Ballina Blog Faqe 367

35-vjeçarja nga Shkupi bën hatanë, P Ë R P L A S katër automjete të parkuara, përfundon me plagë të rënda te „Nëna Terezë”

Një shkupjane mbrëmë ka përfunduar në  s p i t a l  me lëndime të rënda pasi me automjetin e saj të tipit „Mercedes“  p ë r p l a s i  katër makina të parkuara

Mbrëmë, diku pas orës 20, në SPB Shkup u  r a p o r t u a  se në rrugën „Gjurçin Kokale”, makina e tipit „Mercedes“ , me targa të Shkupit, e drejtuar nga M.S. (35) nga Shkupi, ka  p ë r p l a s u r  disa makina të parkuara: „Fiat Punto” me targa të Shkupit, pronë e К.Ј. (33), „BMW” me targa të Shkupit, pronë e V.N.(28), „Chevrolet Aveo” me targa të Shkupit, pronë e L.I. (63) dhe „Opel Astra” me targa të Shkupit, pronë e I.I. (32), të gjithë nga Shkupi, informon MPB, transmeton Tetova News.

Në këtë aksident, me plagë të rënda ka  p ë r f u n d u a r  M.S., të cilat iu konstatuan në klinikën „Nëna Terezë”.

Hetimet në vendngjarje i kreu një ekip nga SPB – Shkup, njofton MPB, transmeton Tetova News.

60-vjeçarja nga Zvicra kapet me “presh në dorë” në Kërçovë

Më datë 18.01.2021, me urdhër të  gj y k a t ë s i t, uniformat blu të Kërçovës kanë kryer një  b a s t i s j e  në shtëpinë e E.D. (40) nga Kërçova, ku ndodhej S.Sh. (60) nga Zvicra.

Gjatë  b a s t i s j e s  gjet dhe u mor s u b s t a n c ë  pluhuri dhe lëndë me mbetje të  s u b s t a n c ë s  së pluhurit. Ato u privuan nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngritet kallëzim adekuat.

Maqedoni, 60-vjeçari kapet duke vjedhur në marketin e fshatit

Dje, në ora 13 e 20, në një market në fshatin Marinovë të Shkupit, uniformat blu kanë privuar nga liria personin me inicialet Z.P. (60 vjeç) nga fshati Miladinovc i Shkupit, për shkak se u kap duke vjedhur në market. Tek ai u gjetën gjërat që kishte vjedhur dhe iu kthyen marketit.

Ai u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimittë rastit, kundër tij do të ngritet kallëzim adekuat./tn

STUDIMI: Truri i femrës është tre vjet më i ri se ai i mashkullit të së njëjtës moshë

Gratë po rinohen: dhe jo vetëm si çështje galanterie, por saktësisht në terma biologjikë – të paktën, truri i tyre është. Sipas një studimi të botuar në Procedurat e Akademisë Kombëtare të Shkencës, truri i femrës është mesatarisht tre vjet më i ri se ai i meshkujve të së njëjtës moshë nga pikëpamja metabolike.

Rezultatet e studimit mund të shpjegojnë pjesërisht pse gratë e moshuara janë shpesh “më të përshtatshme” në detyrat njohëse të kujtesës, arsyetimit dhe zgjidhjes së problemeve sesa bashkëmoshatarët e tyre meshkuj. Ose – me fjalë të tjera – mekanizmat e metabolizmit të trurit mund të shpjegojnë disa nga ndryshimet e vërejtura midis burrave dhe grave në moshën të madhe.

PËRDORIM i NDRYSHËM I BURIMEVE. Truri konsumon sheqer, por si e bën atë ndryshon ndërsa rritet. Fëmijët dhe adoleshentët përdorin disa nga këto rezerva të energjisë në një proces të quajtur glikolizë aerobike, e cila mbështet zhvillimin dhe pjekjen e trurit. Përqindja e glukozës së investuar në këtë detyrë zvogëlohet progresivisht me kalimin e viteve. Nëse kjo shëmbëlltyrë dihej, shumë pak dihej për ndryshimet në metabolizmin e sheqerit midis burrave dhe grave.

Kështu që shkencëtarët në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Uashingtonit në St. Louis përdorën tomografinë me emision pozitron (PET) për të matur rrjedhën e gjakut dhe glukozës në trurin e 205 vullnetarëve, 121 grave dhe 84 burrave, midis 20 dhe 82 vjeç. Për secilën, u vlerësua përqindja e sheqernave të përfshira në glikolizë aerobike në zona të ndryshme të trurit. Këto të dhëna, së bashku me ato që lidhen me moshën e pjesëmarrësve meshkuj, u futën në një program të veçantë, për të kërkuar një lidhje midis dy faktorëve.

REZULTATI NUK NDRYSHON. Kur programit iu kërkua të llogariste moshën e grave vullnetare nga metabolizmi i trurit të tyre, softueri rezultoi në një moshë mesatare prej 3.8 vjet më pak se mosha e tyre reale. Studiuesit më pas provuan procedurën e kundërt. Ata trajnuan programin me të dhëna mbi metabolizmin dhe moshën e trurit të grave, për të llogaritur moshën e meshkujve nga rezultatet e PET. Rezultatet konfirmuan vlefshmërinë e modelit të llogaritjes: truri i meshkujve vullnetarë u shfaq mesatarisht 2.4 vjet më i vjetër se mosha e tyre.

Studimet e kaluara kanë treguar se, ndërsa është e vërtetë që truri ka tendencë të tkurret ndërsa plakemi, truri i mashkullit humbet vëllimin më shpejt se ai femëror. Me atë rast, shkaqet ishin gjetur në ndryshimet hormonale dhe në mënyrat e ndryshme në të cilat zonat e ndryshme të trurit u përgjigjen stimujve hormonalë.

“Diferenca mesatare midis moshës së trurit e llogaritur midis burrave dhe grave është e konsiderueshme, dhe metoda jonë është e riprodhueshme,” shpjegon Manu Goyal, një nga autorët e studimit të botuar në PNAS, i cili megjithatë thekson nevojën për studime të mëtejshme të thelluara. (Focus,scan)

“Syri i keq ekziston!”, teologu: Njerëzit ziliqarë përcjellin energji negative, ja kush preken më shumë dhe si ta dalloni

Teologu Miron Cako thotë se syri i keq ekziston dhe shpjegimin e tij e lidh me energjinë negative të njeriut që mund të ndikojë tek një person tjetër. I ftuar këtë të martë në “Abc-ja e mëngjesit” me moderatorin Alban Musa, teologu thotë se përtej kësaj bote ekziston një tjetër e padukshme dhe se njerëzit lakmitarë dhe ziliqarë preken nga kjo energji negative.

Njeriu në vetvete nuk ka energji, është si një enë që mbart energjinë dhe e përcjell si pozitive dhe negative. Syri i keq është energjia negative që vjen nga forcat demoniake dhe qëndron tek njerëzit lakmitarë, egoistë, ziliqarë. Duke patur këtë energji që se dinë se nga e kanë, e përcjellin kur shikojnë diçka me lakmi.

Kisha Ortodokse e pranon syrin e keq dhe ka lutje të veçanta për prishjen e syrit të keq. Ekziston dhe njerëzit kanë shumë problematika dhe ndoshta rrezikon dhe jetën. Di dhe njoh shumë njerëz që e kanë pësuar nga syri i keq, disa kanë patur dhe fatalitete sidomos fëmijë që vuajnë më tepër nga syri i keq. Syri i keq sjell shumë dëme dhe fatkeqësi tek njerëzit”,-tha ai.

Si mund ta dallojmë kur bëhet fjalë për syrin e keq?

Një ndër shenjat është kur njeriu është mirë dhe ndjen një dhimbje koke, përshtjellim nervor, psikologjik ose një sëmundje që nuk i gjendet origjina. Për shembull shkon tek mjeku dhe të dalin mirë analizat. Kjo forcë e errët që se kapin aparaturat ka nevojë të largohet me urdhër hyjnor dhe i lutemi perëndisë të largojë energjinë negative nga x person. Mund të jetë një çift i lumtur dhe zihen për asgjë, apo duke ecur në rrugë dhe papritur rrëzohesh”, -shtoi teologu.

Më tej, ai thotë se nuk duhet besuar në astrologji, pasi sipas tij kjo në fakt e devijon njeriun nga Zoti dhe e lidh me demonët.

Planetet janë trupa qiellor që lëvizin në bazë të ligjeve fizike dhe nuk kanë asnjë lloj ndikimi tek njeriu. Astrologjia dhe horoskopi është një bestytni por kur njeriu beson këto shkëputet nga Zoti që është krijuesi dhe lidhet me energjitë demoniake që tallin njeriun dhe e devijojnë atë nga Zoti.

Na shkëpusin me perëndinë, ai i kontrollon jetët tona. Si mundet të besojmë se lëvizja e Hënës, Jupiterit, Marsit ndikon në jetën tënde, në marrëdhëniet shoqërore, është absurditet. Këto janë gjëra pa shpirt, njeriu duhet të ushqehet nga arsyeja dhe jo nga disa bindje të verbra. Këto vinin nga paganizmi ku njerëzit ishin primitivë por sot kur kemi mësuar shkencë dhe të besojmë se lëvizja e planeteve ndikon tek neve është absurditet”,-shtoi ai.

Nga vjen “syri i keq”?

Teologu thotë se janë demonët, krijesa intelektuale që futen tek njerëzit dhe transmetohen energjinë negative nëpërmjet fjalëve, shikimit ose adresimit. Sipas tij, hudhra, patkoi, syri blu, plumbi apo shenja të tjera që përdoren nga njerëzit për t’u mbrojtur nga magjia e zezë nuk janë asgjë tjetër veçse bestytni dhe objekte që në fakt tërheqim frymën demoniake. Ai thotë se vetëm besimi në Zot mund të na çlirojë nga energjia negative.

Ngahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar nga Kosova

Është ndarë nga jeta në moshën 65 vjeçari gazetari nga Kosova Muharrem Ramabaja.

Mediat vendase bëjnë me ije se 65 vjeçari vuante nga disa sëmundje të rënda disavjeçare. Ramabaja filloi punën në “Zëri” në vitin 1977, ndërsa nga viti 1990 deri më 1993 ishte drejtor i “Zërit”, drejtori i parë i një ndërmarrjeje në Kosovë i zgjedhur në mënyrë demokratike nga punëtorët pa pëlqimin e pushtetit të asaj kohe.

Po ashtu ishte ndër themeluesit e LDK-së. Emigroi në Gjermani në vitin 1993, ndërsa në vitet e fundit të jetës u kthye prapë në Prishtinë./abcnews.al

Mësuesi nga Mokra merr drutë me vete që të ndezë zjarrin për nxënësit

Ky është imazhi i shpërndarë në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm, ku një mësuesi nga Mokra i cili së bashku me çantën e punës ka marrë edhe drutë e zjarrit për ngrohur nxënsit e shkollës në këto temperatura acari.

Foto është publikuar në Facebook nga studiuesi Erld Kapri.

Ja postimi i plotë:

Shqipëria tjetër. Mësuesi Maliq Torra në fshatin Velçan të Mokrës niset tek nxënësit e tij, bashkë me drutë e zjarrit për të përballuar të ftohtin -12 gradë. Mirënjohje.

Tërmet 6.4 ballësh në Argjentinë dhe Kili (VIDEO+FOTO)

Një tërmet i fuqishëm  g o d i t i  rajonin në veriperëndim të Argjentinës, pranë kufirit me Kilin qendror të hënën vonë, duke  t r o n d i t u r  njerëzit në pjesë të të dy vendeve.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se lëkundja kishte një madhësi paraprake prej 6.8 ballësh të shkallës Rihter. Epiqendra e tij ishte 27.6 kilometra (17 milje) në jugperëndim të qytetit Porcito dhe  g o d i t i  në një thellësi prej 14 kilometrash (gati nëntë milje).
Tërmeti u pasua me një  p a s g o d i t j e  5.0  ballësh rreth një çerek ore më vonë, tha USGS.

https://youtu.be/gHy7Wx84Jc0

Media argjentinase tha se kishte raportime për dëmtime në disa ndërtesa në zonën e Pocitos dhe të paktën disa rrugë ishin mbyllur, por nik kishte indikacione për viktima. Energjia elektrike gjithashtu u ndërpre në disa zona.

https://youtu.be/LhCWZWBzApc

Lëkundjet e forta kishte edhe në kryeqytetin e Kilit, Santiago, i cili është rreth 300 kilometra (186 milje) nga zona e  g o d i t u r  nga tërmeti. Zyrtarët kilianë thanë se nuk kishte raportime për dëme në atë vend./TetovaNews


VIDEO/Aksident tragjik në Ponoshec të Gjakovës, mjeti me targa të Shqipërisë humb kontrollin dhe P Ë R P L A S makinën në korsinë tjetër, dy viktima

Dy persona kanë humbur jetën, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur para rreth një ore në fshatin Ponoshec të Gjakovës.

Lajmin e rëndë e ka konfirmuar për mediet, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

Gjurkaj tha se personi i tretë ka pësuar lëndime të rënda trupore ndërsa vozitësi ka lëndime të lehta.

