Ballina Blog Faqe 375

Arrestohet 26-vjeçarja nga Tetova, dyshohet se ka vjedhur 2600 euro

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot rreth orës 11:30 në rrugën “APJ” (JNA) në Tetovë është arrestuar 26-vjeçarja D.J. nga Tetova.

D.J. dyshohet se ka vjedhur 2600 euro nga arka e firmës ku po punonte. MPB informon se ajo po mbahet në stacionin policor të Tetovës, ku pas zbardhjes dhe dokumentimit të plot të rastit do të parashtrohet padi konkrete.

Kosovari në Gjermani bëhet baba i katërnjakëve

Valmir Bytyqi dhe Michaela Seidl janë bërë prindër të katërnjakëve në Spitalin Universitar të Augsburgut.

Leoni, Luisi, Aroni dhe Beni lindën pa terapi të fertilitetit ndërsa kjo ndodhi po cilësohet si shumë e rrallë.

Lexo Edhe:
Nasim Haradinaj s’merr pjesë në seancë në shenjë proteste për trajtimin në Speciale
Gjendja e foshnjave thuhet se është e mirë ndërsa së shpejti pritet të dërgohen në shtëpi.

Mediat e huaja thonë se lindja thuhet se zgjati vetëm tre minuta ndërsa kishin peshë rreth 1.300 gramë.

Doktori i Spitali, Christian Dannecker, thotë se kjo ndodhë çdo njëqind vjet në Augsburg dhe vetëm çdo 600.000 lindje janë lindje katërfishe.Nëna e foshnjave, Michaela Siedl, thotë se gjinekologu fillimisht i kishte kumtuar se po i pret tre fëmijë mirëpo veza e Leonit dhe Luisit, është ndarë përsëri. Kjo nënkuptone që dy janë binjakë identikë.

“Sigurisht që jemi të lumtur për çdo lindje, mirëpo një lindje katërnjake është diçka është e veçantë, si për prindërit ashtu edhe për klinikën tonë”, ka deklaruar doktori Dannecker i cili është edhe drejtor.

Shikoni si diskriminohen shqiptarët në Prilep, nuk i lënë të hyjnë në kafe (VIDEO)

Është e vështirë të jesh shqiptar në Prilep. Për t`u shkolluar duhet të udhëtosh me kilometra, bukën e fitojnë duke u zgjuar në 2 të mëngjesit për të shkuar tek arat, e mundi në fund nuk iu paguhet sa duhet.

E sikur këto vështirësi mos të jenë të mjaftueshme, ata diskriminohen edhe kur duan të paguajnë në objekt privat për të pirë kafe.

Kështu ndodhi me Ilirin dhe shokët e tij disa ditë më parë, në një kafene të Prilepit. Edhe pse lokali ishte i zbrazur, atyre pronari u tha se gjithçka është e rezervuar.

Ndiqeni videon në linkun më poshtë:

Shtetësia e shqiptarëve/ ASH: Spasovski me mentalitet shovinist

“Oliver Spasovski vazhdon të këmbëngulë në mentalitetin e tij shovinist, mundohet të bindë opinionin se ka të drejtë për diçka që nuk është kompetencë e tij.

Propozues për ndryshim të ligjit për shtetësi është Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, mendime as që kemi kërkuar as që do të kërkojmë dhe as që ka të drejtë MPB-ja të japë mendim për ligjin në fjalë, kur askush nga ato e sidomos kërkuesit e ligjit nuk kanë kërkuar një gjë të tillë.

Spasosvski udhëheq një institucion që në vazhdimësi diskriminon qytetarët e saj në baza etnike duke i privuar nga e drejta për të marrë shtetësi.

Ftojmë Ministrin Spasovski të njoftojë opinionin se sa është numri i personave pa shtetësi në RMV dhe të heqë dorë nga tendenca për të mjegulluar opinionin me letra dhe mendime të kota, sepse s’kemi nevojë për mendim nga ju. Çfarë të themi për Nazim Bushin përveç se turp e faqja e zezë që toleron këtë racizëm dhe shovinizëm ndaj shqiptarëve.

Debati dhe të gjitha procedurat për ligjin në fjalë zhvillohen në Kuvend dhe në përputhshmëri me rregulloren e Kuvendit dhe jo nëpër ministri që kanë obligime të tjera komfor kushtetutës” thuhet në kumtesën e ASH-së

“Dialogu” i vazhdueshëm mes trurit dhe zorrëve

Nga PhD.MD.Albana Daka*

Ekziston një dialog i vazhdueshëm midis trurit dhe zorrëve, i ndërmjetësuar nga sistemi nervor autonom, i çliruar nga njohuritë dhe vullneti ynë. Zorrët janë shqisa e gjashtë e trupit tonë. Zorra dhe truri ‘flasin’ me njëri-tjetrin përmes gjuhës biokimike, të ndërmjetësuar nga nervi vagus. Skenari i trurit, i njohur  si truri i parë, me zorrën, i konsideruar si truri i dytë, është një paradigmë shkencore e vjetëruar!

Sot, nga ana tjetër, ne po flasim për këtë  lidhje të dyanshme dhe të ndërlidhur midis zorrëve dhe trurit, me ushqimin referues të kësaj marrëdhënie jetike. Truri dhe zorrët ndërlidhen vazhdimisht. Nuk ka asnjë organ superior në trupin e njeriut. Çdo organ ka kontribuotin e tij  në jetë.

Në këtë vizion të ri dhe aktual sistematik të trupit të njeriut, jo i ndarë në organe individuale, ne flasim për trurin e përhapur në të gjithë organizmin tonë, jo vetëm si organ të mbyllur në rastin e kafkës.

Ne mendojmë se trurin e kemi vetem në pjesen kraniale. Sot ne flasim për trurin e përhapur në të gjithë trupin, të përbërë nga neurone që ndodhen në pjesen kraniale (truri kranial), neuronet që përmbahen në sistemin e zorrëve (truri enterik) dhe neuronet e shpërndara në të gjithë trupin (truri i përhapur).

