështjet zgjedhore, Ivi Kaso PD i është drejtuar përmes një shkrese KQZ ku i kërkon t’i vihen në dispozicion të dhënat teknologjike. Në letrën dërguar kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, Kaso shkruan se përmes numëruesve dhe vëzhguesve në terren ka grumbulluar dhe është duke grumbulluar të dhëna lidhur me parregullsi të rënda në procesin zgjedhor, vecanërisht gjatë fazës së numërimit. Lidhur me këto pretendime PD kërkon nga KQZ t’i vihen në dispozicion:

Pamjet filmike në cdo qendër votimi, pamje filmike të numërimit të fletëve të votimit, të dhënat e grumbulluara nga pajisjet e identifikimit, të dhënat e kryëqëzuara ndërmjet pajisjeve të identifikimit elektronik dhe listave të zgjedhësve të nënshkruar mekanikisht.

OSBE nxin 25 Prillin/ Votat e shitura, mediat e kapura, databaza me të dhënat personale

Raporti paraprak i OSBE/ODHIR që u prezantua nga vëzhguesit e misionit ndërkombëtar ka prekur disa nga pikat më nevralgjike që kërkon një proces zgjedhor për t’u konsideruar i lirë dhe i ndershëm. Duke nisur nga shit-blerja e votës, v r a s j a  e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, mediat e kapura dhe gazetarët e korruptuar e deri tek përdorimi i resurseve shtetërore për fushatën e Partisë Socialiste. Ndonëse këto fenomene nuk janë të panjohura, vlen të lexohet si janë parë ato nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

SHITBLERJA E VOTES

“Rreth 30 raste të blerjes së votës janë nën hetim” shkruhet në raportin e OSBE/ODHIR në lidhje me këtë fenomen. “Vëzhguesit e Misionit ishin dëshmitarë të një rasti kur shpërndaheshin para për votuesit jashtë një qendre votimi” thuhet në raport, i cili vazhdon:

“Akuzat për blerjen e votës ishin të vazhdueshme përgjatë fushatës, gjë që tregon se kjo mbetet një problem i përhapur në vend. Partia Demokratike ndërmori disa metoda për të ndërhyrë, të cilat i justifikoi në deklarata publike, për të luftuar veprimtarinë e pretenduar të blerjes së votës”

Më pas, në shpjegimin e referencave të paragrafëve për blerjen e votës, në raport shkruhet:

Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) informoi misionin e ODHir se deri në 24 Prill kishte hapur rreth 30 çështje në lidhje me blerjen e votës. Misioni gjithashtu u informua nga oficerët e prokurorisë në Berat dhe në Shkodër se ata kishin nisur hetime zyrtare për incidente në lidhje me shitblerjen e votës. Partia Demokratike bëri një denoncim në SPAK që përmbante një duzinë me raste të shitblerjes së votës në Elbasan. Në 21 Prill, një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën në një përplasje me armë në Elbasan. PD formoi një grup të quajtur “Struktura për Mbrojtjen e Votës” duke deklaruar se ky ishte i përbërë nga ish efektivë të policisë, të cilëve iu ishte kërkuar nga PD të verifikonin informacionet për blerjen e votës: Policia e Elbasanit arrestoi 10 persona, me dyshimet se kishin mbajtur me forcë një persona dhe deklaroi se disa prej tyre ishin të armatosur. Policia gjithashtu ndërhyri kundër “Strukturës së Mbrojtjes së Votës” në Dibër dhe në Korçë në 23 Prill.

PERDORIMI I SHTETIT NE ZGJEDHJE

“Ministrat e vazhduan angazhimin e tyre zyrtar edhe gjatë fushatës. Ata u shfaqën rregullisht nëpër “vizita inspektimi” të vende kyçe, si për shembull në qendrat e vaksinimit, duke mbajtur maska apo bluza me “Nr.12” (numri i PS në fletën e votimit), gjë që tregon përdorimin domethënës për fushatën. Kryeministri gjithashtu inauguroi disa projekte infrastrukturore gjatë periudhës së fushatës. Këto lloj eventesh i dhanë PS-së një avantazh domethënës, që ishte i përforcuar edhe nga dominimi i administratës lokale nga PS.

Shtojmë këtu që nëpunësit publikë u rritën në mënyrë domethënëse ndërsa afroheshin zgjedhjet, në periudhën që i parapriu moratoriumit që ndalon punësimet e reja në administratën e zgjedhjeve”

KEQPERDORIMI I TE DHENAVE PERSONALE

“Gjatë fushatës, një databazë që përmbante informacione personale dhe detaje për kontaktimin e përafërsisht 900 mijë qytetarë shqiptarë, ku ishin shënuar njëkohësisht edhe preferencat e tyre, doli në publik. Partitë e opozitës dhe Presidenti dhe shumë të tjerë në media bënë thirrje për një hetim nga SPAK për keqpërdorimin e të dhënave personale të qytetarëve. Kontakte të ndryshme të Misionit në partitë kryesore thanë se besonin se ajo që ndodhi mund të konsiderohej nga elektorati si keqpërdorim i të dhënave personale në interes të partive politike. Misioni i ODIHR gjithashtu mori raportime se u bënë përpjekje për të influencuar votën përmes ofertave”