“Me 18.01.21, rreth orës 18:00 në fshatin Ponoshec ka ndodhur aksident trafiku me f a t a l i t e t. Vozitësi i automjetit me targa të Shqipërisë, i cili si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin e tij, del në shiritin tjeter duke  g o d i t u r  veturën qe ishte duke lëvizur në shiritin e tij. Në vend ngjarje kanë dal zjarrëfiksat dhe autoambulanca, ku sipas ekipit mjekësor kanë konstatuar  v d e k j e n  e 2 personave, pasagjeri i tretë ka pasuar lëndime serioze ndërsa vozitësi i veturës ka pesuar lëndime të lehta trupore. Ne vendngjarrje ka dalë dhe  k r y e p r o k u r o r i. Vazhdon shikimi i vendit te ngjarrjes”, tha Gjurkaj.

FALEN XHENAZET E 3 VIKTIMAVE /Dheu mbuloi edhe dhëndrin që erdhi nga Berlini dhe u mori jetën! (FOTO)

Bisera Shemoviq (30), prindërit e saj Fehim (64) dhe Shefka (60), të cilët u  v r a n ë  nga ish-burri i Biserës, Enedin Turkoviq (44), u  v a rr o s ë n  sot në mesditë në  v a rr e z a t  e fshatit Rasno, një fshat që i përket Komunës së Sjenicës në rrafshnaltën e Peshterit. Në të njëjtën kohë, por në  v a rr e z a t  e fshatit Doliçe, u  v a rr o s  Enedin Turkoviq, i cili bëri  v e t ë v r a s j e  po në këtë fshat pas  m a s a k r ë s  që bëri në shtëpinë e ish-vjehrrit të tij.

Bisera Shemoviq (30) dhe prindërit e saj Fehim (64) dhe Shefka (60)

Vëllai i Biserës, Bekimi gjithashtu pësoi lëndime të rënda trupore, pasi ish-dhëndri i tij e  q ë ll o i  atë disa herë në gjoks dhe në krah, dhe dy kushërinjtë e familjes Shemoviq u plagosën lehtë duke u  q ë ll u a r  në këmbë. Asnjëri prej tyre nuk është në  rr e z i k  për jetën.

Si kujtesë,  m a s a k r a  në fshatin Rasno ndodhi të shtunën rreth orës 11 të mëngjesit. Enedin erdhi në shtëpinë e ish-gruas së tij me makinë dhe filloi të  sh t i n t e. Në dhomën e ndenjes, me të  sh t ë n a  nga një  a r m ë  për të cilën ai kishte licencë,  v r a u  Biserën, Fehimin dhe Shefkën, plagosi ish-kunatin e tij Bekimin, kushërirën e tyre Zineta A., e cila është  q ë ll u a r  në këmbë dhe djalin e saj Nevzat A, ndërsa gjatë gjithë kohës në dhomën tjetër ishin fëmijët e tij dhe Biserës, të cilët dëgjuan britma dhe  k r i s m a, si dhe gruaja e Bekimit, e cila, sipas dëshmitarëve okularë, u  a rr a t i s  në dhomën ku ishin fëmijët, kur Enedin e pa me  a r m ë  në derën e shtëpisë.

Enedin Turkoviq (44),

Sipas të pranishmëve, Enedin qëndroi te dera e dhomës para se të  q ë ll o n t e  dhe tha: “Shemoviqë, ju erdhi fundi” dhe më pas plagosi kunatin e tij, pastaj  v r a u  ish-vjehrrin, gruan e tij dhe në fund vjehrrën

Bisera dhe Enedini jetuan dhe punuan në Berlin për vite me radhë dhe  d i v o r c i   u bë vitin e kaluar. Gj y k a t a  i dha Biserës kujdestarinë e fëmijëve dhe kjo mund të jetë gjithashtu një nga arsyet pse Enedin nuk mundi ta përballonte  n d a r j e n.

Sipas banorëve të këtij fshati, Bisera erdhi në vendlindjen e saj Rasno, me pushime te prindërit e saj, një muaj më parë, ndërsa Enedin arriti në fshatin e tij Doliçe pak para Biserës .Ditën e  m a s a k r ë s, Bisera dhe dy fëmijët do të ktheheshin në Gjermani. dhe një ditë më vonë edhe Enedin duhej ta bënte të njëjtën gjë.

Reshje shiu e vranësira, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton parashikimin e motit për një javë

Teksa Shqipëria po kalon ditë të ftohta e me reshje dëbore në disa qytete, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar mbi parashikimin e motit për këtë javë. Gjatë ditëve të para moti do të jetë i qëndrueshëm por me temperatura të ulëta. Gjatë të mërkurës, sipas SHMU-së, do të ketë shtim të vranësirave por me reshje me intensitet të ulët.