Truri  nuk ekziston vetëm në trurin e kafkës, ai artikulohet nga të gjitha neuronet e shpërndara në të gjithë trupin. Neuronet që kemi në trupin tonë janë qelizat më të vjetra që kemi brenda nesh, ato  formohen gjatë muajve të parë të jetës sonë, që në fetus. Të gjitha qelizat e tjera somatike kanë ndryshuar dhe ndryshojnë çdo ditë. Neuronet janë qeliza të qëndrueshme dhe shumëvjeçare.

Truri i kafkës peshon rreth 1500 gram dhe përbëhet nga rreth 100 miliardë qeliza nervore, të quajtura neurone. Pesha e tij është e njëjtë për të gjithë, pavarësisht nga pesha trupore që ka secili prej nesh. Një person që peshon 50 kg dhe një tjetër që peshon 80 kg të dy kanë një tru me të njëjtën peshë dhe me të njëjtat kërkesa ushqyese dhe energjie. Sot, duke pasur nje dietë te pasur, ne mund të përmirësojmë jetëgjatësinë tonë, madje mund të jetojmë më shumë se 100 vjet. Dialogu i vazhdueshëm biokimik midis zorrëve dhe trurit ndërmjetësohet nga ushqimi që hyn në trupat tanë çdo ditë.

Neuroinflamimi  dhe ‘shkaterrimi’ konjektiv cerebral

Kequshqyerja, ulja e oksigjenimit, një zorrë e irrituar me një mikrobiote agresive dhe një organ me një shtrese dhjamore të lartë mund të shkaktojë inflamacion te trurit, nje gjendje kjo qe con ne shkaterrim konjektiv, ‘cmenduri’ vaskulare dhe degjenerative, çrregullim i humorit (depression,ankth,apati,lodhje psiko-fizike…) dhe semundje psikiatrike.

Ushqimi ka per qellim mbrojtjen e trurit nga neuro inflamacioni permes zgjedhjeve te ushqimit si nje zgjedhje e vetedijshme njelloj sikurse ajo e  ilaceve parandaluese per te siguruar cilesi per vite me rradhe. Dhe jo vetem kufizimin e te ushqyerit ne humbjen e peshes!

Ne ,ne fakt,jemi rezultat i asaj cfare ndodhet brenda nesh: ushqimit, frymemarrjes, stimulimeve ndijore dhe kulturore.  Ajo qe hyn tek ne permes zorreve, sistemit te frymemarrjes dhe pese shqisave tona perpunohen permes profileve tona metabolike, hormonale, mikrobiologjike, dhe gjeneve (ADN).

Po, edhe mikrobiologjikisht!
Masa e mikrobeve te strehuara ne trupin tone eshte me e larte se masa qelizore e trupit tone dhe keto baktere mund te kushtezojne emocionet tona me molekulat e tyre. Mireqenia jone, gezimi dhe lumturia, trishtimi, depresioni, ankthi, toni I humorit mund te jene te kushtezuara nga bakteret e zorreve.

Ushqimi i supermarketeve dhe ‘trishtimi’ i ushqimit

Por le te perpiqemi te mendojme per diten tone te perditshme. Ushqimi actual I bazuar kryesisht ne ushqime qe permbajne additive kimike,ushqimet me baze miellin(buka,brume,pica,produkte te pjekura,biskota,embelsira…) te pasura me gluten, ushqime me origjine shtazore (mish I kuq, qumesht, djathe…) me doza te larta te acideve yndyrore te ngopura dhe mungesa e fibrave dietike te tretshme ne uje (perime,bishtajoret,farat e ndryshme….),eshte nje  ushqim qe krijon trishtim,  neuroinflamim  te trurit, ‘shkaterrim’ konjektiv te trurit.

Keto ushqime jan gjithashtu ushqime obeziogjenike  sepse mund te gjeneroje nje gjendje te rezistences insulin-sistemike qe favorizon mbipeshen ne cdo moshe  dhe mund te veproje ne metabolizmin e glukozes ne neuronet e trurit,  nje gjendje fiziopatologjike pergjegjese per crregullimet psikike dhe ‘cmendurite’ demnces.

Ky “trishtim” i ushqimit vjen nga inflamacioni zorreve iu shkatktuar nga nje mibrobiote aggressive dhe prodhimi I reduktuar i serotonines.

Nje gjendje qe ndryshon funksionalitetin e sistemit nervor autonom dhe ben qe dialogu misdis zorreve dhe trurit te ndrmjetesohet nga nervi vagus. 90% e serotonines ne trupin tone prodhohet nga qelizat enterokromafine te zorreve dhe vetem 10% prodhohen ne tru. Shendeti psikik, pra, lind kryesisht nga zorra.
Serotonina eshte neurotransmetues I mereqenies dhe gezimit. Me mungesen e serotonines kemi trishtim, melankoli, mungese energjie.

Te ngrenit dhe te menduarit

Ushqimi pa menduar per efektet qe ka cilesia e ushqimit te pertypur ne sistemin nervor autonom dhe mukozen e zorreve mund te ekspozoje crregullimet dhe semundjet e zorreve, sistemike dhe psikike qe prekin te gjithe trupin.

*Mjeke laboratori-nutricioniste 

Po vjen stuhia Filomena/ Europa përgatitet, Madridi mbulohet nga dëbora. Moti i keq do godasë edhe Ballkanin

Spanja po përgatitet për ardhjen e stuhisë Filomena, që duhet të sjellë atje erëra polare dhe reshje të mëdha bore. Por ndërkohë, bora e ka mbuluar tashmë Madridin, duke habitur banorët e tij.

Banorët e Madridit, thonë se në qytet nuk bie borë prej kohësh dhe kur bie, thjeshtë mbulon tokën për pak kohë. por këtë radhë, ajo po ofron spektakël.

https://youtu.be/kqXn4nR2BYs

Stuhia Filomena, sipas meteorologëve, do të bombardojë Evropën me 40 cm borë dhe erëra të forta. Efektet e para të saj kanë filluar të shihen por egërsia e plotë e saj, gjatë kalimit nëpër Evropë, do të shihet ditët e ardhshme. Përveç reshjeve të mëdha të borës, Filomena pritet të trazojë detet, të sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme që do të shkaktojnë probleme në shumë vende evropiane, veçanërisht në Spanjë dhe Portugali.

Dhe këtë nuk do ta bëjë për një ose dy ditë, por moti i keq, sipas ekspertëve, do të zgjasë për disa ditë. Evropa qëndrore ndërkohë ka përjetuar prej ditësh tashmë temperatura të ulëta dhe reshje shiu. Akoma më shumë shira sipas meteorologëve priten gjatë ditëve të ardhshme në Itali dhe Ballkan.

Vala e motit të keq madje po shtyhet më në lindje, drejt Greqisë dhe Shqipërisë. Sidoqoftë, zona lindore e Evropës, veçanërisht Greqia dhe Turqia nuk do të shohin temperatura të ulëta, por reshjet e shiut do të jenë të konsiderueshme.

https://youtu.be/RvlzzkXSN_g

Nuk pranoi ndarjen/ Shqiptari T E RR O R ndaj të D A SH U R Ë S, i hedh E K S P L O Z I V në shtëpi

Një i ri shqiptar është  a rr e s t u a r  ditën e sotme me akuzat e  p ë r n d j e k j e s  dhe  k ë r c ë n i m i t  në Itali. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane që shkruajnë se i riu është  a k u z u a r  nga ish e  d a sh u r a.

Gjatë lidhjes me 20-vjeçaren, i riu shqiptar i kërkonte asaj që të vishej me rroba të mbyllura dhe të hiqte dorë nga rrjetet sociale.

Pas ndarjes  p ë r n d j e k j e t  dhe  dh u n a  p s i k o l o gj i k e  ndaj  v a j z ë s  u shtuan më shumë nga ana e 21-vjeçarit shqiptar. Pas  a rr e s t i m i t  21-vjeçari deklaroi se të gjitha veprimet që kishte bërë ishin për shkak të  xh e l o z i s ë.

Në momentin që e  d a sh u r a  e ndau, 21-vjeçari e kishte  k ë r c ë n u a r  atë nëse niste një lidhje të re se do e  v r i s t e  dhe se kishte kryer shumë vepra  p e n a l e  ndaj familjes së italianes, duke i  sh k a t ë rr u a r  makinën, kishte dëmtuar shtëpinë e saj dhe  f y e r  prindërit e saj, shkruan Gazeta Shqip. Ndërkohë që nga të gjitha  a k t e t  e mëparshme në fund të muajit dhjetor ai kishte hedhur një  b o m b ë  të krijuar vetë në ballkonin e saj, duke shkaktuar shumë dëme në strukturën e banesës dhe trembur familjen.

Pas  a rr e s t i m i t  në Cornaredo të Milanos, ai është dërguar në  b u r g u n  e San Vittores.

Pse kaq mllef kundër Turqisë?

KRESHNIK SPAHIU

Turqia ka pranuar të jetojnë 6 milion shqiptar,
Turqia njohu e para Kosovën,
Turqia e re nuk është Perandoria Osmane,

Turqia ka një shekull paqe me kombin shqiptar,
Turqia është investitori i parë në Shqipëri,
Turqia ka hapur 800 biznese në Shqipëri,

Turqia na ka mbështetur në çdo krizë humanitare,
Turqia ka investuar edhe në zona katolike si Laçi,
Turqia nuk ka pretendime territoriale,

Turqia nuk ka ligj  l u f t e  me ne si Greqia,
Turqia nuk mban të  p u sh t u a r  Çamërinë,
Turqia nuk na ndryshon emrat si Athina,

Turqia nuk jep pensione, nëse ndryshon kombësi,
Turqia po dhuron spitale, shkolla, apartamente,
Turqia nuk na shtyn drejt Rusisë, por SHBA-s

Turqia është aleati kryesor i Gjermanisë,

Turqia na ka mbrojtur nga  a g r e s i o n i  grek,
Turqia nuk thotë si Beogradi “Kosova zemra jone”

A është ky mllef: U rr e j t j e  fetare, politike, sociale, r a c i s t e, personale apo ..?

Vjen furtuna/ 8 mijë ushtarë amerikanë do zbarkojnë në Shqipëri, situata është…

Trajnimi ushtarak shumëkombësh “Defender 21” do të zhvillohet në Shqipëri. Është trajnimi më i madh shumëkombësh, i cili, sipas asaj që u deklarua vitin e kaluar, do të përqendrohej në Detin e Zi dhe Ballkan.

Por tani është vendosur. Tetë mijë ushtarë amerikanë do të pushtojnë Shqipërinë në fund të periudhës maj-qershor të këtij viti, ndërsa ushtria shqiptare dhe vetë Shqipëria pritet të tregojnë “forcën” e saj në organizimin e ngjarjeve të tilla madhore, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.

Dje, në analizën vjetore të ushtrisë shqiptare për vitin 2020, i gjithë debati u përqendrua në këtë ngjarje të rëndësishme të vendit tonë brenda NATO-s.

Ministria e Mbrojtjes ende nuk ka njoftuar se sa do të jetë buxheti që do të vihet në dispozicion për këtë ushtrim shumëkombësh dhe nga do të vijnë paratë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Bajram Begaj, kërkoi angazhimin maksimal të komandave të Forcave Tokësore, Detare dhe Ajrore, Komandës së Mbështetjes, Akademisë dhe njësive autonome për të përgatitur planin e masave për këtë stërvitje , e cila do të zhvillohet në fillim të fushatës zgjedhore në vend, pavarësisht kushteve të Pandemisë.

