Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në një postim ne rrjetin social Twitter, ka theksuar se propozimi i koalicionit qeverisës për të emëruar kandidatin e dështuar për kryeministër të B D l-së, Naser Zyberi, në pozitën e Avokatit të Popullit, nënkupton politizimin e një prej institucioneve tona të pavarura, i cili po shndërrohet në çmim ngushëllimi për partinë që ka ko-organizuar kapjen e shtetit dhe ka vjedhur zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut.
Sipas Selës, me ligjet në fuqi, askush nuk guxon të ndikojë në punën e Avokatit të Popullit për të mbrojtur në mënyrë efektive të drejtat dhe liritë e qytetarëve kur ato shkelen nga shteti. Sela shton se ky propozim nëse do të realizohej do të paralajmëronte vdekjen e institucionit të Avokatit të Popullit dhe do të pengonte edhe realzimin e agjendës sonë të integrimit në BE.










![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)