Teksa Shqipëria po kalon ditë të ftohta e me reshje dëbore në disa qytete, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar mbi parashikimin e motit për këtë javë.

Gjatë ditëve të para moti do të jetë i qëndrueshëm por me temperatura të ulëta. Gjatë të mërkurës, sipas SHMU-së, do të ketë shtim të vranësirave por me reshje me intensitet të ulët.

Edhe e enjtja do të mbetet nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta në veri dhe jug të vendit. Në lartësitë mbi 1000 metër në zonat malore do të ketë reshje dëbore.

Dita e premte parashikohet me reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar. Ndërsa të shtunën do të rritet intensiteti i reshjeve të shiut sidomos në zonat malore të vendit tonë.

Gjithashtu gjatë fundjavës pritet të ketë erë të fortë dhe intensive me drejtim nga kuadrati i jugut problematike në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare duke u shoqëruar me valëzim të forcës 5 deri në 7 ballë.

Njoftimi i plotë i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak:

Përshëndetje nga Sh.M.U dhe më poshtë po ju njohim me parashikimin e motit për këtë javë! Duke bërë një panoramë të përgjithshme rreth parashikimit të motit për këtë javë ajo që vihet re është moti me luhatjet e tij. Më konkretisht: Ditën e nesërme (Martë) moti parashikohet i kthjellët dhe i acartë me temperatura në vlera negative në orët e mëngjesit.

Mesi i javës sjell ndryshime si në fushën termike ashtu dhe pranisë së reshjeve. Nga e Mërkura parashikohet shtim i vranësirave si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Temperaturat do të pësojnë rritje duke mbetur në vlera negative vetëm në zonat malore.

Ditën e Enjte do të mbeten prezente vranësirat si dhe reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në veri dhe jug. Në lartësitë mbi 1000 metër në zonat malore reshje të dobta dëbore. Dita e Premte parashikohet me reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar. Në lartësitë mbi 900 metër në zonat malore reshje të dobta dëbore.

Për tu theksuar është dita e Shtunë pasi parashikohet me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar, ndërsa në zonën e veriut dhe atë jugore reshjet e shiut do të jenë me intensitet të lartë. Në lartësitë mbi 500 metër në veri – verilindje dhe lartësitë mbi 800 metër në juglindje reshje të dendura dëbore. Dita e Premte dhe e Shtunë pritet të kenë erë të fortë dhe intensive me drejtim nga kuadrati i jugut problematike në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare duke u shoqëruar me valëzim të forcës 5 deri në 7 ballë!!!

Përshëndetje nga Sh.M.U dhe më poshtë po ju njohim me parashikimin e motit për këtë javë!

Duke bërë një panoramë të…

Posted by Sherbimi Meteorologjik Ushtarak-Faqja zyrtare on Monday, January 18, 2021

I zhdukuri nga Vitia gjendet i vdekur, kishte edhe nënshtetësinë e Maqedonisë së Veriut

Është gjetur trupi i pajetë i qytetarit vitias, Heset Rrahmanit, i cili ditë më parë ishte raportuar si i zhdukur. Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ai është gjetur në një humnerë në Han të Elezit, ku edhe kishte rënë me veturën e tij. Sipas vëllait të Hesetit, Rrahman Rrahmani, personi në fjalë ka edhe nënshtetësinë e Maqedonisë së Veriut. “Me datë 14 .01 2021 prej Kosovës ka shkuar në Shkup përmes Hanit të Elezit rreth orës 14:00. Ka qëndruar tek një kushëri”. I njëjti është kthyer nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut të njëjtën ditë.

“Është kthyer në ora 17:46 min me të njëjtën datë në pikën kufitare Bllacë – Hani i Elezit, ka kaluar kufirin me dokument të Maqedonisë, personi ka dy shtetësi”, ka thënë ai. Ndërkohë, që nga ajo ditë nuk dihet për fatin e tij.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka shprehur ngushëllimet familjes Rrahmani nga Debelldehu pas gjetjes së trupit të pajetë të qytetarit vitias, Heset Rrahmanit, i cili ishte raportuar si i zhdukur me 14 janar të këtij viti.

“E nderuara familja Rrahmani, me dhimbje të thellë morëm lajmin se anëtari i familjes suaj është gjetur i pajetë. Në këtë rast të pikëllimit, ju lutëm që në emrin tim personal dhe të komunës së Vitisë, të pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, u shpreh kryetari Haliti.

