Ballina Blog Faqe 373

Dy video nga Malësia e Sharrit/Ja sa është fryrë lumi Shkumbin!

Faqja Bjeshkët e Sharrit në fb ka publikuar më 10 janar 2021 dy video që na japin një pasqyrë se sa është fryrë lumi Shkumbin pas gjithë këtyre ditëve me shi dhe një video tjetër që tregon sasinë e borës në Malësinë e Sharrit.

Lumi Shkumbin, Malësia e Tetovës – 10.janar.2021:

Bora në Malësinë e Sharrit:

https://youtu.be/sN8iTsc0vfI

Miniera misterioze e fshatit Bozovcë të Tetovës (FOTO)

Kjo është miniera fshatit Bozovcë, e cila është hapur në vitet 1950-1960. Kur futesh në brendësi të saj ka edhe 5 hyrje të tjera si kjo që e shihni në foto, madje ka edhe një kat më poshtë, shkruan faqja Bjeshkët e Sharrit në fb, transmeton Tetova News.

Sipas rrëfimeve të pleqve të fshatit, nga kjo minierë është nxjerrë berull, ku ka copëza ari.

Imogjinoni se si në at kohë njerzit kanë punuar dhe kanë nxjerrë pasuritë nëntokësore, kurse sot nuk bëhet asnjë hulumtim nga qeveritë e sotme, nuk janë në gjendje një qytet ta mirëmbajnë, një rrugë ta asfaltojnë si duhet, për çudi, shkruan shkruan faqja Bjeshkët e Sharrit në fb.

Sic na i lanë të parët, ashtu i kemi dhe sot punët të pa bëra. Mos harrojm se sot kemi teknologjinë më të zhvilluar, plus njerëz më të shkolluar, po prapë asgjë, përmbyll shkrimin faqja Bjeshkët e Sharrit në fb, të cilin e ka ilustruar me fotografitë e minierës së dikurshme në fshatin Bozovcë.

Reshjet e shiut do të vijojnë/ Java e ardhshme do të jetë më e ftohta e dimrit

Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin tonë kanë sjellë përmbytje në qytete të ndryshme dhe kjo ka shqetësuar jo pak qytetarët, që i druhen vështirësive që mund të hasin në ditët në vijim.

Meteorologia Adjola Bani e Metoalb është ndalur të na shpjegojë situatën e kësaj të diele, por mbi të gjitha edhe motin për ditën e nesërme duke qenë se këto konsiderohen si dy ditët më problematike.
Sa i përket javës së ardhshme, ajo që tërheq vëmendjen është fakti se do të përballemi me javën më të ftohtë të këtij dimri, ku temperaturat gjerësisht në vendin tonë do të kalojnë në minus.

https://youtu.be/sN8iTsc0vfI

I mbuluar i gjithi me çarçaf të bardhë, kapet hajduti nga një fshat i Tetovës

Hajduti i  m a s k u a r  me çarçaf të bardhë hyri në një lokal në fshatin Jançishtë të Tetovës duke menduar se nuk do të mund ta njohin. Megjithatë, ai u regjistrua nga një  k a m e r ë  s i g u r i e, që ndihmoi për identifikimin dhe  a rr e s t i m i n  e tij.

– Më 9 janar, në ora 8, personi me inicialet D.S. nga fshati Jançishtë i Tetovës, r a p o r t o i  se në bar-kafenë, ku kishte edhe makina për lojëra të fatit, në periudhën nga ora 1 e 30 deri në 7 e 20 minuta, një person i panjohur, ka kryer vjedhje në objekt. Personi fillimisht hapi derën e përparme dhe pastaj njërën nga makinat e lojërave të fatit.Nga makina e lojërave të fatit ai mori 67.140 denarë, një pjesë në euro, kurse pjesën tjetër në denarë.

Pak më vonë, rreth orës 13, për shkak të  d y sh i m i t  se ka kryer vjedhje u  a rr e s t u a  personi me inicialet G. B. (45 vjeç), nga i njëjti fshat, njofton SPB Tetovë, transmeton Tetova News.

Pamjet e marra nga k a m e r a  e  s i g u r i s ë  së bar-kafesë tregojnë se si një person, i mbuluar i gjithi me një çarçaf të bardhë, duke hyrëhttps://youtu.be/c_9KCY-pUgs në lokal, duke menduar se i maskuar në atë mënyrë nuk mund të njihet, por kjo nuk ishte e mjaftueshme, sepse policia shumë shpejt i ra në gjurmë dhe e vuri pas hekurave.

Policia nuk jep informata se si u identifikua hajduti./Tetova News

Video bonus ku mund ta shihni edhe fshatin Jançishtë:

 

Bllokohet rruga në drejtim të Mavrovës dhe Dibrës (VIDEO+FOTO)

Sot (10 janar), nga ora 18 e 30 minuta, për shkak të kushteve të komplikuara atmosferike, është vendosur ndalesë për lëvizjen e të gjitha llojeve të automjeteve, në drejtim të Mavrovës dhe Dibrës, kushtet e rënduara prezente në këtë zonë, si rëzimi i drunjëve të ngrirë ose degë nëpër korsitë e rrugës, si dhe rrezikut potencial të rënjes së drunjëve tjerë. Për momentin janë duke u pastruar akset rrugore nga drunjët dhe degët e rëna, që do të vazhdoj edhe gjatë ditës së nesërme, me pjesmarje të Ndërmarjes ,,Rrugët e Maqedonisë” , Komunës Mavrovë-Rostushë, Parkut Nacional ,,Mavrovë”.

SPB Tetovë-DPB Gostivar ka vendosur disa pika policore për realizimin praktik të kësaj ndalese, të cilat e regullojnë qarkullimin në trafik.

 

Meteorologu i BBC-së: Ngrica dhe borë deri në 20 centimetra në Kosovë, Serbi, Bullgari e Kroaci

Meteorologu i BBC-së, Chris Fawkes paralajmëron se reshje të dendura bore priten në mbarë Evropën.

“Ajo çfarë pamë në Madrid ishte vetëm fillimi”, u shpreh ai ndërsa theksoi se bora, ngrica te acari që sjell stuhia Filomena, janë vetëm fillimi dhe se kushtet ë rënduara atmosferike, do të përhapen dalëngadëlë në pjesë të ndryshme të kontinentit të vjetër. “

Për shkak të Filomenës, në disa rajone të Spanjës kemi parë reshjet më të mëdha të dëborës prej dekadash të tëra. Situata mund të rëndohet. Në frontin e presionit të ulët që ka sjellë reshje të dendura në verilindje të këtij vendi. Tani, sipas Fawkes, edhe disa pjesë të Evropës Lindore do të përballen me një rënie të menjëhershme të temperaturave e mund të presin dhe dëborë.