NDRYSHIMI I KUSHTETUTES

“Në opinionin e Komisionit të Venecias u shfaq keqardhja që procedura për zbatimin e amendimeve në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor ishte “ekstremisht e nxituar” dhe nuk pati konsultime. Aty u vu në dukje se amendimet në lidhje me numrin e vogël të kandidatëve nuk favorizonte partitë e vogla dhe mundësia që u jepej kryetarëve të partive për të kandiduar në disa qarqe binte në kundërshtim me shanset e barabarta për kandidatët”.

ZHVENDOSJA E ZGJEDHESVE

“Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve mbikqyri përpilimin e listës së zgjedhësve. Dy grupe pune të caktuar nga KQZ, asistuan përpikmërinë e listës së votuesve dhe vunë në dukje probleme të tilla si zhvendosja e adresës së votuesve pa i informuar ata, ndërkohë që pati vonesa në njoftimin e votuesve për adresat e tyre në disa bashki”.

MEDIAT

“Pavarësia editorial është e ndikuar negativisht nga interesat e pronarëve, fakt ky që nxit vetëçensurën. Gazetarët janë të vulnerabël përballë presioneve dhe korrupsionit. Rregullimit me ligj i hapësirës televizive la për të dëshiruar në lidhje me hapësirën që iu dha partive të vogla apo kandidatëve të pavarur. Transmetuesve iu mungoi një mbulim analitik në thellësi të të gjithë pjesmarrësve në garë. Kjo u pasua me materiale të gatshme të partive në edicionet e lajmeve gjë që e kufizoi aftësinë e votuesve për të bërë një zgjedhje të mirëinformuar. Fatkeqësisht, nuk u organizuan debate televizive mes liderëve politikë.

Pavarësisht se ka shumë media, tregu i reklamave është i përqëndruar në pak subjekte tregtare. Shpesh mediat shërbejnë si platforma lobimi për pronarët, të cilët diktojnë pavarësinë editoriale dhe bëhen shkak për vetë-censurë. Disa kontakte të Misionit thanë se në mungesë të vetërregullimit dhe duke pasur kushte të vështira pune, gazetarët janë vulnerabël ndaj korrupsionit. Disa kontakte të Misionit ngritën shqetësime për sigurinë dhe ndjekjen penale të gazetarëve. 72 televizione në vend janë burimi kryesor i informacionit politik. Pavarësisht se shpifja dënohet vetëm me gjobë, ajo mbetet ende një vepër penale. Mbulimi i fushatës zgjedhore sanksionohet nga Kodi Zgjedhor. Një hapësirë falas në TVSH garanton një shikueshmëri minimale për të gjithë kandidatët.

Vetëm 1 media print dhe online dhe 10 nga 100 televizione dhe radio private zbatuan ligjin duke publikuar një listë çmimesh për reklamat e fushatës në KQZ. Ndaj, transparenca e reklamave ishte e kufizuar. Raportimet treguan se kishte disa reklama të paguara brenda edicioneve informative dhe përtej kohës së parashikuar në ligj. Praktika e përhapur mes partive politike për të ofruar në media material të parapërgatitura nga fushata e kufizoi aftësinë e votuesve për të marrë informacion objektiv gjatë fushatës. Gjatë monitorimit të mediave nga ODHIR ran ë sy që nuk kishte debate televizive mes liderëve politikë, ndërsa kjo u zëvëndësua nga bisedat në studio.

Në mediat kryesore mungoi analiza e thelluar dhe roli i tyre u kufizua thjesht në opinione të cilave u munguan diskutimet e qenësishme të platformave elektorale. Disa spote të partive nuk ishin sigluar qartë. Disa kanale televizive shfaqën foto të kandidatëve gjatë kohës që transmetoheshin programe të ndryshme apo filma, ndërsa KlanNeës i transmetoi ato gjatë edicionit të lajmeve, në kundërshtim me ligjin. PD dhe PS dominuan transmetimin e lajmeve politike në të gjitha mediat e monitoruara, ndërsa PS arriti 27 apo 35% të hapësirës, PD arriti 26 deri në 32% të mbulimit. PS u mbulua me tone më pozitive se PD. Në 9% të edicioneve informative dhe të programeve të monitoruara, Rama u raportua në cilësinë e tij si kryeministër. PS mori një 15% më shumë hapësirë dedikuar ministrave dhe institucioneve publike”/Pershtati Lapsi.al

Dua Lipa arrin një tjetër sukses dhe lë pas artistë shumë të njohur nga e gjithë bota

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa është personfikimi i fjalës sukses. Nëpërmjet një postimi në InstaStory ajo ka zbuluar e emocionuar arritjen e radhës.