Zhdukja në Shqipëri, italiani u shkrumbua në makinë, itinerari dhe dëshmia e gruas: Kishte 400 € me vete

“ABC” zbardh ngjarjen e plotë lidhur me italianin Davide Pekoreli, që u raportua si zhdukje  m i s t e r i o z e. Davide Pekoreli është gjetur i  d j e g u r  brenda makinës së tij në Pukë në datë 5 janar, por fillimisht policia nuk e ka raportuar ngjarjen duke hetuar nëse kemi të bëjmë me një ngjarje  k r i mi n a l e  apo gjithçka ishte aksidentale. Pas hetimeve ka rezultuar pista e dytë, që  d j e g i a  e tij brenda në makinë ishte aksidentale.

Por cilat ishin lëvizjet e tij dhe si përfundoi në Pukë?

“ABC” mëson se italiani nga Vlora në datë 3 Janar kishte udhëtuar në drejtim të Pukës ku kishte fjetur dy net. Në të gëdhirë të datës 5 Janar  t r u p i  i tij është gjetur i  d j e g u r  brenda makinës që kishte marrë me qira kur zbriti në aeroportin e Rinasit. Brenda makinës ka pasur detergjentë dhe produkte të tjera kozmetike për parukeritë, biznes që kishte në Shqipëri.

D ë sh m i a  e gruas

Ish-gj y q t a r i  italian Pekoreli kishte fëmijë me një shqiptare dhe prej një viti kishte nisur të investonte edhe në Tiranë. Në dëshminë e saj gruaja shqiptare e italianit është shprehur para grupit hetimor se Davide në datë 3 Janar kishte lëvizur nga Vlora në drejtim të Pukës dhe se me vete kishte 400 euro.

“ABC” sjell pamjet e makinës në flakë, të cilën italiani kishte marrë me qira sapo kishte zbritur në Shqipëri. Kjo e fundit u gjet e djegur në rrugën Gjegjan-Reps, në Pukë. Davide Pekoreli ka arbitruar gjatë karrierës në Serinë C italiane, ndërsa ka shërbyer si arbitër i katërt në Serinë A. /db/Abcnews.al

Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit

Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq. Mësohet se në pranga kanë rënë edhe katër punonjës të tjerë të administratës.

Bëhet me dije se kryekomunari i Ulqinit po hetohet për punësime partiake. Arrestimet janë ekzekutuar me urdhër Prokurorisë Themelore të Shtetit (ODT) në Ulqin.

Përveç Nrekiq, u arrestuan gjithashtu Sead Osmanović, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal (OO) të partisë DPS Ulqin; Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit; Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit; Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit.

Sipas Vijesti, ata u arrestuan nën dyshimin e punësimit në parti. Sipas të njëjtit informacion, prokuroria i akuzon ata për pakujdesi në shërbim.

Aksident i rëndë në qendër të Prilepit (VIDEO)

Një aksident i  t m e rr sh ë m  automobilistik ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në qendër të Prilepit.

Policia informon se në aksident janë përfshirë një makinë e tipit “Mercedes”, e drejtuar nga personi me inicialet A.M. (24) nga Prilepi dhe një makinë e tipit “Opel Zafira”, e drejtuar nga personi me inicialet A.T. (45), gjithashtu nga Prilepi.

– Në aksident, F.V. (26) dhe D.A. (18), të dy nga Prilepi, pasagjerë në automjetin “Mercedes” janë plagosur rëndë, ndërsa shoferi i të njëjtit automjet gjithashtu ka pësuar dëmtime më të lehta, u konstatua në spitalin e Prilepit – informon policia.

Vendi i aksidentit u inspektua nga një ekip nga Stacioni Policor i Prilepit./tn

https://youtu.be/mxTZ3M8JdfY

Treni i merr jetën shqiptarit në Itali

T r u p i  i  p a j e t ë  i një shqiptari (59 vjeç) u gjet mëngjesin e kësaj të diele përgjatë shinave të trenit të linjës Venezia-Mestre, në afërsi të stacioni Actv Righi.

I d e n t i t e t i  i viktimës nuk bëhet i ditur nga mediat italiane, megjithatë ato shkruajnë se dëmtimet e marra në  t r u p sugjerojnë se ai është  p ë r p l a s u r  nga treni.

Autoritetet italiane mësohet se kanë nisur  h e t i m e t  për zbardhjen e ngjarjes së rëndë./tvklan.al

Shtypi italian: Sipërmarrësi 45-vjeçar italian zhduket në Shqipëri, prej 10 ditësh për të nuk ka asnjë informacion

Mister fati i 45-vjeçarit, baba i 4 fëmijëve

“Prej 10 ditësh për të nuk ka asnjë informacion. U zhduk në Shqipëri në rrethana ende të paqarta. Kishte marrë me qira një makinë në Aeroportin e Rinasit, që u gjet e djegur në Pukë. Brenda saj u gjetën sende në pronësi të tij, ndoshta edhe të pjesë trupi, por ende të paidentifikuara”.

Kështu shkruan e përditshmja italiane La Nazione, por edhe shumë media të tjera në vendin fqinj, të cilat kanë dhënë alarmin për zhdukjen e një sipërmarrësi italian në vendin tonë. Bëhet fjalë për 45-vjeçarin Davide Pecorelli, pronar i një hoteli në Lama, komuna e San Giustino, qendrave estetike dhe parukeri në Altotevere dhe Valtiberina. Në Sansepolcro, 45-vjeçari kishte themeluar një prej dyqaneve e “Parrucchieri Milano”. Por në Arentino, Pecorelli thonë mediat italiane, njihej edhe si ish-arbitër për një ekip të Arezzos në Serie C dhe dikur kishte qenë edhe pjesë e Serie A.

La Nazione shkruan se për fatin e tij, si autoritetet lokale, ashtu edhe ato shqiptare, janë shumë të rezervuara.

Prej rreth një viti, sipërmarrësi italian kishte nisur një aktivitet që lidhej gjithnjë me dyqanet e tij në zonën e Tiranës. Ai mësohet se edhe partneren e ka shqiptare, me të cilën më pak se një vit më parë u bë edhe me fëmijë. Pecorelli është gjithashtu baba i 3 fëmijëve të tjerë, nga një martesë e mëparshme.

Por çfarë dihet deri më tani për fatin e tij? Davide Pecorelli mbërriti në Tiranë ditët e para të vitit. Në aeroport, ai mori me qira një makinë Skoda Fabia, që u gjet më 7 Janar e shkrumbuar përgjatë rrugës Gjegjan-Reps në Pukë. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.

Gjithnjë sipas La Nazione, nga ky moment nisën menjëherë kërkimet për Pecorelli-n, ndërsa ambasada shqiptare në Tiranë njoftoi të afërmit e tij dhe autoritetet policore. “Gjatë këtyre ditëve, në Tiranë janë sjellë edhe objekte të tjera në pronësi të sipërmarrësit, për të krahasuar ADN-në e tij, ndonëse nuk është ende e qartë nëse makinë janë gjetur pjesë njeriu”, shkruan La Nazione.

Sigurisht nuk përjashtohet edhe mundësia që Davide Pecorelli mund të ketë vendosur që të zhduket vetë, pasi mund të ndihej i kërcënuar. Gjithsesi deri më tani fati i sipërmarrësit italian mbetet i panjohur dhe mediat italiane theksojnë se autoritetet po presin testin e ADN-së./tvklan.al

VIDEO/ Rama në fejesën e vajzës nga Mamurrasi me djalin nga Stambolli: Llokumin e parë jepja vjehrrës

Kryeministri i vendit Edi Rama ishte pjesë e një fejese gjatë vizitës në në Mamurras, ku po rindërtohet një shkollë e re e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Një fejesë mes traditave shqiptare dhe turke, ku vajza e quajtur Elda kishte njohur Buraku nga Stambolli gjatë studimeve për arkitekturë në Turqi.

Rama e uroi çiftin e ri që të kenë lumturi mes tyre duke u dhënë edhe një këshillë të vyer, “Mos të harronin prindërit!”.

Kujtojmë se Rama ka një marrëdhënie pozitive me presidentin e Turqisë, Erdogan, ku ky i fundit mori përsipër që të ndërtojë spitalin rajonal të Fierit brenda 3 muajve.

Schaffhausen në zi: Djali i familjes nga Zvicra rrëfen për aksidentin e familjes së tij në Shqipëri

Një familje shqiptare nga Schaffhauseni i Zvicrës vdiq në një aksident automobilistik në Shqipëri. Vetëm një vajzë (3) mbijetoi e plagosur rëndë. Miqtë dhe familja në Zvicër janë të pikëlluar

Një Citroën i bardhë përplaset ballë për ballë me një kamion në një rrugë të lagur. Prindërit dhe dy fëmijët vdiqën menjëherë. Vetëm vajza e vogël Violeta (3) mbijetoi për mrekulli. Aksidenti ndodhi të enjten në Shqipëri, afër qytetit të vogël të Rrëshenit.