Rreth 4 mijë ushtarë amerikanë do të vendosen në vendin tonë, ndërsa pjesa tjetër do të zhvendoset në vendet fqinje.

New York Times: Trump të shkarkohet e D Ë N O H E T! Tani!

Opinion nga Bret Stephens, ish-kryeredaktor i Jerusalem Post

Trump është tepër i  rr e z i k sh ë m  për t’u lënë në zyrë edhe minutë më shumë.

Ne fakt nuk ishte e vështirë të shihej as më herët se do të përfundonte kështu siç përfundoi.

Donald Trump është  z j a rr v ë n ë s i  i qëllimshëm i Amerikës, i cili vuri  sh k r e p s e n  nga poshtë qilimit kushtetues të republikës.

Detyra e Kongresit dhe e Senatit të SHBA, pas çertifikimit të fitores së Joe Biden është shkarkimi dhe  p a d i t j a  e presidentit, e madje ndalimi i marrjes se një posti publik prej tij në të ardhmen.

Të lejosh që Trump të përfundojë mandatin e tij, sado i shkurtër që ishte ai, do të thotë të copëtosh reputacionin tonë si demokraci dhe t’i shmangesh të vërtetës së pashmangshme të  s u l m i t  ndaj Kongresit, si një akt i  dh u n sh ë m   t r a dh t i e  nga një president  i m o r a l, i paligj dhe i  t m e rr sh ë m.

Që prej daljes së tij si kandidat kryesor republikan në 2015, shihej  n a r c i z i z m i  i tij, a rr o g a n c a  në biznes, në  m a rr ë dh ë n i e t  personale e në politikë.

Ai nuk kishte ide por  m a sh t r i m e. Kishte turma por nuk kishte karakter. Kishte besim të  p a t u r p  në vetvete dhe këtë u lejoi dhe mbështetësve të tij.

Amerika e vitit 2015 kishte shumë probleme që ishin injoruar prej kohësh, të cilat ishin pjekur për shfrytëzim nga populizmi.

Por problemi më i madh i atij viti ishte një parti e madhe politike që kapitulloi ndaj një  rr u g a ç i, dhe në vitet në vijim gjithnjë e më shumë ata e falnin, e justifikonin dhe bashkëpunonin duke celebruar rrugaçërinë e tij.

Mike Pompeo për shembull, servili ynë sekretar shteti që në mars 2016 paralajmëroi se Trump do të ishte një “president autoritar që do të injoronte kushtetutën,” dhe që para fitores së Biden në nëntor premtoi një “tranzicion të butë drejt një administrate të dytë Trump.”

Partia Republikanë tashmë po shkon drejt pikës së pariparueshme morale. Këtë e them si dikush që deri në vitin 2016, kishte votuar vetëm për republikanët dhe që shpresonte që ata të merrnin senatin, për të detyruar administratën e Biden më shumë drejt qendrës.

Por tashmë nuk mund të neglizhohet masa e bashkëfajësisë së liderëve të tjerë të partisë republikane dhe brohoritësve të tyre në mediat e djathta amerikane, të cilët krijuan atmosferën politike për ngjarjen ‘gotike’ të djeshme në Capitol.

M a sh t r u e s i t  e ligjshëm si Rudy Giuliani e Mark Levin, që nxisnin pretendimet e manipulimeve elektorale, janë bashkëfajtorë, ashtu si dhe konservatorët e tjerë “me mendje të kthjellët” që nxitën presidentin “të ndjekë të gjitha opsionet ligjore”, duke e ditur se ishin gënjeshtra.

126 republikanët që nënshkruan  p a d i n ë  për refuzimin e rezultatit të zgjedhjeve në Texas janë bashkëfajtorë. Ted Cruz, të cilin më parë e kam përshkruar si “gjarpër i lyer me vaselinë” duket se ishte akoma më keq.

Mike Pence, i cili bënte humor me fantazitë e Trump deri në momentin e të vërtetës, është bashkëfajtor.

Këta sharlatanë që tashmë po përpiqen të distancohen nga  dh u n a  e të mërkurës me disa komente të kujdesshme në rrjetet sociale, i kanë bërë më shumë dëme Kongresit sesa turma që e  sh k a t ë rr o i  fizikisht. Dyert e thyera mund të rregullohen, por palët e thyera jo dhe aq kollaj.

Për pesë vjet republikanët lejuan që presidenti të degradonte kulturën politike, duke normalizuar sjelljen e tij. Për pesë vjet ata e lejuan t’i shpallte  l u f t ë  normave e institucioneve demokratike.

Për pesë vjet ata trajtuan mitingjet e tij si karnavale të demokracisë, dhe jo si një terren për sundimin e turmave.

Ata menduan se kjo nuk ka problem, por të mërkurën “pulat e tyre u rritën e u poqën”.

Çdo shoqëri e moralshme varet nga aftësia e saj për t’u  sh o k u a r  nga sjelljet  sh o k u e s e, ndërsa presidenca e Donald Trump ka qenë një  s u l m  ndaj kësaj ideje.

Për mua ka vetëm një përshkrim; P a d i t j e  dhe largim nga zyra tani, të ndalohet përgjithmonë nga postet publike, që çdo amerikan ta kuptojë se në epokën e Trump janë disa gjëra që nuk mund të lejohen, kryesorja e të gjithave, vetë ai.

“Kam qëllim të ndërtoj një qytet në Mars që të sigurojmë vazhdimin e jetës”; Elon Musk shpallet njeriu më i pasur i botës

Elon Musk tashmë është personi më i pasur në botë, pasi vlera e tij neto kaloi 185 miliardë dollarë.

Sipërmarrësi i Tesla dhe SpaceX mori vendin e parë pasi çmimi i aksioneve të Tesla u rrit të enjten.

Ai i ka marrë vendin e parë themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, i cili e kishte mbajtur atë që nga viti 2017.