Ajo zbuloi se ka kaluar shifrën prej 63.5 milionë dëgjuesve mujorë në Spotify, gjë të cilën e arriti për herë të dytë në të gjithë karrierën e saj dhe s’mund të ishte më e lumtur se kaq.

Ajo ka lënë pas artistë shumë të njohur duke u bërë kështu këngëtarja e tretë më e dëgjuar në të gjithë botën.

Ndërkohë, para pak ditësh Dua hyri në histori dhe u bë femra e parë me albumin më të dëgjuar në Spotify për vitin 2021

“E pa vërtetë! Faleminderit njerëz kjo është diçka e çmendur dhe jam shumë shumë shumë e lumtur”, ka shkruar këngëtarja.

Ajo u vlerësua si “mbretëresha e karantinës” pas suksesit që pati me albumin “Future Nostalgia”, i cili u publikua në një kohë që e gjithë bota ishte në izolim total.

Më herët, “Future Nostalgia”, shënoi një tjetër sukses duke bërë që të renditet në vendin e parë përsa i përket albumeve më të shitur në Mbretërinë e Bashkuar dhe për vitin 2021 janë shitur plot 68.926 kopje.

Ditë më parë, Dua Lipa ndau me ndjekësit e saj në Instagram një foto ku shihet krah të madhit Elton John.

Nëpërmjet këtij postimi, Dua tregoi se do të këndojë në eventin e organizuar nga “Elton John AIDS Fountation” për t’ju ardhur në ndihmë të rinjve me HIV.

“U trondita kur mësova se ka 1600 raste të reja me HIV tek të rinjtë çdo ditë, kështu që ju lutem bashkohuni me mua në rritjen e ndërgjegjësimit në mënyrë që t’i japim fund stigmës së HIV së bashku!“, ka shkruar këngëtarja shqiptare.

Zgjedhjet e 10-ta parlamentare në Shqipëri, historiku nga 1991-2021

Këto janë zgjedhjet e 10-ta parlamentare në historinë e plurarizmit  shqiptar.

Pas protestave të studentëve të dhjetorit që shënuan fundin e regjimit komunist, u zhvilluan menjëherë zgjedhjet e para plurariste.

Një një sistem mazhoritar, dhe në një Kuvend me 250 deputetë, në zgjedhjet e ’91 Partia e Punës arriti të fitojë zgjedhjet me 169 mandate, kundrejt vetëm 75 që mori PD e Sali Berishës.

Me gjithë revanshin e komunistëve, lideri i tyre Ramiz Alia humbi në zonën e tij në kryeqytet.

Zgjedhje të parakohshme u zhvilluan në mars të vitit 1992, sollën në pushtet për herë të parë Partinë Demokratike e cila, bashkë me aleatët e saj, Sabri Godon dhe Skënder Gjinushin, morën 92 nga 140 vende, ndërsa PPSH e transformuar në PS mori vetëm 38.

4 vjet më vonë, demokratët këmbëngulën të mbanin pushtetin, duke zhvilluar zgjedhjet më të kontestuara, ato të vitit 1996.

Nën tensione, komisionerët e Fatos Nanos në mesditën e zgjedhjeve braktisën procesin. Kjo ju dha dorë të lirë demokratëve të shënonin një rezultat të manipuluar, me 122 deputetë për PD-në dhe vetëm 10 për Socialistët.  Dy ditë pas zgjedhjeve, në një miting elektoral, figurat e larta të Partisë Socialiste u dhunuan.

Të gjitha ngjarjet që pasuan, firmat piramidale dhe kaosi i vitit 1997 sollën zgjedhjet e tjera të parakohshme.

Ato u zhvilluan nën mbikqyrjen e forcave ushtarake të huaja që ishin me mision paqeruajtës.

PD humbi, dhe Berisha u dorëhoq si President.

Edhe në vitin 2001, Partia Socialiste e ruajti pushtetin, krahas vetëm 32 mandateve që fituan demokratët.

Megjithë atë, këto zgjedhje shënuan një fenomen, që do të mbahej mend gjatë. Ai që u quajt si fenomeni i Dushkut, ku Partia Socialiste bëri manovra me sistemin zgjedhor, asokohe një miks mes maxhoritarit me korrektim proporcional, cka bëri që kjo zonë e vogël arriti të prodhojë 9 deputetë.

4 vitet që pasuan, sollën ndryshime brenda të majtës. Ilir Meta një nga figurat qëndrore të PS-së u largua me një pjesë të strukturës, dhe krijuan LSI-në në vitin 2004.

Kjo e ndihmoi Partinë Demokratike që në vitin 2005, të rikthehet në pushtet me një rotacion të butë, që u vlerësua shumë nga ndërkombëtarët.  Berisha mori vetëm 56 mandate të vetat, po aleati besnik, Fatmir Mediu nga PR, kishte 11 mandate. Bashkë me aleatët e tjerë të opozitës, Nano u mund, ndërsa LSI në provën e parë mori vetëm 5 mandate.

Do të ishte sërish Ilir Meta, ai i cili në vitin 2009 do t’i garantonte Sali Berishës një mandat të dytë.

E djathta mori 70 mandate, por Partia Demokratike regjistroi makimumin e votave për logon e saj, rezultat të cilin nuk e kishte marrë asnjëherë më pas e nuk e përsëriti dot më pas: plot 610 mojë vota. LSI bashkoi 4 deputetët e saj me Berishën dhe qeverisën deri në vitin 2013.

Pak përpara zgjedhjeve, LSI u largua nga koalicioni me Berishën dhe firmosi një aleancë me Edi Ramën.

Të dy bashkë ja dolën të fitojnë zgjedhjet.

Qeveria e parë e Ramës bashkonte në 83 mandate: 65 deputetë të PS-së, një karrige të PDBDNJ-së, mandatin e Mark Frrokut dhe  16 deptuetë të LSI-së.

Sali Berisha dha dorëheqjen nga drejtimi i PD-së, teksa partia e tij kishte fituar vetëm 50 mandate. PDIU si aleate e Berishës mori 4 mandatate, ndërsa 3 mandate prodhuan dhe minoritarët grekë të MEGA-s.

Në vitin 2017, pas krizës së bojkotit të parlamentit dhe instalimit të Cadrës, Lulzim Basha dhe Edi Rama hynë në zgjedhje me një marrëveshje paraprake bashkëqeverisjeje tranzitore.

PS ja doli të fitojë e vetme 74 mandate. Një mandat më vete i fitoi edhe Tom Doshi.

PD mori vetëm 44 mandate, ndërsa LSI 18, dhe PDIU 4.

Të gjithë kundër Ramës, opozitarët u bashkuan rreth Lulzim Bashës, duke sakrifikuar deri në djegien e mandateve.

PS kërkon një mandat të tretë sërish pa asnjë parti në koalicion, ndërsa Basha dhe aleatët e tij kërkojnë një votë për ndryshim./ Abcnews.al

“Njëherë vota pastaj dasma”, me fustan të bardhë nusja voton në Kavajë

Në Shqipëri sot po mbahen zgjedhjet parlamentare.
Të votosh me fustanin e bardhë është vërtet një emocion.Një çift në Kavajë ka vendosur që para se të shkojë në dasmë të votojë, raporton oranews.tv.

Në fakt kjo është një ditë e rëndësishme për shqiptarët dhe për të ardhmen e tyre.

Grida Duma ka dy fjalë për ata që thonë… ‘eh, se tek vota ime mbeti’

https://youtu.be/3Z8Am5LgPHM

Albin Kurti voton në Shqipëri

https://youtu.be/iAWyMer2gL8

Basha pret në radhë para se të votojë

https://youtu.be/KKr5BhqX54Y

Rama voton në shkollën e Surrelit, i shoqëruar nga bashkëshortja

https://youtu.be/gqFD5uqgFKk

 

“Po votoj për herë të fundit”, 97 vjeçarja prek me deklaratën (VIDEO)

Një zonjë 97 vjeçare ka votuar sot në qytetin e Shkodrës, dhe në një pronocim për mediat, ajo ka bërë thirrje që kushdo që e ka të drejtën e votës, të shkojë të votojë.

97 vjeçarja tha se ka marrë pjesë në çdo zgjedhje që janë zhvilluar në Republikën e Shqipërisë.

Ndërkohë nuk shtroi procese përsa i përket vështirësive që mund të ketë hasur në procesin e votimit.

Në Shqipëri janë 3,588,869 shtetas me të drejtë vote, edhe pse një pjesë e konsiderueshme e tyre janë emigrantë, të cilët edhe në këto zgjedhje nuk kanë të drejtën e votës në vendin ku punojnë dhe jetojnë.

Këto janë zgjedhjet e 10 parlamentare që mbahen në vendin tonë, që nga nisja e pluralizmit politik, ku njihen vetëm 2 raste të zgjedhjeve të parakohshme, ato që janë mbajtur në vitin 1992 dhe 1997.

Ndërkohë 7 procese normale zgjedhore janë (1991, 1996, 2001, 2005, 2009, 2013 dhe 2017). Vetëm zgjedhjet e vitit 1991 kanë qenë në mazhoritar. Zgjedhjet 1992-2005 janë zhvilluar me një sistem miks, 100 (115) zona në mazhoritar dhe 40 (25) mandate në proporcional.

Grida Duma ka dy fjalë për ata që thonë… ‘eh, se tek vota ime mbeti’

https://youtu.be/3Z8Am5LgPHM

Albin Kurti voton në Shqipëri

https://youtu.be/iAWyMer2gL8

Basha pret në radhë para se të votojë

https://youtu.be/KKr5BhqX54Y

Rama voton në shkollën e Surrelit, i shoqëruar nga bashkëshortja

https://youtu.be/gqFD5uqgFKk

 

Kurti: Pasi të kthehem nga Brukseli do të paraqes programin qeverisës katër vjeçar

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se janë në ditët e fundit të finalizimit të programit qeverisës për katër vitet e ardhshme.

