Ballina Blog Faqe 372

Dikur e quante mashtrues, Ramush Haradinaj tregon a ka ndryshuar qëndrim për Albin Kurtin

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj nuk e mohon mundësinë e një koalicioni pas zgjedhjeve me Lëvizjen Vetëvendosje. Por në të kaluarën, shumë herë, Haradinaj e ka quajtur të parin e VV’së, Albin Kurti, mashtrues. Por a ka ndryshuar ky mendim i Haradinajt për të parin e VV’së.

“E them me saktësi se është një shpërputhje bukur e madhe në mes të mënyrës se si sot subjekti politik Vetëvendosje e merr përkrahjen popullore të qytetarëve duke u solidarizu me ata që nuk janë të kënaqur me proceset 20 vjeçare. Një shtresë e popullit është e tillë”, thotë Haradinaj.

“Vetëvetiu rreth 30 për qind e popullit në Kosovë nuk janë të kënaqur me gjendjen në vend, edhe ata që janë të kënaqur, edhe ata kanë kërkesa të reja. Vetëvendosje ju jep shpresa atyre që mendojnë për një arsye të caktuar se qeverisja për ta s’ka qenë e mirë. Ju jep shpresë. Por me rikthy atë shpresë nesër në ndryshim të gjendjes për ta është një proces jashtëzakonisht i zorshëm, i vështirë’, thotë Haradinaj në Rubikon.

“…Unë vet nuk kam shpreh besim në zotin Kurti se kam thënë se ai është mashtrues, dhe kam thënë që do të dalë zhgënjim për qytetarët e vendit, për këtë nuk është se i gëzohem sepse qytetarët meritojnë suksesin dhe vendi meriton suksesin, unë nuk e kam pas një besim të tillë në zotin Kurti, tani nëse kjo që ka ndodhur dje pra është punë pa marrëveshje, flet për mashtrimin që e kam folur dikur”, kishte thënë në të kaluarën Haradinaj.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka shpallur zgjedhjet e reja parlamentare të cilat do të mbahen më 14 shkurt dhe ka shpërndarë parlamentin.

Qeveria Hoti u votua më 3 qershor, 2020 me 61 vota, pas rrëzimit të qeverisë paraprake të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Vdes 22-vjeçarja shqiptare që ra nga 8 metra lartësi në Greqi, Policia thotë se ishte ngjitur për të bërë selfie

Një 22-vjeçare, e cila në prag të ndërrimit të viteve, kishte rënë nga një lartësi prej tetë metrash ka humbur jetën.

Vendasit, shkruajnë mediat greke, dëgjuan e saj për ndihmë dhe njoftuan menjëherë një ambulancë, e cila e dërgoi në spital me fraktura në trup. Vajza me origjinë shqiptare qëndroi e shtruar për 10 ditë, por nuk ka mundur të mbijetojë, siç konfirmuan dhe të afërmit e saj.

Tani pritet që autopsia të hedhë dhe ajo pak dritë mbi ngjarjen.

Policia po shqyrton pretendimet se 22-vjeçarja fatkeqe ishte ngjitur atje për të bërë një selfie, një variant ky i cili është hedhur poshtë nga familja e saj.

Angela s’lodhet për fjalët e hallkut, bënë çfarë dëshiron (FOTO)

Modelja e shndërruar në shkrimtare, Angela Martini e ka filluar këtë vit më aktive se vitet e tjera

Modelja, e cila në vitin 2019 kishte lansuar edhe një libër me titull “Love, Hope, Light” ka filluar që të jetë aktive përsëri në rrjetet sociale, sidomos pasi që hoqi dilemat se ajo nuk është ndarë nga i dashuri i saj, milionerin rumun, Dragos Savulescu.

Sot, bukuroshja ka lansuar një foto ku shihet tepër sensuale derisa bën poza seksi para aparatit.

“Ata mund të thënë çfarëdo që duan. Unë bëj çfarë dua”, ka shkruar modelja.

Vdes zëvendësministri i Bujqësisë, Nehat Ramadani

Zëvendësministri i Bujqësisë, Nehat Ramadani ka humbur jetën sot.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Financave, Hykmete Bajrami përmes një postimi në Facebook.

“Lajm i trishtë, paskemi humbur një anëtar të devotshëm të qeverisë, zv.ministrin e Bujqësisë z. Nehat Ramadani. Ngushëllimet e mia të sinqerta familjës, miqëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur”, ka shkruar Bajrami.

E pazakontë: Nusja dhe vjehrri bëjnë karambol!

Me ardhjen e dimrit shtohet lagështia e rrugëve dhe si pasojë shtohet numri i aksidenteve rrugore.

Mirëpo, një aksident mjaft i pazakontë ka ndodhur në Bosnje, respektivisht në fshatin Srednja Čađavica, afër qytetit Bijelina. Në këtë aksident, me makinat e tipit Opel dhe Mazda janë përplasur vjehrri dhe reja e tij, respektivisht nusja e djalit.

Aksidenti ndodhi të hënën në ora 11 e 30 minuta, në rrugën lokale  Ljeljenča – Srednja Čađavica.

Në këtë aksident lëndime të rënda ka pësuar vjehrri, i cili ka drejtuar makinë e tipit Opel, kurse nusja me makinën e tipit Mazda ka marrë lëndime më të lehta.
Policia ka kryer hetime në vendngjarje lidhur me shkaqet që sollën deri te aksidenti.

Nusja shqiptare radhitet e para në garën botërore të skijimit në Super G

Lara Gut-Behrami (29 vjeçare), dje në St. Anton të Austrisë fitoi garën pë Kupën botërore në Super G, duke zënë vendin e parë.
Ishte kjo fitorja e 13-të në Kupën botërore e saj në Supër G dhe është skiatorja më e suksesshme aktive në këtë disiplinë alpine.
Lara që nga viti 2018 është e martuar me futbollistin e shkëlqyeshëm shqiptar, Valon Behramin (35 vjeçar).

Sela: Politizimi i institucionit të Avokatit të Popullit nuk do të tolerohet

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në një postim ne rrjetin social Twitter, ka theksuar se propozimi i koalicionit qeverisës për të emëruar kandidatin e dështuar për kryeministër të B D l-së, Naser Zyberi, në pozitën e Avokatit të Popullit, nënkupton politizimin e një prej institucioneve tona të pavarura, i cili po shndërrohet në çmim ngushëllimi për partinë që ka ko-organizuar kapjen e shtetit dhe ka vjedhur zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Selës, me ligjet në fuqi, askush nuk guxon të ndikojë në punën e Avokatit të Popullit për të mbrojtur në mënyrë efektive të drejtat dhe liritë e qytetarëve kur ato shkelen nga shteti. Sela shton se ky propozim nëse do të realizohej do të paralajmëronte vdekjen e institucionit të Avokatit të Popullit dhe do të pengonte edhe realzimin e agjendës sonë të integrimit në BE.

Do habiteni sa shpejt do largoni sheqerin në gjak me këtë kurë fantastike: Ju duhet 1 kokër vezë dhe ky përbës që të gjithë e keni në shtëpi

Ju do të habiteni kur të mësoni se mund të kontrolloni nivelet e sheqerit në gjak me një vezë të zier.

Mbase mund të mendoni se është shumë mirë për të qenë e vërtetë, por sipas shumë nutricionistëve dhe specialistëve receta e mëposhtme me vezë është jashtëzakonisht efektive në uljen e niveleve të sheqerit në gj.ak dhe mbajtjen e tij nën kontroll.

Shumë njerëz nga e gjithë bota vuajnë nga diabeti.

Kur insulina që trupi juaj prodhon nuk përdoret tamam ose kur pankreasi ndalon së prodhuari insulinë, atëherë shfaqet diabeti dhe nivelet e sheqerit në gjak rriten së tepërmi.

Ju mund të përjetoni lodhje, shikim të turbullt, kruarje në pjesët in.time, humbje të papritur të peshës, mund të ndjeni etje ose urinoni shumë më shpesh nëse vuani nga ky problem. Të gjithë këto shenja tregojnë se mund të jeni të prekur nga diabeti.

Diabeti mund të shkaktojë edhe disfunksion erektil, probleme kardiovaskulare, probleme të veshkave, dëmtim nervor ose vebëri, nëse lihet i patrajtuar.

Duhet të mos konsumoni ushqime që shkaktojnë rritje të niveleve të sheqerit në gjak ndërsa merrni ilaçin e mëposhtëm. Ajo për të cilën keni nevojë është thjesht pak uthull dhe një vezë e zier.

Gjëja e parë që duhet të bëni është të zieni një vezë, ta qëroni dhe ta shponi në disa vende me pirun. Vezën vendoseni në një enë dhe hidhni sipër saj pak uthull. Lëreni në këtë mënyrë gjithë natën.

Konsumojeni vezën së bashku me një gotë ujë të ngrohtë dhe një lugë gjelle uthull në mëngjes.

Përsëriteni këtë trajtim për disa ditë dhe pastaj kontrolloni sërish sheqerin në gjak. Krahasoni rezultatet pas dhe përpara trajtimit dhe do të shihni ndryshime të dukshme pas kurës me këtë ilaç.

Do befasoheni nga efektet pozitive të kësaj recete popullore! Mësoni si përgatitet ilaçi me hudhër dhe vaj ulliri që bën mrekulli në shërimin e kësaj sëmundjeje

Hudhra prodhon një lëndë kimike të quajtur alicinë, e cila çlirohet në momentin që hudhra pritet ose grihet.

Hudhra është përdorur prej shekujsh kundër shumë sëmundjeve. Ajo shërben si një antioksidant dhe një shtysë e rëndësishme për sistemin imunitar.

Siç e dimë, hudhra prodhon një lëndë kimike të quajtur alicinë, e cila çlirohet në momentin që hudhra pritet ose grihet.

Alicina është ajo që mban të gjithë peshën e fuqisë së madhe pastruese të hudhrës. Vaji i ullirit ka vlera të pakundërshtueshme shëndetsore. Disa ekspertë thonë se ai përbën kurën ideale të jetëgjatësisë.Studimet kanë treguar se konsumi i vajit të ullirit së brendshmi por edhe aplikimi në lëkurë ka vlera dhe përfitime të mëdha, shkruan AgroWeb.

Kombinimi i këtyre dy përbërësve të rëndësishme është i famshëm për vlerat shëndetsore që përcjell. Tretja e hudhrës në vaj ulliri i shumëfishon vlerat e të dy përbërësve.

Një pikë nga vaji i ullirit ku keni tretur hudhrën është shumë i mirë për shijen e ushqimit por edhe kundër infeksioneve, rritjes së flokëve dhe kundër zbokthit.

Një nga mënyrat e ndërthurjes së hudhrës në vaj ulliri është nëpërmjet uthullës, një tjetër përbërës i rëndësishëm dhe i pasur në vlera.

Më poshtë do të gjeni tre alternativa të përgatitjes së kësaj kure të rëndësishme që nuk duhet të mungojë në shtëpitë tuaja.

Metoda e parë – në një enë të mbyllur

Mënyra më e mirë për të kombinuar vajin e ullirit me hudhrën është që t’i bashkoni të dyja në një enë qelqi të mbyllur mirë.

Në këtë mënyrë do të përfitoni një lëng ideal për aplikime në lëkurë. Por nëse vajin në fjalë dëshironi ta konsumoni atëherë hudhrat e grira duhen tharë në diell për 3-4 ditë për të hequr çdo gjurmë lagështie.

Më pas hudhrat mund të shtohen tek vaji i ullirit duke u siguruar që enët dhe duart tuaja të jenë të thata.

Përbërësit:

Një filxhan çaji me vaj ulliri

1-2 dy hudhra të plota të qëruara dhe të grira

Përgatitja:

Pas qërimit, grijini hudhrat hollë dhe vendosini në një enë qelqi. Hidhni sipër tyre vajin e ullirit dhe përziejini së bashku.

Mbylleni kapakun fort dhe kavanozin lëreni në dritare ose parmak për 3-4 ditë. Gjatë këtij harku kohor vlerat e hudhrës dhe vajit të ullirit ndërthuren plotësisht për të ofruar përfitime maksimale.

Pasi e keni hequr kavanozin, kullojeni vajin dhe largoni të gjitha hudhrat. Vajin e mbledhur ruajeni në frigorifer në një enë qelqi të mbyllur mirë.

Me këtë sasi hudhrash dhe vaji do të prodhoni një lëng të cilin mund ta përdorni deri në 2 muaj.

Metoda e dytë – në një tenxhere ose tigan

Këtë ndërthurje të shëndetshme mund ta përgatisni edhe duke i gatuar së bashku në një tenxhere. Procesi zgjat 10 minuta dhe lëngu i përftuar është për konsum të përgjithshëm dhe aplikim në lëkurë.