Kompania e makinave elektrike të Musk, Tesla është rritur në vlerë këtë vit dhe arriti një vlerë tregu prej 700 miliardë dollarë (516 miliardë funte) për herë të parë të mërkurën.

Kjo e bën kompaninë e makinave me vlerë më shumë se Toyota, Volkswagen, Hyundai, GM dhe Ford së bashku. Musk reagoi ndaj lajmit në stilin e nënshkrimit, duke iu përgjigjur një përdoruesi në Twitter duke shpërndarë lajmin me vërejtjen “sa e çuditshme”.

Një shkrim i vjetër në Twitter, i vendosur në majë të lajmit të tij ofroi depërtim të mëtejshëm në mendimet e tij mbi pasurinë personale.

“Rreth gjysma e parave të mia ka për qëllim të ndihmojë problemet në Tokë, dhe gjysma për të ndihmuar krijimin e një qyteti në Mars për të siguruar vazhdimin e jetës (të të gjitha specieve) në rast se Toka goditet nga një meteor si dinosaurët ose Lufta e Tretë Botërore ndodh dhe ne shkatërrojmë vetveten”, thuhet në të.

Pasuritë e manjatit janë rritur nga politika në SHBA, ku demokratët do të kenë kontrollin e Senatit të SHBA-së në seancën e ardhshme.

Aksident T R A GJ I K në Itali, makina P Ë R P L A S E T me murin e V A RR E Z A V E, humb jetën i riu shqiptar dhe shoku i tij

Dy të rinj kanë humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Itali pas një  a k s i d e n t i  t r a gj i k. Ngjarja ndodhi në Montorio Romano, një qytet në provincën Romake, ku dy djem të moshës 23 dhe 25 vjeç humbën jetën. Mediat italiane shkruajnë se viktimat janë Dante Cappai dhe Erik Vuka.

A k s i d e n t i  rrugor ndodhi në mbrëmjen e 6 janarit, në zonën e  v a rr e z a v e, jashtë qendrës së qytetit në veri të kryeqytetit. “Peugeot 206” i drejtuar nga Erik Vuka, doli nga rruga dhe u  p ë r p l a s  me  f o r c ë  me murin rrethues të  v a rr e z a v e.

Pasagjeri u gjet i  p a j e t ë  në automjet, ndërsa  f o r c a t  zjarrfikëse arritën të nxirrnin dhe transportonin në gjendje të rëndë, në spital, shqiptarin Erik Vuka, i cili  v d i q  pak pasi mbërriti në spitalin Grottarossa.

I lindur në Cagliari, Dante Cappai ishte shofer dhe jetonte në Nerola, ndërsa Erik Vuka, i lindur në Shqipëri, ishte banor i Montorio Romano.

FOTOT: Refuzoi të M A R T O H E J me djalin e xhaxhait, familja V R E T 20-vjeçaren

Një ngjarje e  r ë n d ë  që njihet si “v r a s j e nderi” ka sh o k u a r  gjithë shoqërinë në Turqi. Një vajzë 20-vjeçare e quajtur Vildan Ince është  v r a r ë  nga familja pasi ka  r e f u z u a r  të  m a r t o h e t  me kushëririn e saj, djalin e xhaxhait, Resul Ince.

Pavarësisht  p r e s i o n i t  të familjes për t’u  m a r t u a r  me kushëririn në një ceremoni fetare, ajo u detyrua të  a rr a t i s e j  me të  d a sh u r i n  e saj Osman Celik 24 vjeç rreth dy muaj më parë.

Më pas familja e ka futur  ç i f t i n  e ri në  k u r th  duke i thënë se dëshirojnë të pajtohen dhe i ka ftuar në shtëpi. Kur dy të rinjtë hynë në shtëpi ata u  v r a n ë  direkt.

Familjarët dy  t r u p a t  e tyre i  g r o p o s ë n  në një vend zonë jashtë fshatit. Pas kësaj ngjarje të  r ë n d ë, policia ka  a rr e s t u a r  8 persona nga familja. Babanë, vëllanë, kushëririn me të cilin duhej të  m a r t o h e j  vajza dhe dy të afërm të tjerë të familjes.

Jeff Bezos “bie nga froni”, Elon Musk bëhet njeriu më i pasur në botë

Elon Musk është bërë njeriu më i pasur në botë, duke kaluar në këtë renditje themeluesin e Amazon, Jeff Bezos, me 3 miliardë dollarë më shumë pasuri.

Ndryshimi ka ndodhur pasi aksionet e kompanisë së Musk, Tesla, u rritën me 5% të enjten, duke e çuar pasurinë e tij totalë në 190 miliardë dollarë. Ndërsa aksionet e Amazon u rritën me vetëm 2% duke bërë që pasuria e Bezos të arrijë në 187 miliardë dollarë.

Indeksi i më të pasurve të botës i Bloomberg e pasqyron këtë ndryshim vetëm ën fund të ditës, por e konfirmoi ndryshimin në renditje.

Në vend të tretë është Bill Gates, me një pasuri prej 132 miliardë dollarësh, sipas Bloomberg.

Sipas përllogaritjeve të Forbes, Musk dhe Bezos janë 18 miliardë dollarë larg njëri-tjetri.

Kur një shoqëri demokratike ia mbyll gojën edhe Presidentit

Nga Mentor Kikia

Kur një njeri bëhet i dëmshëm, apo i rrezikshëm, për vendin dhe shoqërinë e tij, qoftë ky edhe një president, edhe njerëzit më të afërt gjejnë kurajë e i thonë “Ndal”.

Ia mbyllin edhe komunikimin, ia bllokojnë edhe rrjetet sociale.

Edhe nëse ky është ende president i vendit më të madh e më të fuqishëm në botë. Këto janë mekanizmat që i ka dhe i vë në përdorim një shoqëri vërtet e lirë dhe demokratike.

