Ballina Blog Faqe 358

KQZ: Të gjitha qendra e votimit janë hapur me kohë, 30 mijë vëzhgues po e përcjellin procesin

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi në konferencën e parë për medie të këtij institucioni ka thënë se me kohë është shpërndarë materiali votues dhe se të gjitha qendrat e votimit në gjithë vendin janë hapur me kohë, raporton Ekonomia Online.

Ai m ë tej ka bërë të ditur se 30 mijë vëzhgues nga KQZ-ja do ta përcjellin procesin zgjedhor.“KQZ-ja njofton se në orët e hershme të mëngjesit është shpërndarë materiali i ndjeshëm.

Të gjitha qendrat 888 janë hapur në orarin e paraparë. Procesi i votimit është duke vijuar normalisht”.“Janë 1 milion qytetarë me të drejtë vote. Numri i subjekteve politike është 28 ndërsa i kandidatëve 1 mijë e 52. KQZ ka akredituar 18 ambasada”.“Janë 30 mijë vëzhgues nga KQZ-ja për të përcjellë procesin zgjedhor”, ka theksuar Elezi.

Ku do të votojnë liderët?

Në ora 09:00 do të votojë kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, ndërsa gjysmë ore më vonë voton kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti.

Në ora 09:30 voton kandidati i LVV-së për kryeministër, Albin Kurti.

Në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë ndërkaq në të njejtën orë voton edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

U.d e presidentit, Vjosa Osmani voton në ora 10:00.

Lista:

09:00

Kryetari i PDK-së dhe kandidat për kryeministër, Enver Hoxhaj, voton në Fakultetin e Filologjisë. (Objekti i Fakultetit të Filologjisë)

09:30

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, me bashkëshorten Serveten, votojnë në Fakultetin e Filologjisë. (Objekti i Fakultetit të Filologjisë)

09:30

Kryetari i Vetëvendosjes dhe kandidat i këtij subjekti për kryeministër, Albin Kurti, voton në Fakultetin Ekonomik. (Fakulteti Ekonomik, Prishtinë)

09:30

Kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, voton në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli”. (Shkolla “Ali Sokoli”, Prishtinë)

10:00

U.D. e presidentes, Vjosa Osmani, voton në Qendrën e Votimit në Fakultetin Teknik. (Fakulteti Teknik, Prishtinë)

10:30

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, me bashkëshorten Qefseren votojnë në shkollën “Emin Duraku”. (Shkolla “Emin Duraku”, Prishtinë).

Temperatura ulet deri në -11 gradë në ditën e zgjedhjeve

Këtë të diel kur Kosova voton do të mbajë mot i vranët dhe herë pas here me reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s. IHMK apelon kujdes të shtuar për ngasësit e veturave për shkak të ngricave si pasojë e temperaturave të ulëta.

Video bonus|

https://youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JuWcUqLtxnXgcB6cJdWEte0

Shuhet aktori i njohur i dhjetëra filmave shqiptarë

Aktori i njohur shqiptar Andon Qesari është ndarë sot nga jeta në moshën 78-vjeçare. Ai u nda nga jeta mëngjesin e të shtunë, më 13 shkurt, pas një sëmundje të gjatë, e cila e kishte rënduar shumë në vitin e fundit.

Lajmin e ka bere me dije djali i tij, Edon Qesari ne nje postim ne rrjetet sociale, ku shkruan:

Të dashur miq e të njohur,

Sot në mëngjes, pas një sëmundje të gjatë, e cila e kishte rënduar dhe sfilitur shumë në vitin e fundit, i dashuri babai im ANDON QESARI u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Dashuria e Tij e pamat për ne, familjarët dhe njerëzit e tij të afërt, përpjekjet për të na dhënë një jetë me dinjitet dhe begati, pasioni i vyer artistik që e shoqëroi gjatë gjithë jetës dhe shënoi një karrierë të paharrueshme në teatrin shqiptar dhe studimin e artit, humori i hollë që e spikaste, janë trashëgimi më i çmuar që na la.

Të dua Ba’ dhe mirupafshim në një jetë më të mirë…

Kur mbetesh beqar e pa familje, milionat i kalojnë… qenit

Sipërmarrësi nga Tenesi Bill Dorris i la një trashëgimi prej pesë milion dollarësh (rreth 4.1 milion euro) qenit të tij pas vdekjes.

Dorris ndërroi jetë në fund të vitit 2020, duke i kaluan pasurinë te 8-vjeçari Lulu, një bari skocez.

Dorris deklaroi në testamentin e tij se ai e lë trashëgiminë për shpenzimet e kujdesit për Lulunë, ku dhe kujdestarja Martha Burton do të marrë gjithashtu një ndihmë mujore.

Sipërmarrësi ishte beqar.

VIDEO/ Rrëfehet Rita Ora: Në klip me veshje kombëtare doja të prezantoja prejardhjen time

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora publikoi dy ditë më parë mini-albumin e titulluar “Bang”, për të cilin ka bashkëpunuar me emra të njohur si Imanbek, David Guetta dhe Gunna. Projekti i cili mori vëmendje të madhe me detajet e kulturës shqiptare, këngëtarja e cilësoi si më të vështirin që ka realizuar.
“Çdo detaj i filmit ishte planifikuar me përpikëri për të treguar prejardhjen time kulturore.”, u shpreh Rita.

