Ballina Kronika 35-vjeçarja nga Shkupi bën hatanë, P Ë R P L A S...

35-vjeçarja nga Shkupi bën hatanë, P Ë R P L A S katër automjete të parkuara, përfundon me plagë të rënda te „Nëna Terezë”

Një shkupjane mbrëmë ka përfunduar në  s p i t a l  me lëndime të rënda pasi me automjetin e saj të tipit „Mercedes“  p ë r p l a s i  katër makina të parkuara

Mbrëmë, diku pas orës 20, në SPB Shkup u  r a p o r t u a  se në rrugën „Gjurçin Kokale”, makina e tipit „Mercedes“ , me targa të Shkupit, e drejtuar nga M.S. (35) nga Shkupi, ka  p ë r p l a s u r  disa makina të parkuara: „Fiat Punto” me targa të Shkupit, pronë e К.Ј. (33), „BMW” me targa të Shkupit, pronë e V.N.(28), „Chevrolet Aveo” me targa të Shkupit, pronë e L.I. (63) dhe „Opel Astra” me targa të Shkupit, pronë e I.I. (32), të gjithë nga Shkupi, informon MPB, transmeton Tetova News.

Në këtë aksident, me plagë të rënda ka  p ë r f u n d u a r  M.S., të cilat iu konstatuan në klinikën „Nëna Terezë”.

Hetimet në vendngjarje i kreu një ekip nga SPB – Shkup, njofton MPB, transmeton Tetova News.

@tn.lajmelokale
@tetovanews