Kurti ka thënë se pasi të kthehet javën tjetër nga Brukseli, do të paraqesin programin në parlament për miratim dhe të nis agjenda e Qeverisë, siç e quan ai transformuese.

“Ne jemi në ditët e fundit të finalizimit të programit tonë qeverisës për 4 vitet e ardhshme, i përqendruar në investime për krijimin e vendeve të punës dhe drejtësinë për të luftuar korrupsionin. Menjëherë pasi të kthehem nga Brukseli javën tjetër, ne do të paraqesim programin në parlament për miratim dhe do të fillojmë axhendën tonë transformuese”, ka shkruar ai në Twitter.

Dy komisione të Kongresit amerikan paralajmërojnë Ramën: Jo shitblerje votash, zgjedhjet të jenë demokratike

Në Kongresin e SHBA, Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve Gregory W. Meeks, demokrat dhe numri dy i këtij komisioni Michael McCaul, republikan, u bënë thirrje autoriteteve të Shqipërisë të garantojnë zgjedhje demokratike, pa shitblerje votash, frikësime apo dhunë.

“Ndërsa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet kombëtare të 25 prillit, – thanë ata në një deklaratë, – ne i nxisim autoritetet shqiptare të garantojnë që votuesit do të jenë në gjendje të hedhin votat e tyre të lirë nga shitblerja, frikësimi dhe dhuna.”

“Ne gjithashtu presim që të gjithë udhëheqësit – ata aktualisht në detyrë dhe ata që shpresojnë të zgjidhen – të veprojnë në përputhje me normat demokratike edhe kur bëjnë fushatë të fuqishme. Miqtë e Shqipërisë në Amerikë mbeten të përkushtuar për të mbështetur një të ardhme demokratike dhe të begatë për popullin shqiptar,” thuhet në deklaratë.

Një deklaratë të ngjashme bënë të enjten edhe krerët e Komisionit të Senatit për Punët e Jashtme, Bob Menendez dhe Jim Risch. Deri tani ka prova të forta se regjimi i Ramës po blen masivisht vota dhe duket se kemi të bëjmë me një paralajmërim të qartë nga SHBA.

Thirrje për vetpërmbajtje ka bërë edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Ajo tha se “Ditët e grupeve të armatosura që mbajnë simbolet e ndonjë partie politike dhe “patrullojnë” rrugët i përkasin të kaluarës së shëmtuar, që duhet refuzuar”.

Të enjten, ambasadorja Kim tha se “është përgjegjësi e udhëheqësve që ndodhen në pozicionet më të larta drejtuese të vendit, që të bëjnë thirrje për qetësi”, duke shtuar se “po monitorohen të gjitha veprimet e ndërmarra nga drejtuesit e vendit”.

Thirrjet vijnë pas shqetësimeve të krijuara nga një sërë incidentesh të ditëve të fundit me përdorim dhune ose me thirrje për dhunë.

Partitë politike kanë përdorur gjuhë të ashpër politike kundër njëra-tjetrës, me akuza se përdorin grupe për “mbrojtjen e votës” apo për korrupsion zgjedhor.

VIDEO/ Politikani harron që ka kamerën ndezur dhe prek të pasmet e sekretares

Një skandal i madh ka ndodhur në politikën në Azerbajxhan ku politikani i njohur Hussenbial Mirelemovun, i cili mendonte se e kishte ndërprerë takimin me “Zoom” që po zhvillonte me zyrtarë të tjerë, është kapur duke bërë një gjest të pahijshëm. 75-vjeçari shfaqet në video duke prekur të pasmet e sekretares së tij.

Husseinbala u mbrojt në fillim se videoja ishte një gënjeshtër ose montazh i pastër. Më pas ndryshoi mendje dhe tha se ata vetëm po bënin shaka dhe se nuk është i çmendur për të tradhtuar gruan e tij me shoqen e saj, sidomos jo para kamerës.

Fakti që i mëshon akoma më shumë këtij skandali është se asistentja e tij ka marrëdhënie shumë të mira me bashkëshorten e tij, e cila e ka punësuar vetë në detyrë shoqen e saj.

E BUJSHME/ Ilir Meta përplaset hapur dhe publikisht me ambasadoren Yuri Kim

Presidenti i Republikës Ilir Meta është përplasur fort me ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim. Mbrëmjen e së premtes Meta ishte në studion e Syri Tv kur në një moment ka ndërprerë bisedën me gazetarët në studio dhe ka nisur të shkruajë një SMS në celular. Gazetarët e kanë pyetur me kë po bisedonte dhe Meta tha se ishte ambasadorja Yuri Kim.

“Tani live sapo me shkruajti Ambasadorja Yuri Kim per te mos permendur me sfurqet. I them Ambasadores amerikane live qe te mos marre me ne mbrojtje Edi Ramen” – tha Meta me tone të larta.