Tronditja për të pikëlluarit në Schaffhausen është e thellë. “Ndjehem sikur jam në një film të keq horror!”. Thotë Mirsad Avdijaj (26). Ai është djali i madh i Blerim Avdijajt (51) dhe gazetës “Blick” i ka lejuar publikimin e fotografive dhe të japë emrat e plotë të të vdekruve. Përveç babait të tij, në aksident pësuan edhe gruaja e tij e dytë Anjeza (34) dhe vajza e tyre Medina (6) dhe njëmbëdhjetëvjeçari Klejdi – djali i Anjezës nga martesa e tij e parë.

“Të gjithë i kam dashur aq shumë, Klejdi ishte si mishi dhe gjaku im”, thotë Mirsad Avdijaj. Të dielën e kaluar ai e kishte shoqëruar familjen në aeroport. «Babai im donte të sillte në Zvicër vogëlushët që ende jetonin në Shqipëri. Ishte aq i lumtur që e po i shihte përsëri”, thotë 26-vjeçari. «Ai ishte miku im më i mirë. Ende nuk po mund ta besoj së çfarë ka nodhur”.
Me sa duket, me Citroënin e saj familja ka dahsur të parakalonte një makinë tjetër. Në korsinë e kundërt u shkkatua një përplasje ballore me një kamion. Katër nga pesë pasagjerët mbetën të vdekur në vend.

Që nga ajo kohë, Violeta e vogël po lufton për jetë në spitalin e Tiranës. «Ajo është lënduar rëndë, por të premten ka mundur të thotë disa fjalë. Mjekët kanë besim se ajo do të shërohet përsëri”, thotë vëllai, transmeton Shtegu.com.

Të ndjerët do të varrosen të dielën në Prishtinë. “Tani shpresoj se të gjithë e kanë gjetur paqen e tyre në parajsë”, thotë Mirsad Avdijaj.

Miqtë e Blerim Avdijajt ende nuk mund t’i besojnë lajmit të trishtuar. “Të gjithë jemi tëtronditur. Që njëzet vite e njoh Blerimin. Ishte një njeri aq i mirë dhe i sjellshëm. Gjithmonë shumë shoqëror dhe gazmor”, thotë Shefki O. për “Blick”.

Fqinji Muamet R. është tronditur gjithashtu. «Gjithmonë bënim zgarrë së bashku dhe fëmijët tanë luanin në kopsht. Atyre ende nuk u kam treguar se miqtë e tyre kanë vdekur”.
«Njëri nga miqtë tanë të përbashkët ka dashur ta thërriste Blerimin të premten për t’i treguar se sa borë kishte reshur në Schaffhausen. Por pastaj papritmas, një polic i kishte thënë në telefon që Blerimi kishte pësuar një aksident të rëndë”, thotë O. Kështu miqtë dhe fqinjët e morën vesh për aksidentin tragjik.

Vetëm disa muaj më parë, një familje tjetër nga Schaffhauseni pësoi një aksident gjatë kthimit të saj nga pushimet në Kosovë.

Ajo po kthehej për në Zvicër me automjetin e saj Audi, në rrugën federale gjermane B31 në Meersburg kur makina rrëshqiti dhe u përplas ballë për ballë me një kamion.

Zhduket një person nga Vitia e Kosovës, familjarët kërkojnë ndihmë në Maqedoni

Zhduket një person nga komuna e Vitisë, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur. Alarmin për zhdukjen e të riut e kanë bërë familjar të tij, që thonë se gjurmët i janë humbur pasi që është kthyer nga Maqedonia.

“Me datë 14 .01 2021 prej Kosovës ka shkuar në Shkup përmes Hanit të Elezit rreth orës 14:00. Ka qëndruar tek një kushëri. I njëjti është kthyer nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut të njëjtën ditë rreth orës 17:45.

Është kthyer në ora 17:46 min me të njëjtën datë në pikën kufitare Bllacë – Hani i Elezit, ka kaluar kufirin me dokument të Maqedonisë, personi ka dy shtetësi”.

Nuk dimë asgjë më për të nga kjo ditë! Policia e Kosovës është e njoftuar për rastin! Nëse e keni parë, ju lutemi na lajmëroni, bëhet fjalë për nipin tim.”, ka theksuar familjarët e tij. (INA)