Sipas dëshirës kësaj përzierje mund t’i hidhni 1-2 gjethe dafine për t’i shtuar vlerat ushqyese dhe përmirësuar shijen.

Përbërësit:

2 filxhanë çaji me vaj ulliri

1-2 hudhra të plota të qëruara dhe grira hollë

1-2 gjethe dafine

Përgatitja:

Hidhni vajin në një tenxhere dhe sapo të ngrohet shtoni hudhrën. Me nxehjen e vajit do të vëreni që hudhrat do të lëshojnë bulëza. Përziejini rregullisht që të shmangni djegien.

Temperatura duhet të jetë e ulët dhe përzierja duhet të vazhdojë nga 4 deri në 5 minuta ose deri sa hudhra të marrë një nuancë të artë.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Më pas kullojeni dhe hidhni hudhrat. Vajin aromatik ruajeni në një enë qelqi në frigorifer dhe përdoreni brenda javës në gatime.

Hudhër e tretur në uthull

Një tjetër mënyrë për të përfituar nga vlerat e hudhrës është që ta tresni atë në uthull.

Kjo e fundit është përdorur në mjekësinë kineze prej shekujsh.

Uthulla me hudhër përdoret jo vetëm në kuzhinë por është ideale kundër të ftohurës, për rritjen e rezistencës, kundër dhimbjeve të kraharorit dhe inflamacionit.

Përbërësit:

1 filxhan çaji me uthull të bardhë

1-2 hudhra të plota të qëruara dhe grira hollë

1 lugë çaji me kripë deti.

Përgatitja:

Kombinojini përbërësit në një kavanoz qelqi dhe më pas vendoseni në një vend të freskët për tre javë. Tundeni kavanozin herë pas here që të përshpejtoni tretjen dhe lëshimin e aromave.

Do të vëreni se hudhra do të marrë nuanca blu ose jeshile, një gjë krejt normale që vjen si pasojë e ndërveprimit të sulfurit te hudhra me bakrin tek uthulla.

Pas tre javësh, kullojeni lëngun dhe ruajeni në një enë qelqi. Konsumojeni për gjashtë muaj. Mund ta kosnumoni në gatime të ndryshme ose nga një lugë në ditë

Ndërtimi i spitalit rajonal në Fier nga Erdogan, pronarët kundërshtojnë çmimin e shitjes së tokës (VIDEO)

Një pjesë e banorëve të fshatit Daullas në Fier kanë kundërshtuar ditën e sotme vendimin e qeverisë për ndërtimin e spitalit rajonal në tokat e tyre.

Disa prej tyre janë pro ndërtimit dhe disa të tjerë e kundërshtojnë këtë plan.

Sipas korrespodentit të Top Channel në Fier, janë 10 familje që preken dhe nuk janë dakord me çmimin prej 260 lekësh për metër katror. Banorët që preken nga plani i ndërtimit të spitalit thonë se ajo tokë është e vetmja burim jetese për ta dhe se çmimi është shumë i ulët.

Tokat bujqësore banorët i përdorin për mbjellje dhe të ardhurat familjare, pasi është i vetmi mjet jetese për këto familje. Aktualisht pranë fermerëve ka mbërritur kryebashkiaku Subashi, i cili po bisedon me ta për të gjetur një zgjidhje.

Pas dëgjesës publike që kanë pasur ditën e djeshme me kryebashkiakun Subashi, banorët që preken nga ndërtimi i spitalit rajonal janë indinjuar pasi sipas tij spitali do ndërtohet, duan apo s’duan banorët.

Presidenti i Turqisë, Recep Taypp Erdogan i premtoi kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës së tij në Ankara, se më 7 prill spitali rajonal i Fierit do të jetë gati.

Më 9 janar, Rama shkoi në Fier për të caktuar vendin ku do të hidhen themelet e spitalit të ri.

Ai tha se për një periudhe kohe te pacaktuar, spitali i Fierit do të administrohet nga një staf turk e me pas kompetencat do i kalohen drejtuesve shqiptarë.

Rama theksoi se pas përcaktimit të zonës, me pronaret e tokës do lidhet marrëveshje për shpronësimin e tyre.

Analisti maqedonas: Shqiptarët mund të jenë mbi 40%, por ne i komandojmë, i kemi shërbëtorë!