Një demokraci e cila ngrihet mbi themele të forta, mbi ligje që përfaqësojnë realisht demokracinë dhe interesat e popullit, nuk tronditet nga thyerja e ca xhamave, qoftë këto edhe të zyrave të Kongresit apo Senatit.

Ndaj, ju, këtu në Shqipëri, që nisët të vajtoni me të madhe gjëmën që gjeti Amerikën, kthehuni e vajtoni për veten.

STUDIMI: Sa afër ndalimit të plakjes është shkenca?

Shumica do të pajtoheshin, veçanërisht gratë, se nëse do të mund të ndalohej procesi i plakjes, të themi, diku në mes të të njëzetave, me shpresën për të ruajtur pamjen pa rrudha dhe mjaft të gjallë, atëherë jeta do të ishte një përrallë. Njerëzit nuk do të duhej të merreshin me pasojat e pashmangshme të plakjes, si përkeqësimi i shëndetit të dikujt.

Përrallat klasike të Hollivudit, ku vetëm të pasurit dhe të famshmit kanë qasje në teknologjinë për të qëndruar të rinj përgjithmonë, ndihmojnë vetëm për të rritur kuriozitetin tonë për përmbysjen e procesit të plakjes.

Të gjithë kanë një orë kronologjike që nuk mund të ndalet, ky është numri i viteve që njerëzit qenë gjallë. Mjerisht, të plakesh, nga viti në vit, nga dita në ditë, minuta në minutë, thjesht nuk është diçka që ne mund të shmanget, të paktën ende jo gjithsesi.

Ekziston gjithashtu ajo që njihet si orë biologjike (ose zakonisht referohet si orë epigjenetike) dhe ato mund të ndryshojnë shumë nga personi në person, në varësi të shumë faktorëve, të tillë si; mjedisi, gjenetika, dieta, stërvitja, çështjet shëndetësore, stresi, gjumi dhe zgjedhje të tjera të stilit të jetës, si pirja e duhanit dhe ilaçeve ose alkoolit.

Dikush që është 45 vjeç, mund të ketë orën biologjike të një 30 vjeçari, ose anasjelltas. Ora epigjenetike mbështetet në epigenomin e trupave, i cili përbëhet nga modifikime kimike që etiketojnë ADN-në e një personi, qoftë përmes gjenetikës ose sa i shëndetshëm mund të jetë stili i jetës së një personi.

Modelet e këtyre etiketave ndryshojnë gjatë gjithë jetës dhe ndjekin moshën biologjike të një personi, e cila mund të fillojë të mbetet prapa kronologjikisht ose të tejkalojë moshën reale të personit. Në thelb, duke parë këto etiketa kimike mund të përcaktohet mosha biologjike e një personi.

Sot, ka shumë prova klinike të përqendruara në përmbysjen e disa prej këtyre shenjave të plakjes, duke shtuar vite në orët biologjike të pacientëve që u janë nënshtruar atyre.

Ishte një studim i vogël, i kryer gjatë një viti, ku nëntë burrave të shëndetshëm, të moshës 51-65 vjeç, iu dha një koktej ilaçesh me tre substanca të ndryshme, përfshirë hormonin e rritjes njerëzore dhe dy ilaçe të zakonshëm anti-diabetik, njëri prej tyre ishte metformina.

Shkencëtarët në të gjithë botën po punojnë në gjetjen e një mënyre për të ndihmuar në ngadalësimin, apo edhe përmbysjen e procesit të plakjes.

Një studim tjetër kundër plakjes sugjeron që plakja mund të lidhet me një qelizë që gjendet në trup, e cila funksionon si bakter dhe potencialisht mund të lidhet me shumicën e sëmundjeve të lidhura me moshën.

Këto qeliza janë qeliza palkëse dhe ato natyrshëm ndërtohen me kalimin e kohës. Ndonjëherë, këto qeliza nuk hiqen, dhe nëse dikush ka shumë prej tyre, këto thirrje mund të shkojnë në një tërbim shkatërrues brenda trupit të njeriut, duke vrarë qeliza të tjera të shëndetshme me të cilat mund të vijnë në kontakt.

Studiuesit në Klinikën “Mayo” zbuluan se ato mund të shkatërronin këto qeliza plakëse dhe të ndryshonin efektet e sëmundjes së plakjes tek minjtë. Gjetjet treguan se minjtë jetuan deri në 36% më gjatë.

Studiuesit në Universitetin e Exeter në Angli kohët e fundit zhvilluan një studim për të përcaktuar se si të ndryshohet plakja e një klase gjenesh, të quajtur “faktorë bashkues” dhe qelizat plakëse mosfunksionale. Faktorët bashkues luajnë një rol të rëndësishëm në funksionimin e gjeneve pa probleme, por përfundimisht fiken ndërsa njerëzit plaken dhe qelizat plakëse bëhen më të përhapura.

Për më tepër, qelizat staminale janë duke u bërë më të përhapura në fushën e kërkimit anti-plakje. Të njohur si super yjet e mjekësisë rigjeneruese, ata mund të riprodhohen në mënyrë eksponenciale dhe të diferencohen në shumicën e llojeve të qelizave që gjenden në trup.

Hulumtimet sugjerojnë që qelizat staminale të gjetura në një rajon të trurit, të njohur si hipotalamusi, mund të luajnë një rol vendimtar në sa shpejt plakemi. Një studim i fundit i kryer nga Dr. Dongsheng Cai, nga Kolegji i Mjekësisë Albert Einstein në Nju Jork, sugjeron që shtimi i qelizave të reja burimore në hipotalamus në tru mund të jetë opsioni më i mirë për të vonuar pleqërinë.

Një kombinim i të gjitha këtyre provave dhe hulumtimeve më në fund mund të hap përgjigjen për burimin e rinisë. Një numër më i madh i këtyre studimeve, që kanë baza të ngjashme, gjithashtu janë duke u zhvilluar, dhe me kalimin e kohës, potencialisht shumë shpejt, studiuesit shpresojnë ta bëjnë këtë të disponueshme për të gjithë.