Metereologu shton se reshje të dendura bore priten dhe në Ballkan. Sipas tij, pjesë të Kroacisë, Bosnjes, Kosovës, Serbisë e Bullgaria mund të përballen me të paktën 20 cm borë.

E gjithë kjo situatë e rënduar në këtë pjesë të Europës kontraston ndjeshëm me atë çfarë po ndodh në Greqi. Ky vend po shijon temperaturat më të larta për muajin janar në të paktën 50 vjet, sipas Observatorit Kombëtar të Athinës. Ato pritet të jenë 15 herë më të larta se temperaturat normale për këtë kohë të vitit. Greqia, sipas shërbimit meteorologjik vendas, pritet të jetë në mesin e vendeve të Mesdheut qendrore e lindor që gjate fundjavës mund të përjetojnë një mot pazakonshmërisht të ngrohtë.

Pse duhet të lexojmë Ismail Kadarenë?

Nga David Bellos

Arsyeja kryesore dhe më e rëndësishmja pse duhet të lexojmë Ismail Kadarenë është se ai është një rrëfimtar i shkëlqyer. Rrëfen histori të mrekullueshme – dhe rrëfen shumë.

Në disa aspekte, Kadare është si Balzaku. Por Balzaku u kufizua në një vend të quajtur Paris, dhe në një kohë, në vitet 1820 (me vetëm disa ekskursione në provincat franceze dhe në Rilindje), ndërsa Kadare na çon kudo: në Egjiptin e lashtë, në Kinën moderne, në një vendpushim turistik në Balltik, në Moskë dhe Austri dhe në Perandorinë Otomane. Ka një aftësi gati si të Zhyl Vernit për të udhëtuar nëpër botë.

Nëse lexoni Ismail Kadarenë, përshkoni të gjitha epokat që nga shpikja e shkrimit: nga Keopsi që ndërton Piramidën e Madhe te debatet mbi trashëgiminë e Enver Hoxhës në Shqipërinë e viteve 1980-të, e deri te ngjarjet dhe situatat që ndodhin në Evropën Perëndimore pas rënies së komunizmit.

Numri më i madh i historive të Kadaresë ndodhin në shekujt nëntëmbëdhjetë dhe njëzetë. Ngjarjet e Prilli i Thyer zhvillohen në vitet 1930, Kronikë në gurë në vitet 1940, Gjenerali i ushtrisë së vdekur në vitet 1950-të, Vajza e Agamemnonit në vitet 1970-të.

Këto rrëfenja të lejojnë të lexosh historinë e Shqipërisë – dhe të botës – përmes prizmit të prozës letrare. Kjo është një arsye e fortë pse duhet ta lexoni Kadarenë, dhe pse më pëlqen kaq shumë ta bëj. Kadare ka krijuar, le të themi, një univers paralel, i cili ka një marrëdhënie të thellë me atë në të cilin jetojmë. Është e gjithë bota e kthyer në formë letrare.

Natyrisht përveçse romancier, Kadare është lëvrues i shumë gjinive. Ai është dramaturg dhe eseist, dhe për disa kohë ka qenë edhe gazetar dhe redaktor. Në fillim të një karriere të gjatë, ai u bë menjëherë i famshëm si poet – si poeti i ri i madh i Shqipërisë moderne. Por lexuesit e gjuhës angleze mund ta njohin vetëm si prozator. Kjo s’është ndonjë hata, sepse deri tani pjesa më e madhe e veprimtarisë së tij letrare ka qenë në gjininë e romanit.

Por Kadare nuk shkruan vetëm një lloj romani.

Disa nga historitë e rrëfyera janë të vogla, vetëm pesë faqe të gjata, si Ëndërr mashtruese; të tjerat janë saga të mëdha që shtrihen në më shumë se pesëqind faqe. Në mes, qëndrojnë historitë e gjata, si Vajza e Agamemnonit, dhe pastaj janëdisa romane që Kadaresë i pëlqen t’i quajë “romane të shkurtër”, (mikro-romane) siç është Fluturimi i shtergut. Ka romane me gjatësi standarde si Prilli i Thyer, dhe pastaj romanet-sagë, ku përfshihet Koncerti dhe Dimri i Madh.

Pra, sa i përket formave të njohura romanore, është një larmi e jashtëzakonshme formash të tilla për t’u hulumtuar brenda një vepre e cila në vetvete hulumton të gjithë botën.

Është e zakonshme ta lexosh Kadarenë si shkrimtar që flet për jetën e tij në Shqipëri nën regjimin e Hoxhës. Ka sigurisht një të vërtetë në pikëpamjen që të gjitha vendet dhe kohët e ndryshme të universit të Kadaresë janë imazhe të zhvendosura të një vendi dhe kohe të veçantë. Por nuk të duhet ta dish këtë dhe as nuk ke nevojë ta vësh re në mënyrë që ta lexosh Kadarenë. Mund t’i lexosh historitë e Kadaresë thjesht si krijime letrare. Ai ka aftësinë të të ngjall kërshërinë për fantazmat, për nuset që kalojnë qindra kilometra brenda natës me një kalë që rend me galop, për të vdekur që ngrihen nga varri…dhe për të gjitha llojet e gjërave që s’para e tërheqin një lexues racional modern si unë. Por, njësimi që ai i bën mitit me folklorin dhe me portrete të mendjeve moderne dhe realiteteve vendase është aq mjeshtërore sa unë e gjej veten të zhytur në këtë lloj bote dhe kështu ndodh me çdo lexues. Universi i Kadaresë ka shumë nivele që përfshijnë atë joracional, transhendent dhe të çuditshmen.

Një nga tiparet më të goditura dhe të vazhdueshme të botës së Kadaresë është prania e përhershme e disa miteve të Greqisë së lashtë: jo të gjithë mitologjisë greke, por e atyre miteve që dramatizojnë urrejtjet familjare dhe efektin helmues, korruptues dhe të frikshëm të afërsisë me pushtetin.

Tipari i dytë që është gjithmonë i pranishëm te Kadareja janë rrëfenjat popullore ballkanase. I quaj “ballkanase” dhe jo thjesht shqiptare sepse këto rrëfenja popullore ekzistojnë edhe në shumë gjuhë të tjera të rajonit. Në të vërtetë, Kadare dramatizon pikërisht çështjen e origjinës etnike të kulturave ballkanike në romanin Dosja H, një nga rrëfenjat e tij më magjepsëse, mbështetur në gjetjet historike të folkloristëve amerikanë në tokat kufitare shqiptare në vitet 1930.