Në rrjetet sociale po vazhdojnë debatet rreth regjistrimit të popullsisë në Maqedoni, përfshirë edhe konstatimet e replikat e ndryshme duke pasqyruar edhe shifra të ndryshme.
Në këtë debat është përfshirë edhe publicisti dhe intelektuali nga Maqedonia, Nijazi Muhamedi, i cili në një nga debatet televizive në replikat me intelektualë maqedonas kishte theksuar se shqiptarët janë mbi 47 %, duke iu referuar një burimi të një institucioni akademik ndërkombëtar.

“Sipas një informacioni të marrë nga një institucion ndërkombëtar, shqiptarët në Maqedoni janë 47 për qind nga popullsia e përgjithshme e Maqedonisë, kishte theksuar Nijazi Muhamedi, duke replikuar një opinionist maqedonas se shqiptarët do të dalin nën 20%.

Së fundi tani në rrjetet sociale po qarkullon edhe një prononcim i një analisti maqedonas Zllatko Sllaven Petkovski, i cili për mediumet serbe, e ka pranuar që shqiptarët janë mbi 40 për qind në Maqedoninë e Veriut, por thekson se ata shërbejnë vetëm si shërbëtorë të maqedonasve.

“Është e saktë se shqiptarët janë mbi 40 për qind, por prapë se prapë ne i komandojmë. Ne e kontrollojmë parlamentin, Qeverinë, policinë, ushtrinë. Ne e udhëheqim shtetin, ne e kontrollojmë buxhetin, ne i shfrytëzojmë investimet. Shqiptarët janë vetëm shërbëtorët tanë”, ka komentuar Petkovski për mediumet në Serbi, të cilat me shqetësim e kanë pranuar informacionin se shqiptarët përbëjnë 47 përqindëshin e popullatës në Maqedoninë e Veriut./Lajmpress

NPK “Tetova”: Qytetarët të mos e përdorin ujin për pije

Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” informon të gjithë qytetarët e Tetovës, që të mos e perdorin ujin për pije, për shkak të reshjeve intensive gjatë këtyre ditëve, ka ardhur deri në turbullimin e ujit për pije në burimet që gjenden në Kodrën e Diellit.

“Për shkak të reshjeve intensive gjatë këtyre ditëve, ka ardhur deri në turbullimin e ujit për pije në burimet që gjenden në Kodrën e Diellit. Me rekomandim të Qendrës për Shëndet Publik- Tetovë rekomandohet MOS PËRDORET UJI PËR PIJE  Ndalesa për përdorim е ujit për pije do të vlejë deri në marrjen e rezulltateve përfundimtare. NPK TETOVA Tetovë kërkon mirëkuptim nga qytetarët”, theksojnë nga Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova”.

Uji në Tetovë aktualisht nuk është i pijshëm, kjo pasi që janë dëmtuar burimet e tija në malin Sharr për shkak të reshjeve të mëdha të shiut. Mjeku Ratko Davidovski nga Instituti për Shëndet Publik (ISHP) në Tetovë rekomandon që uji të mos pihet, derisa të dilet me rezultate se cilësia e tij është përmirësuar. Turbullira të ujit në burimin e lumit vardar ka pasur edhe në Gostivar, ku gjithashtu nuk rekomandohet pirja e ujit sot.

Davidovski nga Instituti për Shëndet Publik potencoi se rezultatet e fundit japin shpresë se ky problem nuk do të zgjate shumë, gjegjësisht se nuk do të vije deri në ndotje mikrobiologjike. Megjithatë, ai rekomandon që aktualisht uji të mos pihet.

„Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, ka ardhur deri në çarje të burimeve në malin Sharr dhe kështu ka dëmtuar ujësjellësin e qytetit të Tetovës. Për shkak të kësaj, nuk rekomandojmë që uji të pihet, gjegjësisht rekomandojmë të shfrytëzohet ujë në shishe apo i njëjti të zihet për dhjetë minuta dhe pastaj pasi të ftohet të shfrytëzohet. Rekomandojmë të mos shfrytëzohet uji deri sa të dalim me rezultate konkrete, rezultatet e fundit na japin shpresë se nuk do të vije deri në ndotje mikrobiologjike mirëpo kjo do të jetë tranzitore” deklaroi Ratko Davidovski nga Instituti për Shëndet Publik.