Ndërkohë, së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për “Prive”, ndërsa është ndalur më gjatë tek klipi i mini-albumit me katër këngë, për realizimin e të cilit ka bashlkëpunuar ngushtë me stilistin Valdrin Sahiti.

“Fillimisht kur më erdhi ideja për të realizuar këtë mini-album, doja të bëja një paraqitje vizuale të mahnitshme, për të prezantuar prejardhjen time, gjë që e kam bërë gjithmonë me artin tim. Personi i vetëm që kisha në mendje ishte Valdrini, sepse i dua stilimet e tij. Ai është aq i mirë në atë që bën dhe ai zbatoi aq bukur esencën e kostumeve tradicionale që ishte perfekte për mua.“, u shpreh Rita.
Rita ora dhe prania e emrit të saj në muzikë nuk ishte shumë aktual. Këngëtarja ka vendosur që fuqitë t’i ruajë për 2021-in, pasi siç tha ajo, këtë vit do të jetë shumë aktive si me projekte muzikore ashtu dhe kinematografike. Ndërkaq, ajo tha se mezi po pret të performojë sa më parë në Kosovë, duke shtuar se i mungon shumë. BW

Fluks i madh nga diaspora: 35 aeroplanë drejt Prishtinës vetëm sot (VIDEO)

35 fluturime sot do të realizohen nga shtetet evropiane në aeroportin e Prishtinës

Afrimi i datës së zgjedhjeve ka bërë që mërgimtarë nga Gjermania, Zvicra e vendet e tjera evropiane të vijnë në Kosovë, transmeton albinfo.ch.

Vetëm në ditën e djeshme, gjithsej kishte 16 fluturime që u realizuan nga shtetet evropiane drejt Prishtinës.

https://youtu.be/LVuCuaJOKYg

Ndërkohë, sipas autoriteteve nga aeroporti i Prishtinës, do të realizohen 35 fluturime nga shtetet e ndryshme evropiane, me theks të veçantë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria.

Në Aeroportin e Prshtinës ka një fluks të madh të mërgimtarëve, që shumica e tyre kanë thënë për albinfo.ch se kanë ardhur vetëm për të votuar në ditën e zgjedhjeve të Kosovës më 14 shkurt.

https://youtu.be/6U4hvjiHp1k

Fluturime të shumta do të ketë edhe në ditën e zgjedhjve, (E diel), që sipas zyrtarëve të informimit nga ASHNA-ja do të realizohen 30 fluturime nga shtetet evropiane drejt Kosovës. /Albinfo.ch

https://www.youtube.com/watch?v=hr5bbFMCvBY

“I do 2 mijë euro në zarf ai. Dy, ok shpirt, mirë”: Si u zbulua skema e mjekut Edvin Prifti

Abcnews ka zbardhur përgjimet e dosjes hetimore që futi në rrjetë mjekun e njohur të QSUT, Edvin Prifti. Në përgjime del Migena Skënderi e cila negocion me kryeinfiermieret e repartit të djegieve Trëndafile Frangu për një operacion të nënës së Manuela Mallkuçit, kryesekretares gjyqësore në Krujë në këmbim të parave.

Migena i thotë Manuelës se “Filja”, Trëndafile Frangu do një shumë parash në mënyrë që të negociojë me kardio-kirurgun Edvin Prifti ndërsa ky i fundit do 2 mijë euro në dorë. Nga përgjimet del se Migena është e njohur me “skemën e brendshme” të regjistrimit të operacioneve pasi më herët vetë ajo ka paguar të njëjtën shumë për operimin e babait të saj.

“Gena kishte operuar babanë e saj para disa kohësh dhe ishte lidhur me shoqen e saj File, e identifikuar si Trëndafile Frangu, kryeinfermiere të reparti djegieve e cila e kishte ndihmuar atë të operonte babanë me kardiokirurgun Edvin Prifti. Gena ka pranuar që t’a ndihmojë Manuelën duke e prezantuar me Filen. Ajo i ka thënë se

 “Filja do një sasi parash lidhur me këtë gjë, gjithashtu dhe kirurgut duhet t’i japim një shumë prej 2000 euro”. Manuela ka pranuar menjëherë dhe ka filluar që në muajin korrik 2020 të përgatisë dokumentet që I nevojiteshin për shtrimin e nënës së saj në spital dhe realizimin e ndërhyrjes kirurgjikale që është bërë nga kardiokirurgu Evdin Prift”, thuhet në dosje.

Në dosje thuhet se me datë 3 korrik të vitit të shkuar, Migena Skënderi ka marrë nga Manuela Mallkuçi një sasi rreth 500 euro të cilat në një takim me Trëndafile Frangun në QSUT ia ka dhënë kësaj të fundit.

Migena i kërkon Manuelës që t’i bëjë gati paratë për t’ia dhënë doktorit në zarf. Pasi kjo e fundit i thotë se i ka në lekë shqiptare, Migena thotë t’i bëjë gati “2-mijëshe euro në zarf që të mos ketë më probleme”.

Ajo gjithashtu i rekomandon Manuelës që të bëjë gati paratë në 5-she dhe 10-she për personelin shëndetësor gjatë kohës që e ëma do të jetë në spital.

Pjesë nga përgjimet e zbardhura nga Abcnews.al

Migena: El ngjo nesër

Manuela: Hë hë

Migena: Merr ato rekomandimet sot, nesër me e shtru n’tet e gjysëm mamin a kupto

Manuela: Ëhë me e shtru?

Migena: Po, po me e shtru, me shku të dyja ne shkojm te doktori

Manuela: Po

Migena: Merri t’I kesh me vete (për paratë)

Mignea: Do pysim tak e tak masanej nëpër spital një javë e di vetë ti mo, me pes mijë lekshe me dhjet mijë lekshka me gjona të tjera e di vet

Manuela: Po, po, sido që të jetë flasim bashkë

Migena: Ne motra ime, merri me vete ato nesër që t’i kopsisim kët, t’ia fsuim ktij në zarf se me Fadilin ja kam fut motra jote përpara kohe se

Manuela: Po mirë, pra sa duhen. Sa t’I jap?

Migena: Unë I kam fut dy

Manuela: Dy okej shpirt, mirë, mirë

Migena: Dy mij, a kupto Genën?

Manuela: Dy million, po

Migena: Unë po them I kena pas dhon dy mirë euro ne

Manuela: S’I kam euro unë, I kam kështu lekët tona

Migena: Ne kshtu, ta pys iher atë, po nejse ti merri me vete ato, nji pseqinçe ja japim kësaj, t’tjerat pastaj si t’shkoj spitali

Manuela: Po pra, m’thuj

Migena: S’ke pse me fut mo, a e kupto, ne I vum dy mirë euro atij që ja futëm në zarf

Manuela: Po mirë po i bëj euro

Violinisti me origjinë shqiptare i pëlqyer nga Putin: Ju tregoj momentin kur presidenti rus më kërkoi të luaj për të

Elvin Hoxha është me origjinë nga Shkodra dhe ka luajtur në koncerte të mëdha në vende të ndryshme në botë.

Është renditur si një ndër 8 muzikantët më të mëdhenj të botës në një konkurs të organizuar në Shangai 8 vite më parë.

Ai tregon, në një lidhje me Skype për “Shqipëria live” se ka luajtur në Pallatin e Kremlinit, në Rusi. “Putin më ka ftuar për të luajtur në Pallatin e Kremlinit. Luajta një koncert atje me orkestrën e Moskës. Më ftuan në Moskë edhe disa herë të tjera”.

Babai është larguar nga Shkodra në vitet ’90 ndërsa mamaja është një artiste e njohur nga Azerbajxhani.

Elvini di shumë pak shqip por thotë se gjithmonë e tregon origjinën e tij shqiptare.”Kam qenë në Shqipëri për të takuar të afërmit dhe dy herë për koncerte.Do të vij në Tiranë pas disa muajsh, do të marr pjesë në një koncert në prill, që do të ndiqet online”

Vetë Elvini ka lindur në Turqi por aktualisht jeton në Gjermani dhe shkak është kultura e këtij vendi dhe mundësitë që ai gjen aty. “Erdha në Gjermani për të studiuar me një profesor të shkëlqyer violine. Qëllimi im është të luaj si solist”.

E quajnë Paganini shkodran, por me modesti thotë se do të krijojë emrin e tij. “Dua të jem Elvin Hoxha nga Shkodra”.

Ai shton se i duhet të punojë intensivisht për të arritur synimet që i ka vendosur vetes.

6 mënyra si ta mbroni shëndetin nëse qëndroni ulur në punë

Sipas mjekëve, 75 përqind e lodhjes dhe dhimbjes së muskujve shkaktohet nga qëndrimi para kompjuterit dhe 25 përqind nga mosrespektimi i ekuilibrit midis punës dhe pushimit. Këto janë rekomandimet e specialistëve si të uleni siç duhet, në mënyrë që të mos keni probleme shëndetësore, shkruan abcnews.al.

Dhimbjet në këmbë

Mos i kryqëzoni këmbët pasi ky zakon përkeqëson qarkullimin e gjakut, shtrëngon venat dhe shkakton shqetësime në formën e sindromës së mpirjes. Gjëja e parë që duhet të bëni është të rregulloni karrigen. Këmbët nuk duhet të varen. Vendosni këmbët në dysheme ose në një stendë të veçantë në mënyrë që këmbët tuaja të jenë të përkulura në një kënd pak më shumë se 90 °.

Dhimbje shpine

Thellësia e karriges duhet të përputhet me gjatësinë e kofshës suaj. Karrigia duhet të ketë një shpinë të rehatshme me një kurbë natyrale në mënyrë që pjesa e pasme të mos jetë në formën e një pikëpyetjeje.

Lodhja e duarve

Kur punoni në kompjuter, duart tuaja janë në tension të vazhdueshëm. Ngarkesa dhe pozicioni i gabuar mund të shkaktojnë dhimbje bezdisëse, si dhe një ndjenjë të mpirjes në duar në mëngjes.

Pozicioni i shpatullave dhe parakrahëve do të jetë i saktë nëse tastiera dhe mousi janë në nivelin e bërrylit. Kyçet duhet të jenë të drejta, jo të kthyera anash. Duart tuaja duhet të jenë të përkulura në bërryla në një kënd prej 90 ° dhe lirisht të shtrihen në tryezë.

Dhimbje qafe

Në mënyrë që të shmangni dhimbjen e qafës dhe kokës, është e rëndësishme të poziciononi siç duhet monitorin tuaj. Nëse është shumë i ulët, atëherë duhet të përkulësh shpinën ose të ulësh poshtë karriges. Kjo rrit ngarkesën në skajet e përparme të disqeve ndërvertebrore dhe mund të çojë në një hernie ose zgjatim.