Pak minuta më pas ambasadorja amerikane ka publikuar një koment në Twitter.

“Është e papranueshme për këdo që kërcënon se qytetarët do të marrin “sfurqet” në 25 prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal” – shkroi Kim.

Kaq ka mjaftuar që Meta të lëshojë një sërë akuzash ndaj ambasadores LIVE.

“Meqe me dergoi live sms i them Ambasadores Amerikane mos e mbeshtetë më Edi Ramen. Meqe jam transparent po ju them edhe nje fakt qe Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvorani. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës.

E perqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll nderhyre ne punet e brendshme te Shqiperise ne kete menyre te njeanshme. Ajo më ka marrë në telefon dhe më ka kërkuar të mos e publikoj një letër për Dvoranin dhe që ta emëronin atë sërish në KED dhe më tha që “dimë disa gjëra për ty”.

Unë kam dalë menjëherë dhe e kam nxjerrë letrën dhe i kam thënë asaj që të nxjerrë cfarë ka për mua. Ia kam thënë qartë. Zonjë je këtu për marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Amerikës dhe jo të Serbisë me Amerikën. Mos vazhdo të mbështesës Edi Ramën.” – tha Meta me tone të larta. ©LAPSI.al

Fjala e Albin Kurtit: Pse duhen votuar Bojkeni, Iliazi dhe Kreshniku (VIDEO)

Të dashur Boiken, Iliaz e Kreshnik

Të dashur aktivistë të Lëvizjes që jeni mbledhur sot në Tiranë

Të dashura zonja e zotërinj që po na ndiqni nga rrjetet sociale

Do të kisha dashur të isha më shpesh i pranishëm në këtë fushatë, për të ndihmuar bashkëpunëtorët e miqtë e mi, Boikenin, Iliazin e Kreshnikun, por gjendja e vështirë në të cilën e gjetëm shëndetësinë publike në Kosovë na ka imponuar që, nga njëra anë, të kemi një agjendë intensive punësh, e nga ana tjetër, të marrim masa për të mbrojtur jetët e qytetarëve. Uroj që të gjithë ju të jeni mirë me shëndet, e ta kapërcejmë sa më shpejt këtë pandemi që po sfidon gjithë botën.

Por, me zemër unë kam qenë pranë fushatës suaj e pranë jush, ju kam mbështetur dje e sot, dhe sigurisht do t’ju mbështes dhe nesër. Ne na bën bashkë një ide e një projekt i cili as nuk nis e as nuk përfundon me ne. Është ideja kombëtare, e cila do të vazhdojë të bëjë bashkë shqiptarët e ndershëm e idealistë edhe kur ne të mos jemi më.

Ju, Vetëvendosja në Shqipëri, edhe pse në këto zgjedhje keni dalë me tre kandidatë, keni bërë një fushatë shembullore, për disa arsye të cilat unë dëshiroj t’i përmend këtu.

Së pari, keni bërë një fushatë të kulturuar, pa nxitur sharje e urrejtje për anëtarët e partive të tjera, pa kërkuar armiqësi të stisur apo spektaklin e brutalitetit verbal. Keni bërë mirë që nuk keni rënë në grackën e ofendimeve. Të gjitha partitë e tjera, edhe kur janë të vjetra, edhe kur nuk e dinë më se cili është misioni i tyre në shoqërinë tonë, edhe kur dëshirojnë të kontribuojnë me ide, program e moral në politikë, megjithatë janë pjesë e kombit tonë. Debati me to duhet të jetë argumentativ, i bazuar në kritikë objektive, e jo në sulme të ulëta. Kombi ynë, njerëzit tanë, e presin këtë standard prej nesh. Dhe ju në Shqipëri, e keni arritur këtë.

Të gjitha partitë e vjetra kanë brenda vetes shumë qytetarë, punëtorë, intelektualë, krijues, sipërmarrës të ndershëm. Ata jo vetëm që nuk janë armiqtë tanë, por janë bashkëpunëtorët tanë potencialë për zhvillimin që duam t’i sjellim vendit. Me sjelljen tonë korrekte do t’i ftojmë ata në radhët e Lëvizjes, e cila do të rritet në Shqipëri ashtu siç u rrit edhe në Kosovë. Një pjesë e madhe prej tyre, në të ardhmen, do të vijnë te ne, sepse do të gjejnë një organizim demokratik, të ndërtuar mbi parime e vlera, e jo një çerdhe thashethemesh, goditjesh të ulëta, bërrylash e ambiciesh të sëmura.