Veçoria e tretë mbizotëruese që dua të përmend është se Kadare hulumton gati në çdo histori të rrëfyer marrëdhëniet midis vetjakes dhe politikes. Jo politikes në kuptimin e çështjeve aktuale apo partiake-politike, por politike në kuptimin e gjerë, domethënë se si grupet dhe individët i manipulojnë të tjerët dhe ushtrojnë pushtet mbi ta.

Veçori tjetër e botës së Ismail Kadaresë – le ta quajmë Kadariana – është moti, i cili, siç kanë thënë të tjerët, funksionon pothuajse si një personazh më vete. Moti në Kadarianë është gjithmonë i kobshëm, dhe kjo e bën klimën e Skocisë të duket po aq e butë sa riviera italiane. Si lexues, mësohesh shpejt me përmasën gati komike të kronikave klimaterike të Kadaresë (mjegull, shi i imët, shtrëngatë, dëborë, mot i ftohtë, qiell me re), pasi klima e Shqipërisë është në të vërtetë më shumë si riviera italiane se sa brigjet e Loch Lomond-it. Ato s’janë përshkrime të përpikta të ndonjë skene ku ndodhin ngjarjet, por treguesit kryesor të gjendjes shpirtërore, e cila të tregon se nuk do të lexosh një histori të lumtur. Por bëjnë shumë më tepër sesa kaq: ata ju thonë se s’do të ketë asnjë shoqe flokëverdhë ndanë traktorëve shndritës që sjellin të korrat e grurit të pjekur nga dielli dhe se vepra nuk do të ketë skoda me normat e imponuara në letërsinë shqipe nga doktrinat sovjetike të realizmit socialist. Kjo është në të vërtetë një mënyrë shumë e stërholluar për të gdhendur një pozitë unike kritike brenda një shoqërie ku kritika ishte, le të themi, seriozisht e nënvlerësuar.

Shumë nga personazhet njerëzore të Kadaresë shpesh s’janë të sigurt nëse janë zgjuar apo në gjumë. Hyrjet tipike në jetën e brendshme të protagonistëve fillojnë me: “Iu duk se…”, “S’ishte fort i sigurt nëse…,” dhe kështu me radhë. Kufiri midis të qenit në gjendje të shohësh qartë dhe pamundësisë për ta bërë këtë s’është kurrë plotësisht i dallueshëm. Kështu kur të keni mbaruar së lexuari një roman, pavarësisht nëse është ritregimi i një legjende si “Kush e solli Doruntinën” apo rikrijimi gati historik si te Gjenerali i ushtrisë së vdekur, s’jeni shumë të sigurtë nëse keni parë apo jo një ëndërr. Kadare na shtyn vazhdimisht të vëmë në dyshim ndryshimin midis gjendjes së zgjimit dhe ëndërrimit dhe na bën të reflektojmë për mënyrat me të cilat jeta është si një ëndërr dhe në çfarë mënyre makthet janë si jeta.

Prandaj s’është për t’u habitur që Pallati i Ëndrrave (titulli i motërzmit të parë ishte Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave) është kolona qendrore e botës shumëplanëshe të trilluar të Kadaresë: një roman që në qendër të një shoqërie ogurzezë dhe të paparashikueshme autokratike ka një institucion të përkushtuar ndaj manipulimit të ëndrrave, dhe në qendër të këtij institucioni është një i ri i ndjeshëm dhe i hutuar që me të vërtetë s’e di se çfarë po bën, ose pse përfundon duke u bërë strumbullari i të gjitha ngjarjeve.

Në fund, në rast se e gjithë kjo ju frikëson, pasi s’mund të tërhiqeni menjëherë nga mendjet e mjegullta që enden brenda dhe jashtë peisazheve të ëndrrave ku bie shi dhe dëborë, duhet të shtoj, dhe vërtet të këmbëngul që rrëfimi i Kadaresë është me të vërtetë mjaft argëtues. Duhet ta lësh veten të zhytet thellë në këtë univers paralel, por pasi ta bëni, do të zbuloni një humor dredharak, përtallës, që përcillet si nga situatat ashtu edhe nga fjalët. Ndoshta çuditërisht, stërhollimet e humorit dredharak të Kadaresë vijnë edhe në përkthim të larmishëm.

Kadare ka thënë në më shumë se një rast se lexuesit dhe kritikët e tij s’duhet t’i kushtojnë vëmendje të tepërt kontekstit. Në mbështetje të kësaj mënyre leximi, do të theksoja se mënyra e rrëfimit dhe natyra e historive që rrëfen Kadareja, s’ka ndryshuar aspak gjatë gjashtëdhjetë viteve të fundit, edhe pse konteksti shoqëror, gjeografik dhe politik ka ndryshuar në mënyrë të jashtëzakoshme. Është sikur e gjithë bota imagjinare e Kadaresë të jetëshfaqur plotësisht e formësuar që në fillim fare dhe se dyzet apo pesëdhjetë historitë dhe romanet që ai ka rrëfyer qysh atëherë s’janë veçse pjesë të një tërësie më të madhe, të ndërlidhur dhe të pandryshueshme.

Ajo që thekson ndërlidhshmërinë e opusit të veprës së Kadaresë është ripërdorimi sistematik i vendndodhjeve, objekteve, historive dhe aluzioneve. Në Murin e Madh, për shembull, ekziston një simbol që rikthehet tek Ura me tri harqe; tek Dosja H është një han që rishfaqet në disa histori të tjera; te Qorrfermani, është një djalosh që do të bëhet më vonë protagonist i Pallatit të Ëndrrave dhe në atë roman, këndohen disa këngë epike që na çojnë sërish te Dosja H…

Kjo është një teknikë si e Balzakut me “personazhet e rishfaqur” në Komedinë Njerëzore, por për mendimin tim tek Kadareja është shumë më e mprehtë, pasi nuk lidh edhe aq subjektet rrëfimore të romaneve sesa tërë strukturën e tyre të aluzioneve dhe referencave. Kjo përbën një arritje të jashtëzakonshme, dhe gjithashtu do të thotë që secila histori që lexon nuk është vetëm ajo histori – është një kontribut në kujtesën tënde dhe në kuptimin e historive të tjera që ke lexuar, dhe forcon ndjenjën e përgjithshme se vërtet je në një botë të ndryshme që është çuditërisht si ëndërr.

Sigurisht, sa më shumë që lexon, aq më shumë përkap mijëra fije që lidhin së bashku veprat e Kadaresë.

Për fat të keq, deri më sot është përkthyer në anglisht vetëm rreth një e treta e saj. Kjo është një arsye mjaft e mirë për të mësuar frëngjisht, nëse nuk provoni të mësoni gjuhën shqipe aq sa të jeni në gjendje për të lexuar këtë mjeshtër të madh të letërsisë moderne evropiane. Le të shpresojmë se është edhe një arsye mjaft e mirë për botuesit britanikë dhe amerikanë që të porosisin një mori përkthimesh të reja, pasi janë nxitur nga dhënia e Çmimit Neustadt.

Princeton, New Jersey

David Bellos është profesor i letërsisë frënge dhe letërsisë krahasuese në Princeton University dhe përkthyes i shumë autorëve nga frengjishtja. I shkolluar në Oksford,Bellos është autori i biografive të Georges Perec dhe Jacques Tati, i një studimi për Romain Gary-n dhe një hyrjeje në studimet e përkthimit. Libri i tij i fundit është një studim i kryeveprës së Viktor Hygosë, Të mjerët. (Granit Zela, exlibris)

Kjo është bima që po parandalon kancerin, shërben edhe kundër plakjes

Nëse dëshironi të jeni më të shëndetshëm, të jetoni më gjatë, të keni energji dhe të mos keni problem, atëherë bima e Moringa-s është gjëja e duhur për ju.

Bima është me origjinë nga Azia Jugore. Për shkak të vetive të fuqishme antioksidante, ajo është përdorur për qëllime mjekësore për shumë vite, transmeton lajmi. net.

Hidhni një sy arsyeve të mëposhtme për të ngrënë këtë barishte, së bashku me frutat dhe gjethet e saj.

JO KANCERIT – Moringa përmban antioksidantë, të cilat luftojnë radikalet e lira. Për më tepër, ajo parandalon krijimin e qelizave të kancerit.

ZVOGËLIMI I SHEQERIT NË TRUP – Në rast se nivelet e sheqerit në sheqerin e gjakut janë anormale, filloni të konsumoni këtë bimë. Sipas studimeve, kjo barishte e zgjidh problemin e diabetit me lehtësi.

Për momentin, ajo është testuar vetëm në kafshë, por disa studime njerëzore janë në progres, po ashtu.

KUNDËR PLAKJES – Falë përmbajtjes së saj të lartë të vitaminës A, barishtja ‘moringa’ ngadalëson procesin e plakjes.

Megjithatë, shumë hulumtime të tjera mbi këtë bimë duhet të realizohen, për të vërtetuar përfundimisht këto veti shëndetësore.

Çfarë ndodh nëse hamë bukë të mykur?

Nuk është i gjithë myku i njëjtë, por a ka mbetur diçka për t’u ngrënë apo jo varet nga ngjyra, mirëpo edhe artikujt në të cilët gjendet

Për dallim nga ushqimi i prishur, myku nuk ka erë të keqe, por qëndron në majë, duke na bërë që të mos e hamë atë që pos mykut përbën bukën shumë të mirë.

Mirëpo, çfarë do të ndodhte po ta hanim bukën e tillë?

Ekspertët thonë se nuk ka përgjigje të thjeshtë, por rreziku për shëndetin është i barabartë si edhe kur pimë ujin nga burimi i paverifikuar.

Myku vetvetiu nuk është toksik. Ekzistojnë shumë lloje myku, mirëpo vetëm disa nga to mund të jenë të dëmshëm për shëndetin”.

Assesi mos i merrni erë mykut

Mykut kurrë nuk bën t’i merret erë, sepse kjo mund të shkaktojë sëmundjen e organeve të frymëmarrjes.

Buka me sasi të vogël myku të bardhë dhe të kaltër akoma mund të shpëtohet, mirëpo, duke pasur parasysh që lehtë mund të përhapet, duhet ta pritni një centimetër të plotë nën myk, ndërkaq pjesën tjetër mund ta hani.

Buka mund të hidhet poshtë nëse ka myk ngjyrë të portokalltë, të verdhë apo të zezë. Ato mund të jenë të dëmshme.

Çka mund të hani pas eliminimit të mykut

Shumica e pemëve është e sigurt pasi që t’i hiqet myku, sepse thartira e tyre pengon që materia e dëmshme të zhvillohet.

Djathi është aq i dendur sa që nën sipërfaqe nuk ka mjaft oksigjen i cili do të mund të lejojë mykun të zhvillohet. Megjithatë, për të qenë të sigurt, mund të pritni një fetë dhe një centimetër më shumë.

Myku nga xhemi apo ajvari mund të hiqet me lugë, ndërkaq është mirë të hiqet edhe ndonjë centimetër më shumë nën myk në mënyrë që të jeni të sigurt që e keni eliminuar nga të gjitha poret dhe që mund ta hani.

Ato që gjithsesi duhet t’i hidhni poshtë janë:

▪ djathërat e butë
▪ perimet pasi të jenë bërë të vyshkura
▪ frutat arrore deh farat
▪ mishi

Pas Spanjës, moti i keq do transferohet në Ballkan. Ja cilat shtete përfshihen… (VIDEO+FOTO)

Stuhia “Filomena” ka shkaktuar sasi të mëdha dëbore në pjesë të ndryshme të Spanjës, ndërsa gati gjysma e vendit ndodhet në alarm të kuq të gatishmërisë.

Udhëtimet rrugore, hekurudhore dhe ajrore janë ndërprerë dhe ministri i Brendshëm Fernando Grande-Marlaska tha se vendi po përballej me “stuhinë më të fortë në 50 vitet e fundit”.

Madridi, një nga zonat më të prekura, ka parë deri në 20 cm dëborë. Më në jug, stuhia bëri që lumenjtë të dilnin nga brigjet e tyre.

Katër v d e k j e janë raportuar deri më tani si rezultat i “Filomena”. Zyrtarët thanë se dy persona u gjetën të ngrirë për vdekje – njëri në qytetin Zarzalejo, në veri-perëndim të Madridit dhe tjetri në qytetin lindor të Calatayud. Dy persona që udhëtonin në një makinë u morën me vete nga përmbytjet pranë qytetit jugor të Malaga. Ndërsa bora ra në Madrid të premten në mbrëmje, një numër automjetesh u bllokuan në një autostradë pranë kryeqytetit. Aeroporti i qytetit Barajas është mbyllur, së bashku me një numër rrugësh, dhe të gjitha trenat nga Madridi janë anuluar.

Stuhia që ka g o d i t u r Spanjën pritet të zhvendoset javën e ardhshme drejt rajonit të Ballkanit. Parashikimi i motit i rrjetit të BBC, bën me dije se stuhia me reshje të shumta shiu dhe dëbore do të përfshijnë kryesisht Shqipërinë dhe Greqinë por vende të tjera në rajon.

https://youtu.be/z3JEwsXfp0Y

https://youtu.be/x3NFnXa8kYE

https://www.youtube.com/watch?v=3wnpeYzmcQM

https://www.youtube.com/watch?v=lcO8dHfLbgA

https://www.youtube.com/watch?v=xR_ZH5n_9xw

https://www.youtube.com/watch?v=5aRjIK5dQHM

https://www.youtube.com/watch?v=idGIrjyHru0

https://www.youtube.com/watch?v=fIO9jRjWwLc&t=7s

https://youtu.be/C-j8eHq1SWk

https://www.youtube.com/watch?v=cNP4ZG7Fvyo

https://youtu.be/K3A6ng7DrwU

 

Reshje bore në Rrugën e Kombit, paralajmërohen shoferët

Reshjet e dëborës kanë sjellë problemet e para në qarkullimin në Rrugën e Kombit. Kompania koncesionare ka nisur punën për pastrimin e rrugës me hedhje kripe, ndërkohë që ka këshilluar që shoferët të tregohen të kujdesshëm gjatë qarkullimit.

Gjithsesi në Rrugën e Kombit kalohet pa vështirësi, teksa operacioni për pastrimin e rrugës po kryhet në aksin Fan-Tunel deri në Morinë. Prania e dëborës vihet re nga Tuneli i Kalimashit, në rrethrrotullimin e Kolshit deri në km 60.

Qarkullimi i automjeteve ka vijuar probleme deri më tani./mv.abcnews.al

“Përjetësisht në zemrat tona”, Tuna shkruan dy fjalë zemre për ish-vjehrrën e ndjerë

Ditën e sotme Robert dhe Patris Berisha humbën nënën e tyre, Teutën. Lajmin e trishtë e dhanë vetë dy artistët përmes postimeve në rrjete sociale.

Në lidhje me këtë lajm të trishtë ka reaguar edhe Tuna, ish-partnerja e Patrisit.

Pavarësisht se së fundmi ajo ka pasur probleme me partnerin e saj, nuk është menduar dy herë që të shkruajë disa fjalë zemre për ish-vjehrrën e ndjerë.

Tuna ka postuar një foto me ish-vjehrrën djalin dhe Patrisin. Ajo është shprehur se do të kujdeset që t’ja mbajë Tianit sa më të freskëta kujtimet për gjyshen e tij.

“Sot ndjehem e pikëlluar. Tian humbi nënën që e deshi aq shumë. Do të kujdesem t’ia mbaj Tianit të freskëta kujtimet për gjyshen e tij. Përjetësisht në zemrat tona”, ka shkruar Tuna.

Më herët ka reaguar edhe Nora Istrefi, e cila është shprehur e pikëlluar për humbjen e ish-vjehrrës.

Pritje më shumë se një vit për të marrë një orar për vizë, çfarë ndodh në ambasadat gjermane

Pritje më shumë se një vit për të marrë një orar për vizë në ambasadat gjermane në Shqipëri, Serbi e vende të tjera.

Pritjet e gjata për të marrë një orar në ambasadën gjermane me qëllim aplikimi për marrjen e vizës bashkimin familjar trajtohen nga mediat gjermane pas një kërkese të partisë E Majta në Ministrinë e Jashtme në Berlin. Agjencia e lajmeve, afp thekson, se në ambasadat gjermane në Shqipëri, Serbi, Pakistan dhe Marok njerëzit presin më shumë se një vit vetëm për të marrë një orar për vizë. Po kjo vlen edhe për afganët dhe njerëzit në Indi që kërkojnë bashkimin familjar. Të dhënat vijnë nga përgjigjja e Ministrisë së Jashtme në Berlin pas kërkesës së grupit parlamentar E Majta në Bundestag, njofton edhe grupi mediatik Funke Mediengruppe.

Për t’u bashkuar me familjen në Gjermani, të huajt duhet të aplikojnë për një vizë në vendin e tyre. Kjo vlen si për prindërit e refugjatëve minorenë dhe partnerin apo partneren e një refugjati që ka ndërkohë një leje qëndrimi në Gjermani. Edhe të huajt që duan të bashkohen me partnerin apo partneren gjermane kanë nevojë për një vizë nga ambasada në vendin origjinë.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë e shpjegon këtë “kohë pjesërisht shumë të gjatë” me kufizimet për shkak të pandemisë së Coronës. Shpërthimi i pandemisë e ka kufizuar “për fat të keq aftësinë punuese të sektorëve të vizave”, thuhet. “Disa sektorë vizash duhej madje të mbylleshin për një kohë më të gjatë, mes tyre ambasadat në Teheran, Kiev, Kajro, Islamabad dhe Manila.”

Partia opozitare E Majta e ka kritikuar mënyrën veprimit të qeverisë gjermane për dhënien e orareve për viza për bashkimin familjar. Koha e pritjes është „në mënyrë të padurueshme e gjatë, në disa vende thjesht e papranueshme”, thotë deputetja e majtë, Gökay Akbulut. Që para pandemisë koha e pritjes ishte disa mujore. “Sipas meje është një trajtim i pabarabartë i padurueshëm, nëse në dhënien e orareve për forcat e kualifikuara ka një kufizim ligjor me tre javë, familjarët më të afërt shpesh duhet të presin një gjysmë vit apo një vit vetëm për të aplikuar për kërkesën e bashkimit familjar”, tha Akbulut, sipas afp. /DW

Bashkia Shkodër njofton për situatën e shkaktuar nga moti i keq: Janë përmbytur 1585 hektarë tokë

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar Bashkia Shkodër bën me dije situatën në të cilën ndodhet vendi nga përmbytjet e shkaktuara ditëve të fundit. Bashkia thotë se nga monitorimi periodik në terren i realizuara këtë të shtunë situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë e tillë: Hidrometri në Dajç në orën 14.00, shënon kuotën 6.26 m.(Kuota max 6.30 m); Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 14.00,shënon 8.38 m.(Kuota max 8.70 m; Hidrometri i lumit Drin në orën 14.00, shënon kuotën 6.85 m. (Kuota max 7.50 m)

Sipërfaqe totale e përmbytur janë 1585 hektarë. Përkatësisht: Tokë e pakultivuar 490 Ha; Foragjere të dyta, jonxhe 998 Ha; Grurë 55 Ha; Bimë dekorative 40 Ha; Pemtore 2 Ha.

Në njësinë Administrative Ana e Malit, vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.

Sakaq, ujësjellësi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit. UKSH ka furnizuar me ujë të pijshëm banore të fshatit Oblikë.

Ndërsa , sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 850 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë: Tokë e pakultivuar 200 Ha; Foragjere të dyta, jonxhe 628 Ha; Grurë 20 Ha; Pemtore 2 Ha.

Në njësinë Administrative Dajç rezulton të jetë e përmbytur një sipërfaqe tokësore bujqësore e cila vlerësohet me 610 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar), nga të cilat :Tokë e pakultivuar 245 Ha; Foragjere të dyta, jonxhe 290 Ha; Bimë dekorative 40 Ha; Grurë 35 Ha

UKSH ka furnizuar me ujë të pijshëm banore të fshatit Oblikë. Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatrat Shirq me Darragjat Në njësinë Administrative Guri i Zi, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 5 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc. Tokë e pakultivuar 5 Ha. Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Në njëisnë Administrative Velipojë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri. Tokë e pakultivuar 10 Ha Foragjere të dyta, jonxhë 20 Ha. Ndërkohë po në këtë njësi Administrative në dy shtëpi ka prezencë uji rreth 30cm. Ka shkarje dherash në rrugën Baks-Rrjoll. Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.

Në njësinë Administrative Bërdicë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe. Tokë e pakultivuar 30 Ha; Foragjere të dyta, jonxhe 70 Ha. Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Në njësinë Administrative Rrethina v azhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.

Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.

Lezha nën ujë, përmbyten 2800 ha tokë, evakuohen 27 familje

Me qindra hektarë tokën bujqësore është përmbytur në Lezhë. Nëpërmjet një raporti, baskia e Lezhës njofton se në fshatin Kallmet dhe Merqi, uji është tërhequr por situata mbetet problematike në Zadrimë të Lezhës.

Po ashtu problemet janë shfaqur edhe në disa akse rrugore. Kështu akset rrugore që lidhin Blinishtin e Pirajt me superstradën Lezhë-Shkodër paraqiten mjaft problematike.

Edhe në aksin rrugor Kallmet-Ungrej janë raportuar shembje masive të tokës, duke përfshirë edhe rrugën.

Kjo situatë ka shkaktuar ndalimin e qarkullimit. E njëjta situatë është edhe në lagjen Varosh, ku si pasojë e rrëshqitjeve të dherave rrezikohen seriozisht 6 banesa.

Nga raporti i deritanishëm rezulton se në total janë përmbytur 2800 hektarë tokë dhe janë evakuuar 27 familje.

Raporti i Bashkisë se Lezhës:

-Janë të evakuar 27 familje të përmbytura.

-Në fshatrat Kotërr e Zojs, Nj. Adm. Dajç, jane 5 familje, me prezencë uji, ku 1 familje në fshatin Gjadër është evaukuar.

-Në fshatin Sukaxhi, njësia Administrative Ungrej, është shembur një banesë, si rezultat i shembjes dheut.

-Lumi Drin, sot kemi rënie të nivelit në rreth 50 cm nga ai kritik. Rënia e nivelit ndikon pozitivisht në evadimin e ujërave nga sipërfaqet me prezencë ujit.

-Lumi Gjader, është ndërhyrë nga Drejtoria Rajonale e Ujitjes e Kullimit dhe bashkia për të rritur lartësinë e argjinaturës në disa pika me tendencë kapërderdhje.

-Vazhdon e bllokuar ura e lumit Gjadër  në fshatin Zojs.

-Në aksin rrugor Kallmet-Ungrej 2 km nga Kallmeti i vogël ka shembje masive  përfshirë e rrugën në një gjatësi rreth 100ml, gjë që ka shkaktuar ndërprerjen e qarkullimit, ky fenomen kërkon studim gjeologjik për të bërë ndërhyrjen për rehabilitimin e rrugës.

-Në lagjen Varosh, në pjerrtësinë kodrinore perëndimore të spitalit rajonal Lezhë, ka rrëshqitje të një masivi dheu duke dëmtuar muret mbajtëse si dhe duke  duke rrezikuar  6 banesa.

Grup eksperteve i Institutit të Studimeve Gjeologjike, bëri vlerësimin e situatës në bashkëpunim me specialistët e bashkisë dhe la detyra për evakuimin e banoreve dhe marrjen e masave për izolimin e vendit.

-Në Barbulloje është shembur argjinatura e kanalit dhe rrezikonte shembjen e urës por është ndërhyrë duke bërë mbushjen e tij.

– Të gjitha forcat e mjetet e bashkisë janë në terren në gatishmëri.

Në mbështetje të bashkisë janë dhe 15 forca ushtarake dhe 2 makina, te repartit ushtarak Vau i Dejes.

Bashkia Mirditë

-Nuk ka raste përmbytjesh në qytete e fshatra, por rrezikojnë disa banesa ne fshatrat si pasoje e prurjeve të lumenjve dhe rrëshqitjes se dherave dhe ju është ofruar vendstrehim familjeve të rrezikuara

– Gjendja e rezervuarëve nuk paraqet problematikë për momentin.

– Vërehen rënie inertesh kryesisht në rrugët rurale të cilat lidhin fshatrat me rrugët nacionale, po punohet për pastrimin e tyre. Komunikimi dhe lëvizja me të gjitha fshatrat  është pa probleme.

– Ka  mungesë  të  energjisë  elektrike  në  fshati  Mashtërkor,  Zajs  dhe  Shmri,  Nj.A  Orosh,  po punohet për riparimin e difektit.

– Prurjet e dy lumenjve Fan i Mall dhe Fan i Vogël janë të mëdha.

Bashkia Kurbin

-Shtabi emergjencave dhe strukturat përkatëse, kanë qenë në gatishmëri maksimale, për menaxhimin dhe ndërhyrjet imediate të situatës shkaktuar nga reshjet e dy ditëve te fundit.

-Në vëmendje të shtuar, kishim situatën në Alk, Nj-A-F.kuqe, ku si pasojë të shkarkimeve nga hid.Shkopetit, sasi max, 900 m3, rrezikohej dalja ujit nga argjinatura dhe për pasojë, rrezikoheshin 13 familje të zonës. Nga komunikimet e herë pas hershme me drejtorin e Hidrocentralit, Prefekturën Lezhe dhe struktura të tjera, u bë e mundur menaxhimi suksesshëm i situatës. Për të eleminuar rrezikun e mundshëm, rritur sigurinë e argjinaturës, kemi bërë mbushje dhe ngritje të argjinaturës, në pika te caktuara, me thasë rëre. Sot, situata është normale.

-Problematikë kemi lumin e Drojes, ku si pasojë e reshjeve të rëna, rreth orës 20 të mbrëmjes së djeshme, u dëmtua në një gjatësi prej 100 metrash, si pasojë, u bë e pamundur kalimi i automjeteve, ndërsa këmbësorët e kanë një rrugë alternative. Megjithatë, do shihet mundësia që të bëhet ndërhyrje provizore, për të bërë te mundur mbushjen e bazamentit të rrugës, së paku për të mundësuar qarkullimin me mjete për raste tepër emergjente.

Situata në Gjorem, pas ndërhyrjeve që është bërë mbrëmë me mbushje me thasë rëre në pikat rrjedhëse të argjinaturës, është stabilizuar. Prani uji ka, në pikat depresive, por familje të rrezikuara jo. E vetmja familje që ishte në rrezik, është evakuuar dje dhe akomoduar në një vend të sigurtë (Baft Reci).

-Sot në mëngjes jemi informuar për një rrëshqitje dherash në kodër Gjorëm, tek Vatht, dhe një grup pune ndodhet aktualisht në terren për të verifikuar problematikën dhe bërë ndërhyrjet e mundshme.

-Në Njësia Administrative Milot, ka nevojë për ndërhyrje dhe rehabilitim të dy akseve të rrugëve që lidhin Gallatën dhe Vinjollën me Qendrën Administrative.

-Përroi i qytetit, i përballoi prurjet, gjithashtu edhe KUL-ja si dhe kanalet e dyta e të treta, kanë punuar në kapacitetet maksimale. Një problematikë që patëm në Sanxhak, bllokim tombine, pas ndërhyrjes sonë u stabilizua. Njëkohësisht, është informuar edhe ARSh-ja, për të inspektuar skarpatat dhe këmbët e urës së Drojës, e cila vazhdimisht në kohë reshjes ka erozion dhe gërryerje.

-Shkarkimet në hidrocentralet Ulez- Shkopet për momentin janë 500m3/s.

Ja kur do të udhëtojmë përsëri jashtë, sipas ekspertëve!

Ka shpresë. Këtë vit mund t‘i shijojmë pushimet verore edhe jashtë vendit. Ka shumë njerëz të cilët pothuajse çdo vit udhëtojnë jashtë. Por vitin që lamë pas nuk mundën për shkak të pandemisë. Pati dhe nga ata që kishin prenotuar udhëtimin e ëndrrave, por që pandemia ua prishi dhe i riktheu në realitet. Megjithatë ka mundësi që këtë verë të gjithë të mund të fluturojmë atje ku duam. Kështu thonë ekspertët e industrisë së udhëtimit, ndërsa vaksinat janë shpërndarë gjerësisht dhe rastet e virusit me shumë gjasë tani do të bien.

“Unë jam shumë i sigurt që në fillim të majit e tutje të gjithë do të jemi në një botë shumë më të mirë.”,-tha Paul Charles, themelues dhe CEO i “The PC Agency”, këshilluese udhëtimi me qendër në Londër, informon dritare.net

Vaksinat dhe testimet po ecin para, thonë Charles dhe ekspertë të tjerë të industrisë, por ajo që duhet dëshpërimisht është qëndrueshmëria dhe koordinimi më i madh përtej kufijve.

“Kur nuk keni një qasje të koordinuar globale, është shumë e vështirë për industrinë të lëvizë, veçanërisht kur rregullat e lojës ndryshojnë çdo ditë.”,- thotë Luis Felipe de Oliveira, drejtori i përgjithshëm i Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve (ACI), një organizatë tregtare globale që përfaqëson aeroportet e botës.

Ka shumë punë për të bërë. Mbase protokollet e rrepta të testimit do të lejojnë që vendet e huaja të heqin karantinat dhe të gjejnë mënyra më të sigurta dhe pa probleme për të shpërndarë informacione për vaksinimin dhe testimin përtej kufijve. Kombet sovrane ende po vendosin se çfarë është më e mira për ta, duke parë situatën shëndetësore dhe ekonomike. Megjithatë është bërë një përparim i madh, vendet e ndryshme i kanë hedhur sytë më gobalisht nga forca e madhe ekonomike, që është udhëtimi./K.C/dritare.net

Arsyet pse Harry dhe Meghan nuk mund t’i rikthehen jetës mbretërore!

Edhe pse biografia “Finding Freedom” për Meghan dhe Harry nuk ka dalë ende, libri tashmë po kthen disa koka. Thashethemet thonë se konteksti i biografisë i ka bërë më të mëdha mosmarrëveshjet mes mbretërorëve britanikë. Dhe mesa duket nuk është më e mundur që Meghan dhe Harry t’i rikthehen jetës mbretërore.

Për krijimin e librit “Finding Freedom” personat e brendshëm të familjes Omid Scobie dhe Carolyn Dunrad u konsultuan me më shumë se njëqind burime. Autorët zbuluan se edhe miqtë e ngushtë dhe ish-punonjësit e Dukës dhe Dukeshës së Sussex kishin shumë për të thënë në lidhje me arsyet e Megxit, informon dritare.net

Harry dhe Meghan donin ta rrisnin djalin e tyre, Archie, larg vëmendjes dhe për këtë arsye bënë një hap prapa. Çifti emigroi në Kanada dhe direkt pas kësaj shkuan në Los Anxhelos.

Para largimit doli se kishte një marrëveshje për ta rivlerësuar situatën në janar. Udhëheqësit britanikë donin t’i jepnin Harry-t dhe Meghan-it mundësinë e marrjes së detyrave të tyre mbretërore në një moment të dytë, nëse ata dëshironin. Por burime brenda pallatit mbretëror thonë se kjo mundësi nuk ekziston më tani.

“Duket sikur nuk ka asnjë mënyrë kthimi.”, thotë një person i brendshëm i pallatit për Daily Mail. Në libër, çështjet private, si marrëdhënia rraskapitëse midis Kate dhe Meghan, diskutohen në detaje të plota. Autorët gjithashtu pretendojnë se Megxit ishte një surprizë e madhe për mbretëreshën Elizabeth dhe se ajo nuk ishte e kënaqur.

Biografia është dukshëm e dëmshme për reputacionin e Windsors dhe do të shkaktojë një përçarje edhe më të thellë në marrëdhëniet e tyre me Sussex-et. Për këtë arsye, kthimi te familja mbretërore nuk është më një mundësi./K.C/dritare.net

Rita Ora pjesë e filmit “Twist”, pritet të shfaqet në të gjithë kinematë botërore nga 29 janari

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora do të jetë pjesë e filmit “Twist”, i cili pritet të shfaqet në të gjitha kinematë nga 29 janari i këtij viti.

Ora ka qënë pjesë e xhirimeve të cilat u realizuan në fund të vitit 2019. Ka qenë vetë këngëtarja e cila ka bërë publik lajmin në rrjetet sociale, ku ka rishpërndarë në InstaStory një postim të Jason Maza, i cili është një nga producentët e filmit.

Kështu bëhet fjalë për një artikull të ‘Total Film’ ku shkruhet shkurtimisht përmbajtja e filmit dhe data e publikimit, e cila është zyrtare tashmë më 29 janar.

‘Twist’ është duke ardhur shumë shpejt. Faleminderit për këtë rishikim të mrekullueshëm”, ka shkruar Rita Ora në në InstaStory.

Filmi “Twist” është një përshtatje e re e romanit të Charles Dickens, e sjellë në mënyrë drithëruese nga ‘Sky Cinema Original’, ku në zemrën e mbushur plot të Londrës moderne, një grup të rinjsh të zgjuar rrugësh planifikojnë vjedhjen e shekullit.

Në këtë film, Rita do të luajë rolin e mikes së ngushtë të Oliver Twistit, Artful Dodger.

Nëna e saj humbi jetën pak ditë më parë, Fiori Dardha përlot sërish: Buzëqeshjen e fundit, ia dhuroi 1 mjeku

Gazetarja Fiori Dardha, ka përlotur sërish nëpërmjet një postim në rrjetin social ‘Facebook’, mbi ndarjen nga jeta të nënës së saj.

Gazetarja shkruan se ka lexuar çdo mesazh dhe shpreh falënderime të sinqerta për miqtë real dhe ata virtual.

Në këtë mesazh të gjatë në mes falënderimeve për çdo njeri që u solidarizua me këtë humbje të madhe, moderatorja kujton momente të rëndësishme që ka ndarë me nënë e saj të ndjerë.

Dardha thotë se për vite me radhë nëna e saj luftoi me kancerin, por gjithmonë ka qenë një paciente shembullore.

Sipas saj, ajo gjithmonë zbatonte me përpikëri këshillat e mjekëve dhe buzëqeshjen e fundit, ia dhuroi një mjeku.

Postimi i plotë

Gjatë viteve që nëna ime luftonte me të mallkuarin kancer, herë pas here kam ndarë me ju foto, ndjesi, gëzimin kur fitonim një betejë dhe guximin për t’u përballur me një tjetër sfidë. Mbrëmjeve, i lexoja mamit komentet tuaja. Emocionohej, përlotej, motivohej dhe merrte kurajë nga fjalët tuaja!

Të njëjtën gjë kam bërë edhe këto ditë.

Mbrëmjeve, kur miqtë largoheshin dhe shtëpia dukej më bosh se kurrë ndonjëherë, kam lexuar mesazhet tuaja. Jam përlotur dhe emocionuar pafund, por mbi të gjitha jam ndierë krenare për nënën time!

Ju falenderoj që më jeni gjendur pranë (qoftë edhe virtualisht)! Janë me mijëra komente dhe mesazhe që më kanë ngrohur shpirtin në këto ditë tepër të vështira!

Mami im më ka dhënë një nga leksionet më të rëndësishëm në jetë: të jem mirënjohëse!

Më thoshte përherë:

“Kur të mos jem më, mos pyet Zotin ‘Pse?’, mos e mundo veten me ‘Po sikur…’

Mos qani me ulërima! Mos mallkoni! Mos mbani zi! Mos lejoni t’ju mposhtë trishtimi! Më kujtoni përherë duke qeshur!

Njeriu duhet të tregojë dinjitet edhe në dhimbje!”

Sot, me sytë nga qielli them:

“Faleminderit Zot për kohën që e patëm mes nesh Syshkruarën tonë!”

Dua të shpreh publikisht mirënjohjen time për të gjithë mjekët, infermierët dhe personelin spitalor (të Shërbimit Onkologjik, por edhe gjithë shërbimet e tjerë), që u kujdesen për kaq vite për shëndetin e mamit tim!

E shtrenjta ime ishte një paciente shembullore që zbatonte me rigorozitet çdo këshillë të mjekëve.

Edhe buzëqeshjen e fundit, ia dhuroi një mjeku, dr.Maksi Bashos, të cilit i jemi mirënjohës përjetë!

Këto ditë jam ndierë me fat që jam e rrethuar nga miq të mirë dhe mbi të gjitha, që Zoti (përveç motrës biologjike), më ka dhuruar edhe një motër tjetër (#MeTyeKamELONA)

FALEMINDERIT TË GJITHËVE!

Përpiquni t’i bëni të lumtur prindërit sa kohë i keni pranë!

Prindërit nuk kanë nevojë për para, por për kohën, vëmendjen dhe përkushtimin tonë!

P.S: Këto net, kur gjumin ma ka vjedhur dhimbja, kam lexuar tek – tuk, edhe komente te tipit: “Nëna i ka ndërruar jetë, kjo ka shkruar status… si i ka shkuar në mend të postojë në FB dhe Instagram?”

Për këto lloj gjallesash kam vetëm një përgjigje:

“Shpresoj që ju të keni bërë, ose të bëni për nënat tuaja, qoftë edhe çerekun e përpjekjeve që kam bërë unë për ta patur sa më gjatë pranë mamanë time!”

Robert Berisha reagon me pikëllim pas humbjes së nënës: Për ty kam shumë për të shkruar, por po e lë me kaq

Këngëtari Robert Berisha ka pësuar sot (e shtunë) një humbje të madhe.

Kjo pasi nëna e tij, Teuta, ka ndërruar jetë pas një sëmundje të shkurtër.

Teksa ka pranuar ngushëllime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët, Roberti e kujtoi nënën e ndjerë përmes një fotografie në Instagram.

Ai publikoi një “selfie” të realizuar me të ëmën shumë kohë më parë, ndërsa zgjodhi me pak fjalë ta shprehë dhimbjen e tij për këtë humbje të madhe.

“Pusho e qetë mami jem, për ty kam shumë për të shkruar, por po e lë me kaq”, kanë qenë fjalët e Robertit.

Një dedikim prekës i bëri gjatë ditës edhe ish-gruaja e këngëtarit Berisha, Nora Istrefi.

Kjo e fundit shkroi në InstaStory një shkrim prekës për ish-vjehrrën, duke publikuar një fotografi të sajën me mbesën, Renee-në.

“Ke qenë gjithmonë shoqja ime, të kam dashtë dhe më ke dashur. Uroj me zemër që shpirti yt i bardhë dhe një grua me kaq shumë vlera të pushojë e qetë e në paqe”, shkroi ajo. /Telegrafi/