Uluni në një karrige, mbyllni sytë dhe relaksohuni. Kur t’i hapni, pika në të cilën duhet të vendoset qendra e ekranit tuaj do të jetë pak para jush. Nëse është e nevojshme, përdorni një stendë nën monitor në mënyrë që të jetë në nivelin e syve.

Sytë e lodhur

Kur jeni duke punuar në kompjuter për një kohë të gjatë, mund të vuani nga e ashtuquajtura sindroma e shikimit kompjuterik: vizion i paqartë, thatësi dhe skuqje por gjithashtu dhimbje koke dhe acarim.

Poziciononi monitorin përsëri. Mjekët besojnë se pozicioni optimal i qendrës së monitorit është në nivelin e syve, në një distancë prej rreth 50 cm nga fytyra juaj. Rregullo kontrastin dhe madhësinë e shkronjave.

E mira do të ishte të mbani syze optike, pasi në këtë mënyrë sytë do të lodhen më pak. Mos harroni ushtrimet e syve, mund të shikoni nga dritarja ose të “skanoni” dhomën me sytë tuaj çdo orë për të paktën 20 sekonda.

Lodhje e shpejtë

Nëse një person qëndron për shumë kohë ulur dhe është i dhënë pas ushqimit të yndyrshëm të ëmbël, kolesteroli mblidhet në muret e brendshme të enëve të gjakut. Shfaqet një ndjesi e pakëndshme dhimbje, ndjenjë lodhjeje dhe ënjtje në këmbë si dhe presin të lartë të gjakut.

Bëni të paktën pak kohë ushtrime çdo ditë. Bëni gjimnastikë të thjeshtë që nuk do të zgjasë më shumë se 15 minuta. Mundohuni të ecni më shumë në vend që të hipni në makinë ose të përdorni transportin publik. Dhe, më e rëndësishmja, hani shëndetshëm. /abcnews.al

Media në zi/ Ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar

Ka ndërruar jetë gazetari Bedri Sadiku në moshë 64 vjeçare të enjten ne Prishtinë. Lajmi u konfirmua nga familjarët e tij.

Sadiku ndërroi jetë i rrethuar nga familjarët e ngushtë, pas një sëmundje të shkurtër.

Bedri Sadiku u lind në Preshevë, ndërsa studimet i përfundoi në Fakultetin Filologjik në Shkup dhe studimet master në Zagreb të Kroacisë.

Për shumë vjet rresht punoi në gazetën Rilindja, fillimisht në Prishtinë, gjatë viteve 80-të, ndërsa më vonë gjatë viteve 90-të në Tiranë dhe Shkup.

Sadiku ishte gazetar shumë vjeçar i gazetës Rilindja.

Gjatë viteve të luftës në Kosovë përcolli për së afërmi krizën e refugjatëve në Maqedoni, teksa me intervistat e tij me ish ambasadorin amerikan Christopher Hill luajti një rol të rëndësishëm në sensibilizimin e çështjes së Kosovës.

Gjatë kohës së luftës Sadiku bashkëpunoi afër edhe me mediumin Kosovapress.

Veterani i gazetarisë më vonë punoi edhe gazetat Lobi dhe Lajm ekskluzive.

Ai përcolli nga afër luftërat në Preshevë dhe Maqedoni.

Sadiku bashkë me një plejadë gazetarësh të Rilindjes, llogariten si veprimtarë të rëndësishëm të çështjes kombëtare, gjatë viteve 90-të e tutje.

KESHILLA: Pse nuk duhet ta bëni gjithçka të lehtë për fëmijët

Ndonjëherë mund të duket se dhënia e gjithçkaje që duan fëmijët, si e duan ato dhe kur ata duan është gjëja më e lehtë për të bërë megjithatë, nuk është kështu. Edhe pse fëmijët mund të ndjehen momentalisht të kënaqur dhe mund të duket sikur problemi është zgjidhur, në planin afatgjatë, kjo sjellje e vazhdueshme do të sjellë një sërë pasojash që mund të ndikojnë seriozisht në jetën e tyre kur të rriten.

Ka disa arsye pse nuk duhet t’u siguroni fëmijëve gjithçka, si dhe arsyet pse prindërit shpesh e kanë këtë zakon dhe pasojat që ka për fëmijët e tyre.

Nga lind nevoja për t’u dhënë fëmijëve gjithçka që ata kërkojnë?

Në përgjithësi, prindërit që kanë tendencë t’u japin fëmijëve të tyre gjithçka që duan, e bëjnë këtë për arsye që lidhen me fajin dhe mungesën e kohës së mjaftueshme për t’u kushtuar atyre.

Kur prindërit kanë ndjenjën se nuk po bëjnë një punë aq të mirë ose se po dështojnë në aspekte të caktuara të prindërimit, fajësia fillon. Faji mund të bëhet “shok” i rrezikshëm, duke i drejtuar në anën e gabuar të gjërave dhe në zgjedhjen e gabuar, në vend që të tregojë zgjidhjen e vërtetë.

Jennifer McIntosh është një psikologe klinike e fëmijëve në Qendrën për Zhvillim Emocional Social dhe të Hershëm në Universitetin Deakin, Australi thotë se arsyet e fajit mund të jenë shumë të ndryshme, por një nga më të zakonshmet është mungesa e kohës.

“Siguria se, si prindër, ju po humbni momente të vlefshme me fëmijët tuaj, që nuk po ndani aq kohë sa duhet, ose që për shkak të mungesës së kohës nuk ka lidhje prind-fëmijë, ju bën fajtorë”, tha ajo. Sidoqoftë,  duke u dhënë gjithçka, nuk do të jeni në gjendje të rregulloni ose kompensoni atë që mungon. Në të vërtetë nuk do t’u bëni ndonjë të mirë, por përkundrazi, do t’i dëmtoni seriozisht në të tashmen dhe në të ardhmen.

Pasojat e lehtësimit të gjithçkaje për fëmijët (ose dhënia e gjithçkaje që ata dëshirojnë) janë të ndryshme por të rëndësishme dhe mund të shihen si në planin afatshkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë.

Psikologja thotë se kur fëmijët marrin gjithçka që duan vetëm duke e kërkuar, ata nuk e kuptojnë kuptimin e fjalës “jo”. Kur fëmijëve u thuhet “jo”, ata mund të zhgënjehen që nuk marrin atë që duan, por e kuptojnë se nuk mund të kenë gjithçka që duan, se nganjëherë do t’u thuhet ‘jo’ dhe kështu ata do të fillojnë të mësohen me zhgënjimin, ta trajtojnë atë dhe ta kontrollojnë.

“Nëse ata nuk e dinë se çfarë do të thotë zhgënjim ose çfarë është të marrësh “jo” për një përgjigje, në të ardhmen, kur të rriten dhe të përballen vetëm me jetën e të rriturve, ata nuk do ta dinë se ndonjëherë do të ketë dyert që mbyllen ose njerëz që nuk do të jenë të gatshëm t’i ndihmojnë dhe në ato raste, zhgënjimi i tyre do të shumëfishohet”, thotë Jennifer.

Nëse në çdo kohë, në çdo situatë dhe në çdo rast, fëmijët marrin atë që duan pa asnjë vështirësi, atyre nuk u mësohet rëndësia e përpjekjes dhe punës për të marrë atë që duan. Fëmijët mësojnë se thjesht duke hapur gojën dhe duke thënë: “Unë dua”, ata do ta marrin atë, do ta shohin të mirëqenë këtë mësim dhe do të mendojnë se do të jetë gjithmonë kështu. Nga ana tjetër, të gjithë e dinë që nuk është kështu dhe se kur të rriten gjërat nuk do të jenë aq të thjeshta.

“Nëse këta fëmijë të vegjël duan dhe marrin gjithçka këtu dhe tani, atëherë ata nuk po mësojnë vlerën themelore të durimit dhe pritjes”. Kjo është arsyeja pse, kur gjërat nuk shkojnë siç kanë planifikuar dhe kur nuk marrin atë që kërkojnë pikërisht në atë moment, mund të shfaqet ankthi (me gjithçka që përfshin) që shkaktohet nga padurimi, i ndjekur nga episodet e të qarës dhe hidhërimit.

Psikologja thotë se ndërsa fëmijët rriten, niveli i kërkesave që ata bëjnë do të rritet dhe do të bëhet gjithnjë e më e vështirë për të përmbushur kërkesat e tyre. Nëse kjo ndodh dhe dëshirat e fëmijëve nuk plotësohen, ata do të përjetojnë diçka të panjohur për ta deri atëherë: zhgënjimin. Dëshpërimi dhe hutimi nga ky moment (për ta) i papritur dhe i pakuptueshëm mund të çojë në sjellje agresive nga ana e tyre dhe mund t’i transformojë ata në të rinj të pakënaqur dhe të dëshpëruar.

Fëmijët e dinë zhgënjimin dhe kuptimin e refuzimit në moshë të vogël, por kur kjo nuk ndodh për shkak të kënaqësisë sistematike të kërkesave të tyre, ata bëhen intolerantë. Kur ata normalisht thjesht pyesin dhe marrin, nëse ndodh e kundërta, ata nuk do të jenë në gjendje të trajtojnë zhgënjimin e tyre (pasi nuk e kuptojnë se si të merren me të) dhe nuk do të tolerojnë që të mos pranohen. Ata bëhen jo fleksibël.

Gjithashtu, fëmijët që janë mësuar të kenë gjithçka, gjithmonë do të duan më shumë sepse e dinë se mund ta marrin atë. Sapo të ngulitet ky zakon, hidhërimet do të jenë të vazhdueshme për të marrë atë që duan. Ndërsa rriten dhe hasin përgjigje që nuk kanë asnjë lidhje me atë që kishin marrë deri në atë moment, hidhërimet e tyre thjesht do të bëhen gjithnjë e më të mëdha.

Si rezultat i të pasurit prindër që sigurojnë të gjitha lehtësitë e mundshme, fëmijët nuk do të arrijnë të zhvillojnë pavarësinë dhe për këtë arsye nuk do të jenë në gjendje të mbajnë veten për një mori gjërash: ata do të jenë të varur nga prindërit e tyre.

“Siç kemi parë, pasojat e lehtësimit dhe sigurimit të gjithçkaje për fëmijët rezultojnë në individë që nuk dinë si të trajtojnë zhgënjimin, të cilët nuk kanë aftësinë e vendosur për të bërë përpjekje për të arritur një qëllim, të cilët kanë prirje drejt ankthit dhe depresioni dhe që kanë një personalitet intolerant dhe të varur. Nëse qëllimi i prindërve është të kompensojnë fëmijën për mungesën e tyre ose të heshtin ndjenjën e fajit, rezultati është totalisht i kundërti”, shpjegon Jennifer.

Prandaj, është e rëndësishme dhe thelbësore që prindërit të mësojnë t’u thonë “jo” fëmijëve, pavarësisht zemërimit që mund të shkaktojë kjo. Në fund të ditës, këta të vegjël do të jenë të rriturit e nesërmes dhe kur janë të vegjël krijojnë personalitetin e tyre.

Burimi: KidsHealth. Përshtati: Gazeta “Si”

Acari po afron, temperatura deri në -16°C në javën më të ftohtë të dimrit

I ftohti i acartë po afron. Duke nisur nga kjo e premte, i gjithë territori shqiptar do të jetë nën mbizotërimin e temperaturave ekstremisht të ulëta. Këtë e konfirmoi meteorologu Hakil Osmani, i cili tha se temperaturat në zonat malore pritet të shkojnë deri në -16 gradë Celcius:

“Pritet që duke filluar nga dita e premte dhe fundjava të kemi një rënie të vlerave termike si pasojë e masave ajrore të cilat zbresin nga veriu-verilindja e kontinentit europian. Pritet të kemi temperatura edhe me -15 apo -16 gradë Celcius, këto në zonat malore të territorit shqiptar.

Por jo vetëm vlerat minimale do të jenë negative, pritet që edhe vlerat maksimale të kenë një ulje të ndjeshme të tyre, duke bërë që në zonat malore, 24 orëshi të jetë me vlera negative”.

Kjo periudhë e ftohtë, sipas Osmanit, do të zgjasë deri fundjavën e ardhshme.

“Kjo e periudhë e cila do të sjellë vlera ekstremisht të ulëta në territorin shqiptar, pritet të jetë prezente edhe në javën tjetër duke bërë që vetëm ditën e shtunë të javës tjetër dhe të dielën të kemi tërheqje disi të masave ajrore të ftohta, të cilat do të sjellin temperatura ekstremisht të ulëta”.

Osmani tha se kjo pritet të jetë java më e ftohtë e dimrit për këtë vit.

“Këto temperatura që do të përjetojmë gjatë kësaj jave do të jenë më të ulëtat, pasi pritet që temperaturat të ulen deri në minus 16 gradë Celcius në zonat malore të banuara, ndërsa në zonat e thella, këto vlera termike do të jenë edhe më të ulëta. Kështu që kjo javë do të jetë java më e ftohtë e dimrit për 2021-n”.

Prishet ahengu në Gostivar, vihet pas hekurave 45-vjeçari nga Dobërdolli

Mbrëmë (9 shkurt), rreth orës 20:00, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme në Gostivar e kanë  p r i v u a r  nga  l i r i a  45-vjeçarin F.B. nga Dobërddolli i Gostivarit, pronar i një objekti hotelierik me lokacion në Qendrën
Tregtare në rrugën e ,,Ilindenit” në Gostivar, në të cilin kanë qëndruar 10 mysafirë dhe të njëjtit janë argëtuar nga një orkestër muzikore.

I njëjti është mbajtur në Stacionin policor Gostivar dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të përgaditet parashtresë adekuate sipas  n e n i t 206 të  K o d i t   P e n a l  të RMV-së për “mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie ”, ndërsa objekti është mbyllur përkohësisht nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Video bonus:

https://youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JsP83iCKmqjqSzx_bCIDu8W

 

Tetovari bën hatanë në shtëpi, vihet pas hekurave nga uniformat blu

Dje (9 shkurt), në ora 17.00, efektivët e policisë të SPB-Tetovë e kanë  p r i v u a r  nga  l i r i a  45-vjeçarin me inicialet  A.T., banor i Tetovës, duke vepruar sipas  d e n o n c i m i t  të orën 16.00 sipas të ciliti rreth orës 13:30 në shtëpinë e tyre familjare e kishte rr a h u r  v a j z ë n  e tij 18 vjeçare, me ç’rast A.T. është mbajtur në Stacionin Policor të Tetovës.
Çështja është duke u sqaruar dhe dokumentuar dhe do të pasojë parashtresë adekuate.

Video bonus:

https://youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JsP83iCKmqjqSzx_bCIDu8W

Video bonus:

https://youtu.be/ROn8Pjx-F5w

Kurti: Prizrenin me Tetovën do ta lidhim përmes tunelit (VIDEO+FOTO)

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka premtuarës do të fillojë përgatitjen e projektit që lidhë Prizrenin me Tetovën përmes tunelit.

Kurti e ka thënë këtë gjatë tubimit në Prizren, qytet për të cilin ka premtuar buxhet më të madh nga qeveria e ardhshme e Kosovës që do të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kandidati për kryeministër të vendit Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së postit të presidentes, Vjosa Osmani, e cila në këto zgjedhje garon si pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, kanë takuar sot qytetarët e Prizrenit, në ecjen përgjatë qytetit.

Përveç aktivistëve, ata morën përkrahje edhe nga kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Zijadin Sela dhe ai i Alternatives, Afrim Gashi, të cilët morën pjesë në aktivitetin e sotëm zgjedhor në Prizren.

https://youtu.be/VRIirfem1A0

Diskutuan për nevojën që shqiptarët në të dyja anët e kufirit të mund të kenë zhvillim të përbashkët të vlerave kombëtare.

Përmes politikanëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Kurti u bëri thirrje shqiptarëve atje, të cilët kanë shtetësi të Kosovës, më 14 shkurt të vinë në Kosovë për të votuar.

“Do të fillojmë përgatitjen e projektit që lidh Prizrenin me Tetovën me tunel, sepse siç thuhet Prizreni dhe Tetova lart në qiell kanë qenë një qytet, por kur kanë rënë në tokë malet e Sharrit i kanë bërë dy e tash ne duhet t’i lidhim ato. Dhe tjetra, nga këto keqqeverisjet e viteve të fundit Prizreni është diskriminuar më së shumti nga të gjitha komunat e Kosovës sa i përket buxhetit, buxheti më i paktë për kokë banori i është ndarë pikërisht Prizrenit dhe kjo do të ndryshojë menjëherë me qeverisjen tonë të re”, tha Kurti.

Ndërsa Vjosa Osmani tha se më 14 shkurt duhet të ndodhë referendumi ku qytetarët përmes votës do të përcaktojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre.

“Referendumi duhet patjetër që të ndodh, në mënyrë që ai të ndodhë, të kemi masovitet në pjesëmarrje dhe përkrahje të madhe për ndryshimin, na duhet secili qytetar të dalë në votim, sepse nëpërmjet votës së tyre e përcaktojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe të brezave që vinë”, tha Osmani.

Edhe në tubimin në Prizren, Albin Kurti tha se “pranvera po vjen me nxitim dhe nuk po e pret as 14 shkurtin”./KosovaPress/

https://youtu.be/eWOMkfaIkZs

https://youtu.be/P-iH8lwKDlk

Video bonus:

https://youtu.be/OirpdMrrubk

Osmani: Më 14 shkurt do të triumfojë dashuria ndaj Kosovës (VIDEO+FOTO)

Kandidatja për Presidente nga lista “Guxo”, Vjosa Osmani ka vazhduar fushatën në qytetin e Prizrenit dhe Klinës.

Osmani përmes disa fotografive të publikuara në Facebook, ka thënë se “ne për vendin tonë kemi veç dashuri”, përcjell GazetaBlic.

“Ne për vendin tonë kemi veç dashuri. Bashkë me qytetarë të Prizrenit e Klinës më 14 shkurt, do të triumfojë dashuria ndaj Kosovës!”, ka shkruar Osmani.

https://youtu.be/eWOMkfaIkZs

FOTO:

VIDEO:

https://youtu.be/P-iH8lwKDlk

 

Turisti regjistron ortekun gjigand edhe në momentet kur u ‘v a rr o s’ nën dëborë (VIDEO+FOTO)

Turistët që udhëtonin me automjete bore ishin  b ll o k u a r  nga një ortek në Malet Uinta, në shtetin amerikan të Utah.

Dy anëtarë të grupit arritën t`i shmangen ortekut gjigant, ndërsa të tjerët u mbuluan pjesërisht ose plotësisht nga dëbora. Njëri nga turistët po regjistronte ortekun me celularin e tij dhe nuk pushoi së filmuari edhe kur u  ‘v a rr o s’.

Video tregon zbritjen e borës poshtë një shpati të ndjekur nga  zh d u k j a  e dukshmërisë dhe imazheve të errëta. Disa momente më vonë, një person shihet duke gërmuar në dëborë për të nxjerrë  p a r t n e r e n  e tij jashtë.

I n c i d e n t i  ndodhi të shtunën, në të njëjtën ditë kur një ortek tjetër la katër skiatorë të  v d e k u r  dhe katër të mbijetuar në Luginën e Solt-Lejkut, rreth 300 kilometra më në perëndim./TetovaNews

Video :

Video bonus:

https://youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JsP83iCKmqjqSzx_bCIDu8W

Herman Hesse: Pse duhet të lexohet Dostojevski!

Sot është 140 vjetori i vdekjes së një prej shkrimtarve më të mëdhenj rus, Dostojevskit. Ka shumë analiza për penën e tij, por më e thella dhe e goditura edhe pse koncize, mbetet kjo e nobelistit Herman Hesse.

Duhet ta lexojmë Dostojevskin kur jemi përtokë, kur kemi vuajtur deri në kufi të së arsyeshmes dhe e gjithë jeta na dhemb si një plagë e vetme djegëse dhe përvëluese, kur frymojmë dëshpërimin dhe kemi vdekur nga njëmijë vdekje të pangushëllueshme.

Atëherë, në momentin kur ndodhemi të vetmuar dhe të mpirë në mes të ndyrësisë- kthejmë vështrimin nga jeta e nuk ja kuptojmë shkëlqimin e saj të pashpirt dhe të egër dhe as nuk duam më tja dimë, ja, pikërisht atëherë, jemi të pjekur për muzikën e këtij shkrimtari të tmerrshëm dhe të mrekullueshëm.

Atëherë, në fakt, nuk jemi më spektatorë, nuk jemi më gjyqtarë ose shijues, por jemi të mjerë në mes të gjithë djajëve të tjerë të mjerë në romanet e tij, vuajmë vuajtjet e tyre, të magjepsur dhe të shtangur ne shikojmë vorbullën e jetës, gurin e mullirit të palodhur nga bluarja e vdekjes.Dhe në atë momente ne ndjejmë muzikën e Dostojevskit, ngushëllimin dhe dashurinë e tij, dhe vetëm atëherë ne provojmë ndjesinë e mrekullueshme të botës së tij poetike, të tmerrshme dhe shpesh deri në mizore.