Së dyti, e vlerësoj faktin se ju, edhe pse tre kandidatë, keni zhvilluar një fushatë të ndërtuar rreth një programi konkret. Ju i keni renditur vlerat e parimet për të cilat do të angazhoheni nesër në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, por i keni treguar qytetarëve e votuesve tuaj edhe se cilat janë çështjet për të cilat ju do të kundërshtoni e nuk do të pranoni asnjë kompromis. Ju jeni zotuar se do të jeni kritikë e kundërshtarë të formulave të privatizimit të maskuar, siç janë Partneritetet Publiko Private (PPP), kundër marrëveshjeve që cënojnë interesin kombëtar, kundër kapjes së institucioneve prej partive apo prej krimit, kundër abuzimit me të drejtat e punëtorëve, si dhe kundër monopoleve e oligopoleve që kanë vënë lak në fytin e ekonomisë shqiptare. Në pak faqe program ju keni folur shumë ide e përmbajtje politike, si askush tjetër, si asnjëherë tjetër.

Nuk mund të ketë demokraci pa ballafaqim të ideve e kritikave. Pikërisht mungesa e ideve, që i ka bërë partitë njësoj në qasjen e tyre qeverisëse, shkakton pastaj fenomene të shëmtuara. Partitë të cilat nuk kanë qenë të afta të dallohen nga njëra-tjetra sa i përket programit apo qeverisjeve, kanë prodhuar ndarje të rrezikshme, si ajo jug-veri, për të betonuar elektoratet e tyre. Kjo është e papranueshme. E vetmja mënyrë e pranueshme për të bërë për vete votuesin, është shpallja e idesë dhe forcimi i organizatës. Nuk mund të rrezikohet kombi për të mbajtur në këmbë partinë, siç kanë bërë të tjerë.

Së treti, fushata juaj ka qenë një kontribut në rrafshin e afrimit mes Shqipërisë e Kosovës. Ju keni qenë dhjetra aktivistë nga Shqipëria, që keni ardhur në Kosovë për vite me radhë e na keni ndihmuar shumë neve. Tash me këtë fushatë sërish po na ndihmoni, sepse e hapët rrugën që edhe aktivistët nga Kosova të vijnë në Shqipëri e të angazhohen për çështje politike e qytetare. Ne shqiptarët jemi një popullsi jo e madhe. Nëse punojmë bashkë e afrohemi, prapë nuk do të jemi rrezik për askënd, por nëse mbetemi të përçarë do të jemi gjithnjë rrezik i vetvetes. Krahinarizmat kanë vlerën e tyre kur vjen puna te folklori e respektimi i traditave e i dialekteve, mirëpo nëse duam të bëjmë një shtet që ndihmon ekonominë, forcon kulturën e arsimin, dhe e ndal braktisjen e atdheut tonë prej të rinjëve sot e fëmijëve tanë nesër, ne duhet t´i kapërcejmë ndasitë krahinore, nga Gjirokastra e Kreshnik Merxhanit e deri në Mitrovicë, nga Lezha e Iliaz Shehut e deri në Gjilan, nga Tirana e Boiken Abazit, e deri në Prishtinën tonë.

Ne kemi fituar tre figura dinjitoze publike në këtë fushatë. Tre ligjërues universitarë, të cilët kanë vendosur të hyjnë në politikë jo për pozitë apo për post, por si sakrificë, për çështje.

Ju ftoj të votoni në Tiranë Boiken Abazin, specialist i shkencave politike dhe ekonomisë zhvillimore, anëtar i kryesisë së Lëvizjes, i cili ka qenë në pozita të larta këtu në Kosovë dhe na ka ndihmuar shumë sidomos në rrafshin ndërkombëtar. Për Boikenin e kam thënë edhe më parë, ai nuk shitet e nuk blihet. Por jo vetëm kaq, Boikeni e ka edhe një të mirë tjetër. Ai nuk frikësohet përballë padrejtësive dhe nuk e ul kokën. Me Boiken Abazin VETËVENDOSJE! në Shqipëri e ka një shtyllë të fortë, një garanci për qëndrueshmëri në të ardhmen, por edhe një zotim për përparimin e programit të bashkimit kombëtar dhe të ideve socialdemokrate.

Ju ftoj të votoni në Lezhë Iliaz Shehun, studiues e ligjërues i filozofisë, i cili është duke përfunduar doktoraturën e vet në Universitetin e Parisit, në Paris 8. Iliazi është një djalë me qëndrim të drejtë e të thelluar, edhe pse i ri, ai është i matur e i pjekur. Me të rinj si Iliazi duhet ta shohim të ardhmen e politikës shqiptare, e jo me lajle-lulet e spektaklit sipërfaqësor. Si ish-student, Iliazi do të çojë përpara kërkesat e studentëve që prodhuan në Shqipëri një lëvizje të fuqishme para pak vitesh, si profesor ai do të këmbëngulë për forcimin e universitetit, dhe do të jetë një aleat i politikave që favorizojnë rininë, edhe në punësim apo në sferat të tjera të jetës.

