Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →
Me ardhjen e dimrit shtohet lagështia e rrugëve dhe si pasojë shtohet numri i aksidenteve rrugore.
Mirëpo, një aksident mjaft i pazakontë ka ndodhur në Bosnje, respektivisht në fshatin Srednja Čađavica, afër qytetit Bijelina. Në këtë aksident, me makinat e tipit Opel dhe Mazda janë përplasur vjehrri dhe reja e tij, respektivisht nusja e djalit.
Aksidenti ndodhi të hënën në ora 11 e 30 minuta, në rrugën lokale Ljeljenča – Srednja Čađavica.
Në këtë aksident lëndime të rënda ka pësuar vjehrri, i cili ka drejtuar makinë e tipit Opel, kurse nusja me makinën e tipit Mazda ka marrë lëndime më të lehta.
Policia ka kryer hetime në vendngjarje lidhur me shkaqet që sollën deri te aksidenti.










![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)



