Ballina Kronika I vihet dryni një lokali në Bogovinë

I vihet dryni një lokali në Bogovinë

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Më datë 18 janar 2021, në periudhën prej 18.00 deri në 21.00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, kanë kryer kontrolle mbi objektet hotelierike në lidhje me “mosveprimin sipas rregulloreve shëndetësore gjatë epidemisë”, kështu që në një objekt hotelierik
në fshatin Bogovinë e Tetovës, pronë e personit Xh.B. (50) nga Bogovina, kanë qëndruar 4 persona dhe pronari i lokalit. Objekti është mbyllur nga ISHT, dhe pasi çështja të dokumentohet plotësisht, do të përgatitet edhe parashtresë adekuate.