Deri në turbullimin e ujit në burimin e lumit Vardar ka ardhur edhe në komunën e Gostivarit, nga ku gjithashtu apelojnë që uji të mos pihet deri sa cilësia e të njëjtit të përmirësohet.

“Për shkak të reshjeve intensive gjatë këtyre ditëve, ka ardhur deri në turbullimin e ujit në burimin lumit Vardar dhe për pasojë, uji në rrjetin e ujësjellësit të Gostivarit është i ndotur dhe nuk guxon të përdoret për pije” njoftojnë nga NPK “Komunalec” Gostivar.

Ndryshe, ditëve të fundit në rajonin e pollogut ka pasur reshje të shiut të cilat sipas ekspertëve të kësaj fushe, do të zgjatin edhe ditëve në vijim. Andaj, deri sa nga Instituti për Shëndet Publik të dalin me konfirmim se cilësia e ujit është përmirësuar, nuk rekomandohet pirja e tij.

Vardari del nga shtrati në Shkup! (VIDEO)

Pas paralajmërimeve për dalje nga shtrati të lumit Vardar në Ostrovë dhe Aerodrom, i cili sot ishte me prurje të trefishuar uji, kjo është bërë realitet, ai tashmë ka dalë nga shtrati.

Qytetarët e shqetësuar kanë vërshuar rrjetin social me pamje nga kjo pjesë e qytetit të Shkupit.

Pamje të Vardarit para daljes nga shtrati:

Përmbyten tokat bujqësore në Tetovë (VIDEO)

Shirat e rrëmbyeshëm që kanë përfshirë rajonin e Tetovës gjatë ditëve që lam pas ka bërë që lumi Shkumbin, ai në Reçicë dhe Poroj të dalin nga shtrati i tyre dhe për pasojë të vërshojnë tokat në rajonin e Pollogut. Pamjet tregojnë se në fshatin Falishtë tokat e bujqve janë mbushur me ujë.

Mijëra hektarë tokë janë vërshuar këtu në fshatin Falishtë të Komunës së Tetovës, bujqit nuk duan të flasin para kamerave por thonë se toka e tyre është dëmtuar nga mospastrimi i Lumit Shkumbin dhe hedhja e mbeturina nga qytetarë të pandërgjegjshëm.


Nga Komuna e Tetovës thonë se kanë dalë në terren dhe janë duke punuar për qetësimin e situatës.

“Nga orët e para të mëngjesit ekipet e ndërmarrjes komunale dhe zjarrëfikësit e Tetovës janë duke i sanuar dëmet që janë bërë në terren dhe janë duke larguar ujin nga këto terrene”, tha Snexhana Novakovska – zëdhënëse e Komunës së Tetovës.

Por pamjet dhe pronarët e tokave thonë të kundërtën. Në afërsi të fshatit Falishtë pronari i një toke thotë se deri më tani askush nuk ka qenë të shohë gjendjen ndërsa pamjet flasin se tokat akoma janë duke u vërshuar nga uji.

“Ka hyrë në fushë e ka mbushur gjithë fushën me ujë dhe rërë. Është toka ime e kam dhënë me qira, jo nuk ka qenë askush, isha atje tani”.

Rritje të nivelit të ujit ka edhe në Lumin Varadr që kalon në fshatin Jegunovc , ndërsa nëse vazhdojnë reshjet e shiut në këtë komunë mund edhe të dalë situata nga kontrolli. Nëse vazhdojnë të reshurat e shiut edhe gjatë ditëve në vazhdim, rrezikohen edhe vendbanime të tjera.

Me çarçafë nga tarraca, A RR A T I S J A spektakolare e 6 të D Ë N U A R V E (FOTO)

Gjashtë të  d ë n u a r  janë shpallur në kërkim pasi arritën të   a rr a t i s e sh i n  nga një  b u r g  në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës përgjatë fundjavës, duke përdorur një litar të improvizuar. Sipas asaj që shkruan BBC, janë me dhjetëra  i n v e s t i g u e s i t  të shpërndarë në rajon në kërkim të tyre.

Zyrtarët kanë paralajmëruar publikun që të tregojnë kujdes pasi të  a rr a t i s u r i t  konsiderohen të “a r m a t o s u r  dhe të  rr e z i k sh ë m”. Një prej tyre ishte në  q e l i  për  a k u z ë n  e  v r a s j e s.