Përshtati në shqip: SCAN

ANALIZA/ Schwarzenegger: Pse republikanët duhet ta ndalin Trumpin

Nga Arnold Schwarzenegger*

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin dashuria ime e parë. Më ra në kokë për këtë vend shumë kohë para se të kisha fatin të jetoja këtu. Që nga momenti kur u ekspozova ndaj imazheve të para të rrokaqiejve, urave të mëdha, kadillakëve, plazheve dhe Hollivudit në shkollën e mesme, ndjeva se i përkisja këtij vendi.

Dhe ndërsa mësova më shumë për themelimin e Amerikës, për vizionin e etërve themelues, për këtë tokë mundësish, unë rashë gjithnjë e më thellë nën magjinë e saj. Në kohën kur pata fatin të zhvendosem këtu më shumë se 50 vjet më parë, isha i fiksuar.

Sot, unë jam thellësisht i shqetësuar për vendin tim. Si emigrant, si amerikan dhe si republikan, është detyra ime të flas.

Unë jam rritur në rrënojat e një vendi që hoqi dorë nga demokracia dhe u përball me pasojat. Ju mund të mendoni se unë jam tepër i ndjeshëm për këtë – por kur të keni jetuar pasojat si unë, më besoni, shqetësoheni.

Kur kam lindur në vitin 1947, dy vjet pasi mbaroi Lufta e Dytë Botërore, Austria ishte në mes të urisë. Ndërsa rritesha, isha i rrethuar  nga njerëz të thyer që e largonin  fajin me pije,  për pjesëmarrjen e tyre në regjimin më të lig në histori. Ata ishin pjesë e një sistemi që vrau 6 milion hebrenj së bashku me të paktën 5 milion njerëz të tjerë të pafajshëm, torturuan dhe eksperimentuan mbi qeniet njerëzore dhe nisën një luftë që shkaktoi 75 milion vdekje. Jo të gjithë ishin antisemitë ose nazistë të tërbuar. Shumë veta shkuan hap pas hapi në rrugën drejt së keqes më të madhe e më të madhe, sepse ishte rruga më e lehtë.

Nuk besoj se Amerika është e aftë për ato thellësi të së keqes, por besoj se duhet të kujtojmë pasojat e tmerrshme që mund të ketë zgjedhja e egoizmit dhe cinizmit përpara shërbimit dhe shpresës. Unë dua të jem i sigurt se ne nuk i ndërmarrim ato hapa fatalë.

Veprimet e Presidentit Donald Trump për të shkatërruar besimin në zgjedhjet tona dhe për të flakur  shekuj të parimeve amerikane nga dritarja  duhet të priten me një dënim universal nga të gjithë liderët politikë, pavarësisht nga partia.

Pretendimet për mashtrim masiv të votuesve janë refuzuar gjykatë pas gjykate (59 çështje u hodhën jashtë gjykatave duke përfshirë Gjykatën e Lartë), nga Departamenti i Drejtësisë dhe nga zyrtarë shtetërorë të zgjedhjeve nga të dy partitë. Nuk ka dyshim se kushi  fitoi zgjedhjet presidenciale dhe vazhdimi i kësaj karrade  është e marrëzi, çmenduri  dhe ligësi.

Kërkesa e Presidentit Trump në një regjistrim telefonik të sekretarit të shtetit të Xhorxhias, Brad Raffensperger, për të “gjetur 11,780 vota” është një pikë e ulët në historinë amerikane. Nëse nuk do t’i kisha dhënë tashmë Z. Raffensperger një çmim “Hero i Demokracisë së Veprimit” muajin e kaluar – të cilin instituti im në Universitetin e Kalifornisë Jugore shpërndan për të vlerësuar zyrtarë që mbrojnë vlerat amerikane – do të përpiqesha  ta nderoja atë tani. Ai është një hero i vërtetë që i doli  ballë kësaj gjepure  jo-amerikane.

Më 6 janar, kur numërohen votat e kolegjit elektoral, udhëheqësit në Uashington, DC do të përballet  me një zgjedhje. Një herë kam bërë një film të Terminatorit të quajtur “Dita e Gjykimit”.Është thjesht Hollywood. Por 6 janari është Dita e Gjykimit për shumë politikanë. A do të zgjedhin të bëhen  me votuesit, apo do të zgjedhin të bëhen me partinë e tyre dhe presidentin e tyre egoist?

Për ata që janë në partinë time duke menduar të ngrihen kundër votuesve më 6 janar, ta dinë këtë: nipërit dhe mbesat tona do t’i njohin emrat tuaj vetëm si horra që luftuan kundër eksperimentit të madh amerikan dhe vullnetit të votuesve. Ju do të jetoni në turp. (Më 6 janar, turma protestuesish thyen xhamat e ndërtesës në Capitol, gjatë sesionit të Kongresit që certifikonte zgjedhjet dhe tre shtetas mbetën të vdekur gjatë trazirës)

John F. Kennedy shkroi një nga librat e mi të preferuar që më ndihmoi të udhëhiqja në shërbimin tim publik, “Profilet në Guxim”. Nëse politikanët tanë shkojnë në këtë rrugë dhe injorojnë votuesit, do të na duhet një vazhdim i atij libri të quajtur “Profilet në burracakëri”, rreth udhëheqësve që zgjodhën partinë mbi vendin, komplotin mbi demokracinë dhe një njeri mbi 81 milion votues.

