Ballina Aktualitet Kurti uron Ramën për fitoren: Institucionet të sqarojnë paqartësitë, askujt të mos...

Kurti uron Ramën për fitoren: Institucionet të sqarojnë paqartësitë, askujt të mos i preket vota

Ka mbërritur edhe urimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për fitoren e Edi Ramës në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës. Në një postim në rrjetet sociale Kurti thotë se tashmë duhet të shihet përpara për të rritur bashkëpunimin.

“Sipas rezultateve paraprake të shpallura nga KQZ në Republikën e Shqipërisë, Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama ka fituar zgjedhjet parlamentare.

Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën, prandaj e përgëzoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën për rezultatet, dhe uroj që së bashku, si shqiptarë, të shtojmë bashkëveprimin mes nesh në të gjithë sektorët, si dhe t’i afrojmë standardet evropiane sa i përket demokracisë, zhvillimit ekonomik, drejtësisë e mirëqenies.

Njëkohësisht uroj që institucionet në Shqipëri të sqarojnë çdo paqartësi në lidhje me procesin zgjedhor që askujt të mos i preket e drejta e votës, mbi të cilën themelohet demokracia përfaqësuese. Këto janë pritshmëritë e shqiptarëve, andaj, të punojmë së bashku” – shkruan Kurti. ©LAPSI.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews