Ballina Blog Faqe 359

Batanija (Kujtimit të nënës Fatime)

Bislim Elshani

U bë një javë qyshse nëna e jonë u shkëput nga bota e të gjallëve për të hyrë në botën e shpirtrave. Nëna jonë sigurisht që nuk reduktohet kollaj në një ide të thjeshtë, në një simbol apo në një arketip. Nëse jeta e njeriut përcaktohet nga puna që ka bërë, profesioni që ka ushtruar apo roli që ka luajtur në jetën sociale, atëherë babai im do të kujtohet si një punëtor i një ndërmarrjeje rrugore, drejtues i një ruli që sheshonte asfaltin e nxehtë të rrugëve të Kosovës. Sa herë që ngjitem serpentinave që të shpien në Prevallë e në Brezovicë, kujtoj punën e babait tim. Dhe nëse udhëtoj në këmbë, dhe nuk ka baltë që të më ngjitet në këpucë, për këtë gjë falënderoj sërish babain tim.

Ndërsa puna që bënte nëna ime për t’i rritur 6 djemtë dhe 2 bijat e saj ishte e një natyre tjetër. Përpos punëve shtëpiake dhe atyre të fushës, ajo kishte një makinë qepëse të markës gjermane Pfaff, me të cilën qepte fustanet e nusërisë të nuseve të reja në Suharekë. Kjo makinë i mbijetoi gjithë periudhës pas Luftës së II-të Botërore, që nga koha kur babai im e kishte sjellë nga jesirllëku i tij në Gjermani, e deri më 1999. Për fat të keq, nuk i mbijetoi edhe barbarizmit serb në luftën e fundit.

Shtëpia ku u gjend ajo, bashkë me gjithë bibliotekën time private, u bënë shkrumb e hi. Nëse babai im zbukuroi Kosovën duke hequr baltën nga rrugët tona, nëna bëri gjithçka për zbukurimin e nuseve dhe të dasmave në fshatrat rreth Suharekës. Një jetë në shërbim të bukurisë. Kjo më bën të mendoj që shpirti i prindërve të mi vazhdon të jetë i pranishëm akoma midis nesh në atë formë që Adem Demaçi në disa libra të tij e cilësonte si formë kuantike. Që të dy patën fatin e hidhur që për 4 vjet, nga viti 1981, të bënin rrugë të gjata nëpër Serbi për të më vizituar nëpër dy burgjet e saj, në Leskovc e në Shabac.

Do të kujtoj me këtë rast një episod nga dimri i vitit 1991.
Kishim ardhur bashkë me Ukshin Hotin në dhjetor nga Lubjana për të kaluar Vitin e Ri në Kosovë. Pasi përfunduam pushimet, pas Vitit të Ri, Ukshini, ose baca Ukë, siç e thërrisja atëbotë, u shfaq me WW-Pasatin e tij të gjatë në derën time. Pasi hëngrëm darkë e pimë kafe, u bëmë gati të niseshim për Lubjanë. Nëna ime nisi të protestonte: “Ku do të niseni në këtë të ftohtë? Rrini së paku deri në mëngjes!” Mirëpo Ukshinit s’ishte kollaj t’ia ndryshoje mendjen. Me t’i futur çantat në makinë, pashë nënën time me dy batanije që po më vinte pas. “Merrini edhe këto me vete se keni rrugë të gjatë!”. Dhe i rrasi në gepek.

Kur u nisëm për rrugë, pashë termometrin në bord-kompjuterin e makinës: shënonte minus 20 gradë. Deri në Prishtinë Pasati nuk na nxori ndonjë shqetësim serioz, mirëpo sapo lamë Prishtinën, kur morëm rrugën për Podujevë për të vazhduar më tutje drejt Nishit, makina nisi të ngulte këmbë si mushka e të refuzonte lëvizjen. Si duket të ftohtit ekstrem kishte ndikuar edhe mbi naftën. Mirëpo Ukshini dyshonte në mosfunksionimin e një pjese të motorit, kështu që ndaluam te servisi i parë që na zunë sytë në njërin nga fshatrat midis Prishtinës dhe Podujevës, dhe thirrëm automekanikun ke porta e shtëpisë pasi që e kishte mbyllur që moti punishten.

Meqë Ukshin Hoti qe figurë e njohur dhe e dashur kudo në Kosovë, automekaniku nuk përtoi shumë për të na ardhur në ndihmë. Ai u përpoq sa mundi, bëri edhe ndonjë intervenim, dhe i bëri provën e ndezjes e cila funksionoi. Mirëpo nuk na garantoi se mund të vazhdonim shumë gjatë në atë të ftohtë. Pas ndonjë vështirësie që nuk i dhamë shumë rëndësi, makina na çoi deri në Merdare, aty ku sot gjendet kufiri i Kosovës me Serbinë. Aty ndaloi dhe s’donte të bënte asnjë hap më tutje. Ishte rreth 2 pas mesnate, dhe askund s’shihej ndonjë derë ku mund të trokisnim. Rreth e rrotull vetëm pyje e bjeshkë të larta, ndërsa po të dilje jashtë makinës, mund të dëgjoje nga larg edhe lehje qensh e ulërima. Shikova edhe një herë termometrin në bord: minus 29 gradë celzius.

Një të ftohtë që s’mbahej mend prej shumë vitesh. Skajuam pasatin dhe po prisnim se mos po shfaqej ndonjë makinë në rrugë. Motori nuk i bënte punë fare, as për të na ngrohur brenda, dhe nisëm të mërdhinim. Kur pas më pak se një ore u shfaq një automobil nga larg, dolëm jashtë dhe i ngritëm dorën. Makina ndaloi. Ishin dy qytetarë serbë, dukeshin si zyrtarë që po lëviznim për ndonjë urgjencë. Ukshini më tha që të futesha brenda ndërsa ai do të qëndronte. Më tha që ta merrja Hakiun, dhëndrin e tij në Prishtinë, dhe të vinin bashkë me të për ta tërhequr.

E kundërshtova këtë ide, duke i thënë të iknim që të dy, mirëpo ai nguli këmbë: “Mos u shqetëso, kam batanije!” Gjatë gjithë rrugës më hante meraku se mos i ndodhte gjë edhe kësaj makine, dhe në vend se një orë a dy, mund të vonoheshim shumë më tepër. Apo mos po më ndodhte edhe mua vetë ndonjë gjë nga këta dy serbë të dyshimtë. Për fat arritëm shumë shpejtë dhe pa ndonjë telash në Prishtinë. Pagova shoferin dhe mora një taksi që më çoi deri te shtëpia e Myrvetes, motrës së Ukshinit. I zgjova nga gjumi dhe Hakiu, burri i saj, u bë gati menjëherë. U nisëm menjëherë dhe arritëm me të shpejtë ke vendi ku e kisha lënë Ukshinin. I hapëm derën nga jashtë dhe e pamë të mbështjellë me batanijet që na i kishte futur në bagazh nëna ime. Ato ia kishin shpëtuar jetën.

Ka një sekret të përgatitjes së majonezës në shtëpi

Majoneza është një nga përbërësit kryesor të sallatës ruse, kaq të dashur për këdo. Siç e dini majoneza është kombinimi i vezëve dhe vajit.

Janë këta produkte që nëse rrihen krijojnë një salcë të trashë dhe të plotë me shije fantastike. Për ta përgatitur mund të përdorni rrahësin elektrik të vezëve ose grirësen e perimeve. Të dyja funksionojnë më sa miri dhe nuk do t’ju mundojnë aspak.

Sipas agroweb.org, një nga sekretet që shefat zbuluar është pikërisht përgatitja e përbërësve të recetës.

Me të drejtë do të thoni, ç’janë këto që po shkruajmë, por mos e anashkaloni këtë hap. Përgatitja e përbërësve ka të bëjë me temperaturën e produkteve.

Kujdes para se të nisni përgatitjen e majonezës, nxirrini vezët dhe vajin dhe lërini në temperaturë ambienti. Mjafton t’i linin ë banak për 15-20 minuta dhe gjithçka do të jetë gati.

Nëse ju do të përdorni vezët direkt sapo i nxirrni frigoriferi, pavarësisht përpjekjeve tuaja, ato nuk do të lidhen me vajin. Kështu majoneza do të dali e ujshme dhe do të ndjehet aroma e pakëndshme e vezës./abcnews.al

Shqiptari K A P E T me 55 kg K O K A I N Ë “coronavirus” në Itali

Një shqiptar është  p r a n g o s u r  në Varese të Italisë me 55 kg  k o k a i n ë. Në momentin që policia i kërkoi të ndalonte, shqiptari  t e n t o i  që të largohej me makinë, por efektivët e  n d o q ë n  duke e  b ll o k u a r.

Në momentin që bënë kontrollin e makinës, shqiptarit iu gjetën në bagazh valixhet me  k o k a i n ë, gjithsej 55 kg, e ndarë në disa pako me logon “coronavirus”.

Grupi  h e t i m o r  po punon për zbardhjen e plotë të rrjetit, ndërsa  d y sh i m e t  janë se shqiptari ishte ndërlidhës dhe  a rr e s t i m i  erdhi në momentin që do të dorëzonte  m a ll i n./ db/Abcnews.al

Kurti: Dardania e Vitia janë të gatshme për ndryshime demokratike (VIDEO)

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka qëndruar sot në Dardanë dhe Viti, në kuadër të fushatës zgjedhore.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti u bëri thirrje qytetarëve që më 14 shkurt të dalin masivisht në votime.

Postimi i plotë:

Si asnjëherë më parë, Dardana e Vitia sot ishin stolisur me qytetarë e qytetare, të gatshme për ndryshime demokratike. Nga ekonomia e drejtësia, arsimi e shëndetësia, politika e jashtme dhe kultura, të gjitha duhen reformuar.

Prandaj, me 14 shkurt masivisht duhet të dalim në votime. Asnjë prej nesh nuk bën të mungojë. Vetëm fitorja me 61+ deputetë siguron ndryshimet e dëshiruara dhe progresin aq të nevojshëm. /Lajmi.net/

https://youtu.be/CAJfUTxrgpo

https://youtu.be/0jU4j0Smqpo

https://youtu.be/XdDgQKnoNUQ

Blerim Sejdiu: Edhe njëherë dëshmojmë dallimin e të qeverisurit me BESË

Edhe njëherë dëshmojmë dallimin e të qeverisurit me BESË.
Sipas CEA (Qendra për analiza ekonomike) komuna e Zhelinës rrenditet e treta sa i përket transparencës dhe llogaridhënies komunale. Në hetimet e bëra në 2017-2018, Komuna e Zhelinës renditej e fundit në transparencë dhe llogaridhënie.

Menjëherë pas marrjes së detyrës si kryetar Komune nga ana ime si kuadër i Lëvizjes BESA së bashku me stafin tim, u angazhuam dhe u betuam që para qytetarëve të jemi transparent, llogaridhënës dhe gjithmonë do të jemi shërbëtorë të qytetarëve tanë, pra atyre të cilët na e besuan këtë udhëheqje.
Komuna e Zhelinës sot, radhitet ndër të parat komuna me transparencë më të lartë .

Politikat e Lëvizjes BESA për çdo ditë po e tregojnë dallimin e tyre me punën tonë efikase dhe transparente ndaj qytetarëve.
Komuna që jep llogari.

Seancat e këshilltarëve komunal i keni të drejtëpërdrejta e transparente si askush tjetër. Buxheti i komunës bëhet direkt me qytetarët dhe nevojat e tyre.

Ne, do vazhdojmë me këtë llogaridhënie, sepse besojmë fuqishëm se kjo është më e duhura drejt përfitimit të besimit të qytetarëve për institucionet komunale e shtetërore.

Kurti bën video live nga makina, thotë se mund të përmbledhë fushatën e tij në dy fjalë (VIDEO)

Kryetari i VV’së, Albin Kurti, ka postuar një video nga makina dhe thotë se të gjithë fushatën e tij parazgjedhore mund ta përmbledhë në dy fjalë.

Ai ka përmendur dy fjalët me të cilat përshkruan fushatën dhe i ka shtjelluar ato.

“Me 2 fjalë mund të përmblidhet kjo fushatë e jona. Na nevojitet drejtësi dhe punësim. Ama jo drejtësi vetëm në gjykata, por drejtësi në përgjithësi dhe jo punë vetëm sa për punësim, por punësim profesional. Qytetarët tanë, posaçërisht ata të brezit të ri, kanë nevojë për jetë të dinjitetshme në vendin e vet. Prandaj kanë rëndësi këto zgjedhje, andaj zgjedhjet e 14 shkurtit janë referendum”, tha ai.

Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt dhe të gjitha partitë kanë filluar fushatat e tyre.

Fushata zgjedhore ka filluar zyrtarisht me 3 shkurt, ndërkohë që partitë kishin filluar tubimet më herët.

Tubimet po mbahen përkundër paralajmërimeve për rrezikun e pandemisë.

https://youtu.be/TouLhrCvtKg

Video nga fushata në Kosovë:

https://youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JsP83iCKmqjqSzx_bCIDu8W

Vendi me 15 jetëhumbje nga një sëmundje misterioze

Në Tanzani, një sëmundje që nuk është diagnostikuar ende ka vrarë 15 persona dhe më shumë se 50 njerëz janë shtruar në spital.

Sëmundja, e cila shkakton marramendje, të përzier dhe të vjella të gjakut, u shfaq në qytetin Mbeya, në pjesën perëndimore të vendit.

Felista Kisandu, drejtor i Administratës së Shëndetit Publik, u tha gazetarëve se dhjetra njerëz janë shtruar në spital deri më tani dhe se të gjithë kanë pasur ankesa të ngjashme.

Duke deklaruar se shkaku i sëmundjes nuk është përcaktuar ende, Kisandu tha se studimet paraprake tregojnë se shumica e pacientëve janë burra që më parë kishin një ulçerë në stomak ose mëlçi.

Ministri i Shëndetësisë i Tanzanisë Doroth Gwajima tha se një ekip ekspertësh ishte dërguar në rajon për të hetuar situatën.

Në vitin 2018, një numër i madh i njerëzve me ankesa të ngjashme u shtruan në spital në rajonin e Mbeya-s.

Bill Gates: Gati një vaksinë e personalizuar për kancerin

Një vaksinë që lufton kancerin. Mund të duket vite dritë larg, por ka nisur të bëhet realitet. Filantropi Bill Gates, i angazhuar prej kohësh në çështjet e shëndetit publik botëror, thotë se shkencëtarët janë në prag të komercializimit të vaksinës së parë të personalizuar të kancerit.

“Nëse funksionon siç shpresohet, vaksina, e cila e bën sistemin imunitar të një personi të identifikojë çdo tumor nga mutacionet e tij unike, mund t’u japë fund në mënyrë efektive shumë llojeve të kancerit”, shkruan ai në MIT Technology Review.

Përpjekja për një vaksinë të tillë ka nisur që në vitin 2008, kur gjenetistët publikuan sekuencën e gjenomit të qelizës tumorale. Që nga ai moment, studiuesit nisën krahasimin e mutacioneve në qeliza të ndryshme tumorale dhe zbuluan se shumica e tumoreve kanë mutacione unike vetëm për atë tumor – të njëjtat mutacione nuk shfaqen në qelizat e tumoreve të tjerë ose në qelizat e shëndetshme.

Sipas Gates, disa kompani tani po punojnë për të krijuar dhe testuar vaksina të kancerit që përmbajnë kopje të mutacioneve qelizore të një tumori specifik. Ideja është që vaksina mund të detyrojë sistemin imunitar të një personi të gjejë dhe shkatërrojë çdo qelizë që përmban mutacionet e gjetura brenda tumorit të tyre specifik.

Kjo do të bëjë që imuniteti natyral i secilit të shkatërrojë në mënyrë selektive vetëm qelizat tumorale. Kjo, ndryshe nga terapitë e deritanishme, do të thotë që të mos preken qelizat e shëndetshme. Për më tepër, qelizat immune do të jenë vigjilente në zbulimin e qelizave të kancerit që mund të rikthehen pas trajtimit.

Vonesat vdekjeprurëse

Duke qenë se kanceri vret miliona njerëz çdo vit, vaksinat e personalizuara të kancerit do të ishin një risi e jashtëzakonshme. Në këtë pikë, ajo që e ngushton spektrin është kostoja dhe shpejtësia e prodhimit të numrit të nevojshëm të vaksinave.

“Rikrijimi i vaksinës përfshin kryerjen e një biopsie në tumorin e pacientit, sekuencimin dhe analizimin e ADN-së së tij dhe dërgimin e këtij informacioni në vendin e prodhimit,” shkroi Gates. “Pasi të prodhohet, vaksina duhet të dorëzohet menjëherë në spital; vonesat mund të jenë vdekjeprurëse”.

Arrestohet një 41-vjeçar nga Reçica e Madhe e Tetovës

Dje (7-shkurt), gjysmë ore pas mesnatës, në rrugën e Ilindenit në Tetovë, pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë e kanë  a rr e s t u a r  41-vjeçarin H.I. nga Reçica e Madhe e Tetovës, i cili kishte  r e f u z u a r  të  i d e n t i f i k o h e t  dhe nuk e kishte respektuar urdhrin e zyrtarëve policorë.

I njëjti është mbajtur në Stacionin Policor të Tetovës dhe ndai tij do të përgatitet parashtresë adekuate sipas N e n i t  14 të  L i gj i t për  K u n d ë r v a j t j e  kundër  R e n d i t dhe Qetësisë  P u b l i k e.

Bonus Video:

https://youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JsP83iCKmqjqSzx_bCIDu8W

Publikohet fotoja e rrallë nga fëmijëria e Marilyn Monroe

Me flokët bjonde dhe buzët e kuqe, Marilyn Monroe u bë një nga femrat më të njohura e të gjitha kohërave, megjithatë pak e dinë se si është dukur aktorja kur ka qenë e vogël.

Emri i saj i lindjes kishte qenë Norma Jeane Mortenson. Monroe, kishte kaluar një fëmijëri vërtetë të vështirë. Ajo u zhvendos nga një shtëpi kujdestare në një tjetër, duke kaluar nëpër përvoja traumatike në pothuajse të gjitha shtëpitë. Monroe u martua në moshën 16-vjeçare, por as kjo martesë nuk i solli asaj lumturinë.

Gjithçka ndryshoi në vitin 1944, kur Monroe po punonte në një fabrikë ushtarake ku edhe u njoh me një fotograf. Kjo marrëdhënie nxiti karrierën e modelimit të Marilyn dhe kjo punë i hapi asaj dyert në industrinë e filmit.

Brenda një periudhe të shkurtër ajo u shndërrua në një nga yjet më të njohur në Hollywood, por një vajzë e trazuar gjithnjë fshihej pas saj. Monroe, kreu vetëvrasje në vitin 1962, ndërsa edhe sot ajo mbahet mend si një ikonë e kulturës popullore dhe një simbol i bukurisë.

Ndërron jetë boksieri që i mori titullin legjendës Muhamed Ali

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare Leon Spinks, boksieri që u bë i famshëm pasi, në vitin 1978, i mori titullin botëror për peshat e rënda legjendës Muhamed Ali, shkruan The Guardian.

Spinks kishte vite që  l u f t o n t e  me kancerin. Ai ka fituar një medalje të artë në Olimpiadën e Montrealit dhe ka një bilanc prej 26 fitoresh, 17 humbjesh dhe 3 barazimesh.

Por, ndeshja që e bëri të famshëm erdhi vetëm një vit pas debutimit të tij si profesionist, ku pas vetëm 7 sfidash të zhvilluara, Spinks pati mundësinë për titullin botëror kundër boksierit më të madh të historisë

Ndahet nga jeta legjenda e Skënderbeut

Është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare ish-futbollisti i Skënderbeut dhe ekipit kombëtar “Shpresa” Milutin Kërçiç. Mësohet se ish-futbollisti vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Ndërkohë më herët, Kërçiç i është nënshtruar dhe ndërhyrjeve kirurgjikale në zemër .

Milutin Kërçiç është padyshim një nga futbollistët më të mirë në gjithë historinë e klubit korçar.

Prej gati 30 vitesh jetonte në Guci të Malit të Zi prej dhe nga kishte origjinën e babait.

Nga viti 2010 është rikthyer dhe një herë tek Skënderbeu pasi ish-presidenti i ekipit korçar Agim Zeqo e ka përfshirë për gati 3 sezone në stafin e ekipit.

Intervista e rrallë e Faik Konicës: Më mirë të qëndrojmë turq, se sa të bëhemi italianë! Pa autonomi

“La Patrie” ka botuar, të hënën e 8 korrikut 1901, në ballinë, një shkrim në lidhje me reagimin e Faik Konicës (Thrank Spirobeg) ndaj qëllimeve italiane asokohe në Shqipëri.

Vjenë, 7 korrik. – Trazira e nxitur në Shqipëri nga emisarët italianë për të krijuar një lëvizje opinioni në favor të aneksimit nga Italia ka marrë një goditje fatale. Nëse italianët ende imagjinojnë që shqiptarët kanë dëshira të zjarrta për t’u bërë nënshtetas të mbretit Viktor Emanuel, kjo është për vetëkënaqësinë e tyre.

Botimi i fundit i Albania-s, organi i komiteteve revolucionare shqiptare, i cili botohet në Bruksel, përmban një artikull të nënshkruar nga Z. Thrank Spirobeg mbi çështjen e propagandës italiane në Shqipëri. Kujtojmë që Z. Spirobeg është udhëheqësi i njohur i Partisë Nacionaliste Shqiptare dhe se ai u internua nga qeveria Osmane për pjesëmarrjen e tij aktive në një fushatë trazirash që synonte ta bënte Shqipërinë të pavarur nga Turqia.

Z. Spirobeg nuk heziton t’i vë flakën barutit. Ai deklaron kategorikisht se përkëdheljet italiane janë të dyshimta për nacionalistët shqiptarë.

“Italia, vazhdon ai, i ka dhënë vetes misionin pak a shumë të mprehtë të provokimit të konflikteve të armatosura në Ballkan dhe të përfitimit nga çrregullimi që një luftë do të shkaktonte për të aneksuar Shqipërinë ose për ta nënshtruar atë në protektoratin e saj.

Shqiptarët nuk janë më shumë një racë latine sesa japonezët; ata nuk kanë asgjë të përbashkët me popullin italian, as gjuhën, as traditat, as fatet.

Nëse ne kërkojmë autonominë tonë, është pikërisht për të forcuar dhe zhvilluar një kombësi të pavarur.

Por ne do të kundërshtojmë me forcë planet e Italisë, e cila dëshiron të bëjë me Shqipërinë atë që bëri Austria me Bosnjën dhe Hercegovinën. Më mirë të qëndrojmë turq sesa të bëhemi italianë!”

Nëse kjo gjuhë e qartë nuk dëgjohet në Romë, kjo është për shkak se ministrat italianë kanë një vesh të shurdhur! /Aurenc Bebja/nga Blogu darsiani.com

Letra e Biden, Vuçiç: Ka përpjekje që “njohja e ndërsjellë” mes Kosovës dhe Serbisë të imponohet si zgjidhje përfundimtare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ka pasur përpjekje që “njohja e ndërsjellë” mes Kosovës dhe Serbisë të imponohet si zgjidhje përfundimtare, por është detyrim i tij të mbrojë interesat serbe.

Duke komentuar letrën që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i ka dërguar atij me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, që shënohet me 15 shkurt, e në të cilën ai inkurajon Serbinë të ndërmarrë reforma dhe të “arrijë marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën, e cila përqendrohet në njohjen e ndërsjellë”, Vuçiq tha se çështja e njohjes nuk përmendet në asnjë dokument.

“Kam pranuar urimin, e falenderoj. Sa i përket njohjes, ajo nuk përmendet në asnjë dokument. Ne e kuptojmë se kjo është politikë e re amerikane. Ka pasur përpjekje për të imponuar këtë frazë. Ua kam thënë në fytyrë se çfarë mendoj në lidhje me të dhe qëndrimi im nuk do të ndryshojë. Është e qartë se qëllimi i tyre nuk është arritja e një marrëveshjeje por poshtërimi deri në fund i Serbisë”, tha Vuçiq, të dielën, gjatë një vizite në një kazermë të ushtrisë serbe në Pançevë.

Vuçiç shtoi se Serbia është e gatshme dialog me Kosovën të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, duke respektuar pozicionin e SHBA-së, por edhe të Rusisë dhe Kinës, si dhe të vetë Serbisë.

“Unë nuk do të lejojë që të poshtërohet Serbia dhe dikush të marrë gjithçka. Por, unë nuk do të gënjej popullin dhe të them se situata do të jetë e lehtë. Do të jetë gjithnjë e më e vështirë”, tha Vuçiq.

Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, zhvillojnë bisedime që nga viti 2011. Dialogu është thënë se ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve.

Serbia i quan bisedime teknike dhe refuzon të diskutohet për njohje derisa Kosova insiston që në një marrëveshje të mundshme të përfshihet edhe njohja e ndërsjellë.

Më 4 shtator 2020, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prezencë të ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Ato u ndërmjetësuan nga i dërguari i atëhershëm i Trumpit për dialogun, Richard Grenell.

Pas zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Prishtina dhe Beogradi janë zotuar se do të vazhdojnë zbatimin e marrëveshjeve, pavarësisht ndryshimit të administratës amerikane.

Materiali inteligjent imiton trurin, për kompjuterët e së ardhmes

Materiali i ri “inteligjent”, i formuar nga atome të vetme të lidhur së bashku si neurone, sillet si një tru i vërtetë, duke ruajtur informacione dhe duke modifikuar veten sipas stimujve të jashtëm.

Rezultati, i botuar në “Nature Nanotechnology” nga fizikantët e Universiteti Katolik të Nijmegen, në Holandë, do të hapë rrugën për një brez të ri kompjuterash gjithnjë e më të vegjël, më të fuqishëm dhe më të gjelbërt, me të cilët do të plotësohet kërkesa në rritje për kapacitet kompjuterik.

Falë këtij studimi të fundit, studiuesit kanë shkuar edhe më tej, duke zbuluar një mënyrë për të mbledhur atome kobalt në një substrat fosforine, duke formuar një rrjet që është i aftë të ruajë dhe përpunojë informacionin duke imituar trurin.

Ky rrjet, i cili ka sinapset më të vogla (lidhjet) në botë, është gjithashtu i aftë t’i modifikojë ato fizikisht bazuar në inputet që merr.

GJYSHJA e ububushme shqiptare që u D A SH U R U A me brazilianin! Historia që i befasoi të gjithë (VIDEO)

Sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, ka qenë e ftuar një grua e cila ka një hsitori të bukur  d a sh u r i e.

Në moshën 18 vjeçare ajo mbeti  sh t a t z ë n ë  dhe u  n d a  nga partneri i saj.

Më pas në Amerikë ku ajo jetonte, takon  d a sh u r i n ë  e jetës, Paolon me të cilin ka një vajzë 21 vjeç.

Ajo ka dhe një djalë 28 vjeç, i cili ka fëmijë dhe Bruna është gjyshe. Rrëfimi i saj ka befasuar të gjtihë studion edhe Arditin.

Bruna ka treguar se  d a sh u r i a  e tyre nisi në ambinetin e punës së saj. Ajo menaxhonte një dyqan ku takoi dhe Paulon dhe që në atë moment nuk u  n d a n ë  më asnjëherë.

Paulo ka pranuar të bëhet pjesë e emisionit dhe kur pa që në anën tjetër ndodhej  b a sh k ë sh o r t j a  e tij u shpreh: Ajo është krenaria ime,
Është gruaja ime e  b u k u r.

ANALIZA: A mund të përfundojë historia e Kosovës në Shqipërinë e Madhe?

Nga Timothy Less

“Ne do të bëjmë një referendum për bashkimin me Shqipërinë”.

Kështu tha, Ramush Haradinaj, politikani veteran dhe kandidati për presidentin e Kosovës. Me zgjedhjet në pritje, kjo mund të hidhet poshtë si ngatërrim retorik po të mos ishte për faktin se një bashkim i një lloji me Shqipërinë është opsioni i vetëm i mbetur gjeopolitik i Kosovës.

Kjo situatë ka lindur nga dështimi i Kosovës pas 13 vjetësh për të fituar njohjen e pavarësisë së saj nga Serbia. Kërkesa e saj është përballur me rezistencë të vazhdueshme nga Beogradi, i cili është kundër njohjes së Kosovës për shkak të lidhjes emocionale të serbëve me këtë vend dhe besimit të tyre se u shkëput në mënyrë të paligjshme me ndihmën e Perëndimit. Për t’i komplikuar gjërat, shqiptarët e Kosovës kanë kundërshtuar bërjen e ndonjë lëshimi domethënës ndaj Serbisë në këmbim të njohjes, sepse ata besojnë se Serbia është e detyruar moralisht të pranojë pavarësinë e Kosovës pas përpjekjes së saj për spastrim etnik në vitin 1999. Shumë qeveri perëndimore pajtohen me këtë.

Në vitin 2011, BE hapi një dialog midis Beogradit dhe Prishtinës, i cili synonte të normalizonte marrëdhëniet e tyre, por kjo iniciativë u ndal ndërsa Serbia mbajti kundërshtimin e saj për njohjen e Kosovës. Udhëheqësit evropianë u përpoqën të joshnin Serbinë me perspektivën e anëtarësimit në BE, ose me kërcënimin e mosanëtarësimit, por ky stimul u tregua i papërshtatshëm. Për sa kohë që serbët refuzuan të pranonin pavarësinë e Kosovës, shqiptarët refuzuan të negociojnë seriozisht me serbët për ndonjë gjë tjetër.

Në SHBA, politikanët vëzhguan dështimin e BE-së në këtë drejtim. Jo vetëm që ngecja në bisedime bllokoi qëllimin e Uashingtonit për integrimin e Serbisë dhe Kosovës në aleancën perëndimore, por pyetja e hapur mbi statusin e Kosovës siguroi gjithashtu një pikë hyrëse në Ballkan për Rusinë dhe Kinën, të cilat mbështesin pozicionin e Serbisë për Kosovën në KB.

Kontributi i Trump-it

Si pasojë, në fund të vitit 2017, Administrata Trump filloi bisedime të fshehta midis presidentëve të të dy vendeve, Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi, të cilat u përqëndruan në pyetjen se çfarë i duhej Vuçiçit për t’i arritur një marrëveshje për pavarësinë. Në gusht 2018, dolën raportet se Vuçiç kishte kërkuar një enklavë të populluar nga serbët në veri të Kosovës dhe një perspektivë të qartë të BE për Serbinë (këmbimi i famshëm i territoreve, ku Thaçi kërkonte hapësiën shqiptare në jug të Serbisë, ndryshe Luginën).

Kjo ishte e mjaftueshme për Thaçin, i cili do pranonte humbjen e Veriut (ndonëse ai kurrë nuk e artikulonte këtë në mbrojtjen e tezës së korrigjimit të kufijve), të cilën Prishtina gjithsesi nuk e kontrollon plotësisht, në këmbim të njohjes. Si pasojë, Kosova do të ishte në gjendje të shijonte njohjen e saj, t’i jepte fund pasigurisë për të ardhmen e saj, t’i bashkohej institucioneve ndërkombëtare si KB, BE dhe NATO dhe të fillonte të zhvillohej politikisht dhe ekonomikisht. Kur të dy presidentët ranë dakord të vazhdonin mbi këtë bazë, Administrata Trump gjithashtu ra dakord.

Por ideja e ndarjes u shemb në kontakt me botën e jashtme. Në Kosovë, një shumicë e votuesve hodhën poshtë idenë e sakrifikimit të territorit në këmbim të diçkaje që Serbia duhet të japë pa kushte. Po kështu edhe shumica e politikanëve të Kosovës, duke çuar kësisoj në margjinalizimin e Thaçit, e nga ana tjetër, duke e detyruar qeverinë nën Haradinaj që, për të marrë kontrollin e marrëdhënieve të Kosovës me Beogradin, të vendosë tarifa ndëshkuese për importet serbe.

Në nivelin ndërkombëtar, Gjermania gjithashtu hodhi poshtë idenë e ndarjes nga frika e vendosjes së një precedenti destabilizues për shtetet e brishta të Bosnjës dhe Maqedonisë së Veriut, duke pasur parasysh mospëlqimin e saj themelor për të tërhequr kufijtë përgjatë vijave etnike. Kjo kishte dy efekte kryesore: t’u thuash shqiptarëve të Kosovës se nuk kishte konsensus ndërkombëtar për çështjen e ndarjes, si dhe t’i qartësohej Vuçiçit se s’mund të kishte kompensim territorial por vetëm një perspektivë në BE për t’i ofruar publikut serb, në këmbim të njohjes të Kosovës.

Kjo në vetvete ishte ndoshta e mjaftueshme për t’i dhënë fund çdo shansi për një marrëveshje. Nga ana tjetër, në 2019, Franca dhe të tjerët vendosën një moratorium efektiv për çdo zgjerim të ardhshëm të BE dhe, me të, përfundimin efektiv të shanseve të Serbisë për t’u bashkuar me Unionin. Në korrik, Emmanuel Macron i çoi mesazhin Beogradit se BE nuk mund të zgjerohej pa një proces paraprak të reformës institucionale dhe në dhjetor, ai pezulloi hapjen e kapitujve të rinj të negociatave me Serbinë, duke pyetur: “A e përmirëson kjo jetën në Serbi? Do të thosha – jo “.

Në mars të vitit të kaluar, me zgjedhjet presidenciale që po afroheshin, SHBA vendosi të bëjë një nxitje të fundit për një marrëveshje, duke rrëzuar fillimisht qeverinë në Kosovë, pra atë me Albin Kurtin kryeministër, dhe duke instaluar një partner më të zhdërvjellët për të rifilluar dialogun e bllokuar midis Beogradit dhe Prishtinës. Por me ndarjen tani jashtë tryezës, me procesin e zgjerimit të BE në ngrirje, dhe me Serbinë që kishte ndonjë arsye të dukshme për të njohur Kosovën, mundësia për një marrëveshje për njohjen e saj kishte kaluar.

Kjo u bë e qartë kur Serbia dhe Kosova nënshkruan një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë në shtator, e cila, megjithëse ishte e madhe në prezantim, ishte pa asnjë përmbajtje reale; ajo përmbante vetëm disa dispozita për transportin ndërkufitar, shumë më pak se objektivi fillestar i një marrëveshjeje mbi pavarësinë e Kosovës. Më pas, Vuçiç tha se ai nuk do ta njihte Kosovën për sa kohë që do të qëndronte president, një pozicion që i përshtatet shumicës së serbëve që duan të ngrijnë çështjen e Kosovës.

Opsionet e ngushtimit të Kosovës

Kjo ka implikime të mëdha për Kosovën, ku opsioni i njohjes tani është mbyllur për të ardhmen e parashikueshme, duke ngushtuar kështu zgjedhjet strategjike të Prishtinës në vetëm dy: njëra është të ruhet status quo-ja me shpresën se diçka përfundimisht mund ta zhvendosë pozicionin e Serbisë, siç janë sanksionet masive politike ndaj Beogradit nga amerikanët. Por ky opsion është i ndërlikuar sepse nuk ka asnjë perspektivë reale që SHBA të ushtrojnë ndonjë presion të tillë; dhe, për sa kohë që statusi i Kosovës mbetet i paqartë, ajo do të dështojë të zhvillohet politikisht dhe ekonomikisht.

Opsioni i dytë është bashkimi i një lloji me Shqipërinë fqinje, e cila ofron një rrugë alternative nga gjendja e tanishme e Kosovës. Kjo jo vetëm që do të konsolidonte ndarjen e Kosovës nga Serbia dhe do të siguronte mbrojtjen e Shqipërisë, por bashkimi do t’i jepte gjithashtu Kosovës hyrje në botën e jashtme. Kosovarët mund të udhëtonin me pasaporta shqiptare; tregtinë ndërkombëtare ta zhvillonin me terma shqiptarë; të përfaqësohen me  Shqipërinë jashtë, qoftë në KB ose në gara sportive. Me pak fjalë, Kosova mund të normalizojë pak a shumë pozicionin e saj ndërkombëtar pa, siç theksoi Haradinaj, ‘miratimin e Serbisë’.

Kjo nuk është një ide e re. Qëllimi i bashkimit kombëtar diskutohet gjerësisht dhe ka mbështetje të fortë midis njerëzve që jetojnë në Shqipëri dhe Kosovë që e shohin veten si pjesë e një kombi të vetëm shqiptar. Një sondazh nga viti 2019 zbuloi se 64% e shqiptarëve në Kosovë dhe 75% e shqiptarëve në Shqipëri do të votonin në favor të bashkimit kombëtar në çdo referendum mbi këtë çështje.

Ideja gjithashtu ka mbështetje midis liderëve politikë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, të cilët kanë bërë deklarata të ndryshme publike në mbështetje të bashkimit kombëtar gjatë dekadës së fundit. Për kryeministrin Edi Rama, një shtet i përbashkët është “i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm”. Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar gjithashtu marrëveshje të ndryshme që synojnë integrimin e të dyve, duke përfshirë planet për një bashkim doganor, një politikë të përbashkët të jashtme dhe ambasada të përbashkëta.

Megjithatë, ka pasur pak integrim praktik deri më tani, për dy arsye. Në Kosovë, popullata shqiptare është përqendruar me shumicë në përpjekjen për të vendosur pavarësinë e plotë nga Serbia, i cili ka qenë qëllimi i tyre kryesor politik që nga viti 1990. Kjo nuk përjashton bashkimin e një lloji me Shqipërinë në një periudhë më të gjatë, por kjo është parë si një qëllimi dytësor, pasi Kosova përfundimisht të jetë liruar.

Ndërkohë, Shqipëria është përqendruar me shumicë në përpjekjen për t’u bashkuar me BE, e cila nuk pranon idenë e bashkimit kombëtar shqiptar, që do të thotë se Tirana nuk e ka shtyrë çështjen. Në vend të kësaj, ajo ka ndjekur idenë e bashkimit të shqiptarëve brenda BE-së, që është një opsion më i sigurt dhe më pak i komplikuar, me supozimin se si Shqipëria dhe Kosova përfundimisht bashkohen në Union.

Në këtë kontekst, spekulimet nga udhëheqësit politikë në lidhje me bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës deri më tani kanë tentuar të jenë konsistente: “nëse nuk mund të bashkohemi brenda BE-së, do të duhet të bashkohemi jashtë saj”. Edhe deklarata e fundit e Haradinajt e bëri të qartë preferencën e tij për një Kosovë euroatlantike, një pjesë e BE-së dhe NATO-s dhe se një referendum do të pasonte vetëm nëse kjo nuk do të ndodhte.

Por këta faktorë nuk vlejnë më. Kosova nuk mund të fitojë njohje nga Serbia dhe plani i Shqipërisë për t’u bashkuar me BE ka përfunduar praktikisht për sa kohë që Franca dhe të tjerët bllokojnë çdo zgjerim të mëtejshëm. Prandaj, kushdo që përfundon në qeverisjen  Kosovës pas zgjedhjeve të pritshme, do të ketë pak zgjedhje përveçse të punojë drejt integrimit të Kosovës me Shqipërinë si mënyra e vetme për t’i dhënë fund gjendjes së paqartë.

Në mënyrë domethënëse, Albin Kurti, lideri i Vetëvendosjes, i cili ka të ngjarë të fitojë zgjedhjet dhe të jetë kështu një kryeministër i mundshëm, iu përgjigj zotimit të Haradinajt duke deklaruar se “ne do të pranojmë rezultatet e referendumit”.

Ndërkohë, Shqipëria do të ketë shumë për të humbur nga evropianët nëse ndjek një bashkim me Kosovën. Në vend të kësaj, do të shohë që Kosova ka nevojë për një rrugëdalje nga gjendja e saj e dobët, se pavarësia është e pamundur dhe që, për të mbështetur mirëqenien e bashkatdhetarëve të saj përtej kufirit, Shqipërisë do t’i duhet të shkojë përpara dhe të integrojë Kosovën. Me pak fjalë, ngjarjet tani janë komplikuar për të zhbllokuar procesin e fjetur të unifikimit.

Shqipëria e Madhe

Pra, a do të thotë kjo Shqipëri e Madhe? Jo mjaft, sepse ekziston një pengesë në këtë rrugë, domethënë Serbia, e cila kundërshton bashkimin e Kosovës me Shqipërinë aq sa kundërshton pavarësinë e Kosovës dhe shqetësohet në veçanti për mirëqenien e popullsisë serbe të Kosovës brenda një shteti kombëtar shqiptar.