Kur George Washington u largua nga zyra, ai shkroi një fjalim lamtumire që jehon përmes historisë për ne sot. Si presidenti ynë i vetëm i pavarur, ai specifikisht paralajmëroi për rrezikun e partive politike. Sot, ai tingëllon si dikush që udhëtoi nëpër kohë (megjithëse mendova se kjo ishte gjëja ime):

“Dominimi alternativ i një fraksioni mbi një tjetër, i mprehur nga fryma e hakmarrjes, e natyrshme për përçarjen partiake, e cila në epoka dhe vende të ndryshme ka kryer poshtërsitë  më të tmerrshme, është në vetvete një despotizëm i frikshëm. Por kjo çon gjerësisht në një despotizëm më formal dhe të përhershëm. Çrregullimet dhe mjerimet që rezultojnë gradualisht i tërheqin mendjet e njerëzve për të kërkuar siguri dhe prehje në fuqinë absolute të një individi; dhe herët a vonë shefi i ndonjë fraksioni mbizotërues, më i aftë ose më me fat se konkurrentët e tij, e kthen këtë gjendje në qëllimet e ngritjes së tij,  mbi rrënojat e lirisë së publikut”.

Është koha që anëtarët e partisë sime të tërhiqen nga fusha e betejës partizane dhe të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve. Ne kurrë nuk duhet ta vendosim partinë tonë mbi eksperimentin e madh amerikan. Asnjëherë nuk duhet të harrojmë se ne së pari jemi amerikanë. Ne kurrë nuk duhet të harrojmë se çdo pushtet që kanë politikanët tanë vjen nga votuesit dhe ata kanë folur.

Zoti e bekoftë këtë vend dhe çdo amerikan mjaftueshëm të  guximshëm që ngrihet për të. Zoti i ndihmoftë ata që janë të gatshëm t’i hedhin  të gjitha tutje.( The Economist, gazeta Si)

*Arnold Schwarzenegger, aktor, njeri biznesi dhe republikan, ka qenë guvernator i Kalifornisë nga 2003 deri më 2011-n.

Shërbejnë si një “ilaç” natyral: Ushqimet që duhet të konsumoni për pastrimin e enëve të gjakut

Venat e bllokuara si rezultat i ushqimit të paekuilibruar dhe jo të shëndetshëm mund të sjellin shumë probleme shëndetësore. Megjithatë, ka disa lloje ushqimesh që kanë efekte antioksiduese për trupin duke parandaluar sëmundjet e zemrës si dhe duke pastruar arteriet.

Hudhra: Përmban vitamina A, B1, B2, B, C dhe minerale të ndryshme. Gjithashtu rrit prodhimin e glutathione, një antioksidant i rëndësishëm në trup.

Shega: Aftësia e lartë antioksiduese e shegës rrit prodhimin e oksidit nitrik. Kjo përmirëson qarkullimin e gjakut. Mund të konsumoni lëngun e shegës, ta përdorni si smoothie, ta konsumini si frut apo ta shtoni në sallatë.

Shafrani i Indisë: Përmban ‘kurkumin’, i cili zvogëlon inflamacionin, një nga shkaqet më të mëdha të aterosklerozës. Duhet ta tshtoni këtë agjent anti-inflamator në dietën tuaj për të pastruar venat dhe për të përmirësuar qarkullimin e gjakut. Gjithashtu përmban vitaminë B6, e cila mund të jetë efektive në parandalimin e dëmtimit të enëve të gjakut.

Vaji i ullirit: Përmban vitamina A, C, E, kalcium, fosfor, minerale magnez dhe acid yndyror të pangopur omega-9. Vaji i ullirit, i cili zvogëlon kolesterolin e keq, është shumë efektiv në pastrimin e enëve të gjakut falë vetive anti-inflamatore.

Boronicat: Janë të pasura me antioksidantë si antocianina, të cilat kanë një efekt pozitiv në shëndetin e enëve të gjakut. Rritja e konsumit të boronicave mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Brokoli: Është efektiv në parandalimin e formimit të pllakave në arterie. Gjithashtu është një burim i mirë i vitaminave antioksiduese C dhe E. Në këtë mënyrë, brokoli forcon sistemin tuaj imunitar. xh.d/abcnews.al

A është i shëndetshëm uji me gaz? Ja si qëndron e vërteta!

Të gjithë e dimë rëndësinë e pirjes së mjaftueshme të ujit për të qëndruar të hidratuar, veçanërisht nëse keni një jetesë aktive. Për disa njerëz, sidoqoftë, pirja e sasive të mëdha të H2O të thjeshtë duket e mërzitshme kur ka kaq shumë pije të tjera për të zgjedhur.

Uji me gaz është një alternativë e njohur dhe është më e shëndetshme se pijet e gazuara ose alkooli. Por mund të pyesni veten: a është vërtet i shëndetshëm uji me gaz për ju?

Uji i gazuar mund të jetë një mënyrë e mrekullueshme për të mbetur i hidratuar pa marrë një ton sheqer të panevojshëm, thotë Gabrielle Tafur, dietologe në Orlando, Florida. Ajo gjithashtu shton se, është e rëndësishme të njihni përbërësit për t’u siguruar që nuk ka sheqer të shtuar dhe përbërës të tjerë.

Besojeni ose jo, por uji i gazuar është po aq hidratues sa uji i zakonshëm. Ashtu si uji natyral, uji i gazuar është një zgjedhje shumë më e mirë sesa pijet me sheqer dhe lënget. Gjithashtu duhet të dini se, uji me gaz është një zgjedhje shumë më e mirë për dhimbjet e mesit dhe dhëmbët tuaj./e.b-abcnews.al

Truku që duhet të dini për të hequr kaloritë nga pica

Pica është një ndër ushqimet e preferuara për shumë njerëz. Sidoqoftë, është burim i shumë kalorive sidomos kur ka shumë përbërës. Megjithatë, ekziston një truk me të cilin mund të zvogëloni kaloritë që gjenden në të.

Studiuesit zhvilluan një eksperiment ku morën një copë pice dhe e fshinë me një pecetë. Në këtë mënyrë, ata zbuluan se peceta thithi yndyrën nga sipërfaqja e saj, duke ulur kështu kaloritë. Prandaj, para se të hani picën mund ta fshini për ta bërë më të lehtë. /abcnews.al