Dy fuqi të pushtojnë në librat e tij, i pari është dëshpërimi, pranimi i së keqes, i të pësuarit, i mos kundërshtuarit të mizorisë gjakësore dhe problematike të natyrës njerëzore. Nga kjo vdekje duhet vdekur, ky ferr duhet përshkruar nëse do që edhe zëri tjetër i mjeshtrit, ai zëri qiellor të mbrrij deri tek ne.

Sinqeriteti i lakuriqtë me të cilin rrëfehet jeta jonë njerëzore është një gjë e mjerë, e pasigurtë dhe ndoshta e dëshpëruar, një fillim i pashmangshëm.. Duhet ti dorëzohemi dhimbjes, ti braktisemi vdekjes, buzëqeshja cinike e ferrit të realiteit lakuriq dhe të ashpër duhet të ngrijnë sytë tanë, para se të jetë në gradë të presë thellësinë dhe vërtetësinë e asaj tjetrës, pikës ose fuqisë së dytë.

Pika e parë (fuqia) i thotë po vdekjes, jo shpresës, heq dorë nga të gjitha zbukurimet, të gjitha eufemizmat konceptuale dhe poetike me të cilat jemi mësuar

të maskohemi nga rreziqet dhe brutalitetet e ekzistencës njerëzore nga ana e disa shkrimtarë të këndshëm

Por e dyta na tregon një element të ndryshëm nga vdekja, një tjetër realitet, një tjetër thelb: domethënë ndërgjegjen e njeriut. Megjithëse, e gjithë jeta njerëzore, luftë dhe dhimbje, poshtërsi dhe mizori ka edhe dicka tjetër, ndërgjegjen, domethënë aftësinë e qënësishme të njeriut për tju kundërvënë Zotit. Vërtet ndërgjegjja gjithashtu na çon përmes dhimbjes dhe terrorit të vdekjes , në mjerim dhe faj, por ama na nxjerr nga vetmia e padurueshme e absurdit, na vë në kontakt me sensin e gjërave, me thelbin e tyre, me përjetësinë. […]

Këto dy mesazhe i ndjeva tek Dostojevski, kur isha një lexues i mirë i librave të tij, domethënë në orët kur dhimbja dhe dëshpërimi më kishin përgatitur ta kuptoja. Eshtë një artist që më bëri të ndjej diçka të ngjashme, një muzikant që nuk jam i gatshëm ta dua dhe ta dëgjoj në çdo kohë, ashtu siç nuk do të doja gjithmonë ta lexoja Dostojevskin. Eshtë Beethoven. Ai ka atë njohuri të lumturisë, mençurisë dhe harmonisë, të cilat, megjithatë, nuk hasen përgjatë shtigjeve të lehta, por shkëlqejnë herë pas here në rrugën që shkon buzë humnerës, dhe nuk arrihen duke buzëqeshur, por vetëm me lot dhe të rraskapitur nga dhimbja .

Përktheu: Brizida Gjikondi

“O Rama na hoqe trurin, ka mbaruar koha jote, hap krahun”/ Edi Rama “hap thesin” në Durrës, premton miliarda dollarë investime, revoltohen komentuesit

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë në Durrës, kryeministri ka lëshuar një sërë premtimesh për shndërrimin e këtij qyteti në kryeqendër të turizmit përmes investimeve që do të ndikojnë të gjithë Shqipërinë. Ndërsa foli për investitorë të fuqishëm, që do të investojnë më shumë se dy miliardë dollarë dhe që do të sjellin me vete klientelë të fuqishme që nuk bëjnë plazh me “bukë me shalqi”, por do të shpenzojnë shuma marramendëse që do të përmirësojnë më pas spitalet, do të rrisin pensionet etj etj.

Mes të tjerave, kryeministri tha se standartet e cilësisë së turizmit në Durrës, do të jenë ato të Dubait, ndërsa premtoi ta kthejë Durrësin në një destinacionet më të mira, të krahasueshme me destinacionet turistike më të bukura në Mesdhe.

Rama i ftoi dëgjuesit të ëndërrojnë dhe të llogarisin se çfarë do të ndodhë kur 2 miliardë dollarë të shumëzohen me 12 për shkak të aeroporteve që do të ndërtohen në Durrës, i cili do të lidhet edhe me hekurudhën Tiranë-Durrës dhe me hekurudhën Durrës-Prishtinë.

Ndryshe nga mega-projektet që premtoi Rama për Durrësin, pyetjet e qytetarëve ishin me këmbë në tokë. Për të kuptuar diferencën mes situatës aktuale në Durrës dhe “fluturimeve” të Ramës, vlen të përmendet pyetja e një prej dëgjuesve që e pyeti nëse pallati që iu shemb pas tërmetit, a do t’i ndërtohet prap apo jo?

Disa komentues madje i kërkojnë Ramës që të largohet pasi koha e tij ka mbaruar. Të tjerë theksojnë se, nuk mund të ketë investime vetëm në Tiranë dhe Durrës. Por vijon komentuesi: “Nga varfëria ekonomike varfërohet edhe truri, zonat periferik i gënjën me llokume 5-lekëshe”.