Nëse Kosova bën lëvizje praktike drejt bashkimit me Shqipërinë, qeveria në Beograd do të vihet nën presion të fortë të brendshëm për të ndaluar procesin. Dhe nëse nuk mund ta arrijë këtë duke shfrytëzuar ndikimin e SHBA dhe BE, të cilat kanë treguar relativisht pak interes në këtë çështje deri më tani, do të vihet nën presion për të ndaluar çështjen në mënyrë të njëanshme; në mënyrë të qartë, një sondazh i fundit zbuloi se gjysma e serbëve janë të gatshëm të marrin armët për të mbajtur Kosovën.

Por ngjarjet nuk ka gjasa të arrijnë në këtë pikë. Udhëheqja serbe nuk dëshiron të përplaset me Shqipërinë dhe Kosovën, veçanërisht duke pasur parasysh se krah palës shqiptare janë SHBA. Por as Shqipëria nuk dëshiron të përplaset ushtarakisht me Serbinë.

Në vend të kësaj, interesi i përbashkët i të dy qeverive është të punojnë së bashku drejt një lloj rezultati të negociuar në Kosovë, i cili shmang rrezikun e konfliktit, duke u mbështetur në marrëdhëniet e vendosura nga Vuçiq dhe Rama. Të dy takohen shpesh dhe, si udhëheqës me të njëjtin problem themelor – domethënë si të integrojnë diasporën e tyre rajonale në një shtet mëmë të zgjeruar pa shkaktuar një konflikt ushtarak – ata duket se kanë një mirëkuptim.

Aty ku çon e gjitha kjo është çështje spekulimi, por rezultati në historinë e Kosovës do të përcaktohet në mënyrë të pashmangshme nga realitetet politike në terren. Njëra është që, jashtë Veriut, popullsia e Kosovës është kryesisht shqiptare dhe dëshiron të bashkohet me Shqipërinë nëse Kosova nuk mund të njihet nga Serbia.

Realiteti i dytë është se, jashtë enklavës veriore, Serbia nuk mund të ndalojë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, nëse të dyja janë të vendosur të bashkohen. Serbia mund të kërcënojë hakmarrje të ndryshme por nëse Shqipëria dhe Kosova vendosin të bëjnë një hap drejt këtij qëllimi, për shembull, duke hequr infrastrukturën fizike në kufirin e tyre të përbashkët, ka shumë pak gjë që Serbia mund të bëjë praktikisht si reagim.

Kjo do të thotë që Kosova ndoshta do të integrohet në mënyrë të qëndrueshme me Shqipërinë në sferën ekonomike dhe politike gjatë disa viteve të ardhshme, dhe Serbia do të detyrohet në një pozicion të përpiqet të shpëtojë sa më shumë që të jetë e mundur nga një situatë e keqe – në fakt, një ringjallje e strategjisë së Vuçiçit nga epoka Trump.

Kjo çon në një realitet të tretë; atë që enklava veriore është e populluar nga serbët dhe vetëm pjesërisht e integruar në pjesën tjetër të Kosovës. Si pasojë, Serbia do të përpiqet ta mbajë këtë dhe interesi i faktorit shqiptar do të jetë që ta pranojë.

Dhe e katërta është se Serbia do të dëshirojë më shumë se veriu i Kosovës në këmbim të njohjes, pasi shpërblimi i anëtarësimit në BE ka mbaruar tani. Si pasojë, Serbia do të insistojë që çdo marrëveshje mbi Kosovën të përfshijë gjithashtu mbështetjen e shqiptarëve për një njësi të re rajonale e cila i jep Serbisë një shans për të integruar diasporën e saj në Bosnjë dhe Mal të Zi.

Ky do të jetë një shitje e lehtë, pasi Shqipëria ndan këtë objektiv – pra përfshirja e saj në projektin e Serbisë për një ‘mini-Shengen’ i cili synon të dublojë disa nga kushtet e tregut të vetëm të BE-së dhe unionit doganor në Ballkanin perëndimor. Jo vetëm që krijimi i një entiteti rajonal do ta bëjë më të lehtë zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por Shqipëria mund të afrohet gjithashtu me diasporën e saj në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë.

Pas kësaj, Serbia ndoshta do të shohë interesin e saj strategjik në pranimin e integrimit të Kosovës me Shqipërinë, duke i lënë shqiptarët të marrin shtytjen nga të huajt për irredentizëm rajonal dhe duke u përpjekur – disi – të përdorin situatën e re për të integruar diasporën e saj rajonale në Serbi, Republika Srpska. Pasi të ketë fituar atë që votuesit serbë do ta shohin si kompensim të duhur, Beogradi mund të lëshojë Kosovën.

Kjo do ta çonte historinë e Kosovës në një fund: në krijimin e një Shqipërie të Madhe. Sidoqoftë, nëse Serbia ka rrugën e saj, parakushti përfundimtar për këtë do të jetë krijimi paralel i një Serbia të Madhe.

Si t’i thoni lamtumirë lëkurës të rrudhosur me vetëm 2 përbërës!

Me kalimin e kohës, elasticiteti i lëkurës tonë ndryshon. Për fat të mirë, ka dy përbërës të thjeshtë që mund të luftojnë rrudhat dhe t’ju ofrojnë lëkurë të mirë dhe të fortë. Është fjala për kastravecin dhe të bardhën e vezës.

Përbërësit e ndodhur në kastravec të tilla si vitamina C dhe K luftojnë radikalet e lira të cilat janë përgjegjëse për rrudhat e lëkurës. E bardha e vezes ka aftësinë të forcojë lëkurën.
Prisni kastravecin në gjysmë dhe zhvisheni nga lëkura. Pastaj, priteni në copa të vogla, jo më të mëdha se 1 cm.

Vendosini pjesët e copëtuara në blender dhe përziejinipër 2 minuta në shpejtësi të mesme. Përzierje duhet të bëhet tul. Vendoseni tulin e kastravecit mbi sitë dhe nxirreni lëngun për ta përzier me një të bardhë veze.

Aplikoni përzierjen në pjesë të trupit ku doni të forconi lëkurën , mbajeni për 15 minuta dhe pastaj lajeni me ujë të ftohtë. Për rezultate më të mira, përdoreni këtë maskë një herë ose dy herë në javë.

Si ta çlironi mendjen nga mendimet negative

Si mund të ndaloni së menduari për dikë apo për një situatë të caktuar?

Të gjithë ne jemi gjendur në ato situata ku vazhdimisht kokën na e rrahin pyetje si për shembull, çfarë mund të kishim bërë apo thënë ndryshe. Peshimi i mendimeve sa gjatë e gjerë nuk është shpeshherë produktiv dhe në vend që t’ju ofrojë ndonjë ngushëllim thjesht ju mbush me pendesa për atë që duhet të bënit apo thoshit.

I gjithë ky mendim toksik është rraskapitës nga aspekti emocional dhe fizik. Studimet tregojnë se një mendje që përtyp vazhdimisht informacionet e mëparshme është jo e lumtur dhe as e shëndetshme. Për këtë arsye ju duhen disa strategji të dobishme për ta zbrazur mendjen.

Këto janë këshilla të vogla, por që mund t’ju ndihmojnë shumë.

Mos kërkoni fajtorë

Largohuni nga ndjenja e fajit. Zgjedhja e ngjarjeve të së shkuarës dhe përpjekja për të hedhur fajin te vetja nuk është aspak produktive. Gjëra të këqija dhe keqkuptime ndodhin shumë shpesh, si një efekt domino. Askush nuk është aty për të na kujtuar të vërtetën se gjërat së pari ndodhën dhe prej kësaj u shkaktuan të tjerat.

Mos u përpiqni të hyni në mendjen e tjetrit

Përpjekja për t’i analizuar gjërat thellë duke parë të gjitha këndvështrimet nuk bën asgjë tjetër veçse ju nxit të mendoni më shumë seç duhet. Qetësojeni mendjen pa pasur nevojë të përjetoni mendimet e të tjerëve, sepse realisht nuk do t’ju çojë gjëkundi dhe do t’ju lodhë akoma më tepër.

Kini durim

Nëse i jepni kohës mundësinë t’ju tregojë se çfarë ndodh më pas, kjo është diçka shumë pozitive për ju. Duke bërë durim gjërat ndonjëherë hyjnë vetë në rregullin e duhur dhe kjo është diçka që mund t’ia bëni dhuratë vetes. Nxitja për t’i çuar gjërat nga mendimet tuaja mund t’ju fusë në telashe ekstra.

Problemet më të mëdha të parat

Le të mendojmë se jeni në një grup telashesh të mëdha. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të zgjidhni problemin më alarmant dhe më të madh në mënyrë që të lodheni sa më pak duke e menduar atë.
Nëse nuk e bëni këtë gjë, por lejoni përgjigjen automatike të mendjes suaj që do t’i mendojë disa herë gjërat, me shumë gjasa problemi sa do të vijë e zmadhohet në mendjen tuaj dhe do të bëhet aq gjigant në aspektin imagjinar, saqë nuk do të mendoni dot ndonjë zgjidhje të shpejtë.

Zemërimi ju errëson sytë

Nëse po e mendoni në mënyrë impulsive diçka vazhdimisht, kjo do të thotë se jeni të zemëruar. Ashtu sikurse dihet, zemërimi është një ndjesi që jua errëson logjikën dhe për këtë arsye mënyra më e mirë për të zgjidhur një situatë është të lini t’ju kapërcejë zemërimi. Më pas, do të shihni më qartësisht gjithçka.
Mos u përpiqni të kuptoni plotësisht të tjerët

Pyeteni veten nëse të tjerët po përpiqen t’ju kuptojnë juve nga të gjitha këndvështrimet. A lodhet njeri duke ju analizuar nga të gjitha anët? Kjo nuk ndodh, pasi njerëzit duhet ta shohin zgjidhjen ose shkakun e çdo problemi te vetja. Mos rrezikoni duke e zhvendosur fokusin te të tjerët, por kthejini sytë nga personaliteti juaj.

Mendimet tuaja nuk janë fakte
Në kuadër të arsyetimit të errësuar, duhet të dini se mendimet janë opinione dhe jo fakte që ju duhet t’i merrni për të mirëqena. Ne i përjetojmë emocionet tona me ankth, tension, frikë dhe stres. Por këto emocione janë fizike dhe jo një shenjë e mendimeve të kulluara.

Si mund të përfitoni nga kjo?

Çdo vështirësi që ju del në jetë duhet ta shihni në aspektin se si mund të përfitoni nga kjo dhe ta ktheni në dobinë tuaj. Ju gjithnjë dilni nga një vështirësi falë personave të tjerë dhe më me eksperiencë. Për këtë arsye, mos u dekurajoni prej mendimeve dhe reagimeve të zakonshme. Shihini gjërat në lupën e përfitimit vetjak të personalitetit tuaj dhe nuk do të ndiheni shumë keq.

Nuk jeni magjistarë

Ky është mendimi që duhet t’i thoni vetes vazhdimisht. Ju jeni thjesht një person që përfshihet në zinxhirin e ngjarjeve dhe rastësive të jetës dhe veprimeve të të tjerëve. Ju nuk mund të bëni mrekulli, por të veproni me sa jua lejon logjika mbi gjërat që ju paraqiten.

Falni

Mësoni t’i hidhni gjërat pas krahëve, në mos për të tjerët, mbi të gjitha për veten tuaj. Një thënie budiste deklaron se nuk keni përse t’i jeni besnikë vuajtjes suaj. Përqendrimi te trauma juaj nuk do t’ju sjellë kurrfarë dobie. Në vend të kësaj ofroni faljen si një mënyrë ideale për të shëruar plagët e vjetra dhe për ta shpëtuar mendjen nga gjërat që mendohen dhe rimendohen.

Zhvendosni vëmendjen

Mendja juaj është një territor të cilin ju duhet ta shihni në kuptimin e diçkaje të panjohur që ndonjëherë ju del nga kontrolli, por që ju gjithsesi mund ta pushtoni. Zhvendoseni vëmendjen nga një grindje e brendshme me veten në një fushë tjetër që do t’ju rezultojë më e dobishme dhe gjithashtu më e përshtatshme.

Bota e artit në zi: Ndërron jetë këngëtari i njohur kosovar

Ka ndërruar jetë në moshën 51 vjeçare këngëtari i njohur kosovar Rifat Kida.

Kjo u bë e ditur nga motra e tij pas një publikimi në rrjetin social facebook.

I ndjeri sipas familjarëve vuante nga një sëmundje e rëndë.

Të nderuar bashkatdhetarë!
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot (02/05/2021) në Denton/Teksas, pas një sëmundje të rëndë ka  v d e k u r  bashkëkombasi i ynë Rifat Kida (i lindur me 02/13/1969) nga Cermjani i Gjakovës.

Rifati si fëmijë ishte i njohur për zërin e tij si këngëtar i këngës folklorike së bashku me të motrën Resmije!
Gjatë vitëve të ‘80-ta në Shoqërinë Kulturo Artistike “Jahë Salihu” në Nivokaz,

Zëri i tij u bë i njohur jo vetëm në Dushkajë por në tërë Kosovën dhe viset shqiptare gjithandej ku këndohej dhe flitej shqip!

V a rr i m i i të ndjerit do të bëhet në vendlindje Cermjan-Gjakovë/Republika e Kosovës.

Nesër në Qendren Shqiptare do këtë ceremoni  m o r t o r e  për ngushëllime duke filluar nga ora 2:00PM deri në 9:00 Pm në këtë adresë:
350 E. Southwest Pkwy
Lewisville 75067 TX