A rr a t i s j a  nga  b u r g u  ndodhi orët e vona të së shtunës. Të  d ë n u a r i t  kanë mundur të shkojnë në tarracën e  b u r g u t  Merced County Downtown, në Kaliforninë qendrore dhe kanë përdorur çarçafë të lidhur me njëri-tjetrin për t’u  a rr a t i s u r. Por gardianët nuk e kuptuan mungesën e tyre në  q e l i  deri të nesërmen në mëngjes.

Në mesin e të  b u r g o s u r v e  janë Fabian Cruz Roman, 22 vjeç, i akuzuar për  v r a s j e, Andres Nunez Rodriguez, 21 vjeç dhe Gabriel Francis Coronado, 19 vjeç, të dy të  a k u z u a r  për  t e n t a t i v ë  v r a s j e j e.

Zyra e sherifit ka ngritur një  t a s k f o r c ë  me qëllim kapjen e tyre.

Del video e hajdutit tetovar të veshur si L U G A T, i mbuluar i gjithi me çarçaf të bardhë (VIDEO)

Hajduti i m a s k u a r me çarçaf të bardhë hyri në një lokal në fshatin Jançishtë të Tetovës duke menduar se nuk do të njihe. Megjithatë, ai u regjistrua nga një k a m e r ë  s i g u r i e, që ndihmoi për identifikimin dhe  a rr e s t i m i n  e tij.

– Më 9 janar, në ora 8 të mëngjesit, personi me inicialet D.S. nga fshati Jançishtë i Tetovës, r a p o r t o i se në bar-kafenë, ku kishte edhe makina për lojëra të fatit, në periudhën nga ora 1 e 30 deri në 7 e 20 minuta, një person i panjohur, ka kryer vjedhje në objekt. Personi fillimisht hapi derën e përparme dhe pastaj njërën nga makinat e lojërave të fatit.Nga makina e lojërave të fatit ai mori 67.140 denarë, një pjesë në euro, kurse pjesën tjetër në denarë.

Pak më vonë, rreth orës 13, për shkak të  d y sh i m i t  se ka kryer vjedhje u  a rr e s t u a  personi me inicialet G. B. (45 vjeç), nga i njëjti fshat, njofton SPB Tetovë, transmeton Tetova News.

Pamjet e marra nga k a m e r a  e  s i g u r i s ë së bar-kafesë tregojnë se si një person, i mbuluar i gjithi me një çarçaf të bardhë, duke hyrë në lokal, duke menduar se i maskuar në atë mënyrë nuk mund të njihet, por kjo nuk ishte e mjaftueshme, sepse policia shumë shpejt i ra në gjurmë dhe e vuri pas hekurave.

Policia nuk jep informata se si u identifikua hajduti./Tetova News

Përmbytje edhe në Tetovë, Komuna me informatë për ciklonin “Filomena” (FOTO)

Pas reshjeve të mëdha të shiut në rajonin e komunës së Tetovës, erdhi deri në rritje të konsiderueshme të nivelit të lumenjve dhe ujërave, që në disa vende jashtë qytetit kanë shkaktuar edhe vërshime që kanë dëmtuar edhe sipërfaqet me të mbjella bujqësore në atarin e fshatit Falish të komunës së Tetovës.

Sot në mëngjes ekipet punuese të komunës së Tetovës kanë intervenuar me mehanizim në shtretërit e lumenjve në fshatin Poroj, Falish, si dhe në Banjën e Tetovës me ç’rast janë evituar dëme më të mëdha mbi pronën e qytetarëve si dhe në tokat me të mbjella bujqësore.

Në lumin në Reçicë të Madhe në punë janë kyçur edhe banorët e fshatit si dhe kompani lokale që me vetiniciative kanë angazhuar maqineri për të parandaluar një vërshim të mundshëm të lumit brenda dhe në dalje të fshatit.

Si pasojë e reshjeve ka ardhur edhe deri te shembja e dheut në rrugën lokale Brodec-Veshallë, e cila është e kalueshme por komunikacioni zhvillohet me vështirësi! Në këtë pikë do të intervenohet në bashkëpunim me Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim deri në pastrimin e plotë dheut dhe prurjeve të tjera!
Sipas parashikimeve të meteorologëve aktiviteti i ciklonit “Filomena” edhe pse i dobësuar do të jetë prezent edhe ditëve në vazhdim me ç’rast apelojmë që aytetarët të mbeten të vëmendshëm dhe të kujdesshëm, dhe në rast urgjence të kontaktojnë numrin 193 – Brigada për mbrojtje dhe shpëtim pranë NJTKZ – Tetovë, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.

Ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm në Fushë Kosovë, Drenas, Obiliq dhe lagjen ‘Kalabria’ në Prishtinë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm për Fushë Kosovën, Drenasin, Obiliqin dhe lagjen ‘Kalabria’ në Prishtinë.

Sipas kompanisë, kjo ndërprerje është për shkak të rritjes së turbullirës, pas reshjeve të shumta të shiut dhe borës.

“Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe borës këto ditë, janë rritur skajshëm rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore ku të njëjtat kanë përfunduar te kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i pa përpunuar për tu trajtuar pastaj për pije (FPU Shkabaj). Si shkak i kësaj, kemi sërish rritje të turbullirës në atë nivel që, e bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë, por edhe për ruajtjen e stabilimenteve. Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije (me ç’rast e kemi edhe rekomandim nga IKSHPK-ja), jemi të detyruar të ndërpremë furnizimin me ujë të pijshëm për Fushë Kosovën dhe lagjen ‘Kalabria’ në Prishtinë. Përveç ndërprerjes së detyrueshme të furnizimit me ujë të pijshëm për këto dy zona, ndërprerje do të kenë edhe Obiliqi dhe Drenasi”, njofton kompania, përcjell Telegrafi.

“Por, për shkak që të bëjmë sado pak shpërndarje të barabartë të ujit, kemi bërë edhe alternative tjera teknike për furnizim. Në momentin që kushtet lejojnë që uji të trajtohet dhe të garantohet cilësia e duhur pas trajtimit, ne do e rikthejmë gjendjen normale me trajtim dhe furnizim, me ç’rast në këtë situatë të rënduar nga vërshimet ju lusim për durim deri në stabilizim të gjendjes, ngase situata e krijuar nga natyra nuk varet nga ne”.

Po ashtu, KRU “Prishtina” tregon se ka ngritje të nivelit të ujit në liqenet e Batllavës dhe Badocit.

“Liqenet artificiale Badoci dhe Batllava kanë një ngritje të nivelit të ujit prej mbi 2 metra, por që kjo rritje e nivelit nuk ka ndikuar ende në rritje të turbullirës, por me ardhjet e shumta në liqe, pritet turbullim i ujit, me ç’rast do të ndërmarrim veprime konkrete karshi situatës. Ekipa e Laboratorit së bashku me përgjegjësit e këtyre sistemeve prodhuese, po marrin mostra gjatë tërë ditës për të parë më afër cilësinë e ujit pijshëm në rezervuare dhe rrjetin shpërndarës të ujit për të evituar ndotjen eventuale”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Shkon në 14 numri i familjeve që janë evakuuar pas vërshimeve në Drenas

Komuna e Drenasit është në mesin e shumë komunave të cilat janë goditur nga reshjet e shiut të cilat kanë shkaktuar vërshime.

Si pasojë e situatës së krijuar në këtë komunë deri më tani janë evakuuar 14 familje.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

“Falënderoj po ashtu gjitha ekipet të cilat që nga orët e hershme të mëngjesit, kanë ndihmuar dhe evakuuar qytetarët e rrezikuar, përkatësisht 14 familje me rreth 47 anëtar, të cilat janë strehuar në hotelet e qytetit”, ka shkruar Lladrovci. /Telegrafi/

Shembet ura në fshatin Drejë të Istogut

Një urë është shembur në fshatin Drejë, të komunës së Istogut si pasojë e vërshimeve që kanë ndodhur në këtë zonë.

Në fotografitë e dërguara në adresë të Telegrafit, shihet se uji ka dëmtuar pjesë të urës, e cila tashmë është dëmtuar shumë dhe është e pakalueshme.

Nuk dihet nëse në këtë zonë ka ndonjë rrugë alternative e cila mund të shfrytëzohet nga banorët e fshatit.

Ndryshe, pas reshjeve të ditëve të fundit vendi është duke u përballur me vërshime, ku në disa regjione qarkullimi është vështirësuar, bodrumet e shtëpive janë mbushur me ujë dhe janë evakuuar familjet. /Telegrafi