Ju ftoj të votoni në Gjirokastër Kreshnik Merxhanin. Kreshniku është një ndër arkitektët e specialistët e trashëgimisë kulturore më të përgatitur që unë njoh. Ligjërues universitar, por edhe aktivist për ruajtjen e trashëgimisë. Specialistët si Kreshniku politika do të duhej ta kishte për nder që t’i angazhonte, sepse janë përfaqësuesit më të mirë të punës që bëjnë. Por fatkeqësisht në të shkuarën politika pati zakonin e keq që të zgjidhte të paaftët për të përfaqësuar punëtorët. Kjo gjë po merr fund me Lëvizjen, sepse ne njerëzit si Kreshniku jo vetëm që i marrim në gjirin tonë, por edhe i vendosim në rresht të parë. Ne jemi krenarë me Kreshnikun, e vlerësojmë së pari vetë, e pastaj ia paraqesim atë qytetarëve, dhe u kërkojmë ta votojnë.

Miq të dashur. Si kryeministër i Kosovës, unë do të respektoj maksimalisht dhe do të bashkëpunoj me cilëndo qeveri që populli i Shqipërisë do ta zgjedhë në zgjedhjet e 25 prillit. Por si aktivist dhe kryetar i VETËVENDOSJE!-s, ju do të jeni vazhdimisht bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë, për të përhapur mesazhin tonë politik. Sot jeni tre kandidatë, por pas jush qëndrojmë si mbështetës të gjithë ne, që e duam VETËVENDOSJE!-n, në Kosovë e Shqipëri.

Dëshiroj t’i ftoj gjithë qytetarët e Shqipërisë me të drejtë vote, që të votojnë për Boiken Abazin në Qarkun e Tiranës, për Iliaz Shehun në Qarkun e Lezhës e për Kreshnik Merxhanin në Qarkun e Gjirokastrës. E sidomos, i ftoj shtetasit e Kosovës që kanë edhe nënshtetësi të Republikës së Shqipërisë, që në ditën e zgjedhjeve, pra të dielën e 25 prillit, të nisen drejt Tiranës, Lezhës dhe Gjirokastrës, drejt këtyre qyteteve që të votojnë Boikenin, Iliazin dhe Kreshnikun. Me këta të tre, ia hapim rrugën VETËVENDOSJE!-s edhe në Shqipëri.

Ju falemnderit e suksese.

https://youtu.be/EOHv68_YXmI

Rama mbetet pa fjalë! Dalin pamjet e tufave me para që do blinin votat e dibranëve (VIDEO)

Mbrëmjen e sotme në Opinion janë bërë publike pamjet e numërimit të lekëve në Dibër, Maqellarë, ku u kap dhe sekuestrua një makinë.

Brenda makinës gjendeshin dy punonjës bashkie, të cilët sipas të dhënave të deritanishme po blinin vota në fshatrat e Maqellarës, Dibër.

Makina u mbajt peng për gati 1 orë nga mbështetës të PD të cilët pritën policinë dhe Prokurorinë për të hapur dhe zbuluar shumat e parave që deri tani raportohet të jetë nga 5 deri në 7 milion lekë.

Sic mund t’a shihni edhe në video, kryeministri Rama ka mbetur pa fjalë, ndërkohë kandidati i PS në qarkun Dibër deklaroi se nuk ka asnjë informacion.

https://youtu.be/rjHNSP9y8ek

Pyetje: Zoti Rama këto janë pamje që janë publikuar sot. A janë strukturat e juaja që po blejnë vota?

Rama: Ajo që dimë zyrtarisht, është se ka një strukturë të armatosur të pranuar edhe nga PD, të cilët kanë vrarë një njeri. Kanë plagosur një efektiv policie, me pretendimin se do të blejnë votën. /albeu.com/

 

Pse duhet ta përdorni ujin e orizit për flokët tuaj

Uji i orizit është një nga trajtimet më të mira për flokët, dhe ka gjetur një përdorim të gjerë tek vajzat. Ai siguron ushqimin adekuat të flokëve dhe zvogëlon dëmtimin e tyre. Shërben madje si balsam për flokët.

Çon në rritjen e flokëve

Uji i orizit ndihmon në fillimin e rritjes së flokëve dhe gjithashtu parandalon rënien e tyre. Prania e vitaminës B, C, E pasuron flokët dhe i ndihmon ata të rriten më shpejt.

Parandalon dëmtimin e flokëve

Uji i orizit ndihmon në parandalimin e dëmtimit të flokëve. Gjithashtu mbron flokët nga rrezet e dëmshme të diellit dhe pluhuri.

Redukton majat e dyfishta

Proteinat që përmban uji i orizit ndihmojnë për të parandaluar majat e dyfishta. Mjafton ta aplikoni këtë maskë të paktën 3 herë në javë.

I bën flokët më të butë

Uji i orizit i mban flokët më të buta. Shpërlarja e tyre me këtë përbërje iu jep shkëlqim dhe butësi.

Redukton zbokthin

Larja e flokëve me ujë orizi ndihmon në largimin e zbokthit nga flokët. Parandalon gjithashtu kruajtjen dhe tharjen e flokëve. /abcnews.al