Ballina Opinione Kur një shoqëri demokratike ia mbyll gojën edhe Presidentit

Kur një shoqëri demokratike ia mbyll gojën edhe Presidentit

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Nga Mentor Kikia

Kur një njeri bëhet i dëmshëm, apo i rrezikshëm, për vendin dhe shoqërinë e tij, qoftë ky edhe një president, edhe njerëzit më të afërt gjejnë kurajë e i thonë “Ndal”.

Ia mbyllin edhe komunikimin, ia bllokojnë edhe rrjetet sociale.

Edhe nëse ky është ende president i vendit më të madh e më të fuqishëm në botë. Këto janë mekanizmat që i ka dhe i vë në përdorim një shoqëri vërtet e lirë dhe demokratike.

Një demokraci e cila ngrihet mbi themele të forta, mbi ligje që përfaqësojnë realisht demokracinë dhe interesat e popullit, nuk tronditet nga thyerja e ca xhamave, qoftë këto edhe të zyrave të Kongresit apo Senatit.

Ndaj, ju, këtu në Shqipëri, që nisët të vajtoni me të madhe gjëmën që gjeti Amerikën, kthehuni e vajtoni për veten.