Ballina Aktualitet Shkon në 14 numri i familjeve që janë evakuuar pas vërshimeve në...

Shkon në 14 numri i familjeve që janë evakuuar pas vërshimeve në Drenas

Komuna e Drenasit është në mesin e shumë komunave të cilat janë goditur nga reshjet e shiut të cilat kanë shkaktuar vërshime.

Si pasojë e situatës së krijuar në këtë komunë deri më tani janë evakuuar 14 familje.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

“Falënderoj po ashtu gjitha ekipet të cilat që nga orët e hershme të mëngjesit, kanë ndihmuar dhe evakuuar qytetarët e rrezikuar, përkatësisht 14 familje me rreth 47 anëtar, të cilat janë strehuar në hotelet e qytetit”, ka shkruar Lladrovci. /Telegrafi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews