Ballina Lajme Shqipëri Reshjet e shiut do të vijojnë/ Java e ardhshme do të jetë...

Reshjet e shiut do të vijojnë/ Java e ardhshme do të jetë më e ftohta e dimrit

Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin tonë kanë sjellë përmbytje në qytete të ndryshme dhe kjo ka shqetësuar jo pak qytetarët, që i druhen vështirësive që mund të hasin në ditët në vijim.

Meteorologia Adjola Bani e Metoalb është ndalur të na shpjegojë situatën e kësaj të diele, por mbi të gjitha edhe motin për ditën e nesërme duke qenë se këto konsiderohen si dy ditët më problematike.
Sa i përket javës së ardhshme, ajo që tërheq vëmendjen është fakti se do të përballemi me javën më të ftohtë të këtij dimri, ku temperaturat gjerësisht në vendin tonë do të kalojnë në minus.